Stopohet procesi i zgjedhjes së një presidenti konsensual

31 Maj 2012, 23:07Politika TEMA

Mesazhet e Brukselit bien në vesh të shurdhër në Tiranë. E vetmja që zien është media që shpik konsensuse dhe negociata. Në fakt asgjë nuk ka lëvizur përveç Ilir Metës që del çdo gjysëm ore në çdo televizion. Për të mbrojtur atë që ka humbur me kohë: integrimin

 

Një ditë pas dështimit të raundit të parë të votimit për presidentin gjërat nuk kanë lëvizur aspak përpara. I vetmi që ka lëvizur ka qenë ndoshta Ilir Meta, që po tenton të bëjë protagonistin. Por sërish gjithçka në nivelin e deklaratave. Berisha dhe Rama nuk u bënë të gjallë për mediat. Ndërkohë që në gazeta e televizione vërshuan deklarata e hamendësime se gjërat po shkojnë drejt konsensusit. Në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Flitet për takime të Metës me Ramën dhe të Metës me Berishën, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.

Disa media të Brukselit kanë rikujtuar deklaratën e Komisionerit Fyle se duhet nxituar se vendi mund të humbasë sërish mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat. Për Fylen nuk u kujtua askush të flasë sot. Të gjithë e dinë se shanset për të marrë statusin kandidat janë minimale. E di edhe Ilir Meta, që ngriti një koalicion me Berishën për integrimin. Po ashtu e di që konsensus do të thotë të dëgjosh e të ulesh me opozitën.

Por mazhoranca madje bëri një shfaqje tjetër force kur me kartona vendosi të caktojë datën e votimit të dytë më 4 qershor. Me ato kartona ka vendosur të çajë përpara. Disa deputetë të PD po shfaqen në media, duke folur me gjuhën e Berishës që po shkojmë drejt konsensusit, por se edhe zgjedhja me 71 vota është e drejtë.

Nga ana tjetër në media ka nisur të shfaqet kandidati i mazhorancës, Xhezair Zaganjori, që deklaron se do jetë kandidat deri në raundin e tretë, duke konfirmuar në njëfarë mënyrë se ai ka hyrë në garë për të qenë konsensual. Astrit Patozi i PD dhe Petrit Vasili i LSI thonë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga emri i tij, pasi nuk duan të tallen me shqiptarët dhe as më vetë kandidatin. Ndërkohë dy drejtues të tjerë partish, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Vangjel Dule i PBDNJ deklarojnë se një tryezë si në vitin 2007 vetëm sa do merrej me thashetheme.

Në këto kushte vetëm diçka po i gëzon demokratët, që koalicioni është në një mendje për të zgjedhur një president. Kjo ka rëndësi për ta.

15 komente në “Stopohet procesi i zgjedhjes së një presidenti konsensual”

  1. silenciatori says:

    Shëëëëëëëëëëëëëëëëëëëët!
    Jemi të zënë me festimet e 1 Qershorit tani! Mos na i shqetsoni Berishajt:p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

  2. Logjika says:

    Mire e kane demokratet qe gezohen. Boll u gezuan socialistet 1 muaj rresht duke puth e duku uru Meten. Tani le te qajne

    1. ilir says:

      …qeshu kolopuc,qeshu!
      se bota eshte e jote…!

    2. fule says:

      Logjike “kelmendasi” ?

      …dava shpellaresh

  3. Lini një Përgjigje says:

    “Stopohet” është fjalë që nuk ka kuptim!
    Shkruani SHQIP ose shkoni edhe përsëriteni edhe një herë shkollën nga e para!
    Hajt tungjatjeta!

    1. ilir says:

      sidoqofte kjo fjale e paska nje kuptim,qe ska kuptim.

    2. bobi says:

      As hajt i dashur nuk eshte fjale shqipe.
      Shko bej shkolle nga e para!

    3. raimondi says:

      Stopohet do te thote Ndalim i menjehreshem
      –Ndaj ai qe e ka shkruar ka dashur te jape kete ide te ndalimit t e menjehreshem te procesit

  4. Gjuha Shqipe says:

    Të lumtë, “Lini një Përgjigje”! Edhe titulli i shhkrimit tjetër “Besoni tek Berisha” është shkruar keq, pse duhej “Besoni te Berisha”. Kjo ndajfolje përdoret në formën “tek” vetëm kur fjala që vjen pas saj nis me zanore. Për shembull, po të ishte: “Besoni tek Erisha”. Hahaha”

  5. hajriu says:

    O popull shikoni se kush jane PD dhe PS , dy parti antishqiptare dhe antieuropiane , prandaj mos votoni per keto dy parti , se 20 vjet iken me hajdutlliqe , pislliqe dhe antishqiptarizma nga te dyaj keto parti . Mos duhen edhe 20 vjet te tjera qe te arrijme si greqia ? Kush eshte me bindje te majta le te votoje partite e vogla te majta dhe po ashtu per te djathtet , kush do ndryshim le te votoje keto dy partite e reja qe u krijuan tani(AK dhe FRD). Boll me me keto kurrva politikanesh qe kemi pas deri tani ….. jane bere me keq se ato laviret e bordellove. Tani eshte me tere ment koha per ndryshim dhe ndryshim do te thote , shporrje sa me pare e Berishes&CO dhe shporrje sa me pare e Rames&CO.

  6. loni says:

    E cfare ka ne dore Brukseli per te ushtruar presion mbi politiken ne Shqiperi? NJe hic. Per ne ketu fitore ishte e drejta per te levizur pa viza. A ka shqiptar qe ta dije se te behesh kandidat e pastaj anetar per ne EU do te thote qe te kesh dhe shume perfitime? Nuk e kam besuar dhe as e besoj. Ndaj dhe nuk i behet vone njerezve dhe politikaneve se “u zemerua” Fyle qe “s’po e pyet Berrisha” ne Tirane.

  7. albani says:

    sokol sadushi for president

  8. Treviso says:

    Vrasesit te popullit shqiptar nuk i intereson hyrja ne komunita por i intereson largimin prej saje.Provat jane te mjaftueshme.Qellimii sali Berishes eshte shkaterrimi i plote i vendit dhe dorzimi ne duart e tjeter- kujt..
    Pushtetin e ka marre me ndihmen e mafjes dhe nuk e dorzon ne menyre politike.Kete gje populli duhet ta dije mire se dhe e majta nuk ka force te rrezoje mafjen shqiptare.Kjo mafje qe eshte ngritur ne Shqipri vjen gjithnje duke u forcuar.Shpetimi i Shqiperise nga mafja vjen vetem me revolucion popullor.

  9. Shkodrani says:

    Kulmi kur paradreke,kanali ABC filloi transmetimin e nje feste te femijeve.U tha nga spikeri se do pershendesnin znj dhe z Berisha.Filloi e para Luluja si Nexhmie Hoxha e me pas do dilte Maloku si Enveri.Dikush e kuptoi sa poshte ka shkue servilizmi i mediave,sa poshte ka shkuar morali komunisto-diktatorial i familjes nga shpellat e Vicidolit dhe u nderpre transmetimi.Ky pis i ndyre,asht ma i keq se Enveri.

  10. Nderkombetaret u keputen dhe u merakosen shume (gjoja) per gjendjen ne SHqiperi esidomos per zgjedhjen e presidentit, dhe kete te fundit e lidhin me marrjen e statusit te kandidatit te vendit tone per ne BE. Mendoj se vendi yne merr anetaresine dhe jo statusin e kandidatit
    , ne qofte se shporr nga skena e politikes dhe qeverisjes Sali Rame Kriminelin.Beni krahasimin me gjithe prapesite ne drejtimin e vendit me kete karagjoz ne krye SHqiperia po ecen me kembet e saj, po sikur te ishte ne krye te puneve nje njeri qe te punonte per se mbari ,a nuk do ishim me mire? Prandaj kjo eshte me primare se anetaresimi ne BE. Mos u merakosni se BE u lutet prape per tu bere anetare se ka dhe EUROPA interesat e saj per anetaresimin e SHqiperise. ERDANNY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje