Banorët e Fierit në protestë kundër Bankers Petroleum derdhin naftën: Po na shkatërron shtëpitë

17 Qershor 2012, 14:50Politika TEMA

Qindra banorë të komunës Zharrëz në Fier kanë protestuar gjatë ditës së sotme kundër kompanisë kanadeze Bankers Petroleum, e cila u ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesa dhe duke i terrorizuar, si pasojë e shpërthimeve nëntokësore.

Për rreth një orë banorët kanë mbajtur të bllokuar aksin nacional Fier-Berat, ndërsa më pas u janë drejtuar çisternave të kompanisë, duke hapur rubinetat dhe duke derdhur naftën bruto në shenjtë proteste.

Një grup prej tyre në mënyrë të organizuar sulmuan në mëngjes depozitat e dekantimit të naftës bruto duke derdhur në tokë një sasi prej 1 mijë ton dhe duke shkaktuar ndotje në mjedis dhe duke kërcënuar me zjarrvënie, raporton TCH.

Në këtë situate kritike u njoftua policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes me rreth 100 forca, duke rrethuar vendin dhe duke shmangur një tragjedi të vërtetë. Ndërkohë që shoqëroi dhe disa persona me akuzën e shkatërrimit të pronës. Por banorët e zonës janë të bindur se këto janë shpërthime të ndodhura nga vetë kompania e huaj që ka në pronësi puset.

“Lëkundjet ishin shumë të fuqishme dhe thamë se na zunë shtëpitë brenda. Se cfarë janë? Këtë duhet ta gjejë shteti dhe shkakun. Kemi 3 muaj. Sot kanë qenë dy lëkundje të vetme mbi 5 ballë. Janë shpërthime nëntokësore të firmës dhe kjo nuk bëhet fjalë”, thonë banorët.

I kontaktuar me telefon Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Bankers Petrolium” Leonidha Çobo u shpreh se këto kanë qenë tre tërmete dhe jo shpërthime të kompanisë. Ai thotë se kompania po punon për sistemimin e kësaj masakre mjedisore.

Ndërsa deputeti i zonës, Armando Subashi mbështeti veprimet e banorëve duke thënë se reagimi i tyre është i ligjshëm.

“Është për të ardhur keq sepse sikur të mos mjaftonte gjithë kjo rrugë e shkatërruar, gjithë kjo ndotje mjedisore për të gjithë këta njerëz, sikur të mos mjaftonin vuajtjet e naftëtarëve, papunësia dhe nxjerrja në rrugë e gjithë këtyre familjeve, këta banorë duhet të kenë edhe shpërthimet që ndodhin në 3 dhe 4 të mëngjesit”, deklaroi deputeti socialist, Armando Subashi.

Në vendin e ngjarjes ka nisur puna për mbledhjen e naftës bruto të shpërndarë në tokë dhe pastrimin e territorit për të shmangur ndotjen e mëtejshme të mjedisit si dhe për të eliminuar mundësinë e zjarrit.

Kompania kanadeze, për shkak të lidhjeve politike, nuk ka paguar asnjëherë tatim- fitimi që kur ka filluar të punojë në Shqipëri. Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, u shpreh disa kohë më parë se, trafiku i naftës në Shqipëri është më i madh se ai i drogës.

21 komente në “Banorët e Fierit në protestë kundër Bankers Petroleum derdhin naftën: Po na shkatërron shtëpitë”

  1. tourkofagos says:

    Mjerane ju jeni te vdekur de facto,luftoni me mish e shpirt qe te mos kene te njejtin fat edhe femijet tuaj……..zgjohuni!

    1. gallata says:

      Vetem nje i lindur ne Shqiperi e me gjak te “shqetesuar” i ka per zemer hallet e njerezve te ketij vendi.

  2. shqiptar says:

    keta morramanet e 7501 mos duan tja u bejme te reja shtepite.NDIHMOJI SE TE KA LEZET O MERO

    1. Qerramudhi says:

      Mire kta jan Morramene . po ti cfare je therrizaxhi ????

      1. shqiptar says:

        edhe ti morraman qenke

  3. J.Kalica says:

    Banoret e Zharrëzës kanë shumë të drejtë.
    Dridhjet e tokës janë dëgjuar dhe në qytetin e Fierit rreth orës 03.50

    1. elit says:

      Kan nje njeriun tim inxhinier atje. Me ka thene qe praktika e tyre eshte te mundohen te marin sa me shume nafte duke bere shperthime nen toke dhe duke shkateruar murret e depozitave ne menyre qe nafta qe gjendet ne dhomat (depozitat) prane te rjedhi atje ku eshte bere shpimi. Kjo taktike ndiqet sepse per te shpuar nje dhe te hapur nje pus ne nje dhome ne krah eshte e kushtueshme. Prandaj qe te gjitha keto shperthime behen nga kompania dhe madje behen ne oret e vona kur shumica e njerezve eshte ne gjume. Eshte nje abuzim i madh dhe familjaret duhet te denoncojne kompanine per deme qe ju ka shkaktuar. Gjithashtu duhen cuar ne kembe e me sa me shume protesta sepse po i shkaterohen shtepite, ju kane mare plasaritje. Duhet sa me pare te shporret ky Berishizmi (jo vetem Berisha por te gjithe ata qe kane mendjet e tij, qofte dhe plehrat e se majtes) qe ka mberthyer kete popull.

  4. Kush ju pjerdh juve says:

    Kush ju pjerdh juve …
    Shqiperia vend “rrumpalle” si ne Afrike …
    mbushur me nje popull “budalla”, “frikacak”, “dembel”…
    popull qe gjithe diten rri pa pune, shikon dhe ben theshetheme neper kafene …
    me nje Kryeminister “Psikopat” dhe President “Sakat”
    Askush nuk mendon se 2013 totalisht do ta pesoje si ne 97-ten …

  5. bimbashi says:

    IKompania kanadeze? ? Pas kesaj kompanie jane politikanet shqiptare, pasi bankers Petroleum as qe nihet prej njeriu ne Kanada dhe ne jeten e saj nuk ka shpuar ndonje pus pervecse ne Shqiperi dhe aty perdor metoda shkaterruese, duke perdorur eksploziv dhe duke skaterruar njehere e pergjithmone puset. Nafta shqiptare eshte e tipit te rende, ndaj duhet nje kohe e gjate per te shfrytesuar ate, madje nentoka prodhion gjate gjithe koses nafte. Bakers Petroleum, nuk ka kohe te bej nje shfrytezim profesional, ndaj nxjerr nafte sa mund te nxjerre tani dhe pastaj i ve bomben. Ne kete menyre vlera e Albpetrolit bie dhe politikane qe jane pas kesaj kompanie ta privatizojne sa me lire… Turp!

  6. populli says:

    turp per kompanine kanadeze dhe ju lumte banoreve! ka ardhur koha te ngrihemi vete dhe t’i zgjidhim ceshtjet tona sepse qeveria nuk punon per popullin dhe shqiperine.

    1. shqiptar says:

      si duket kini qjf te beni revulicion si ai i Enverit

  7. Marin says:

    Ju lumte banoreve. Nuk ka rrugezgjidhje tjeter kur shteti rri duarkryq. Uroj qe ky te jete vetem fillimi.

  8. sheqerja says:

    keto lekundje kane kohe qe ndodhin ne ate zone dhe si gjithmon termet thuhet,ne fakt jane lekundje te shkaktuara nga injektimi i ujit ne shtrese.Sa per shqiptarin duhet ta dije qe nje pjese e mire e ketyre banoreve kane qene punonjes ne Albperol,por mjere ne kur qeveria nuk mbron qytetaret e saj

  9. TEFTA ALIKAJ says:

    KONCERNET E NAFTES QE JANE NE SHQIPERI KANE FORMA TE NXJERRJES SE NAFTES ME KIMIKALIE DHE KJO CON NE NDOTJEN DHE HELMIMIN SUPLEMENTAR TE TOKES DHE UJIT TE PISHEM ,DUKE CUAR KESHTU NE PERSHPEJTIMIN E SHTIMIT TE SEMUNDJEVE VDEKJE PRURESE KANCEROGJENE ! KETO METODA JANE APLIKUAR DHE VAZHDOJNE SOT E KESAJ DITE NE AFRIKE ;SHEMBULL ESHTE KONGO KU ORGANIZATA E NDOTJES NE BOTE KA FAKTUAR KETO DHE ESHTE KONFRONTUAR ME NJE KONCERN NE ZWIZER !

  10. Nje ish naftetar says:

    Banoret e Zharrezes dhe te fshatrave per rreth kane te drejte lidhur me shqetesimin qe kane paraqitur.
    Ne ate zone nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille .Nuk mund te flasesh ne nje koment per ndarje pergjegjesie ,por shteti eshte i detyruar te jape spjegime per fenomenin qe perseritet ,Jane disa mundesi por mendoj se me e argumentuara eshte ajo qe paraqesin banoret e zones qe lidhet me shfrytezimin e vendburimit te Marinez Sheqishtes
    Perse e them kete – E them kete sepse siç duket edhe nga tabela lekundjet jane te rendit, e para 3.2 shkele rihter dhe e dyta 2.9 ,pra afersisht te barabarta
    2. thellesia e epiqendres ne te dy rastet eshte 2000 metra thellesi ,zone kjo ku jane afersisht te vendosura edhe shtratimet naftembajtese te EM eve dhe pak me poshte te gelqeroreve .
    3. Fenomeni eshte i perseritur dhe ne kushtet kur intensiteti i marrjes nga shtresa i fluidit dhe bashke me te edhe i formacioneve ranore teper te shkrifeta ,e njohur kjo per V.B e Marinezes.
    4.edhe me pare jane vertetuar fenomene te krijimit te kavernave nentokesore ,mbi ish stacionin e kompersoreve kush eshte i vjeter ne Marinez e di shume mire qe nje sonde shpimi me gjithe makinerite e paisjet e saj u fundos dhe çipllaku i sondes nga siperfaqja e tokes u ul edhe rreth 30 m te tjera dmth ulja ishte gati 48 + 30 gati 80 m thelle Ky fenomen ishte pak sa zbulimit te vendburimit te Marinezes ,ne kohen e dendesimit te rrjetit dhe zgjerimit te kontureve .
    Une nuk pretendoj se keto jane vetem keshtu si them une pasi kerkojne studim te mirfillte shkencor me te dhena te plota te cilat dalin qartesisht nga shfrytezimi qe i behet vendburimit ,intensiteti i marrjes ,punime shtese te seizmikes apo edhe faktiore te tjere qe specialistet e firmes “Bankers” qe nuk jane te pakte , por edhe te specialisteve te institucioneve shkencore te cilat duhet t’i gjeje qeveria sot rrugeve ku i hodhi me shumice sepse i kishte leket e teperta ky popull qe i shkolloi dhe i pergatiti per vite te tera. Me poshte po jap te dhenat e marra nga interneti per te dy lekundjet ne zonen e Marineze – Rroskovec ku eshte edhe epiqendra sipas instituteve europiane te raportimit per termetet.
    . Kjo eshte lista e pjeseshme ditore e termeteve ne bote sipas nje siti qe raporton ne menyre te perditeshme termetet ne bote
    Ne kopjim jane perkthyer vetem koka e tabeles ,ndersa kordinatat percaktojne pikerisht fushen naftembajtese te Marinezes
    (Komplet) Lista e termeteve 17 Qershor, 2012
    Last update: June 17, 2012 at 3:12 am by By Ashish Khanal

    SRC Vend ndodhja UTC Data dhe ora Magnituda Thelles Informacion

    GEOFON Solomon Islands Jun 17 03:43 AM 5.6 37.0 MAPI Felt It
    EMSC Western Turkey Jun 17 03:23 AM 2.4 7.0 MAPI Felt It
    USGS Virgin Islands RegionJun 17 03:17 AM 3.4 44.0 MAPI Felt It
    EMSC Near The CoaTurkeyJun 17 03:06 AM 2.4 6.0 MAPI Felt It
    EMSC Near The Coast Of Western TurkeyJun 17 02:31 AM 2.7 8.0MAPIFelt It
    USGS Puerto Rico RegionJun 17 02:25 AM 2.7 37.0MAPI Felt It
    EMSC Western Turkey Jun 17 02:25 AM 2.4 5.0 MAPI Felt It
    EMSC Albania Jun 17 01:55 AM 3.2 2.0 MAPI Felt It
    EMSC Albania Jun 17 01:47 AM 2.9 2.0 MAPI Felt It
    EMSC Greece Jun 17 01:31 AM 2.8 5.0 MAPI Felt It
    EMSC Ionian Sea Jun 17 01:17 AM 3.4 10.0 MAPI Felt It
    USGSAndreanof Islands, Aleutian Islands, AlaskaJun 17 00:42 AM2.627.1MAPI Felt It
    EMSC Fiji Region Jun 17 00:29 AM 4.6 599.0 MAPI Felt It
    USGS Fiji RegionJun 17 00:29 AM 4.5 587.7 MAPI Felt It

    Magnitude ML 2.9
    Region ALBANIA
    Date time 2012-06-17 01:47:43.0 UTC
    Location 40.72 N ; 19.70 E
    Depth 2 km
    Distancat prej Sofia 371 km JP (pop 1,152,556 ;
    ora lokale 04:47:43.1 2012-06-17)
    55 km SW Elbasan (pop 100,903 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
    10 km V.P. Patos (pop 22,679 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
    2 km S Roskovec (pop 6,657 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
    Source parameters not yet reviewed by a seismologist
    – ALBANIA – 2012 June 17, 01:47 UTC »
    Magnitude: ML 2.9,
    Region: ALBANIA, Date time: 2012-06-17 01:47:43.0 UTC, Location: 40.72 N ; 19.70 E, Depth: 2 km.

  11. Nje naftetar says:

    Ore Cobo ,po ç’zanatçi je more kur thua ” Leonidha Çobo u shpreh se këto kanë qenë tre tërmete dhe jo shpërthime të kompanisë”,Ti duhet te dish se ç’ behet mbi dhe nen toke sepse eshte detyra e jote
    A je interesuar se ç’epiqender kane “termetet” qe i quan ti?
    E di se sa eshte thellesia e epiqendres?
    E mban mend edhe sa raste te tilla ka?
    E di se ç’analiza keni bere ne se po, per keto fenomene dhe shkaqet e tyre?
    E di se ç’ histori ka ne Marinez qysh kur eshte zbuluar vendburimi i Marnezes per ranoret ?
    Po pasojat qe mund te krijoni pa e analizuar fenomenin i di apo jo?
    Besoj se sa merr ne dite nafte nga V.B. dhe çdo pus i tij besoj e di mire sepse vetem ate shikon ,por duhet te dish edhe sa volum uji shkembi e fluidesh nxierr nga shtratimi ,e jo vetem te ruani tubot,pompat e rezervuaret por ne radhe te pare banoret e zones
    Nuk ka termet me epiqender 2000 metra aty ku ndodhen edhe shtresat qe ju shfrytezoni
    Nuk besoj se e di se sa eshte magnituda e secilit prej fenomenit te pare dhe te dyte e te trete.
    Eshte teper urgjente te studjoni shkakun e ketyre “shembjeve ” po i quaj sipas llogjikes time sepse pasojat nuk do te jene vetem per fshataret e zones por mund te krijojne edhe me gjere ,Ministria e Ekonomise dhe Energjise duhet te luaje rolin e saj ne kete zgjidhje sepse ka nen hyqmin e saj therrime nga sherbimet gjeologjike te mbetura qe ksehasen tere diten se gjeologjia ka vdekur,te bashkrendoje me akademine eshkencave ne sa ka te gjalle gje ne institucionet e saj shkencore .
    banoret e zones nuk e kane heren e pare qe e vuajne kete shqetesim dhe shteti as e vuri ujet ne zjarr asnje here .
    Pak para ketij komenti i nisa edhe nje koment tjeter TEMES por nuk e di pse nuk e publikoi ,ne te ka te dhena me te plota lidhur me kete situate .

  12. Ilir says:

    U be nje refren i peshtire justifikues i drejtuesve te Bankers Petroleum per DRIDHJET E TOKES ne zonen ku operon kjo kompani, Zharrez, Marinez dhe Sheqishte. E verteta eshte ndryshe, pra fajtore ne kete prag-katastrofe qe ka per te marre jete njerezish, nderkohe mjere Berisha, Nano dhe ish-ministrat e Industrise se Naftes se po ndodhi gjate kohes qe ata marrin fryme kane per tu ndeshkuar rende, teper rende prej te mbeturve gjalle, fajtore eshte teknologjia e gabuar e aplikuar ne kete vendburim me qellim te vetem nje grabitje barbare e naftes shqiptare duke shkaktuar: Prishje te shtreses nepermjet te “PLASJEVE”- te cilat jane aq te fuqishme sa shkaktojne “termete” per zonen perreth ndersa kjo e ores 4 te mengjesit te sotem u ndje edhe ne Fier, por me e keqja jane depresionet me permasa gjigande potenciale te krijuara prej thithjes se naftes me nje shpejtesi me te madhe sa rikuperimi i saj natyrshem thelle nentokes, depresion qe shkakton kaverna gjigande te cilat ne nje moment te papercaktuar shkaktojne renie te tavaneve te tyre, te cilat shkaktojne edhe “termetet”lokale.
    Ne rast se vertet nuk ka “Plasje” ne thellesi per te rritur carshmerine atehere nga vijne keto “termete”?
    Jemi ne prag katastrofe te nje Gerdeci super-gjigand, pra me permasa te pakrahasueshme me Gerdecin, por nje shkak kane te perbashket: ETJEN PA FRE PER PASURIM.
    NE RAST SE INSTITUCIONET E SHTETIT NUK REAGOJNE NE KOHE, ATEHERE DO TE JETE VONE, NDERSA NDESHKIMI POPULLOR NDAJ CDO FAKTORI INSTITUCIONAL QE KA KOMPETENCEN PER TE NDERHYRE PER TE KONTROLLUAR DHE FRENUAR “FENOMENIN “TERMET”” DO TE JETE VDEKJE-PRURES PER TA.
    ASKUSH I MBETUR GJALLE NUK KA PER T’I FALUR!

  13. haskoduka says:

    Dy lekundje te tokes jane degjuar gjate nates ne qytetin e Fierit. Kete e pohojne shume njerez sot ne kete qytet. Pyes vehten, por dhe shefat e Institutit te Sizmologjise ne Tirane.
    Si ka mundesi qe nuk kemi asnje prononcim nga ky Institut per lekundjet e tokes ne Fier? Çfare ka ndodhur, perse heshtin specialistet e naftes e te sizmologjise, ose me sakte, kush i ka detyruar te heshtin? Po nga Ministria Ekonomise perse nuk ka prononcim per problemin e mesiperm? Avokati i popullit eshte nje tjeter instrument qe me specialistet e tij duhet te ishte ne vendngjarje. Kjo situate ne zonat e naftes qe shfrytezohen nga kompania e naftes bancers ka shume pikepyetje. Nje gje eshte e qarte qe po abuzohet me pasurine kombetare dhe dikush duhet te pergjigjet.

  14. Cakalli7 says:

    here tjeter mos derdhni nafte se i prishni pune vetes duke ndotur ujin, po prishni cdo pus e instalim qe kane mbi toke kinedezet e berishes

  15. Ledio says:

    I lumte dora atyre cunave,heren tjeter ti hedhin ne ere ,,edhe keta mrrat qe flsin mos ta hapin shume gojen,se do tu vije dita shume me shpejt nga se sa e mendojne ,kur ankohen banoret ,nuk e cajne koken ata ,por kur u prishet interesi ,dergojne zagaret e tyre ,ketyre duhet bere me keq se ja bene ne Ukraine ,edhe atyre zagareve qe flasin

  16. Ledio says:

    I lumte dora atyre qe hapen depozitat,keta morrat qe komentojne bejne mir te mos flasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje