Bouda Driss Alami Kouiyes, tani është... shqiptar (ose shqiptare)

16 Qershor 2012, 20:44Politika TEMA

Ditën e fundit të Majit, pra pak ditë para votimit të Presidentit të ri, presidenti Topi ka firmosur një tjetër dekret për dhënie shtetësie shqiptare. Ndryshe nga dekretet e tjerë kur në listë ka patur një, dy apo tre persona, kësaj here lista është e gjatë. Janë 39 emra. Dhe mos mendoni se bëhet fjalë vetëm për shtetas nga Kosova, siç mendohet zakonisht. Po t’u hedhësh një sy emrave, nuk i shpëton dot ngasjes për t’i bërë vetes pyetje të tilla: Cili të jetë, p.sh, Panagiotis Matheos Tzelis (me gjasa, grek), Arzu Kanber Işik (me gjasa, turk), Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost etj dhe përse kanë dëshiruar një pasaportë shqiptare? Po Bouda Driss Alami Kouiyes nga të jetë, ç’gjini do ketë dhe ç’dallgë e kanë përplasur vallë në Shqipëri?! Në listë bie në sy emri Mirela Oktrova ndërsa në një dekret të dytë që mund të shihet gjithashtu në sajtin e Presidentit, shtetësinë e kanë marë edhe tre a katër sportistë të njohur në Kosovë.

Një tjetër fakt interesant zbulohet në hyrje të dekretit ku thuhet: “Në mbështetje të nenit (…), bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm (…) u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm” etj. Dmth, propozimet janë bërë nga … Nishani, pikërisht Presidenti i ri që pret të bëj betimin dhe të zëvendësojë Topin në ikje (në foto).

 

Disa nga 39 emrat që kanë 16 ditë që janë bërë shqiptarë

Panagiotis Matheos Tzelis

Ufuk Öztekin Uyanik

Marina Sergej Skopova

Mahabat Alisher Inaltekin Kochorbaeva

Mirela Esat Oktrova

Bouda Driss Alami Kouiyes

ldo Tommaso Gaeta

Ömer Karahan Mehmet Seyhan Pencabligil

Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost

 

http://respublica.al/artikuj/2012/6/16/bouda-driss-alami-kouiyes-tani-eshte-shqiptar-ose-shqiptare

20 komente në “Bouda Driss Alami Kouiyes, tani është… shqiptar (ose shqiptare)”

  1. skenderi says:

    e paska mbyll aktivitetin me pare xhepi,anadollaku,pazare te vogla por ne kohe krize ma ja bo shyqyrin,do ndrohet me ish kamarierin i cili pret bakshishet e veta

  2. sokol says:

    Ndonjëherë edhe Turkofagosi ka të drejtë.

  3. nebra says:

    I duhen leke Topit per FRD.Te gjithe ne nje sahan hane keta.

  4. isen says:

    une kam enderr nje pasaport shqipetare dhe duke qene i kosoves mua me takon sipas nenit 8 dhe sbesoj qe ma japin skam kerkuar kurr por besoj qe thon duhesh shume kritere me plotesu duhet ate e kete pritje te gjata etjj ky shkon dhe ju jep grekeve dhe te tjerve

  5. Topi filloje nje lufte pa kundershtare edhe pse ne pamje dukej shume i qete. Ne shume raste Topi u diskrititua sepse gazetaret te ndryshem zbulonin te fshehtat …qe ne te vertete beheshin publike dhe diskrititonin topin ende pa e kryer nje levizje qe do ta bente mbas disa ditesh… Mendoj se eshte nje fitore per Topoin largimi nga presidenca qe ne te vertete Topi ishte shume larg te qenit president, ai tani do te rrije me larg kamerave dhe gojave te njerzve. Sikure Topi ta dinte se do ta zbulonin votimin…. ai kurre nuk do te votonte aq poshtersisht. Por mendoj qe me partite qe krijoje qe kur ishte president Topi do te ushqehet dhe mirembaje familjen.

  6. Por propozimet per tu dhene shtetesi shqiptare ketyre personave i ka bere Nishani dhe del se paret i kane ndare mes tyre.

  7. Andrea says:

    Po e mbyll edhe ky si trap, ashtu sikurse e nisi

  8. Pasaporta says:

    Ne cilindo vend Europian nuk meret presidenti me dhenie shtetesise dhe pasaportash,por ka organe shume te specializuara qe merren me ate pune.Zyrtaret qe merren me leshimin e shtetesive jane jurist te specializuar ne kete dege qe mbulojne zona te ndryshme te globit. kur merret vendimi per dhenie shetesie nje x person,vendimi kalon ne disa shkalle derisa merret vendimi perfundimtar
    Po ne si republike bananesh qe jemi, bomi veteriner leshon pasaporta per ke i do qejfi.

  9. Shpetim says:

    Mjerisht nje artikul racist. Mendoni njehre se cduhet te thone Anglezet, Amerikanet apo Gjermenet kur ju japin nenshtetesiste e tyre qytetareve te tyre nga Shqiperia!!!??? Dhe pastaj shajme Greket se perse na ndryshojne emrat. Ka ardhur koha qe edhe mediat Shqiptare te mesojne domethenien e fjales humanizem. Shembullin me te mire e kane Nene Terezen.

  10. Ivani i madh says:

    kjo pune i mbeti Topit se per te tjerat flet me heshtje pasa per nenkryetarin e KLD ja ka lene Nishanit qe sido te ndodhe ta kete mire me partine nene si Pollot, Imamet ,Cekat e te ceketit e tjere te politikes shqiptare

  11. Shkupi says:

    Turp,ky paska qene Presidenti Shqiperise?

  12. TEFTA ALIKAJ says:

    te gjithe keta KANE BLE DETIN SHQIPETAR NE JUG

  13. Diana says:

    Bravo… kur bera une kerkesen zyra e presidentit e kthey negative se nuk i permbushi kerkesat per shtetesi shqiptare…. tash po e kuptoj se nese je shqiptar jashta territorit “legjitim” shqiptar nuk mund te jesh shtetas i Shqiperise, edhepse me takon me Kushtetute!!!! Sa patetike!!!!!! E mjere…..

  14. dumdum says:

    1. Ky është shkrim koti dhe provincial gdhë. Po kur i japin pasaporte Gjermane, Franceze, Kanadeze e Angleze , Anilës, Shpresës, Yllit, Agimit, Hysniut, Fatmirit, Ilirit, Indritit, Arbërit, Kujtimit, Gëzimit etj etj… ? Cfarë i kërkon tjetrit duhet ta pranosh edhe që tjetri ta kërkojë.

    2. Ju që thoni që ka marrë lek Topi… A e dini se cilët janë kushtet për të marrë shtetësinë Shqiptare?
    Nga e dini që këta njerëz nuk i kanë përmbush kushtet dhe duan të marrin edhe shtetësinë e vendit ku jetojnë dhe që nuk kanë dhënë asnjë lek tepër pagesave administrative. Për më tepër, shtetësia shqiptare nuk ka ndonjë leverdi të madhe prandaj shumica e ktyre personave duhet të kenë një pjesë të familjes (burrin ose gruan) Shqiptare dhe kërkojnë të kenë edhe shtetësinë e Shqipërisë.

    Cave u ësht bo menja lek e mashtrim saqë e shikojnë mashtrimin edhe atje ku nuk ka.

    Neveri!

  15. ARBER says:

    EEEEEE po ta kerkoja une, qe me quajne Arber dhe qe te pakten per mbi 500 vitet e fundit njihem e jemi krenar me emrin shqiptar, pa cka se jo brenda territorit te Shqiperise politike te Londres, do kerciste pushka, jo keshtu jo ashtu, jo ben jo s’ben. Le te pranoje zotnia i tij Topi nje brigade turq e greker, e madje me sa po shoh edhe nga Lindja e larget. Tuuuuuuuuuuuuuuuurp.

  16. fshatari says:

    Po asaj moldaves nga fieri pse nuk ja jep shoku president?apo nuk ka para tja japi sekretareve te korruptuar te tu?shfrytezoje deri ne minuten e fundit postin o dallkauk!mjere populli i thjeshte cfare drejtuesish ka!

  17. tani says:

    Ky artikull dhe komentet e shumices , tregojne se ne shqiptaret jemi me rracist se greket!!!!
    Turpi nuk eshte per presidentin ,por per mentalitetin qe kemi.

  18. Beni says:

    Po Mirela Oktrova, drejtoresha e RTV Shqiptar, si ka mundesi ta marre tani shtetesine shqiptare???!!! Ajo eshte e lindur dhe e rritur ne Tirane, bija e regjizorit Esat Oktrova,e shkolluar ne SHqiperi dhe banuese ne Tirane! Po si ka mundesi qe deri tani televizionin Shqiptar e paska drejtuar nje e huaj??? Cfare ndodh ne kete republiken tone te bananeve???

  19. juristi says:

    Lexoni statutin e RTV Shqiptar, gjendet ne faqen intenetit te RTSH-se!

    Percakton detyrimin qe Drejtoreri/resha e RTV Shqiptar te jete minimumi shqipatare!!

    me poshte neni pa koment

    Neni 13

    Kriteret e zgjedhjes së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Drejtorit të TVSH-së, të RT-së dhe shefave të departamenteve

    Kriteret për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Drejtorit të TVSH-së, të RT-së dhe shefave të departamenteve, janë:

    a) të jenë shtetas shqiptar;

    b) të kenë kryer arsimin e lartë

    c) të kenë përvojë pune ose drejtuese të drejtpërdrejtë në median e shkruar ose audiovizive jo me pak se 3 vjet;

    ç) të kenë aftësi drejtuese edhe ide të qarta për zhvillimin e një radioje dhe televizioni publik.

    d) Kandidatët duhet t”i paraqesin Drejtorit të Përgjithshëm curriculum vitae të plotë, platformën dhe strukturën programore e organizative për vendin drejtues ku kandidojnë. dh) Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Drejtori i TVSH-së, Drejtori i RT-së dhe shefat e departamenteve nuk lejohet të jenë në të njëjtën kohë deputetë, anëtarë të Këshillit të Ministrave, anëtarë të forumeve drejtuese të ndonjë partie, anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pronarë, bashkëpronarë ose anëtarë të çfarëdo subjekti të mediave private.

  20. PKDSH says:

    Thua ndaj “ishin shkrire akujt mes kryetarit te partise dhe ish n/kryetarit sot presidenti ne detyre” per arsye themelore ishin ndar e s’flisnin as institucionalisht mes tyre nderkohe ky shkrim po na ndriçoka disi dmth, e “ketij patriotizmi e institucionalisti” i cili “nuk ve interesat e tija para atyre kombetare”AFERIM u qofte ketyre presidenteve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje