“Jam ngjyer në gjakun e vëllait tim dhe u hoqa si i vdekur”

31 Maj 2012, 20:52Politika TEMA

Ali Al Sajed është një i ri nga Hula. Nga ai vend në Siri që u bë i njohur në mbarë botën për shkak të masakrës së fundjavës së shkuar, ku gjetën vdekjen më shumë se 100 persona. Ajo që ka bërë ky 11 vjeçar është e paimagjinueshme. Ai rrëfen se si arriti të mbijetojë, ndërkohë që e gjithë familja e tij u ekzekutua.

Kur vrasësit nisën të masakrojnë familjen e tij, 11 vjeçari u shtir si i vdekur për të mbijetuar. U shtri në dysheme dhe u lye me gjakun e vëllait të tij. Vrasësit menduan se ai kishte vdekur.

Ali Al Sajed u përpoq që të mos dridhej, ndërkohë që meshkujt, të gjithë me mjekra të gjata dhe me kokën e rruar, vrisnin prindërit e tij dhe katër fëmijët. Më i vogli i familjes, vëllai gjashtëvjeçar, Nader, u qëllua në kokë dhe në shpinë.

“Jam lyer me gjakun e vëllait dhe u hoqa si i vdekur,” thotë ai për agjencinë AP. Prej pesë ditësh është jetim.

Ali është një nga të paktët të mbijetuar të masakrës në Hula. Hula është një grumbullim fshatrash të vegjël në provincën siriane të Homsit. Më shumë se 100 njerëz u vranë, mes tyre shumë gra e fëmijë.

11 vjeçari thotë se nëna e tij nisi të qante kur 11 burra hynë natën në shtëpinë e tyre. Ata nxorën jashtë babain e Aliut dhe vëllezërit më të mëdhenj. “Nëna ime nisi të ulërinte: pse i morët, pse i morët” tregon Ali.

Pak më vonë familja e tij ishte zhdukur.

Një burrë me rroba civile e futi nënën e tij në dhomën e gjumit dhe e qëlloi pesë herë në kokë dhe qafë.

“Më pas doli nga dhoma e gjumit. Ai përdorte një elektrik për të parë. Kur zbuloi në plevicë motrën time, Rasha, e qëlloi në kokë.”

Vogëlushi është larguar nga Hula. Tani jeton me të afërmit.

Aktivistët fajësojnë për krimet një milici pranë qeverisë. Kurse kjo e fundit thotë se krimet i kanë kryer terroristët. Rusia dhe Kina janë të vendosura për të mos lejuar ndërhyrje ushtarake në Siri, ndërkohë që OKB thotë se viktimat janë ekzekutuar nga afër, ashtu siç dëshmon dhe Ali.

22 komente në ““Jam ngjyer në gjakun e vëllait tim dhe u hoqa si i vdekur””

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh….una rraza,una facia!

    1. Albann says:

      Mbase ke te drejte. Une kam patur siriane ne pune dhe ata mbureshin qe ishin nje race dhe fe me greket….

    2. ilir says:

      legen…krime tip ne cameri me nje frymezues rusi orthodokisi,,,,,,siri grecia rusi mia facia mia raza

    3. Anastatos Psikopatos says:

      Mos i shaj ato njerez, more gabel, se i perkasin rraces tende me ngjyre, me nje tis te hole te erret.
      Jane ato qe ju mesuan juve alfabetin (Fenikasit), tregetine dhe egersine(Arabet).
      Ti morracak bej pak analizat e gjakut dhe do te shokosh se cfar do te rrezultosh.

      1. TEFTA ALIKAJ says:

        RESPEKT, NJERZIT e MESUAR DINE TE ARESYETOJNE ;TE PALEXUARIT SHKRUAJNE SI AI I PARI;

    4. elinor says:

      Mbylle halen o hajvan se je shume i neveritshem me keto komentet cnjerezore!

    5. albanian eagle says:

      Tourkofagos o idiot nje muhabet ke kur komenton vetem ..pune korrakesh ..di te thuash,kur s`ke gje per te thene mos komento kot se behesh i peshtire.

    6. FËMIJËT E LUMTUR TË SHQIPERISË BERISHIANE! says:

      Gezuar 1 Qershorin Ali Al Sajed!
      Te kuptojme se si ndihesh se edhe ne e kemi kaluar terbimin e 97′!Edhe atehere, si tani, xhaxhi Sali ishte ne krye, po femijet e vet i nisi me halikopter jashte shtetit per t’i mbrojtur. Neve mbetem ketu. Mos i merzit, koha do i sheroje plaget. Qofsh i lumtur!
      FËMIJËT E LUMTUR TË SHQIPERISË BERISHIANE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/childrens-day-erishajt.html

    7. TEFTA ALIKAJ says:

      KY JE TI

      1. femijet e lumtur te Teftes says:

        Tefta, nje loje kalamojsh meqe jemi ne 1 qershor:
        Un jam un, ti je ti, kush e ha m…. e zi? Une apo ti?

      2. Demir Gjergji says:

        turkofagos, Ku e gjen gjithe kete kohe te shkruash pa pushim. Dikush te paguan. Mos valle … mos ban me e than!
        Shiko punet e leri provokimet e njerzve te ndershem qi vijne ktu per te qare hallet!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Jnae vellezerit ideologjike te net-it! Ishalla e ngaterrojne edhe ate. Si thote shprehja: sa ta mori vesh pula qe s’jam kokerr gruni… ?

  2. hajriu says:

    Ça rusia apo kina vene veton thoni ju mer? Kur degjon tregimin e ketij femuijes te rrenqethet mishi . Shfaroseni sa me pare kete kurven me emrin asad …. ça prisni?

  3. AK says:

    Ky nuk eshte Asad ai ska pse vret njerez te pafajshem per te rritur pakenaqesine.Keta Jane ata qe duan te marrin pushtetin.

  4. Fredi says:

    Individ “monster”te cilet mendojne se uzurpimi i karrikes mbreterore,apo e drejtimit te shtetit ,institucionit politiko-shoqeror,presupozon dhe uzurpimin e frymemarjes se popullit qe jeton ,apo militon aty,duhet qe tu humbase “fara”!Jashte ketij virusi nuk nuk kane mbetur paprekur dhe nje takem te races Sone!-Mos i lejoni o njerez qe tu behet koka sa e hipopotamit duke pire mundin e gjakun tuaj!Mos u mashtro ,mos ju servilos ,cilitdo titullari qe spekullon me karrigen institucionale!Ta duam dhe ta ndihmojme njeri -tjetrin ashtu sic kemi bere mot e jete per mikun e huaj.Merrni shembull kombin hebraik ne kete dretim!

  5. Cakalli7 says:

    =Lufte fetare, te vjen keq per viktimat. Ne fund “luftetaret e lirise” sunite me leket edhe mbeshtetjen e katarit, arabise saudite edhe gamilexhinjve te tjere do triumfoje. Kina me rusine do leshojne kete per te ruajtur iranin. Sic i ka thene nje nga keta luftetaret e liri-demokracise BBC-se para nje muaji “shiat ne irak, kristianet ne liban, alawite ne varr”, kjo eshte toleranca e vellezerve te “shumices myslymane sunite”.

  6. Ben Chicago says:

    vetem assadi dhe doktori i bllokut vret demostrataxhinjte

  7. Hesapi says:

    Tourkofagos,nuk ke bere vetevrasje ti mbas shkrimit te atij korrakut greke,apo ke vendos me ik ne hongli se je rrace e paster ti ,rrace muti edhe pse ne:A.D.N.ke gjurme hajduti me nje fjale rrumtigaxha edhe pse nga mendja je tralala…V.F.C. eshte pak.

  8. juve says:

    krimet jan kryer nga mercenar te jashtem me shkurt te nato-s

  9. i urti says:

    Tragjedia (ose krimi makaber)ne Hula-s eshte i njejti inskenim i te ashtuquajtures “Masakra e Raçakut”, ku me ate rast u perligj nderhyrja e trupave te Natos me bekimin e OKB. Nje pyetje e thjeshte: A vertete besoni qe ASAD eshte aq rrote “carri” sa te jape urdhera te tilla per masakrimin e civileve dhe femijeve ne nje kohe qe e gjithe vemendia e opinionit boteror politik e civil eshte drejtuar drejt SIRI-se. A vertete ASAD-i (mund te jete diktator e kriminel) por jo aq “naiv” e leshko te beje te tilla gabime ne nje situate “ne fije te perit” qe ndodhet regjimi i tij ,a vertete ky imazh (masaker) shkonte ne favor te politikes se tij?????!!!!!!!!!! Skenari i realizuar ne HULA nuk eshte aspak “surprizante” per te gjithe ata qe marrin vesh “pakez” nga politikat ekspansioniste te ketij fund shekulli. Surprizat e “pranveres Arabe” nuk kane te sosur por eshte vetem fillimi,……fundi do te jete vertete i dhimbshem ,teper i dhimbshem …..per “naivet” qe besojne qe kjo krize qe ka mberthyer boten mbare po kalon keshtu lehte,fare lehte ,JO surprizat e “kendeshme” vine me pas …..ne ditet qe vijojne……!!!!!!!!!!!!!

  10. DHELPRA says:

    Kete e ka ber si gjithmone KRYE MONSTRA qe na komandon “U.S.A”.

    E ka ber per te vetmin motiv qe te largoj Asadin edhe te mari ne dore edhe Siri-n,aleatin e Rusis edhe Kines.
    Assad pak vemendje ka…. edhe te vrasi femijet i duhet,kshuqe bie poshte pista ASSAD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje