Rama bisedon me Sequi e Arvizu para takimit me Berishën

3 Qershor 2012, 14:25Politika TEMA

Në prag të takimit me kryeministrin Sali Berisha, kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Për më shumë se 40 minuta, kryesocialisti dhe kryediplomati, ndërsa kanë konsumaur një kafe dhe kanë biseduar edhe për çështjen zgjedhjes së presidentit.

Pas takimit, ambasadori i BE-së, u rezervua të zbulonte për mediat se çfarë i kishte shprehur zotit Rama lidhur me negocitat për kreun e shtetit, por u limitua të thoshte se të dy biseduan për prespektivën europiane të Shqipërisë
Edhe pse nuk konfirmohet, vështirë të besohet se ky takim mes Ramës dhe ambasadorit Sequi është rastësor, në kushtet kur sot në orën 20 e 30 kresocialisti do të ulet përballë kryeministrit Berisha në përpjekje për të gjetur një emër për president të ardhshëm të vendit.

Me pas, kreu socialist eshte takuar edhe me ambasadorin amerikan, aleksander Arvizu.

Berisha dhe Rama do të diskutojnë për emrat që secili bllok politik i jep konsensus, pra votë në kuvend, për ta zgjedhur president. Në takim si Berisha dhe Rama do të jenë të shoqëruar nga dy krerët e grupeve respektive Patozi dhe Ruçi që mesa duket kanë qënë edhe negociuesit e këtij takimi. Ajo që dihet deri tani është Kryeministri Berisha do të shkojë në takimin e sotëm me emrin e Xhezair Zaganjorit dhe do t`i kërkojë kryetarit të PS-së arsyet se pse opozita nuk mbështet kandidaturën e propozuar nga koalicioni qeverisës, ndërsa kryetari i PS-së, Rama, do të përcaktojë identikitin e emrit të ri të Presidentit, që për të nuk duhet të jetë i identifikuar fort me asnjë prej partive politike. Burimet thanë se ka pak shanse që Rama të hedhë në tavolinëe ermrin e Fatos Nanos, i cili një ditë me parë kërcënoi me krijimin e një lëvizje të re brenda së majtës në rast se nuk kandidohet nga partia që ai e ka drejtuar për 15 vjet.

8 komente në “Rama bisedon me Sequi e Arvizu para takimit me Berishën”

  1. Hysen says:

    “Shqiptarja.com” dhe kryekjurvat politike te Partise Socialiste po mashtrojne shqiptaret me nje SONDAZH fallco ku del qe Sokol Sadushi – nje i panjohur per te gjith publikun shqiptar – merr me shume vota se Pellumb Xhufi dhe Pandeli Majko.

    http://www.shqiptarja.com/poll/index.php?votazione=ok&IDSondaggio=482&IDDomanda=1128

    O Edi Rama – o shkerdhate muti – se e morrem vesht qe do Sadushin sepse eshte njeriu i Valdete Sales dhe i Sorros-it.

    1. Nadia Shabani says:

      Kush eshte ky Sokol Sadushi, nuk eshte ndonje emer i degjuar.

  2. Hasan Mertiri, Vlore says:

    Mos i degjo zagaret e Sales Edi! I ka blere me para saliqeni!
    Ata akoma nuk kane dhene gjykimin e tyre per 21 janarin qe e pame te gjithe se cfare ishte!
    Mubarak u denua!

    Tani te denohet edhe Mubaraku yne e veglat e tij!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Takoje dhe mrapa o Edo: Para dhe mas buke merren ilacet :p

  3. sherifi says:

    perse nuk propozoet nje person me dinjitet dhe reputacion,me nivel te larte ne te gjitha fushat de njeri qe e nderon shqiperin si p.sh PELLUMB XHUFI ose ndonje tjeter i atij rangu.

  4. iliria says:

    shqiperine e kane marre meqafe per 20 vjete tre vete e kane drejtuar sala tosi iliri dikur tek e tek nuk lane gje pa akuzuar njeri tjetrin tani bashke po na dalin baballaret e kombit .por edhe keta e dine mendimin e popullit qe nuk jane te tille per ne por jane baballare te krimit dhe te korupsionit. bota e tyre perqark eshte e mbushur me te tille ata kure nuk mund ti japin vendit njeriun e drejte dhe si te tille gjithmone do te behen pengese ,por edhe sa do qe te shkoje 12?

  5. kelmendasi says:

    Ky ambasadori kur i jep Rames doren dhe nuk e shikon por gati i ka sjell bythen.Rama zgerllihat kamaramanit se ky sja vari fare se Rama do kete propozue gruen e tije e peste per presidente.

  6. vlonjati says:

    Rama u takua per shkak te presionit qw i beri n KKM
    -Nuk e takoj kryebashkiaku i Vlores
    -Nuk e takoj kryebashkiaku i Orikumit
    -Nuk e takoj kryebashkiaku i Himares
    -Nuk e takoj kryebashkiaku i Sarandes
    -Nuk e takojn gjith kryebashkiaket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje