Policia ndalon 100 gra që po shkonin të punonin kanabisin në Lazarat, por s’guxon të hyjë në fshat

14 Qershor 2012, 19:22Politika TEMA
Policia ndalon 100 gra që po shkonin të punonin kanabisin në

7 furgona, kryesisht me punonjëse gra, nisen çdo ditë për në Lazarat ku për 2 mijë lekë në ditë punojnë në plantacionet e hashashit

 

Policia e Gjirokastrës ndaloi për disa orë rreth 100 persona, për të cilët kishte siguruar informacion se shkonin për të punuar ne kultivimin e lendes narkotike Cannabis Sativa, ne fshatin Lazarat. Operacioni i pari i këtij lloji, nisi në orët e para te mëngjesit. 7 furgona me punëtore, kryesisht gra, janë shoqëruar ne ambientet e policisë, raporton Vizion Plus. Agjentet e anti-trafikut kane marre deklarime me shkrim, mbi personat qe i kishin kërkuar për ti punësuar dhe me pas janë lenë te lirë. Mësohet se janë siguruar të dhëna të detajuara mbi identitetet e prodhuesve të hashashit, por edhe mbi vendndodhjen e parcelave që do të mbilleshin. Madje edhe për pagesat deri në 2 mijë lekë në ditë, si dhe natyrën e punës.

Aktualisht është stina e mbjelljes së hashashit. Pak ditë me pare policia ka bllokuar edhe disa makina që dërgonin pleh dhe autobote me ujë në Lazarat. Operacioni që pritet të shtrihet në javët në vazhdim, duket se është goditja e parë serioze e policisë në tregun më të madh të prodhimit të lëndëve narkotike në jug të vendit, i cili lulëzon prej gati 15 vitesh. Ndërhyrja e forcave të FNSH u udhëhoq nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe shefi i forcave RENEA, të cilët kane pasur edhe disa takime me drejtuesit lokale të komunës Lazarat. Në tetor pronarët e lëndës narkotike korrin atë që kanë mbjellë të punësuarit. Në këtë 6 mujor janë sekuestruar rreth 2.4 tonë marijuanë dhe janë arrestuar 35 shtetas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim, kryesisht banore të fshatit Lazarat.

21 komente në “Policia ndalon 100 gra që po shkonin të punonin kanabisin në Lazarat, por s’guxon të hyjë në fshat”

    1. fule says:

      Keta Lazaratasit jane dhe demokara te zjarrte qe votojne 90% PD, si shpjegohet? Mos tymosin ndonje gje? ?

  1. iliriTirane says:

    Republika hashashit….hahahahaha, lerini mor njerzit te punojne per buken e gojes.

  2. ncuku says:

    hahahah Shefi i policise rrumbullaku deklaroi se Hashahi i lazaratit nuk ka moter

  3. Vlora says:

    i lini te ushqehen, se shteti sju jep gje….

    1. albana says:

      Le te ushqehen me pune te ndershme, duke mbjellur prodhime bujqesore dhe jo bime narkotike. Shteti ka te drejten legjitime ta ndaloje dhe ta bllokoje kete biznes te paligjshem.

  4. kelmendasi says:

    Duket qe gazeta Tema i boton me qellim te keq keto lajme.Cfare te keqe ka se mbillet droga kur ne disa vende perendimore eshte legalizuar perdorimi i saj si ketu ne hollande.Kjo tregon se ju komunistat qi shkruni ketu jeni bo xhiloza shume.Doni te hupni menjen miletit se po ja u fut Fatos Nona.Nuk e di a do ma fusi ket rralle Mero apo jo kit komentin se dy heret e fundit nuk ma feiti.A po keni inot se u zgjill Nishoni preshident e doni
    me ja hup vlerat.Ka dhe na nji komunist qe thote pse asht nref busti i Azem Hadarit ne Lazarat? Nuk kish kush tja nrefte ne tropoje dhe ja nrefen ne lazarat. cfare te koqe ka ne ket mes or balshevika ?
    Te shofim a do ma fusesh ket koment .

  5. shejtani says:

    se mos kane shkuar per ndonje gje tjeter ore!

  6. Ardi says:

    Mesohet se ne komisariat policia eshte alarmuar se mungonin dhjete gra!

  7. Treviso says:

    Mos beni gabim te ngacmoni Lazaratin. Se po ngacmuat Lazaratin keni ngacmuar sali Berishen. Ku do ti marri votat saliu pastaj?

  8. DUAM PUNE says:

    ç’fare po beni more ,po ‘industrine’ bujqesore po PRISHNI.AH AH mbaroje edhe bumi EKONOMIK.

  9. ariet. says:

    Lazarat he gur i that – punojn burrat. por ma shum grat.

  10. Qe te jene kaq idiote policat kjo eshte e pabesushme !
    Perse nuk rrespektoni te Drejtat e Grave moreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee .
    Leqe kush e di cbejnparaskene kta polic fusin grate e tyre ne pune atje booo

  11. Albann says:

    “KANABIS SHPK “….Shteti i ben reklamen.

  12. S.O.S. says:

    CANNABIS SATTIVA ESHTE BIME MJEKESORE, JO DROGE DHE SI E TILLE DUHET LIGJERUAR SA ME PARE! NE KETE MENYRE DO TE SHKATTEROHEJ EDHE KRIMINALITETI I ORGANIZUAR QE MBUSH XHEPAT NGA KETO TRAFIQE.
    CANNABIS DUHET LEGALIZUAR!

  13. MEMEDHETARI says:

    Per rezultate te shkelqyera ne kultivimin e hashashit,Ministri i Brendshem i Shqiperise u zgjodh President…

  14. test says:

    sa e forte …Renea ka patur takime me drejtues lokal te Lazaratit…
    o nene o nene a thu se ca jane ata te lazaratit..
    co nje force speciale prej 5 vetash..dhe i heqin qafe te gjithe ata qe bejne te fortin e kanabisit :)…
    keta jane dhe qesharake…ca policie amon…
    i jap te drejte ushtrise meksikane qe e kane te veshtire te luftojne me Los Zetas qe jane shtet me vete…por keta lapanjozat tane nuk kane ne kontroll nje mini fshat ?

  15. Lumi says:

    Si gjithmone ,keto jane informacione ,per te treguar se cfar pune ka bere,apo po bene policia! Per te treguar se sot u kapen 100 fakira qe punojne per buken e gojes te feminjeve te tyre,por per kultivuesit nuk thuhet asgje ,se me i kap,me i ndalu,me i denu ,nuk ja mban qeverise se Sales ! Tek ato ai ka pjesen e luanit! Ne nuk vuajme se nuk kemi ligje ,se keto vite kemi prodheuer aq shume sa nuk ka “Maune ” qe ti mbaje,por ne vuajme se nuk kemi qeveri qe ti zbatoje!..

  16. dulja says:

    Ne qoftese nuk do te kultivohet hashashi ne veri dhe ne Lazaratin e Saliut,ku do pasurohen militantet e tij?!

  17. beni says:

    Ku ka Lazarat qe mund te perballoje forcen e shtetit,e sidomos te policise,as dy ore nuk mund te rezistoje ata lacuk te kanabisit, por duhet pare me thelle se kush eshte ai pis qeveritar qe fshihet pas tyre, dhe ne qoftese shteti kerkon te vendose pristigjin e tij duhet nderhyre fuqishem ku te zbatohet ligji dhe kodi penal.Eshte nje veper kriminale bile dhe e organizuar qe po i ben me vite sfide shtetit shqiptar,dhe nuk ka asnje argumend bindes se pse ky fshat vecohet nga e gjithe shqiperia.
    Atehere duhet thene se ne kete vend zbatimi i ligjit ka dy standarte,tjeter per lazaratin dhe tjeter per zonat e tjera,te vendit.Policia as se si te mos terhiqet nga kjo lufte,ose qeveria ta legalizoje dhe te mbillen mbare fushat shqiptare.

  18. VLONJATI says:

    Ti “vlonjati”,nuk duhet te jesh vlonjat,se vlonjatet e vertete jane qytetare me virtyte;veç nese te ka marre tepelekun hashashi,(te ka zene “rakia” e hashashit?)….Po e çmon kaq shume drogen beje ushqim per femijet e tu dhe jo te botes.Juve,per kete teme gjykoni si nje Sali viçidoli apo lazarati.Njerez skiç!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje