FH: Kolegji Zgjedhor ishte nën presion për t’i dhënë mandatin Lulit. Mediat online, të pavarura dhe të plota

6 Qershor 2012, 11:27Politika TEMA

Freedom House vlerëson median online, duke thënë se ajo ofroi një panoramë të plotë dhe të pavarur për ngjarjet e 21 janarit, ndryshe nga media tradicionale që vetëm pasqyron shkëmbimet e akuzave mes forcave politike

 

Demokracia në Shqipëria është sot shumë më keq nga sa ishte në vitin 2005, kur demokratët erdhën në pushtet. Sipas raportit më të fundit të Freedom House, Shqipëria ka përkeqësuar treguesit kryesorë që kur Berisha erdhi në pushtet. Zakonisht, raportet e detajuara për çdo vend nuk publikohen që në fillim, por Freedom House ka vendosur që të sjellë një draft paraprak për Shqipërinë. Në total, vlerësimi për demokracinë në Shqipëri është 4.14 pikë për këtë vit, ndërsa në vitin 2004 ishte 4.13 dhe në vitin 2005 ishte 4.04 pikë. Përkeqësimin më të madh e ka shënuar qeverisja kombëtare, gjyqësori dhe zgjedhjet.

Shqipëria cilësohet një regjim hibrid dhe ajo që të bie në sy në këtë raport është se për herë të parë thuhet se në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e qeverisë për të favorizuar Lulzim Bashën.

Bie në sy një vlerësim i bërë për median online, ku thuhet se ishte ajo që ofroi një panoramë më të plotë dhe më të pavarur të ngjarjeve të 21 janarit se media tradicionale. Në raport theksohet se reklamat shtetërore shkuan në mediat qeveritare, ndërsa disa media kritike, ndryshuan pronarë dhe drejtuesit u pushuan nga puna.

10 komente në “FH: Kolegji Zgjedhor ishte nën presion për t’i dhënë mandatin Lulit. Mediat online, të pavarura dhe të plota”

  1. 100 vjet shtet says:

    Jeni shume te vonuar ju te FH. Ku ishe ju vjet? Apo e lini njehere te beje si te doje hajduti dhe pastaj luani rolin e “burrit te mire”.
    Keshtu me hile nuk shtyhet dot.

    1. Genti says:

      Nuk ka fare hile ketu, Freedom House tani po publikon FREEDOM IN THE WORLD 2012, qe mbulon ngjarjet e vitit 2011. Keshtu veprojne shumica e institucioneve dhe organizateve nderkombetare, raportet kryesore i nxjerrin ne baze vjetore. Ndoshta here tjeter gazeta TemA mund ta jape kete shpjegim ne menyre qe lexuesit te mos mendojne se na e kane ”me hile”.

  2. E verteta ka dale sheshit. Nuk ka media politike qe e mbulon. Media online eshte e ardhmja e gazetarise ne Shqiperi.

  3. dantes says:

    i dine me mire shqiptaret keto dhe te tjera se sa ju por e keqja qendron se vendet perendimore po mbajne ne mesin e europes ne pushtet nje regjim autoritar duke bere qe vendi te kete nje varferi totale dhe nje instalim te frikshem te mafjes ne pushtet. at huajt vijn ikin marrin ato para dhe nuk bejne asgje per vendin dhe demokracine e deformuar por dukshem perkrahin berishen nje komunist qe e ka cuar vendin ne kolaps dhe ku lirija mungon

    1. Ceni nga fushekruja says:

      PO si po guxoni ju te FH te jepni nje raport te tille per shqiperine dhe qeverine shqiptare?
      APO nuk ju ka paguar SALIU,sic ka bere me te tjeret(ambasadore,perfaqesues te komunitetit europian,deputete europiane,etj….,
      Dhe tani pas nje kohe te gjate na dilni dhe na thoni qe ne shqiperi përkeqësimin më të madh e ka shënuar qeverisja kombëtare, gjyqësori dhe zgjedhjet.
      turp tju vije qe jepni kete konkluzion tani
      1-pasi perfaqesuesit tuaj kane pare me syte e tyre dhe kane qene vet prezent ne zgjedhjet per kryetare bashkie ne 2011,dhe nuk thate asgje per ate gje te turpshme qe ndodhi ne tirane e ne plot vende te tjera te shqiperise.
      2-gjyqi i Ilir Metes ishte skandali me i madh i te gjitha koherave,pasi sollet eksperte na me te ndryshem e me te mire per te bere ekspertizen e nje video qe ishte e pa montuar dhe,ne fund doli i pafajshem
      3-qe saliu na thote neper media qe shqiperia eshte me nje potencial te madh ekonomik e hidrik,tani na thote qe jemi dhe Kina e vogel.

      Eh ju komisionerete,ambasadoret e huaj,
      cfare tu them e cfare tju shkruaj,
      shume ma lodhet trurin sot,
      qe ju futsha ne bythe nga nje karrote,
      qe po flisni sot per mot.

  4. vaksinim says:

    BERISHA eshte nje i semure qe sherohet vetem me VAKSINE.vetem me nje ineksion te forte me ‘berishe’ ‘parlament’ ‘presidenc’ ‘kryeminister’.vetem kurti bejme kete vaksine do te kemi imunitet ndaj tij. BERISHA eshte alergjik EDHE ndaj te VERTETES.

  5. komik says:

    perse u be kaq KOMIK KY SALIU.ESHTE e vetja qenie qe te bene te QASH e QESHESH ne te njejten kohe.

  6. tourkofagos says:

    …dhune,terror,dhune,terror dhe perseri dhune terror,qe ka vetem nje shpjegim;-Pune korrakesh!

  7. Paul Neti says:

    Sala eshte nje kopje e ustait (me falni mesuesit) te tij Enver qe i fitonte zgjedhjet para se te zhvilloheshin. Por duke qene kopjac i tij dhe, per me teper i keq, nuk mund t’a arrije kurre origjinalin sado qe te mundohet i ziu; prandaj eshte bere aq qesharak sa eshte per t’i qare hallin…

  8. kelmendasi says:

    Jepeni ku e keni rraportin mos sajoni me fjale tuaja.
    Gjykatat nen presion ishin prej Rames tu i sha tu ju thane se do pergjigjen ma vone.Por tema u gostite me rrena si gjithmone.
    Brukseli i hoqi kushtet per statusin kandidat tue pa se Rama bllokon qellimisht por gazeta Tema nuk e jep kete lajm por ju servir se ne Pd palsi lufta brenda saje dhe shpresa e Rames eshte po u shpartallue PD breda per brenda.
    PRIT GOMAR TE DALE BAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje