Zaganjori: Kam shtatë vite pa e takuar Berishën, Topallit ia ktheva punimin me vërejtje

1 Qershor 2012, 22:03Politika TEMA

Xhezair Zaganjori, i propozuari mazhorancës si kandidat për t’u votuar nga Parlamenti për postin e predentit, e mirëpret disi me vështirësi kërkesën e Top Channel për t’u intervistuar.

Që në fillim ai thekson se pavarësisht përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit, vijon të jetë i përkushtuar ndaj detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. 
Zaganjori: Ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste për të cilën dua të them se e kam të vështirë ta jap, pasi jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë nisma ime për t’u takuar me kryetarin e opozitës, thjesht për të krijuar një atmosferë mirëkuptimi e për t’u njohur nga afër me njëri-tjetrin. Ne kemi pasur njohje përpara, disi nga larg njiheshim prej vitesh, prej më shumë se 20 vitesh. Sot bëmë një bisedim që e vlerësoj shumë. Ishte një bisedë shumë miqësore. Unë i fola për arsyet që më nxitën ta pranoj kandidimin, që nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë nga ana ime, pasi u konsultova edhe me familjen. Për disa arsye, të cilat i kam thënë në një rast tjetër, unë hezitoja pasi posti është shumë i lartë dhe përgjegjësia shumë e madhe. Takimi që kisha me zotin Shpëtim Idrizi, i vetmi që nuk e kisha takuar si drejtues i një prej partive të koalicionit qeverisës, sepse me të nuk kisha fare njohje, ishte thjesht një bisedë në tërësi, pimë një kafe në “Prince Park” dhe kaq. Mendoj që më e mira, në kushte normale, roli i kryetarit të shtetit duhet të jetë në duart e një politikani me përvojë. Megjithatë, unë e kam pranuar tashmë dhe nëse do të bëhet do të bëj ç’është më e mira që kam në dorë për të realizuar ato detyrime që ka Kushtetuta dhe që i ka ligji për ta merituar emrin si përfaqësues i unitetit të popullit dhe për të qenë zëdhënës i interesave të qytetarëve. Sigurisht, brenda mundësive për të ndikuar pozitivisht në jetën institucionale dhe politike të vendit. Sigurisht aktorë janë shumë, unë nuk kam një formulë apo shkop magjik që ta bëj këtë punë. Nëse nuk do të bëhet, përsëri ritheksoj se do të bëj atë punë me të cilën jam marrë gjithë jetën, me çështjet e drejtësisë.

Zoti Zaganjori shpreson që emri i tij të jetë si kandidaturë për t’u votuar në raundin e dytë.
Zaganjori: Besoj se po. Kam përshtypjen se do të jem kandidat për t’u votuar. Nuk është në dorën time. Një koalicion më ka dhënë besimin duke më propozuar. Nuk është bërë zyrtarisht propozimi për disa arsye pasi kërkohet konsensusi dhe në kuadër të këtij konsensusi që kërkohet unë u takova me kryetarin e opozitës. Sigurisht, nuk i kërkova që të më japë mua votat, pasi kjo është një çështje politike që ta bëjë vetë në përputhje me interesat politike, me të drejtat që ka opozita më e madhe në vend për t’u përfshirë në një proces që e gjykon vetë kryetari me kryesinë, me njerëzit që ka përreth dhe nuk është problemi im. Unë thjesht u prezantova me të dhe e garantova që nëse do të bëhem, do të jem ai që kam qenë gjithmonë për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën dhe për të bërë atë që gjykoj se do të jetë më e mira në situata konkrete.

Kandidati për president i mazhorancës i përgjigjet akuzave se ai ka shkelur Kushtetutën duke qëndruar në detyrë si gjykatës i Kushtetueses me mandat të mbaruar. 
Zaganjori: Ata thonë që unë kam shkelur Kushtetutën duke ndenjur në detyrë, ndërsa unë iu përgjigjem se, po të iki nga detyra shkel Kushtetutën sepse qartësisht neni 125, pika 5 e Kushtetutës thotë që gjyqtari kushtetues rri në detyrë deri sa të zëvendësohet. Pra, unë e gjykoj si jurist që në ditën që unë do të ikja do të shkelja Kushtetutën. Po do të jap dorëheqjen unë apo kolegu tjetër në një kohë kur Parlamenti me presidentin nuk merren vesh, atëherë bllokohet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. S’ka më vendimmarrje, s’ka funksion të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye përgjigja është e thjeshtë, por në fakt po zgjatet ky proces. Unë nuk e ndjej veten absolutisht komod që të rri jashtë mandatit. E them me sinqeritetin më të madh se do të doja një orë e më parë që të realizohej kjo, të zëvendësohesha dhe të ikja të vazhdoja jetën akademike ose një detyrë tjetër.

Nga brenda opozitës nuk kanë munguar kritikat se zoti Zaganjori ka qenë pjesë e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, duke rrëzuar 11 ankimime nga 13 të paraqitura nga opozita. 
Zaganjori: Pretendime ka shumë këto dy tre ditë, të cilat i kam dëgjuar dhe nganjëherë më duken krejtësisht absurde. Unë tani nuk di të gjykoj sa vendime kam qenë pro apo kundra. Di të siguroj për diçka, se për çdo vendim kam vendosur në bazë të bindjes time si gjygjtar kushtetues për çështjen konkrete edhe kaq.

Si relator i çështjes së kufirit detar në Gjykatën Kushtetuese, gjykatësi Zaganjori u jep përgjigje akuzave të ngritura ndaj tij për këtë çështje kohët e fundit. 
Zaganjori: Është një pretendim absurd, sikurse janë absurde edhe akuzat që bëhen. Është tjetër gjë fakti që për të legjitimuar kërkuesin që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në rastin konkret jemi ndarë 5 me 4 lidhur me legjitimimin, sepse në asnjë vend të botës dhe në asnjë sistem nuk legjitimohet ardhja e partive politike për të kontestuar një marrëveshje ndërkombëtare sepse ka subjekte të tjera që mund të vijnë, që janë presidenti Republikës, janë deputetët, kryetari i KLSH-së, kryeministri. Pra, janë një sërë subjektesh. U ndamë pra 5 me 4 për ta legjitimuar me këto argumente, duke rrëzuar kërkesën e pesë subjekteve të tjera politike. Pranuam vetëm PS, që për mua është shumë i sforcuar si argument që në rastin konkret duhej legjitimuar se potencialisht partia më e madhe e opozitës i ka minimalisht deputetët që kërkohej për të ardhur në Gjykatën Kushtetuese. Më kujtohet shumë mirë, kur u kalua 5 me 4 u kam thënë kolegëve se i falenderoja përzemërsisht sepse unë isha relator i çështjes që kaluat, sepse të drejtën ndërkombëtare e kam pasionin tim, aq më tepër të drejtën ndërkombëtare detare. Procesi në vijim natyrisht është i të gjithë trupës, por gjithçka është shkruar në vendim që tejkalon në një masë minimalisht 60% edhe vetë pretendimet e kërkuesit, PS-së. Është shkruar nga unë, pastaj është miratuar nga trupa gjyqësore. E kam për kënaqësi ta them se kam pasur dhe kam bindjen se ka qenë një marrëveshje e negociuar jo mirë, me probleme, prandaj jam edhe krenar për punën që kam bërë në këtë rast.

Absurde i quan ai pretendimet se ka qenë konsulent i Ministrisë së Jashtme për marrëveshjen e kufirit me Greqinë.
Zaganjori: Absolutisht. Është pretendimi më absurd. Është e vërtetë që një gazetë më ka akuzuar disa ditë përpara dhe unë i kam thënë trupës gjyqësore që realisht është bërë një kontestim i tillë, prandaj gjykojeni. Unë absolutisht nuk kam kontaktuar për marrëveshjen me asnjë lloj subjekti e aq më tepër me MPJ-në për këtë çështje. Nuk jam pyetur në mënyrë absolute. Megjithatë, gjykojeni dhe ta marrë çështjen një person tjetër. Trupa gjyqësore me unanimitet vendosi. Kolegët thanë se, ‘ti e ke çështjen, ti je ekspert i fushës dhe ti do të merresh me këtë çështje’ dhe unë e pranova duke e bërë me shumë kënaqësi. Por të ngrihet ky pretendim është absurdi më i madh sepse shkelen disa parime themelore që unë ja kërkoj studentëve më elementarë në të drejtën detare ndërkombëtare dhe jo më unë që merrem prej vitesh me një problem të tillë. Prandaj, më duket pretendimi më absurd.

Por cila është e vërteta e marrëdhënieve personale mes zotit Zaganjori, kryeministrit Berisha dhe në veçanti me kryetaren e Kuvendit Topalli në pozicionin e udhëheqësit të diplomës gjatë periudhës kur kryeparlamentarja kryente doktorraturën. Kjo është përgjigja e Xhezair Zaganjorit:
Zaganjori: S’kam asnjë lloj marrëdhënieje personale me zotin Berisha. Ai është kryeministri i vendit dhe në këtë detyrë unë e vlerësoj, si edhe në shumë drejtime, si ish-president i Republikës në kohën që ka qenë president. Për shkak të funksionit, natyrisht që kemi patur kontakte. Por zotin Berisha mund të kem 6 ose 7 vite që nuk e kam takuar. Ndonjëherë, në ndonjë pritje mund t’i kem dhënë dorën dhe kaq. Në detyrën si pedagog kam pasur studentë nga e majta dhe e djathta. Unë u caktova nga Departamenti i së Drejtës Publike për ta udhëhequr. Nuk ma ka kërkuar zonja Topalli ta udhëheq, por jam caktuar. E kam udhëhequr për dy vite dhe mbaj mend që dy herë ja kam kthyer me vërejtje punimin. Nuk e kam vlerësuar unë punimin por e ka vlerësuar një komision shumë i nderuar me kryetar profesor Aleks Luarasin, profesoresha e nderuar Aurela Anastasi dhe profesoresha Marjana Asemimi. Ata e kanë vlerësuar punimin. Vlerësimi është edhe për kandidatin, edhe për udhëheqësin. Vlerësimi ka qenë maksimal se punimi në të vërtetë ishte shumë i mirë dhe kaq. Unë kam qenë udhëheqës edhe me deputetë apo njerëz të angazhuar në Partinë Socialiste. Mund të isha shumë mirë udhëheqës i temës së Sajmir Tahirit, i cili ka dhënë provimin e masterit me mua dhe e di që kur bëri kërkesën për doktoraturë kam mbështetur në departament kandidaturën e tij për t’u promovuar për doktoraturë dhe shumë mirë mund të isha caktuar nga departamenti që të isha edhe udhëheqësi i temës së tij.

 

32 komente në “Zaganjori: Kam shtatë vite pa e takuar Berishën, Topallit ia ktheva punimin me vërejtje”

    1. GEZIM KULUFI says:

      Po pse ka bere departamenti perjashtim per Topallin? Ajo ka te drejten te zgjedhe udheheqesin. Nuk udhehiqet me zor. Dhe kur genjen ky zog-gomari per kaq, mendoni se nuk genjen edhe per te shoqen, per gjyqet qe ka bere, etj. Zog-gomari, kaq!

    2. Tano Tanushi, rahmet paste says:

      Po mor qyqar, te paska kput malli per te :p
      http://urlm.in/muiy

    3. NUk pranojêm zagarê pêr President, ne duam Rucin

  1. ylli says:

    Ky paska brezin e art ne kampjonatin botror te mashtrusve – pesha e rend.

  2. koromani says:

    Udheheqesi perzgjidhet/propozohet nga doktorandi profesor; recenzenti caktohet nga departamenti.

    1. illyria-shqiperia says:

      Plotesisht dakord! Gjepura per te pakten cfare thote per diplomen e Topallit. Detyra e tij si udheheqes perfshin edhe verenjtjet, ndaj nuk po na thoni ndonej gje te re.

  3. Dean says:

    Pak rendesi ka se sa vite ke pa e taku at MONSTER malesh.
    Ajo qe ka rendesi eshte se,edhe ne distance,ai te boni pjese te lojnave te tij prej maloku te pabese.
    Ti je karte e djegur tashme.Ik pilu.

    1. Ramy says:

      Deanushe , na trego pak pêr besen e fushorêve, se pêr pabesin e malsorêve tanimê e dimê

  4. Nadia Shabani says:

    Trego te verteten se ke lehtesira, thuaj ti ja bere temen Jozefines dhe ajo e kopjoj, pastaj e vleresoj komisioni, po kaq budallenj na ben ti ne o zoti Gjykates kushtetues qe hedh poshte vetem padite e opozites dhe ato te Topit dhe jo te Berishes me Jozefinen apo harrove kur hodhe poshte kerkesen e opozites per prishjen e Piramides per tu hakmarre qeveria kunder Top Chhanalit eh po ne nuk harrojme.Ishalla nuk zgjidhesh se ce do qe te zgjidhesh nje vegel e Saliut do te jesh edhe po qe se do te zgjidhesh se nuk te le ai ta zbatosh kushtetuten se pastaj te ben horr bulevardi.

  5. geri says:

    ky me kujton namik doklen e 91 hahaa

  6. lelo says:

    Vendit i duhet një president kristian.Mjaft më me lyma.Hajt naten e mire.

    1. genc says:

      Po, dhe kjo do jete znj Topalli.

  7. xhaxhi demiri says:

    o xhezo mos e vrij mendjen argetou edhe ti me kete

    popull n.q.s mund ta quajme te tille (rumpalle nga

    te gjitha anet)suksese.

  8. Verior i pabese says:

    Filloi dhe ky veriori te na mashtroje me thashetheme.
    Askush nuk te beson Ty o verior i pabese.

  9. O pazarxhi i Berishes .... says:

    Ti ishe dakort te shisje ujrat e Shqiperise te Greku.
    Ty vazhdon te paguaj Sali Katili o i pabese.

  10. Lanabregesi says:

    Qenka trim i madh,ja paska kthyer xhozit,duhet bere president.

  11. Shkodra says:

    Ky mashtrues servil nuk meriton te diskutohet

  12. arla says:

    Nuk kam takuar berishen prej vitesh! lajmin se do me kandidonin per president ma dha me sms. eshte tip i turpshem dreqi!

  13. lili says:

    ne qindvjetorin e Shqiperise,duan disa me na vu kete Zagar qe ka denuar me me mija shqiptar !!!
    Hajde demokrasi hajde!Nuk mbeti komunist pa u shkrye ne teshat e tua!!

  14. katunari says:

    ne jemi totalisht vend karagjoz

  15. Zagar Jori says:

    Ky me duket motamo si Ristani i Zgjedhjeve.Keta sala i njifka mire qe i ka tredhur e as edhe i takon.Ik or dreq se s’kena nevoje per nje kukull si puna jote President.Shkodran i marum me te tana.Berisha deri me tani ka zgjedh 3 Presidenta:veten, Moisiun dhe Topin.Ta zgjedhin soc. ket te riun, por jo Nanon se ai eshte me i keqi qe mund te behet.

  16. Drini says:

    Zagar zaganjori, nqs e di rregullin Nderkombetar, te gjitha punimet qofte edhe ate per bachelor, publikohen ne faqe te vecanta interneti dhe aprovohen nga nje komision nderkombetar nqs se do te publikohen apo jo ne kete faqe. Pa na jep pak adresen (e internetit) te punimit tend edhe te punimit te topallices. Llafet e tjera jane pordhe pazari.

  17. nastradini says:

    Pse nuk e pyeti shkencetaren famoze Jozefine Doktoren e Shkencave te Institutit te Kallamoqit ne Shkoder si e transformonte akullin e Bjeshkeve ne uje me shkopin magjik te magjistares perrallore duke zmadhuar volumin 4 here? Per te justifikuar permbytjet e Shkodres disa here? Ky DINOSAUR prehistorik i Sali Berishes jo vetem qe nuk ka gram morali, por eshte edhe FEBEL dallkauk i cdo pushteti qe i siguron LEKA dhe OFIQE. Thjesht te vjen per te vjelle kur e shikon ne TV si zhapik fushe. Ky koketul do te ishte turpi i Botes per President edhe per nje vend si Shqypnia jone e vogel sa nje gogel, sa nje pike ne harten e Botes, por me plot gjela te krekosur maje plehut albanes.

  18. Treviso says:

    Do jete turpi me i madh per shqiptaret qe te dale presidenti nga dyert
    e drejtesise qe ka 20 vjet qe ska drejtesi por vetem mafje ne zyrat e shtetit shqiptar.. Zoti kandidat, ju vini nga nje institucion shum te rendesishem, por qe nuk e ka justifikuar asnje here punen e tije si institucioni qe mban ne kembe shtetin.Jeni ju qe e kini katandisur vendin tim ne kete gjendje.Jeni ju qe e keni çuar te vuaj kaq shume ky popull.Jeni ju qe ja keni ulur autoritetin shqiptarit neper bote.Ambasadat tona neper bote jane kthyer çerdhe droge e celula partie.Jeni ju qe e keni kthyer ne shtet mafjoz dhe per kete qe keni bere nuk ju takon te shkoni ne postin me te larte, se deri tani eshte i paster.

  19. baffo says:

    vetem kesisoj mostrash nuk na duhen per president qe ne nisje duket ashiqari qe zaganjori nuk eshte i sinqert kur thote qe ai do te beje drejtesi kur te behet president ha ha ha aaaaaaaaaaaa.shko keshillohu mire me salen dhe xhozin pastaj jep intervista nuk i ha njeri me keto filma je shume vone e dime se kush je dhe nga vjen ciao.

  20. Ardiani says:

    Po jap nje com te vogel vetem nga titulln!!! Ti zago do na mbushesh mendjen qe ke 6 vjet qe se ke taku doktorin??? Kjo eshte arsyeja e pare se ti nuk duhet te jesh president sepse kjo eshte genjeshter dhe genjeshtaret nuk mund ta mbrojne kushtetuten…… Berisha te kishte harruar nqse kishe 6 dite pa e takuar dhe jo 6 vjet qe thua zotrote…..

  21. popolo di Tirana says:

    Ky qekerka pallë fare

  22. haromi says:

    Imagjinoni sikur me u bo President ky burri,paska me na terbu me lloj-lloj rrenash.Nuk duhet te jete Shkodrane ky burri.Hajt ta gezoni.

  23. beso says:

    hahhahaha,i paska bere verejtje doktores se shkencave evropiane,Topallit.Topalli eshte per estrade,keta e bejne doktoreshe shkencash.A i shkreti ti Zago,e ke marre seriozisht!Ata po tallin menderen me ty!

  24. nandi says:

    Trim per bese.
    Nuk pyet as per Berishen dhe as per Topallin.
    NUk na e ka thene a i rregulloi XHozi mangesite ne temen e siperpermendur? Kam nje pyetje. A e njeh Xenin ky Xhezi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje