Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, duke folur në emisionin “Top Story”, ka thënë se Zaganjori nuk mund të jetë kandidat për president, përderisa emri i tij nuk ka dalë nga tryeza e bisedimeve.
“Problemi madhor, në një Shqipëri me shumë probleme është se grupimet kryesore nuk e shikojnë njëri-tjetrin si kundërshtar, por armiq. Kundërshtari nuk pranon dialogun. E thashë dje dhe e them edhe sot, në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Unë s’kam dëshirë të ulem me Berishën, por jam i detyruar, dua apo s’dua unë, sepse demokratët shqiptarë e kanë votuar dhe unë jam i dënuar dhe i detyruar të ulem e të debatoj. E njëjta vlen edhe për të. E dyta, marrëveshja nuk bëhet me vete, por me kundërshtarin. Nuk ka kandidat zyrtar, prandaj nuk dua të flas”, tha Ruci.
Për Partinë Socialiste janë tre skenarë të mundshëm, e para zgjedhja e presidentit me konsensusin e të gjitha partive parlamentare, e dyta zgjedhja e presidentit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe e treta, që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e cilëson si zgjedhja më e keqe e mundshme, është zgjedhja e presidentit vetëm Partia Demokratike.
Por PD e vetme nuk ka votat e nevojshme për të zgjedhur presidentin pa LSI-në. Për zotin Ruçi një skenar i tillë mund të ndodhë, nëse përsëritet 2007, kur gjashtë deputetët të Partisë Socialiste votuan për kandidatin e propozuar nga demokratët, deri në atë kohë nënkryetar i PD-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Bamir Topi.
Ndërsa sa i përket raportit të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim Ruci tha se PS dhe LSI aktualisht janë në rivalë politikë, jo partner. Por deputeti socialist vlerësoi qendrimin konstant të LSI-së përsa i përket presidentit duke lënë të hapur mundësinë e konsensusit, ndryshe nga Berisha, që sic tha Ruci, prej një viti trumpeton kandidat një emër nga kryesia e PD-së.
Në media qarkullojnë zërat për një mocion mosbesimi nga ana e PS-së për qeverinë PD-LSI. Mundësia e një mocioni u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi.
Ruci deklaroi se socialistët e kanë kandidaturën e tyre për president, por refuzoi të bëjë publik emrin. Ndërkohë, mundësisë së kandidimit nga ana e PS-së të emrit të Fatos Nanos përballë kandidatit të mazhorancës, Xhezair Zaganjori, Ruci la derën e hapur, duke thënë se opozita nuk përjashton asnjë emër, aq më pak Nanon.
Socialistët këmbëngulin për uljen në tryezë të Berishës dhe Ramës për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit. Në tryezë PS hedhe katër pika, zgjedhjen e presidentit, reformat zgjedhore e parlamentare dhe heqjen e imunitetit të deputëtëve. Kryeministri Berisha refuzon të ulet në tavolinë negociatash me Ramën duke këmbëngulur që bisedimet të zhvillohen në nivel ekspertësh. Një takim i tij me Ramën, do të ishte i pasuksseshëm, vlerëson kreu i mazhorancës.
Por nëse Berisha vendos të ulet në negociata, a do të lëshojë Partia Socialiste nga tre pikat e saj, imunitetit, reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare duke u përqendruar tek zgjedhja e presidentit? Kësaj pyetje zoti Ruci iu përgjigj duke argumentuar se PS synon të sigurojë dy kushte, e para pavarësia e presidencës nga mazhoranca, dhe e dyta, pavarësia e përmirësimi i insitucioneve që varen nga presidenti.
Per Ruçin nuk ben as fatos Nano se eshte revizionist. Propozimi i tij do te jete Aranit Çela.
Zagarmorri ka votuar pro paktit detar me greqine. Duhet peshtyre ne surrat dhe denuar per tradheti bashke me barbarin nga vucidoli.
mosmirnjohja eshte gjeja me e pa ndershkushme ne shqiperi,fatos nano ka ber shum per te gjith keta servila kur ishte kryeminister dhe e mbani mend se sa liberal e demokrat ishte.hante vet dhe u jepte dhe te tjerve.po keta te sotmit han vetem vet dhe u heqin kafshaten nga goja te gjith te tjerve,as therimet nuk i len pa mbledhur kudo jan te pranishem.se si do vej halli jon askush se di se me rucin e ramen akoma dhe 10 vjet ne djet do jet populli socialist.
Mos pranoni asnje kandidature pa negociata e kuptoni qe po ju terheqin nga hunda ben Salua cfare i do feqi ju servir ke do.Tregoheni forcen tuaj si opozite o sot o kurre.
Skema eshte e qarte !
Deri ne raundin e katert nuk do behet gje. Ne raundin e katert PD do propozoi Zhozin, dhe Ilir Meta “per hire te stabilitetit te vendit” do pranoi te zgjidhet kryetar parlamenti….
Rama do dal nga kjo histori i humbur, as usual……….
kaq i eger sa duket ky burre tepelenas dhe e terheq per hunde nje vicidol hyr ne vathen time ,dil … Leku i madh shooke e miq e kaçare Amerike e Evrope ,hidh per lalen e kalo per salen ,jep ndonje therrime islam e lmn dhe tradhetia na mbiu ne dere ,morem emer te keq ,ke te ve ke te le???? Po hall i madh i Ruçit e PS .sala keto ti vesh vetem dinamiti i ben pune me antiplumb eshte i mbrojtur.Ate vetem Haga po e denoi por dhe ajo pas vdekjes…..Ahu…. nga cili te presim….Ja u zgjodh Igli Totozani ,po koshat e plehrave jo vetem qe trazohen po derdhen ne rruge e sben dot gje nje njeri.Kushdo te zgjidhet veç Gramoz Ruçit vete sala o do ta bleje o do ta eleminoje .Nuk behet drejtesi ne kete vend se nuk eshte shtremberuar pak e ta drejtojme por eshte drejt zhdukjes se çdo vlere si komb.sado te perpiqet Mero Baze,Falenderim qe na mban ne blog nuk behet vetem ,puna .Edhe sala ,sala sado therrasim po ka kompanine e droges e nftes e nentokes qe shet dengla.Uje api ai???? E pra nje Avni Rustem ne mes te parlamentit dhe i del ne mbrojtje POPULLI MBARE.Nje dru i shtrember prish turren,po jozi ,po luli po Mediu ,vokshi,bregu po kush ngeli??????Pra duhen shu….me Kolonel Myslym Pashaj e ko…..Duhet nje SPARTAK QE SKA FRIKE AS NGA BURGU…….
Ҫfare eshte dhe nga na doli ky Xhezair Zaganjori ose Xhezair Zagari e propozoi Iliri Monikes ??????????-apo meqe ka zhdukur gjurmet ne dosjet e Ilir Metes e Mediut dhe eshte propozuar prej LSI-se do te na behet dhe President ! Eshte malazes njerezit me te ndyre te rajonit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ne asnje menyre !!!!!!!!!!!!!
Kete koment u perpoqa qe ta bej tek Mapo po censori i Sal-iut nuk i hapi rruge: Te degjova me vemendje tek Top-Stori o anal-isti Naim( ky eshte emri i vertete) Cili. Pa asnje cudi me erdhi ne mendje, e perifrazuar nje batute nga filmi “Plage te vjetra”:Cinizmi, Cili, te zhvlereson si intelektual( neqofte se je) dhe te shemton si njeri.” Nuk ben vaki me i shemtuar,jo fizikisht, sec je. E di qe ty vetja te duket “i bukuri i dheut. Po ne realitet Jagon ta puthesh ne balle para teje, qe nuk di gje tjeter vec t’i besh hyzmet mafiozlleqeve qe ben me gjoja universitetin tend,gjoja europian, por qe ne fakt eshte Universiteti i Hallduperise.
ALMA;fute lesh, e nxjerr leshe.E KUPTON;cfare behet?
po su vu deri ne raundin e katert,
me duket punet po shkojne keq.
Sala do vej Jozefinen dhe PS per ti vene bomben do veje Nanon.
Keshtu votat do ndahen pas zgjidhje.
Politika si kurvat.