Regresi që na pret

14 Qershor 2012, 21:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Shansi i humbur për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë sipas rekomandimeve të Brukselit dhe zhgënjimi me të cilin ai u prit, do të jetë një arsye e fortë për Sali Berishën të sabotojë reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të kërkuara nga Bashkimi Evropian, duke ringjallur retorikën antiopozitare. Procesi i zgjedhjes së presidentit dhe vullneti i opozitës për tu përfshirë në të e lë në të vërtetë zbuluar planin e qartë të Berishës për ta injoruar rekomandimin e Evropës dhe për ta zgjeruar rrethin e votimit përtej 73 votave të qeverisë. Shantazhi në dukje i Ilir Metës u kompensua sipas disa deputetëve shqiptarë me një superkoncension për marrjen e Albpetrolit, ndërsa klientë mafiozë të tij, që i kanë shtetit deri 100 milionë euro borxh, janë amnistuar me vendime formale gjykatash duke marrë shtetin peng. Pas gjithë kësaj Berisha është i qartë se mori presidencën, por humbi gjithë shanset që të fitojë statusin e vendit kandidat, në një proces ku përgjegjësia ishte tërësisht e tij.

Në këto kushte e vetmja rrugë që ka përpara Berisha është sabotimi i rekomandimeve të Bashkimit Evropian, që kërkojnë një reformë të shpejtë zgjedhore, një reformë parlamentare dhe heqjen e imuniteteve. Edhe pse nuk dua të bëj kasandrën në këtë rast, shihet qartë se ai do ta degradojë debatin për reformën zgjedhore në yçkla të vogla dhe meskinitete duke e bërë atë të panevojshme për opozitën, bile stresuese për të. Ai do të mbrojë simbolikisht Ristanin për të dëshpëruar opozitën dhe do të sabotojë me ndihmën e diplomatëve që ka në xhep në Tiranë, kontrollin elektronik të votuesve dhe numërimin elektronik të votave që janë vendimtare për të shmangur votimin familjar dhe mbushjen e kutive gjatë ditës.

Po ashtu reforma e imunitetit do të vonojë deri në ndryshimin e kryeprokurores. Një heqje e menjëhershme e imunitetit me këtë kryeprokurore, së paku Fatmir Mediun e çon në qeli dhe bashkë me të mund të rihapet historia e rolit të djalit të tij në bizneset e fishekëve në Gërdec dhe Rinas. Kështu që as reforma për imunitetin nuk ka për tu mbyllur pa ikur Ina Rama, për të cilin Presidenti Nishani premtoi se e ka në shënjestër.

Reforma parlamentare po ashtu do të jetë një problem më vete pasi zonja Topalli ndjehet e përjashtuar nga partia e saj, duke u përjashtuar nga gara për presidente sikur të ishte bashkëpunëtore sigurimi dhe jo bashkëpunëtore e ngushtë e Berishës. Klani Meta- Basha diktoi përjashtimin e saj dhe ndërkohë siguroi një llokmë të madhe nga pasuria kombëtare si shpërblim për të çuar një eunuk në Presidencë. Në këto rrethana Berisha as që ka ndërmend të bëjë hapa përpara për këto reforma, së paku në këtë sezon parlamentar. Humbja e statusit të vendit kandidat për anëtar në BE është gati e sigurt, ose minimumi mund të jepet një status i kushtëzuar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këto rrethana Berisha më mirë preferon një zvarritje të reformave dhe ringjallje të retorikës antipozitare se sa hapa gjysmakë përpara, që i hapin më shumë telashe në të ardhmen.

Izolimi i tij pas zgjedhjes së presidentit, përkeqësimi i krizës ekonomike, detyrimi i tij për të toleruar biznesmenë mafiozë, të cilët i kanë borxhe shtetit shqiptar sa gjysma e borxheve që shteti u ka biznesmenëve të rrugëve, dhe mbi të gjitha pritshmëria që Berisha të marrë gjithë pushtetet mbi drejtësinë, KLD, Prokurorinë dhe gjykatat, e bëjnë marrjen e statusit një mision të pamundur për Shqipërinë. Dhe në rrethana të tilla Berisha natyrisht është i interesuar ta largojë sa më shumë atë ditë, duke hapur polemika shterp me opozitën se sa t’i futet detit me këmbë e ta çojë vendin drejt Brukselit, duke u detyruar të dorëzohet pak nga pak në spiralen e kushteve të Perëndimit për një shtet juridik dhe republikë parlamentare.

Sot Sali Berisha ka presidentin, i cili premtoi se do të konsultohet me shumicën për kryeprokuroren dhe pasardhësin e saj, ka gati shumicën në KLD dhe emërimin e gjykatësve të lartë që presin në radhë, ka gati kontrollin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Shërbimin Informativ Kombëtar, për të cilin mund të hyjë në konflikt dhe me SHBA. Të gjitha këto pushtete natyrisht e bëjnë atë një njeri të padëshiruar në Evropë, dhe ai nuk është i shqetësuar. Ai thjesht do të bëjë ç’është e mundur që asnjë kusht i Evropës të mos plotësohet, duke e bërë këtë vend përditë e më të izoluar, përditë e më të varfër dhe Familjen e tij përditë e më të pasur e sunduese, duke detyruar shqiptarët të shkëmbejnë vlerat e tyre të lirisë dhe orientimin perëndimor me një rrogë, një kafshatë bukë dhe liri të kushtëzuar të jesh pro regjimit.

52 komente në “Regresi që na pret”

  1. luis says:

    28 nentori do na gjej te lir nga mizori berish meta nano basha topalli

    1. AHA says:

      KESHTU THA LIZA NE BOTEN E CUDIRAVE !

    2. landi says:

      Mosmarrja e statusit s’eshte hic gje, as reformat qe do behen apo s’do behen skane rendesi. Cka eshte alarmante eshte qe Ilir Meta pritet te behet pjese e opozites para zgjedhjeve te rradhes. Kete e ka vendosur Edi Rama, packa se Iliri tregoi serish qe eshte zagar i Saliut.
      Rama keto dy jave ka deklaruar plot 3 here, te Ilva Tare Babaramo dhe Cim Peka, qe ne qofte se Ilir Meta largohet nga qeveria, ai e ka deren e dialogut te hapur per te bashkepunuar me opoziten e Rames. Ky qendrim i Rames i ve kapakun cdo debati se nga calon gomari. Baze lodhet kot duke denoncuar Meten apo lojrat e Metes me Saliun te cilet vrane e vodhen dhe tani po vjedhin albpetrolin pa ze e figure.
      Sepse Ilir Meten e amniston haptazi vete Edi Rama dhe pa asnji lloj kushti, por prej ca premtimeve te Ilirit qe vec Edi Rama ka byth ti besoj.
      Me kete aleance Rama do i japi shkelmin e fundit cdo morali. U bene rreth 2 vjet qe Rama eshte shkeputur teresisht nga kerkesat e opozitareve te thjeshte, dhe u bene 2 vjet qe opozitareve te thjeshte u ka dhene te drejte koha vazhdimisht, nderkohe qe Rama me kursin e tij te nenshtrimit ndaj Saliut ka deshtuar. E njejta gje do ndodhi edhe me aleancen e rradhes Rama Meta, ku Iliri do dali i fituar kurse Rama do humbasi perfundimisht duke marre ne qafe nje popull te tere opozitar.
      Iliri do kaloje ne opozite sepse ka rene dakort me Saliun dhe Bashen per kete levizje. Ne kete menyre Pd do marri vota maksimale, edhe lsi do marri vota maksimale, dhe pas votimeve do shkruhet kapitulli i fundit i kurbanit Rama. Populli opozitar sic ka ndodhur gjate gjithe kesaj kohe, do shohe i deshperuar sesi opozita humbet sepse Rama eshte pazarxhi i felliqur dhe i paafte. Rama Meta Nano jane tre te keqijat e opozites.

      1. jazz_love says:

        Zoti Mero, shkruan teper sakte ne shumicen e rasteve, pos shpesh mendoj se e gjykon shokun Sali me nje kendveshtrim perendimor. Ketu eshte gabimi YT dhe i te tjereve rreth nesh. Shoku sali i ngjan atij te marri qe hodhi nje gure ne uje dhe te zgjuatit perpiqeshin ta nxirrnin. Pra ti le menjane faktin qe shoku Sali nuk eshte nje kryeminister? Ai eshte nje ALI PASHA i vogel…..qe po nderton pashallekun e tij mes Shqiperise, dhe per turp mes europes. Pa asnje emocion ai vret dhe pret kedo qe i del perpara. Nuk i bine ndermend nese do kete ftese per europe apo jo. Atij i leverdis qe VILAETI i tij te mbetet jashte europes, jashte kohes ne pergjithesi, sepse keshtu ka me pak kontroll dhe mund te jete i perjetshem. Dy gjera i rrezojne diktatoret….. 1 tradheti e brendeshme( ose marrezija e madeshtise) 2…..levizja popullore.
        sa per te paren ashtu si dhe shoku Enver ka marre te gjitha masat te eleminoje ai i pari kundershtaret(pra mos shpreso) 2….. mjerisht populli i yne nuk ka ngritur kurre koke…dhe kjo e ben akoma edhe me te forte karriken e shokut sALI.

    3. filan fisteku says:

      Mero! E them dhe e rithem ketu tek Tema e Respublica…..Fajin NUK e ka Saliu, sic thote Opozita (me te drejte)…..faji eshte i POPULLIT qe e voton! 45% e elektoratit kane 20vjet qe e votojne pa kushte BIRISHEN! Nuk e di PSE, por pervec militanteve e malokeve, ka shuuuume njerez te ndershem qe jane betuar deri ne vdekje qe do votojne PD, si puna e skuadres se zemres qe njeri nuk e nderron gjithe jeten….(Dhe Saliu pastaj vjedh ose blen pak mijera vota….dhe rri dhe 4 vite te tjera, +4 +4…etj). Po nuk ndodhi ndonje gje e tmerrshme si 97, MALOKU nuk zbret nga kali! Duhet nderruar komplet strategji, se kemi vite qe ju shkruani artikuj, ne lexojme e asgje ndryshon! FAJIN e ka njera gjysem e popullesise qe po mban PENG gjysmen tjeter, dhe tere SHQIPERINE

      1. Robi says:

        E vertete! Eshte tamam si ne kohen e pushtimit fashist;nje pjese e popullit qe perfaqesojne NJERIUN me dinjitet,reagoi kunder pushtuesit,pjesa tjeter u struk ne bythet e grave,ose u be bashkepunetore e koleres fashiste.Ashtu si sot.Nuk ka ndryshim.Eshte dialektika e luftes te se MIRES ndaj se KEQES.

      2. d.ademi says:

        z.Fisheku sesa vota merr maloku u pa qarte ne zgjedhjet e fundit duke i vene rendesi vetem Bashkise te Tiranes ai nuk vodhi vota neper rrethe dhe i humbi te gjitha bashkite e Shqiperise ndersa Tiranen ai e donte per te mposhtur karabullakun dhe te fillonte vjedhjen edhe ne Tirane se i shkoi goja leng per 12 vjet per ato lek qe qarkullonin ne kete bashki rref 40% e buxhetit te shtetit.

  2. albania says:

    Shenim: Thuhet ne artikull se: “Të gjitha këto pushtete natyrisht e bëjnë atë një njeri të padëshiruar në Evropë, dhe ai nuk është i shqetësuar”. Po perse te jete i shqetesuar? Ka dashur t’i kete ne dore te gjitha dhe i ka te gjitha. Ka ne dore, apo nexhep edhye keta palo ambasadore, qe me shume shqetesohen per nje homoseksual te vrare para 40 vjeteve, sesa per demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi.

    Asnje gje nuk ka per te ndodhur, Z. Baze! Te gjithe do t’i ferkojne shpinen, te gjithe do i thone “Burre Shteti”, dhe gjasa me e madhe eshte qe t’i japin lumturine qe Shqiperia te pranohet kandidate e BE. Vrasjet, vjedhjet, shitja e Shqiperise, vjedhjet e votave, shkelja e te gjitha rregullave qe percaktojne nje shtet demokratik, nuk kane asnje rendesi per Evropen dhe ambasadoret e ketushem. Do ta kemi perseri klryeminister edhe ne vitin 2013.

  3. teuta says:

    mallkuar qofte ai fhe gjithe fara e tij e keqe.nje komunist me i poshter edhe se vet enveri .pa dyshim ja ka kaluar edhe mesuesit te tij.mendoj se jo vetem e kemi prekur fundin po jemi nen toke.te mbuluar dhe te mjere aq sa dhe duart e ngritura lart nuk duken me .S.O.S

  4. xha Jaho says:

    Mire o Mero djali, mire!
    Ja e morem vesh se ku po na çon Berisha, edhe pse kjo nuk do shume mend te kuptohet. Ai i ka te gjitha me vete, edhe perndimoret e Evropes, kurves plake qe asnjehere nuk e ka dashur Shqiperine dhe shqiptaret. Gjithmone lojen e serbit dhe grekut kane bere, madje edhe kur keta te fundit kane qene me breke neper kembe, prape i kane perkrahur.
    A dime ne te ndertojme shtet? Atje ku dine, shtetin e kane ndertuar jo me konsensuse apo me reforma, por me shpate dhe pushhke. Reformat dhe konsensuset vijne pasi ndertohet shteti. Ne kjo na mungon. Asnjehere nuk kemi pasur, sepse edhe ato qe themi se kane qene, kane qene vetem gjysem shtete, nen turqine, nen sebin, nen rusin, nen kinen dhe tani nen ameriken.
    Berisha gjithmone i ka pasur te gjitha per vete, dhe askush nuk ka ngritur zerin. Madje edhe kur shqiptaret ja thane troç kete ne 1997, ishin perndimoret, evropianet qe e ngriten ne kembe dhe i dhane krahe.
    Ashtu ju duhemi ne, raja, skllever kokeulur. Ne na duhet Spartak te fitojme lirine. Ti thua se po mbron familjen: po natyrisht qe ate do beje. Cdo prind do ta bente, sespe ai nuk ka qene asnjehere kryeminister apo president, por vetem patriark, kryefamijlar i familjes se madhe patriarkale tropojano-skraparllie. Te tjeret jane obortare, puthadore, dalezote, bythcjerre e servile.
    Zot na ruaj, se vetem te bejme llapa-llapa na ka mbetur. Llapa-llapa jone vetem tri dite e mban çudine. Ai na e di mendjen dhe ne jemi tenxherja qe ka gjetur kapakun
    Po i ve kapak.

    1. reformer says:

      Artikull shume i bute Mero, gati enderrimtar, gati poetik. Fjala regres nuk eshte edhe aq e keqe, por regresi i vertete ka per te qene shume me i zi dhe i kobshem, sidomos persa i perket anes ekonomike, se sa per politiken ate e ka marre totalisht ne dore Berisha dhe zor qe ta leshoje.

      Ajo qe po ndodh ne realitet eshte nje regres i frikshem ne disa drejtime, qe gati gati po na bejne te qajme kohen e shkuar, kur shkolla ishte shkolle dhe diploma ishte diplome. Shkaterrimi i konkurrences ne te gjitha fushat profetizon nje renie te frikshme te te gjithe treguesve asaj qe italianet e quajne sistema-paese (sistemi-vend) ose konkurrueshmeria e vendit ne ekonomine globale.

      Politizimi dhe militantizmi qe po pushton cdo pore te shoqerise shqiptare, administraten, shkollen, te gjitha mediat dhe dalengadale edhe ekonomine klienteliste po shkaterron te gjitha embrionet pozitive te ekonomise se lire dhe sidomos po cfaros ate simbioze te mrekullueshme midis lirise se tregut dhe demokracise qe ka krijuar pasurine e botes!

  5. leke dukagjini says:

    duhet nje “V per vendeta”

  6. valter says:

    Mero, analiza jote si gazetar eshte e drejt por per nje ekonomist eshte krejt ndryshe. Berisha nuk kontrollon asgje nese institucionet financjare (FMN, BB, BERZH etj.) i heqin tubin e sorumit qe ushqen trupin e semur te ketij shteti. Duan ata qe vazhdon jeton berisha, dhe nuk jane as lojrat dhe as votat e vjedhura qe e mbajne pushtetin e tij ne kembe. Keto institucione drejtohen nga ata qe edhe ti i di shume mire, keshtu qe nese atyre u eshte mbushur mendja se ky njeri nuk ben me jo me shume por ne krye te tre muajve ne shqiperi ke qeveri teknike. Ky eshte realiteti. Nje popull se mban dot me fjale por me buke dhe ne momentin qe skane me lek ta blejne edhe ata qe i ka badigarde do ti hidhen ne fyte.

    1. fule says:

      Kjo me duket me se e llogjikshme. Para 97 ai kontrollonte cdo institucion, masakroi zgjedhjet dhe opoziten u prish me SHBA, por ama vetem rrenia e Piramidave e mposhti. Te shpresosh se Evropa do e kushtezoi kontrollin e institucioneve te pavaraura me antarsimin apo reformat eshte qesharake. A nese luan me ato “te tjerat” qe permend ti eshte tjeter histori pastaj.

    2. dumdum says:

      Analiza e Meros qëndron dhe nga ana ekonomike.
      BERZH, FMN dhe BB do të vazhdojnë të japin derisa Berisha të çojë prapë tanket si në ’97. Vetëm atëhere nuk do të japin më. Por jemi akoma larg atij skenari.

      Ndoshta e vetmja mundësi do të ishte që brenda PD-së të fillojnë të grihen me njëri-tjetrin. Por problem edhe më i madh është mungesa e një opozite të strukturuar mirë e të organizuar por mbi të gjitha parimore dhe pa kompromise me ndërgjegjen e vet.(Rama ja ka fut vetes keqas në Lalëz.)

      Ose një lëvizje paqësore studentësh/të indinjuarish siç po ndodh së fundmi në Kanada, në Kebek e siç ka ndodh më parë gjetiu.
      shih p.sh. http://jeremiebattaglia.com/Casseroles-Montreal-24-Mai-2012

    3. shtylla says:

      mese e vertete ….ne kembe Berishe monstren…kriminelin,hajdutin,spiunin,hundederrin me ate surrat te shemtuar si nj eshtrige e keqe e mban europa kurve ….

  7. Artan says:

    Z.Mero,Berisha gjen shesh qe ben cfare i do qejfi.A di ti ndonje kryeminister qe ta lejojne te rrije ne pushtet pasi vret me gjakftohtesi protestues ne shesh,jo me ne Europe por edhe ne Afrike?A di ndonje kryeminister ne Europe qe te vazhdoje ta rrise pushtetin e tij edhe pasi refuzohet tre here rresht nga BE-ja?Prandaj nuk eshte per tu marre me Berishen por me shkakun qe e beri Berishen sulltan ne pushtet dhe ti e di se cili eshte.

  8. *_Realist_* says:

    Berisha po i ben te gjitha ne Bashkepunim me RAMEN,NANON,METEN etj,por SHISH,nuk mendoj so do te mund ta marre,sepse SHISH,jo se kush e di se cfare eshte ose eshte shume e rendesishme,por eshte nje ORGANIZATE SEKRETE VEGEL QORRE ne DUART e CIA-S,te ciles i duhet per gjerat dhe interesat e veta.

    Pra,Marreveshja e Triestes vazhdon dhe Funksionon Akoma,ku padronet e vertete jane si gjithmone ne HIJE,dhe ushtaret,berisha,Rama,Nano etj,i bejne lavazh truri popullit Katundar Shqiptar.
    Dhe derisa kjo marreveshje do te ekzistoje te jete ne zbatim,ju parape do te mblidheni neper blogg-e dhe do te shfryni inatin deri ne eksitim kolektiv,e cila ka nje te mire qe te bien nervat,por ne jeten e peridteshme PADRONET do te kontrollojne serisht,taksat,ujin,tatimet,pensionet tuaja,bile mund te bej dhe sulm blogu si ne Kine.

    Prandaj mos genjeni me veten,se duke biseduar dhe me ide boshe do te mund te beni dicka,ASGJE,ATA jane te pa prekshem,sepse jane te organizuar,kurse Pipelli nje TURME ne EKSITIM e pa organizuar.

    ATA do te vazhdojne te jene………………………….

  9. Kalorsi i zi says:

    Ka nje rrugezgjdhje per Berishen, po mundi ta beje. Mbreteria islamike e Shqiperise. Ky ka qene plani prej vitesh dhe na tregon dhe nje here perse ja dha detin grekut e perse do ja japin veriun e kosoves serbit dhe perse luftojne me kaq zell PS dhe Edi Ramen qe jane proevropjan ne syte e tyre. Princ Zogu do te jete loder ne duart e familjeve te fuqishme te Berishes dhe te Metes and co. Te shohim

  10. pensionisti says:

    Kur ka qene Shqiperia ne progres?

  11. skenderi says:

    o Z Mero ne vete jemi regresi,si mund te pritet progresi,jemi ne qe thrasim ;dum baben, dum baben haxhi qamil saliu,regresi eshte identiteti jone,krenaria jone,dhe te bashkuar me baben ne krye do festojme 100-VJETORIN e pamvaresise nga progresi

  12. leo says:

    anija eshte mbytur fare pak duhet qe ta kuptojn shqipetaret marrja e presidences ishte carja perfundimtare nuk do din ku te mcifen

  13. turp turp sokol balla turp te kesh o frikacak o gazetar qe ri per mbijetes ne televizjonin e mbar shqipetareve

  14. Adoleshent says:

    Po arriti “te gezoj” edhe vjedhjen e zgjedhjeve te 2013 duhet absolutisht rrezimi nga ana popullit. E vetmja zgjedhje, edhe ta lejn ne duar te sigurta fatin e tyre e jo ne doren e Gramoz Rucit e Skender Gjinushit.
    Z.Baze, Sali Berisha do i lej llogaritjet tani, sepse baterit e tij po mbarohen…

  15. Ismail K. says:

    Nuk eshte edhe aq i forte Saliu! Mjafton 100-200 individe ne greve urie para kryeministrise, dhe do ta shikoni se sa i vlen lekura …

  16. Fatmir97 says:

    I nderuari MERO BAZE, përse nuk ndiqni shembullin si BEPE GRILLO, në Itali!? Ka shumë intelektual, të rrinjtë e shqiptarë të ndershmëm, që mundë t’ju ndjekin, për një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri Europiane. Bepe Grillo e nisi me pak veta, por nga Blogu i tij, zbriti nëpër sheshe, duke ngritur zërin, kundra qeverisë MONTI, e 2 partitë kryesore, që e mbështesin. Sot sipas sondazheve, është partia e 2, në Itali, pse jo, edhe e 1 në 2013. Për ta mbyllur, nga interneti, duhet zbritur nëpër sheshe, për të sjellë ndryshime. Populli ka nevojë për drejtues, në këto kohë të vështira. Përshëndetje nga Italia.

  17. kelmendasi says:

    Deshira per te patur regres do te deshtoje.Shqiprija do marre statusin kandidat ne tetor.Nderkombetaret kuptuen prape jose nuk e kishin kuptue me pare se Rama e co donin bllokimin e integrimit.
    Per reformen parlamentere Rama kerkon kohe te barabarte sa kryeministri sa shefi i opozites Pd eshte kunder.Nje gje skuptohet ketu.Rama thote se me 2013 fiton dhe eshte kryeminister por pse lype kohe te barabarte mos ka hallin se koha i duhet dhene Berishes ne opozite te jete e barabarte.Rama e dine mire se humb me 2013 por do nderroje statutin dhe do krijoje nje alibi per te mos u largue nga kryetari dhe e kerkoin kohen per vete.
    Per imunitetin Rama kerkon qe te mos hetohen miliarderet e tije se Ps ka 6 vjet kunder.Per Mediun gjykata kushtetuese ka sqarue se nuk pengon imuniteti por ne fakt mungojne faktet.I.Rama dergoji fakte te rrejshme heren e pare dhe nuk ka asnje fakt qe te akuzoje Mediun as Shkelzenin jo se jo.Sot Mero merret me Berishen jo i smure se me Nishanin dhe Nanon mbaroji pune sa per te heqe vemendjen nga lufta brenda Ps kunder Rames qe eshte ne prag te shperberjes ps.Bile Mero po na sjell nje lajm se spiuni Gjergj Ndreca po merr nismen Berisha ik.Ky Gjergji qe i ka marre paret e burgut pas 1992 dhe ka privatizue ne Lac fabriken e miellit(Me sa duket ka falimentue fabrika) po na rrezon Berishen.Morgen
    zotri morgen.
    Mero ben mire te analizoje gabimet e veta me analizat per presidentin qe ka bere tash 2 muej te cillave ja u pa sherrin Rama.Te analizoje deshtimin e rradhes te Rames si dhe luften Nano Rama qe nuk do te jete sic e mendon Mero por do te jete shume e ashper dhe po e them se Rama do te largohet ose Ps do shperbehet ne dy forca me Ramen ne minorance.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mero, analize e mire…Kur nje person deshton ne detyrat e shpise, e vetmja gje eshte te ankohet te zysha se detyrat ishin shume te veshtira per kohen qe ju dha…Koha eshte opozita…Kurse detyrat ishin konsensusi..E pame shume mire si kjo mazhorance doli me konsensusin..Kesaj rradhe nuk ishte c’eshtje kohe (opozites)..MAZHORANCA PATI SHANCIN ME TE MIRE TI TREGONTE BE-se QE ATE QE THONIN PREJ KOHESH (QE OPOZITA ESHTE BLLOKUESE) TA VERTETONIN DUKE I HAPUR RRUGE OPOZITES…Kurse opozites i doli llafi (qe u kishin thene me kohe) qe me kete mazhorance nuk vazhdohet…Ky person primitiv ra kesaj rradhe me kembet e veta dhe c’fare me shqeteson mua eshte qe ate ai e beri kete me vetedije…Nje provincial, injorant, psikopat ne rrjedhim, beri ate qe beri ne 95″ kunder shefes se OSBE-se..Ajo nxorri raport duke i thene qe keto ishin zgjedhje te korruptuara, ky i thoshte: “Bjeri legenit bjeri”..

      Dear FMN, BB, BERZH..Stop financing on this criminal government..All you doing right now is, feeding a beast that has no limits on corruption…You are not helping them..Is a done government…It doesn’t even recognizes the basics of civil liberties…The right to vote..This place stinks of corruption because the government encurages it…Look at who stand behind all major contracts..The judicial branch is destroyed…The rule of law is non-existence..Stop giving money (loans) for this country..We know busniness must be good as long as you get your financial interest, but at least have the digninity to analize if you helping this nation or slowly rattan it…

    2. vladi says:

      O KELMENDAS po çfare race paske qene ?Poa di ti qe te mbledhesh fakte duhet te maresh leje ne gjykate(e SALES)ti duhet te kesh gelltitur nje luge çorbe te prishur qe vazhdon te mbrosh SALAT e Bashet QE SHITEN KUFIJTE ti e di qe dhe sot e kesaj dite ky popull nuk e ka HARRUAR UQININ SHEN NAUMIN.Besoj qe ti nuk je SHQIPETAR

    3. ahmedinaxhad says:

      Me fal o kelmendas, por ti qenke ftohur fare.

  18. enea says:

    Nuk e di nese Z. Mero Baze e lexon kete koment, por i sugjeroj qe te filloje nje levizje te gjere ndergjegjesimi. Puna juaj ne kete gazete duke ia perplasur ne fytyre te gjitha te keqijat Berishes & Co, eshte per tu admiruar, dhe guximi, llogjika juaj jane per tu marre shembull.

    Nje levizje e tille, do kishte fuqine te dilte mbi kornizat e shtypit elektronik dhe do bente nje jehone akoma edhe me te madhe.

    Sikur cdo dite ne pranine e televizioneve te behej leximi i editorialeve tuaja, nga vete ju, te jeni i sigurte qe jehona do ishte paneuropiane dhe mbase mbase, pse jo, nje shtytje e metejeshme e Berishes ne gremine bashke me horrat qe e shoqerojne.

    Gjithsesi pergezime dhe ne fjalet e popullit tone ” Poshte Berisha, liri Popullit”

  19. bexheti usa says:

    Bashkohet me nje komentues qe thote se fjala regres duket shume e bute.
    Kam mendimin se ajo faze e regresit qe pretendon Mero Baze eshte e tejkaluar tashme.Pritet faza e qametit.Eshte hera e pare qe bashkohem me komentuesin kelmendasi qe pamvaresisht se kemi pikpamje te kunderta dhe nivelit primitiv te tij kur flet per shperberjen e PS ka shume te drejte.Biles per mendimin tim impotenca dhe fraksionimi hap pas hapi i PS ka kohe qe ka ndodhur dhe eshte nje nga faktoret kryesore qe berisha eshte ne pushtet dhe jo ne burg apo te kishte pesuar fatin e causheskut ne 97′,98′ apo ne 21 janar 2011. Zoti Mero eshte mire te beje distancimin me PS qofte per RAMEN DHE PER NANO OSE RUCIN sidomos pas gafes kozmike qe beri Rama ne takimin auto-poshterues me Meten bash ne strofkullen me mafioze ne shqiperi tek Palma de Monika.
    Ajo qe stonon ne kete editorial eshte iluzioni i z.Mero se me monopolizimin e presidentit nga berisha do hyje ne konflikt me SHBA
    do jete i padeshiruar ne Europe.
    :Do te doja te jap disa mendime per te argumentuar sa me siper:
    1-Berisha nuk do te hyje ne konflikt me SHBA per presidentin sepse
    nga “trajektorja” qe ndoqi Arvizu keto tre muaj qe kaluan, per nje sy te vemendshem ,”BUJARI JU NDEGJON” ishte nje kandidat i ambasades amerikane i miratuar me “gjysem zeri” nga miku i kelmedasit E.K.R..
    dhe per aresye etike nuk do te argumentoj me gjate se do ti vertetoje koha.
    2-Trumbetimi i bandes se ambasadoreve dhe palloshve gamoruce te opozites se nuk do lejonin njeri nga kupola politike militare e PD doli nje bllof dhe e denje per rrugace dipllomatike dhe rrufjane politike te PS.Vete posti i ministrise brendshme dhe parametrat mafjoze te tij flasin se pazaret per “pacientin” president jane bere kur rrufiste kafen arvizuja ne mejhanet e tiranes dhe jane miratuar ne darken e ngjales se EKR vs I.R.M.
    3-Ju lutem shume zoti Mero hiqni iluzionin se Majori i ish UDB jugosllave SRB do te konfliktohet ndonjehere me SHBA.E keqja qendron sepse ai u ka ngelur dopio gjashte admistrates amerikane qe nga koha kur CIA dhe UDB ishin te lidhura “vellazerisht” per pothuaj gjysem shekulli.Nqs do lexoni dokumente te deklasifikuara te viteve 50′-70′
    mund te bindeni se inercia e tyre ka vazhduar dhe gjate kohes se Rajesonit ne Beograd dhe Tirane.Nuk paragjykoj ato kohera por te vazhdosh “me heroizem” sot luften idiote kunder komunizmit dhe kockave te Enver Hoxhes per te fshehur instalimin e nje regjimi mafjozo-fashist
    eshte pothuajse kriminale.Sidomos kur abuzohet me ish komunistat me te urryer te asaj kohe si berisha me triatn shehun ect..
    4-Nqs artikujt e Meros per afro dy vjet me rradhe ishin nje ftese dhe shprese per te rrezuar kete regjim pervers tani mund te themi se jane vetem si nekrotafe ne nje funeral home qe organizohet ne varrimin e shtetit ,dinjitetit,sovranitetit dhe te pamvaresise se shqiperise qe dha fryme perfundimisht ne 11 qershor 2012,ironikisht ne kete njeqind vjetor.
    5- Kushdo eshte i lire ta festoje kete pervjetor ka te drejten e tij absolute kurse per vehten time do te jete nje vit zie sidomos pas 21 janarit qe ishte nje dite edhe me e zeze se 7 prilli 1939.Nuk me intereson ai ishte vrases berisha a ishte mesuesi i tij arvizu apo ishte tradhetar dhe frikacak edi rama.AJO DITE ISHTE NJE REGRES I CILI TASHME DHE ME KARNAVALET E PRESIDENTIT PO KTHEHET NE NJE FESTE KU JETIMET E KATER PROTESTUEVE TE 21 JANARIT PYESIN TE TROMAKSUR?
    A E DIN OBAMA ,MERKEL DHE KAMERUN QE BERISHA ESHTE VRASES SI BIN LADENI
    APO 4 BIJTE TANE U VRANE SI BIN LADENI NGA “SIX NAVY SEAL”
    1-BERISHA
    2-BASHA
    3-ARVIZU
    4-VOLFARTH
    5-META
    6-TOPALLI
    (nqs dikush ka merak dhe fajeson ramen & rucin & nanon une do u ja gjej litarin per t’i varur te kali i GJ.K.S. ose te palma de missile)
    Regresi me i madh i nderuari Mero kaloi kur berisha me kete kompani talli lesht me ekspertizatdinjtoze te FBI ashtu sic fshiu menderen me gazeten e nderuar NY TIMES…Take care yourself ser.Mero Baze..Thanks!

  20. kolombi says:

    Ti kelmendesi dukesh vertet se je nga ato bjeshke te nemura sepse dhe koka jote eshte me duket e tille qe vazhdon ta mbeshtesesh nje sulltanoturk qe i mungon vetem callma se menyrat jane te njejta dhe qe po ua ben jeten ferr shqiptareve.
    Nga idiotet si puna jote lengon ai vend dhe kjo e tregon edhe ne te shkruarit tend qe nuk di te dalloje ll prej dh ne fjalet qe shkruan pa le kur perpiqesh te besh si i shkolluar duke dhene dhe konkluzione qe mender e me thene jane per ti perdorur ne banjo.
    Mire e thoshte Fan Noli i famshen ne vjershen e tij kur i drejtohej kohes se Zogut me keto vargje ” Ti Heqim qe s’di kendim behu vezir per arsim”.Ja i nderuar kelmendas vazhdo edhe mbro sulltanturqit shqipfoles qe duan te na integrojne ne vendet arabe.
    Dikur e kam vleresuar Shkodren si nje qytet me tradita dhe kulture por se paska kaq shume budallenj si ne qytet ashtu edhe ne rrethina kete nuk mund ta besoja.Po perse o injorante vazhdoni te mbeshtesni nje idiot nga Tropoja dhe urreni Edi Ramen qe eshte sternip i Shkodres dhe qe gjyshja e tij ishte motra e te famshmit piktorit Zef Kolombi dhe qe i thone nje fjales mos rrjedhte pikon e pra ky perfaqeson civilizimin europian e ndersa saliu i juaj civilizimin anadollak.

  21. babale says:

    Pse te na duan te tjeret? Ne qe ankohemi per Evropen,ç’fare po bejme qe te duam e respektojme veten.Asnje nga ne nuk do te beje shoke nje arrixhi,refuzimi ndaj nje injoranti,te varfri,te dobti,bene pjese tek ekzistenza e njeriut.

  22. beso says:

    “Bujari ju lexon”,”Bujari ju degjon”,”Bujari s’ju morri vesh juve”.Jemi ne pritje te rekordit te ri ne Dhermi!Une mendoj se saliu do rrije plot tre ore ne uje.Do na qelbet uji!

  23. Amando Jorgji says:

    Jane kohe te veshtira dhe zor se parashikimet e editorialeve apo analizat e gazetareve me ne ze te dalin te sakta.E them kete se per gjith sa shkruhet perdoret llogjika,deshira per te bere dicka dinjitoze ndaj popullit,apo Atdheut tone te perbashket por a kane llogjike qeveritaret tane?Vendi yne eshte nje province normale si nga siperfaqia ashtu dhe nga popullsia me resurse gjeografike dhe ekonomike te shkelqyera pra nje popull qe (sic e ka thene nje gjeolog gjerman) ecen kembe zbathur neper nje toke te arte.Akemi ne njeres qe te shfrytezojne keto resurse ne te mire te vendit?A kemi ne qeveri te denje per kete vend?Keto jane disa pyetje qe gjithsecili nga ne i pergjigjet ne komentet qe bejne ne kete gazete te nderuar por nuk kuptojme se ku fle lepuri dhe nga na vjen e keqia.z.Mero ju shpesh argumentoni situaten duke bere parashikime se si mund te zhvillohen ngjarjet llogjike pozite _opozite ku shpesh edhe nuk dalin.Perse? Kush eshte shkaku qe ky popull megjith se nuk i voton keta pushtetare ata prtseri jane ne pushtet dhe tallen me votat e popullit.Per mendimin tim dhe qe duhet theksuar fort faktori nderkombetar i perfaqesuar nga Ambasadore te koruptuar po lot nje rol me se negativ ne vendin tone.Keta rrogetare pas rryshfeteve na japin leksione demokracie sikur ky popull eshte injorant dhe primitiv.Kete e mbeshtes ne faktin dhe llogjiken e pa kundeshtueshme se po te ndodhnin ne vendet e tyre demokratike ngjarje si GERDECI,VRASJET NE 21 JANAR e shume e shume te tjera personat pergjegjes i priste karigja elektrike,por cuditerisht keta quhen burra shteti dhe per me teper duke pare edhe kasapanen ne vjedhjen e votave bashkohen me hajdutin e pine kafe.Ndoshta jam i gabuar por mendoj qe per te dale nga kjo guaske ku kemi rena na duhet te mbeshtetemi fuqishem tek nje levizje mbare popullore,si e vetmja rruge demokratike per te shkulur kete te keqe qe ka kapur vendin tone.Artikuj me BERISHA,NANO,META ,RAMA,apo te tjere kane dale jasht mode,pasi veprimtaria e tyre permbys cdo parashikim apo analize.Thenia e te vertetes eshte vlera me e madhe per kete popull te hallakatur e te corientuar ku mafizet bejne kerdine.

  24. Frank Florida says:

    Popull ngrehuni dhe zhdukini keto felliqesira sa nuk eshte vone.Te huajt po po luajne me shqiptaret.VETEM TI O POPULL MUND TE VENDOSESH LIRINE E DREJTESINE.KETA TRADHETARE QE MBROHEN NGA TE HUAJT DUHET TE JAPIN LLOGARI PARA POPULLIT NE BANKEN E TE AKUZUARVE.KOHA NUK PRET.

  25. Pergjusi says:

    I nderuar Baze;Te gjidhe lexusit kane te drejte.Ti beson tek te tjeret sikurse je vete,nuk eshte ashtu.Rama e ka ngrene njalen kaqe te madhe sa po bertet akoma nga mos durimi.Munde te me thuashe se kush punon gabon,ke shume te drejte;Kete nuk ishte qe ta bente Rama,te takoheshin ne vende tjeter e jo te njala e krimit te Ilir Metes e Monikes. E kupton?;RAMA NGA 100 PIKE ka marre 10. GABIM i opozites TA DUROJ EDHE Nanon se ai i ka njalat me te shkurta,panvartesishte se ai eshte me i keqe se Berisha.
    Tjeter here ti beshe analizat me te besuar per lexusit i nderuar Baze.

  26. anticensurë says:

    “Pas gjithë kësaj Berisha është i qartë se mori presidencën, por humbi gjithë shanset që të fitojë statusin e vendit kandidat”
    akoma mero vazhdon me fjali të tilla!?e habitëshme si nuk e ka kuptuar aspak se saliut asqë i plas për europë shqipëri a familje!atij i intereson vetëm të qënit në krye të vëndit!të drejtojë ai të jetë i plotfuqishëm ai dhe askush tjetër!
    dallaveret e metës e kanë kohën e shkurtër!jeta e metës dhe partisë së tij nuk do të zgjasë më shumë se e një gjeli deti!në zgjedhejt e ardhësme ai do të jetë sllogani i berishës për pastrimin e korrupsionit!debatiksit e berishës nuk kanë për tia falur ato shuma përrrallore që meta dhe të tijët iu kanë hequr nga duart!
    nuk di se kush kishte shkruar më parë se “artikujt e meros janë zgërrlaqur fare”,por unë e mbështes plotësisht!
    artikujt e tu o mero janë bërë pothuajsse si artikujt e shekullit!osse më mirë ti krahasosh me të folurën e dikujt që ka gojën të mbushur me ujë!

  27. luani says:

    Ne qe jemi larg ne emigrim,me mall ju kujtojme,kur shohim se si politika vepron,me perÇmim ju ndeshkojme,Çeshte ky ambasador amerikan qe i ben fresk Nanos,Çpune ka ai se kush zgjidhet president i Shqiperise,Çfar mund ta lidhe nje njeri me Fatosin ,vetem droga,imoraliteti qe ai beri me te shoqen e tije te pare qe i sherbeu derisa ky hale ishte ne burg,a informohet dep.shtetit amerikan per kete ambasador,Shqipetaret me shekuj i kane zgjidhur vete hallet e tyre.Tosi harron se ka kusure para drejtesise per ngjarjen e shkallnurit,ashtu si meta e berisha ku plot nena,motra,vellezer e baballare presin drejtesi nga drejtesia.I madhi Reshat Arbana kur interpreton fjalet “eshte koha e Çakejve,eshte koha e maskarenjeve”tregon realitetin ne shqiperi,nuk i besohet Metes dhe berishes,te dy bashk fajtore deri ne vdekje per vdekjen e 4 te vrareve qe protestonin se donin pune,vetem pune e jo lemoshe,haram Metes,kur komentoi se ishin kok pa lare,zoti gjykofte mbi te dhe familjen e tije.

    1. tutkuni says:

      hahahaha ty te paska ber dem te madh emigracioni. ku i ha amerikes se cfare behet tek ne mor daj, kurse ambasador arvizuja e ka mbush xhepin me miliona dollar (3 milion ka marr per bashkine e tiranes arvizuja) qe i jep sala me ilirin nga ato qe vjedhin shqiptarve. deparatamentit te shtetit nuk i ha palla fare per indianet shqiptare per sa koh sala i permbush cdo kerkes atyre. mjer ne cfare populli mut jemi qe presim nga departamenti i shtetit dhe ambasadoret e bler.

  28. tomorri says:

    Nuk desha te shkruaj po kur del nje Filan Fistek dhe te detyron:More faqe zi si thua ti me gojen plote se fajin e ka populli,more ditezi çfaj ka populli kur Sali Berisha nuk ka fituare asnjhere zgjedhjet por gjithmone i ka vjedhur dhe bile ne mes te Tiranes.As ne zgjedhjet e para pluraliste Saliu nuk ka fituare more shqiptar kete futeni mire ne koke dhe mos ngarkoni popullin me gjera te kota.Populli do udheheqes qe siç po vertetohet nuk po gjendet ashtu siç duhet.Po te organizohet mire populli cili do popull qofte ai ne nje vend behen çudira qe edhe mendja e njeriut nuk e imagjinon dote.Lenia e shqiperise ne dore te pjelles se keqe po e degradon kete popull fukara.Vetem nje udheheqes popullor me parime te larta fisnike per kombin mund te beje çudira ne shqiperine tone te dashur.Te gjitha gjerat kane kufi per nga forma dhe shtrirja por ky kapitalizmi shqiptar nuk ka kufi me ne krye nje njeri me koncepte te babaqemos dhe nje kulture shume te paperfillshme.Njeriu qe ka lindur i babezitur i tille do vdese dhe nuk ka per te kuptuare kurre bemat e veta se nuk e le hunda te shikoje.Mjere shqiperia qe nuk gjeti dote nje njeri per ta bere president ti dilte per zote fateve te kombit dhe mbare shqiptareve ku jane dhe jetojne.Na meket zeri kur degjojme se president behet nje eunuk i pa fytyre dhe nje njeri i pa afet,ku do ja shikoni mbrapa bemat dhe zerin qe do ti vije me pak vonese si qemanes se Nastros.Ku jane ata qe quhen intelektuale dhe bile ku jane keta qe kane nje moshe rreth te pesedhjetave dhe siper.Ku jane atdhetaret e vertete, por jo ata qe thote Nano dalzotsat por njerzit me taban qe e duane vertete shqiperine dhe popullin e vete.Eshte vertete turp si durohet ajo situate aty,pse nuk hapet ai dhe dhe ti fuse te gjithe brenda me kuçe e me maç se paskan qene vertete funderrian.No nje lexus thote fol ti fol por ata kane bere miljarda,ju kam thene dhe po e perseris per te njemijten here dhe sinqerishte mos ju gezoni se ata flene çdo nate me qefin nen sjetull dhe nuk jane njerez te lire por jane hije te neveritshme.Poshte klasa politike e tanishme e shqiperise,Rrofte populli shqiptar,rrofte kombi yne se me ne fund do fitoje dhe kjo nuk diskutohet, se kete e ka treguare historia.

  29. lilolabja says:

    Jam shume dakort me komentin tuaj zoti”Bexhet USA”jo vetem dakort por eshte komenti juaj qe me beri te thyej betimin qe kam bere me veten per te mos bere asnje koment ne gazete derisa te vihet drejtesia per vrasjet e 21 Janarit.I keni vene pikat mbi -iku shume editorialiste dhe analiste i anash kalojne faktin se saliu nuk eshte produkt shqiptar por eshte nje produkt multi agjenturash ku nena Cia nuk e leshon kolllaj dhe fale cia-se saliu ben hije akoma.Te tjerat jane perralla .

  30. "Murtaja" says:

    Ky vend do nje “murtaje” dhe te shuhet i terri !

  31. luis says:

    Po ore Tomorr eshte e vertete qe saliu asnjehere nuk ka fituar zgjedhje biles ka mundesi as ne 92 por ja qe jane disa idiote e maskarenj nga gjiri i ketij populli qe voten e tyre e dhjetefishojne ose njemijfishojne dhe ky popull rri e veshtron diten per diell dhe ben sehir kur e sheh se pikerisht po i neperkembet dinjiteti i tij, por shqiptaret vazhdojne akoma edhe sote e kesaj dite te perdorin ate shprehjen se c’me duhet mua se nuk eshte pune e imja.Ja ketu eshte faji i ketij populli qe pavaresisht se shumica jane te mire,por dalin te keqij sepse lejojne te keqen ti sundoje perjetesisht.
    Ne nje lutje te krishtere thuhet pikerisht keshtu,Me fal o Zot se kam mekatnuar shume me fjale vepra mendime dhe leshime.E pra ne jemi popull qe bejme leshime dhe kjo eshte arsyeja qe vazhdimisht po vuajme.
    Sa per nje fakt dua te te tregoj vetem nje fakt nga nje moment te perjetuar ketu ne Amerike ku jetoj se ku qendron forca dhe dinjiteti i nje populli.Eshte nje dite qe quhet po e theksoj ne shqip e premtje e mire qe supermarketet bejne ulje drastike te cmimeve dhe njerezit zgjohen qe ne mesnate per te blere gjera te ndryshme dhe pikerisht sejcili pa prishur aspak rregullin vendoset ne rradhe.Deri ketu gjithcka ne rregull por ja qe vjen nje bashkatdhetar i yni bashke me nje shokun e tij dhe si trima te cartun qe po hiqeshin u vendose ne vendet e para pa pyetur askend.Ne kete moment nderhyn nje burre diku te 50 dhe me njerezillek i thote zoteri ti duhet te ndjekesh radhen,shqiptari i pergjigjet me percmin rri aty dhe shiko punen tende mirepo aty i rrethuan jo pak kliente dhe u thane dilni nga ai vend se nuk u lejojme,megjithate shqiptaret perseri kembengulen ne qendrimin e tyre dhe filluan edhe ti ofendojne por njeri nga ata nuk ia beri as nje as dy dhe e qelloj me grusht,filloj perleshje dhe kuptohet ngaqe ishin shume vendas ata jo vetem qe u rrahen barbarisht por nuk vonoj edhe policia qe nerhyri dhe i dergoj ne burg.
    Me kete episod dua te theksoj se neve na mungon guximi per te mbrojtur te miren e perbashket ne jemi trima vetem 5 sekonda dhe atehere kur vertet rrezikohet gjeja jone personale dhe asnjehere kolektive.

  32. Prizrenasi says:

    Te gjitha i ke thene zoti Baze,por me kryesoren nuk e keni thene. Te gjitha te ligat qe i ka bere deri tani ky antishqiptar i ka bere pasi eshte i detyruar. Ai eshte i kapur nga UDB-ja dhe duhet ta çoi tradhetine deri ne fund, (nese do ta lejojme).

    1. fox says:

      per prizerenasin.
      Ti e ke mire por nuk e ke cuar deri ne fund.Do ishte fat per shqiptaret nqs berisha do kishte vetem gradimin e UDB.Vetem fakti qe damir fazllic eshte pare shume here ne krah te figurave kryesore te politikes dhe sherbimeve amerikane le te dyshosh qe jo rastesisht se vete fjala demokracia mbaron me CIA ne fund.
      Nuk eshte problemi se sala eshte aktivizuar dhe nga cia por ajo qe nuk shkon eshte se ky eshte tmerrsisht i neveritshem.eshte shume i lexueshem qe ka ngrene corben e tyre dhe e fundit nuk i falet amerikes qe e kane lene berishen te shkoje kaq larg deri ne asgjesimin total te shtetit shqiptar….

      1. Prizrenasi says:

        Per fox.Dakort,po ja qe edhe sherbimet sekrete nganjeher hyjne ne konflikt….dhe luftojne per mbisundim.

  33. Tomorri i Epirıt says:

    Ju shqıptaret qe jetoni akoma nen hyqmin e barbarit S.Berisha vazhdoni keshtu sic po beni ne keto 20 vite qe shkuan dmth vazhdoni te hani MUT !
    Sali kafsha ka vetem 2 rruge per ta hequr qafe : o i plotefuqıshmi(por Zoti merret me njerez dhe jho me kafsh) ose te dal nje Avni Rustem i ri!

  34. Bashtova says:

    Z. Mero!

    Edhe une bashkohem me disa nga lexuesit dhe komentuesit e artikujve qe shkruni ju. Deri para zgjedhjes se Presidentit, sikur kishim nje shprese se Zoti mund te bente ndonje mrekulli per Shqiperine dhe shiptaret, por ja qe nuk ndodhi.

    Tani me duket se gjithcka eshte e4 kote, shkrimet tuaja, shkrimet e analistevete tjere te vertete, diskutimet e analisteve, por jo te llojit Cili, Hoxha, Cupi, Xheji, Canji, etj.

    Nuk dime se cfare te bejme, te vazhdojme te besojme apo te ndalemi ketu. Nuk kane kaluar pak vite, por plot 20 vjet. Nje jete e tere. Para njezet vjeteve, nje njeri ka qene nje muajsh dhe tani eshte njezet vjec.

    Megjithate ju uroj suksese ne detyren tuaj fisnike dhe te guximshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje