Ne do ta ribëjmë Shqipërinë

16 Qershor 2012, 21:22Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu*

 

Të nderuar shkëlqesi ambasador,

Të nderuar bashkëkombës kuq e zinj,

Tungjatjeta, bij të shqipes,

Jemi mbledhur sot së bashku për të realizuar një ëndërr, por edhe për të nisur një udhë të gjatë në çdo pëllëmbë tokë shqiptare dhe për t’u takuar e për të shtrënguar duart me çdo qenie njerëzore, e cila flet shqip, mendon shqip dhe mban emrin shqiptar. Në këtë sallë u valëvitën shumë flamuj blu e rozë, komunistë dhe socialistë, demokratë e socialdemokratë, por u harrua të flitej shqip për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne vijmë sot këtu së bashku me një dëshirë dhe një premtim për më shumë se 10 milionë shqiptarë, duke u betuar para të gjithë popullit dhe brezave që vijnë pas se:

 

Gjer sa t’mundem me ligjrue,

Dhe me frym’ gjall’ sa jam,

Kurr’, Shqipëri, s’kam me t’harrue,

Dhe në varr me t’përmendur kam.

 

Si frymëzim i këtyre vargjeve lindi një vit më parë ajo që i kishte munguar Shqipërisë, një besëlidhje shqiptare e këtij shekulli të ri, e pagëzuar me emrin Aleanca Kuqezi.

Një vit më parë, në mes një shoqërie në dëshpërim, rinie në trishtim, popullsie në frustrim, qeverisjeje plot zhgënjim, qeverie gjithë mashtrim, ekonomie krejt mjerim, diplomacie nën gjunjëzim, do të vinte si një pranverë për zemrat e çdo patrioti një lëvizje shqiptare në emër dhe gjenezë, e cila do të merrte me vete amanetin e të parëve. Ajo nuk solli pranverën arabe dhe as pranverën europiane, por një pranverë ndryshe, e cila u kishte munguar për 100 vjet shqiptarëve.

Viti 2012 i gjen shqiptarët të jetojnë në trojet e tyre në disa shtete të ndryshme dhe dy shtete shqiptare, njëra quhet Shqipëri dhe tjetra Kosovë.

Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike-juridike pa precedent, me disa himne, disa flamurë dhe ku, fatkeqësisht, si asnjë komb tjetër në botë, të mos dihet numri i përgjithshëm i popullsisë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët kudo që jetojnë si një nga kombet më të varfra në Europë, pavarësisht faktit se ata jetojnë në një pozicion gjeografik mesdhetar, në një tokë dhe nëntokë nga më të pasurat në të gjithë rajonin. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, por, fatkeqësisht, edhe shqiptarët e Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë jetojnë në qytetet më të varfra në shtetet përkatëse.

Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët si një geto periferike europiane, si dy vende të cilat janë përjashtuar nga proceset e integrimit në Bashkimin Europian.

Viti 2012 i gjen shqiptarët sërish në ndasi politike, ku demokratët urrejnë socialistët dhe anasjelltas, ku BDI dhe PDSH shihen si armike në Maqedoni ndaj njëra-tjetrës dhe ku aktivistët e partive në Kosovë arrestohen e përleshen me policinë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtët liderë politikë të para dy dekadave, të cilët kanë uzurpuar karriget përpara se shumica e të rinjve kuqezinj të kishin lindur.

Në 100-Vjetorin e Pavarësisë këtij kombi iu cenua integriteti territorial, identiteti kombëtar, rendi kushtetues dhe për këtë nuk duhet të fajësojmë fqinjët tanë apo kombet e tjera, por të ndëshkojmë qeverinë, e cila, fatkeqësisht, nuk mund të  quhet shqiptare, por thjesht tradhtare.

Për këtë arsye Aleanca Kuqezi vjen në këtë Kuvendim popullor dhe gjithëpërfaqësues për të lidhur besën për shpëtim dhe çlirim nga një regjim, i cili po na mjeron dhe poshtëron çdo ditë, që qartazi pengon bashkimin e shqiptarëve dhe, për rrjedhojë, integrimin.

Shqiptarët vijnë në këtë 100-Vjetor dhe në fillim të këtij shekulli të ri me një rini tërësisht europiane, mijëra e mijëra prej të cilëve studiojnë në Romë, Londër, Nju-York. Gjithë ky brez ka një kulturë europiane duke filluar nga njohja e gjuhës angleze, italiane, franceze e gjermane dhe deri te sjellja, edukata, kultura, informacioni. Populli më proamerikan në Europë dhe rinia me qasjen më të fortë europiane kanë, fatkeqësisht, qeverisje tërësisht antishqiptare dhe që e urrejnë sistemin perëndimor të një shoqërie të hapur. Imazhi, portreti juaj dhe i rinisë shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me atë të krokodilëve të politikës dhe njeriut, i cili vishet me antiplumb.

Përtej kësaj panorame të zymtë Aleanca Kuqezi vjen sot, për herë të parë, si një alternativë qeverisëse më e mira, më profesionalja, më e motivuara, më e shumëpritura, më e përgatitura me forcën e duhur për të thyer themelet e partive tradicionale, të cilave s’duam t’u përmendim as emrin dhe që koha u ka perënduar. Sot në kryeqytetin e shqiptarëve kanë marshuar drejt këtij kuvendi shqiptarë nga gjithë qytetet etnike shqiptare të Prishtinës dhe Prizrenit, Shkodrës dhe Gjirokastrës, Durrësit dhe Elbasanit, Lezhës, Fierit, Vlorës, Kukësit, Sarandës, Lushnjës, Mallakastrës, Tetovës, Kërçovës, Strugës, Shkupit, Rrogozhinës, Kavajës, Preshevës dhe, natyrisht, nuk kanë munguar qindra të tjerë, të cilët kanë ardhur për të mos u kthyer më nga Londra, Nju-Yorku, Roma, Brukseli.

Të nderuar shqiptarë, ky është ndryshimi mes kuqezinjve dhe demokratëve. Të gjithë ata që inspirojnë kuqezi, po kthehen dhe të ardhmen e shikojnë në Shqipëri. Po të jesh demokrat apo socialist, mendjen e ke të ikësh nga sytë këmbët një orë e më parë dhe ta braktisësh Shqipërinë. Këto janë dy epoka të ndryshme dhe shoqëri të largëta mes tyre. Demokratët mendojnë me bark dhe me gojë, ndërsa ju, kuqezinjtë, mendoni me zemër dhe mendje, sepse ju keni idealin për një Shqipëri të së ardhmes.

Zotit i lutemi që t’jua shndrisë dhe lehtësojë rrugën që keni nisur për të realizuar ëndrrën e miliona shqiptarëve.

Aleanca Kuqezi vjen në botën shqiptare me vrullin e një lëvizjeje popullore dhe me një program të suksesshëm, larg urrejtjes dhe përçarjes së një kombi, i cili po lëngon në një shekull ndarjeje, në toskë dhe gegë, të majtë dhe të djathtë, në malokë dhe qytetarë, në të varfër dhe milionerë.

1. Aleanca Kuqezi ofrohet si zgjidhja e vetme protagoniste për një kompromis historik për realizimin e një strategjie mbarëkombëtare.

2. Aleanca Kuqezi në qeverisjen e saj do të garantojë zbatimin e parimit kushtetues “për realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për bashkim”.  Kosova sot është shteti më i izoluar dhe shqiptarët janë të vetmit europianë që nuk lejohen të lëvizin në zonën Shengen. Natyrisht, Shqipëria dhe Kosova janë një precedent sui generis, ku një komb jeton në dy shtete, por edhe i rrethuar nga popullsi fqinje shqiptare. Dy shtetet shqiptare kanë injoruar, kryesisht, shumicën e rekomandimeve të Brukselit në procesin e integrimit. Koha kërkon qeverisje më të mira dhe ku ndryshimi duhet të fillojë në Tiranë.

Prioriteti bazë është ndryshimi i qeverisë dhe regjimit antishqiptar si mundësi e vetme që një qeverisje e Aleancës Kuqezi të garantojë prosperitet, zhvillim, siguri kombëtare, rend kushtetues, stabilitet, standarde dhe shtet ligjor, si mënyra e vetme që bashkimi ekonomik, kulturor, shkencor, legjislativ i dy shteteve shqiptare Shqipëri-Kosovë të realizohet. Demokratët dhe socialistët i dhuruan shqiptarëve ndarjen dhe izolimin, kuqezinjtë simbolizojnë bashkimin dhe civilizimin. Të bashkuar ne duhet të jemi modeli i një sistemi të konsoliduar, me standarde të respektimit të parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut dhe garancia se platforma jonë qeverisëse do alternohet me strategjinë e SHBA-ve dhe shteteve të tjera europiane që kanë investuar në pavarësinë e Kosovës. Një qeverisje e Aleancës Kuqezi do të jetë garanti i një partneriteti të fortë lokal për diplomacinë amerikane dhe atë europiane.

Aleanca Kuqezi nuk e sheh të keqen te fqinjët, por tek elita politike shqiptare e paaftë, e korruptuar, e inkriminuar, vasale dhe qeverisjet shqiptare si pengesa serioze jo vetëm për bashkimin e shqiptarëve, por edhe si kundërshtare të procesit të anëtarësimit në BE.

Në Maqedoni shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe klasa politike shqiptare është tejet e konsumuar me liderët e tyre konservatorë dhe armiqësorë me njëri-tjetrin. Lëvizjet politike shqiptare nuk duhet të mendojnë të ndajnë pushtetin dhe qeverisjen me maqedonët, por të bëhen avokatë të të drejtave të shqiptarëve, duke u tërhequr nga koalicioni qeveritar dhe duke bërë bashkimin e tre partive shqiptare në opozitë, të mbrojnë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve, si dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Klasa politike shqiptare në Maqedoni duhet të pastrohet nga korrupsioni politik dhe të tregojë se është një elitë me mentalitet europian më të lartë se maqedonasit.

Shqiptarët dhe shoqëria civile, e cila, disa herë, është tubuar në revoltat për të drejtat e tyre, duhet të mos përdorin flamuj arabë e turq por të udhëhiqen në misionin e tyre nga flamuri ynë kombëtar, pasi ata nuk janë vetëm, por në krah kanë 10 milionë kuqezinj.

Aleanca Kuqezi shprehet qartazi se, për çështjen e Mitrovicës në veri të Kosovës, klanet dhe mafia rajonale kanë interesa strategjike për ta shfrytëzuar minierën e Trepçes dhe pasuritë më të çmuara të nëntokës së Kosovës, për këtë arsye jemi dhe do të mbetemi me qëndrimin amerikan të mosndryshimit të kufijve, por edhe kundër këmbimit të territoreve. Ky është një pazar i papranueshëm dhe në dëm të interesave të shqiptarëve në Mitrovicë, por edhe në luginën e Preshevës, qytetarë të së cilës po përballen me reprezaljet dhe burgosjet politike.

Aleanca Kuqezi vjen edhe me një plan veprimi të qartë dhe realist për zgjidhjen e çështjes çame, e cila buron nga të gjitha praktikat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, por edhe me realizimin e një censusi të regjistrimit të pronave të shqiptarëve jashtë kufijve aktualë.

Të gjitha këto alternativa janë pjesë e një standardi të së drejtës ndërkombëtare dhe që garantojnë stabilitetin dhe paqen në rajon.

3. Aleanca Kuqezi parashtron para të gjithë opinionit se ëndrra për bashkim dhe, më pas, për integrim janë tërësisht të realizueshme, vetëm nëse rinovojmë elitat politike dhe nëse ndryshojmë regjimin e vjetër politik me votën e shqiptarëve, me zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se pavarësisht se PD dhe PS shahen në Parlament me libër shtëpie ditën,- zgjidhin bashkë çdo gjë natën. PD dhe PS janë nofullat e një goje që bluan vetëm për stomakun e vet.

Këta krokodilë brenda natës kanë ndryshuar kushtetutën dhe që nga ajo ditë u kanë thënë shqiptarëve: nuk keni alternativë do zgjidhni ose PD-në ose PS-në dhe i kanë lënë shqiptarët jo të shkojnë në zgjedhje dhe të zgjedhin më të mirin, por të zgjedhin të keqen më të vogël.

Zgjidhja nuk është të zgjedhim të keqen më të vogël por të ndahemi nga e keqja.

Aleanca Kuq e Zi është që të zgjedhim të mirën më të madhe dhe jo të keqen më të vogël.

Ka plot 20 vjet që provohet se pavarësisht se kush ka fituar PD apo PS i humbur ka dalë populli shqiptar.

Deri më tani ne kemi parë parti që kanë mbrojtur interesat e grekëve, maqedonëve, serbëve. A nuk ka ardhur koha të kemi një parti që mbron interesat e shqiptarëve?!

Për të rinovuar e pastruar “klasën politike” ligji i parë në parlamentin e ri kuqezi do të jetë ligji për “kufizimin e mandateve politike të kryeministrave, ministrave, kryetarëve të partive, bashkive, komunave“. Për rrjedhojë përjashtojmë çdo alternativë hipotetike të një koalicioni me njeriun që vesh antiplumb, por dhe çdo lider që ka kaluar dy mandate.

4. Aleanca Kuqezi do ta ribëjë Shqipërinë nëpërmjet një reforme radikale të modelit amerikan dhe britanik për sistemin e drejtësisë, duke i dhënë mundësinë popullit të votojë për gjyqtarët e lartë ose të marrë pjesë në gjykime si vendimmarrje nëpërmjet sistemit të  jurisë.

5. Shqipëria do të ribëhet nga një shtet juridik i hekurt, i cili do t’i shpallë luftë krimit të organizuar, trafikimit, pastrimit të parave, duke krijuar një xhandarmëri operative në luftën kundër krimit, si dhe duke realizuar ndryshim rrënjësor në kodin penal për krimet kundër jetës nëpërmjet dënimit me burgim të përjetshëm për ata që kryejnë vrasje. Jeta e njeriut do të mbrohet me çmimin më të lartë në Shqipërinë e viteve më të rrezikshme për nivelin e kriminalitetit.

6. Shqipëria do të ribëhet sapo Aleanca Kuqezi të hapë dosjet e ish-agjentëve të shërbimeve të huaja antishqiptare. Ne duhet t’u heqim maskat atyre që na qeverisin dhe t’u tregojmë se ka ardhur koha të mbyllen në shtëpi. Shqiptarët kanë të drejtë që kushdo që bën jetë publike, duhet të ketë një të shkuar të pastër! Dosjet duhet të hapen, për t’i dhënë fund lojës së fëlliqur të përdorimit e mbajtjes peng të njerëzve dhe ndotjes së hapësirës publike me bashkëpunëtorë të ish Sigurimit famëkeq.

7. Shqipëria do të ribëhet kur Aleanca Kuqezi të nisë Strategjinë e Rimëkëmbjes Ekonomike Mbarëkombëtare.

Sot Shqipëria ka një ekonomi me një zhvillim kaotik, është një ekonomi konsumatore dhe primitive, që pastron pa fund “para të zeza”. Eksporti është pesëfish më pak se importi. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që jo vetëm nuk njihet për produkte eksporti (përveç kanabisit), por importon edhe ushqimet nga Greqia, Serbia e Maqedonia, duke e lënë tregun nën kontrollin total të klaneve mafioze greke e serbe.

 

Shqipëria do të ribëhet kur të fillojë zbatimi i sistemit të rrugës së tretë, i kombinuar me një nacionalizëm ekonomik.

“Rruga e tretë” është kundër socializmit internacional dhe kapitalizmit liberal.

Këtë sistem ekonomik ALEANCA KUQEZI do ta zbatojë me ardhjen e saj në pushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me QËLLIM RRITJEN E PASURISË DHE MIRËQENIES KOMBËTARE, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve, si dhe duke e unifikuar realisht tregun kombëtar Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

 

INSTRUMENTET më të rëndësishme të zbatimit të këtij programi janë 3:

1. TRURI – ‘Bordi i Inteligjencës Ekonomike’

2. ZEMRA – ‘Bursa e Tiranës’ ;

3. MUSKUJT – ‘Korporatat e Mëdha Shqiptare’ dhe ‘Politikat Fiskale’.

‘Bordi i Inteligjencës Ekonomike’ do të jetë truri i ekonomisë, i përbërë nga profesionistë vendas e të huaj. Ky institucion do të jetë qendra e mendimit dhe e harmonizimit të interesave ekonomike kombëtare.

Sipas këtij Bordi, avantazhi më i madh konkurrues i Shqipërisë është TURIZMI. Me këtë prioritet strategjik ne do të mund të arrijmë rritje dyshifrore të GDP-së dhe ta bëjmë turizmin motorin kryesor të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Prioritete të tjera do të jenë energjia, tregtia ndërkombëtare, eksporti i trurit (nëpërmjet IT-së), si dhe orientimi ndaj ekonomive eksportuese, si mineralet e përpunuara, duhan- cigaret dhe produktet bujqësore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.

Një prioritet të madh do të kenë politikat e punësimit sidomos për zonat shumë të varfra.

Të gjitha këto do të mbështeten nga politika për përmirësimin e kushteve të biznesit dhe të kushteve të punës.

Ne do të zbatojmë politikat tatimore më konkurruese në rajon.

Prioritet absolut për ne do të jetë integrimi real ekonomik me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, në mënyrë që të unifikohet dhe të zgjerohet tregu kombëtar.

Kapitalet shqiptare do të mblidhen nëpërmjet Bursës së Tiranës dhe do të investohen në ekonomitë më prodhuese në të gjitha trevat shqiptare nëpërmjet Korporatave të Mëdha Shqiptare dhe duke krijuar Kapitalin Popullor Kombëtar.

Ky është një revolucion ekonomik mbarëkombëtar, që ne do ta bëjmë tani.

Aleanca Kuqezi do ta ndryshojë këtë për të gjithë popullin shqiptar dhe garanton që, me zbatimin e këtij programi ekonomik, të ardhurat e shqiptarëve do të jenë brenda 10 vjetëve më të lartat në Ballkan, trevat shqiptare do të jenë qendra më e rëndësishme ekonomike e rajonit!

8. Shqipëria do të ribëhet kur Aleanca Kuqezi të rivendosë një regjim të ri juridik për çështjen e pronës nën parimin “pa pronë s’ka atdhe dhe pa atdhe s’ka pronë”. Aleanca Kuqezi do të vendosë kontroll të rreptë mbi territorin, i cili është në një kaos dhe masakër urbane, sipas një kalendari të qartë veprimesh, që fillojnë me planet rregulluese urbane, kthimin e plotë dhe të drejtë të pronës dhe vazhdimin e procesit të legalizimit. Drejtësia dhe prona garantojnë dinjitetin njerëzor dhe, për rrjedhojë, janë shtyllat e dinjitetit tonë kombëtar.

9. Shqipëria do të ribëhet pasi Aleanca Kuqezi të realizojë një reformim të plotë të sistemit arsimor, mbi parimin e një reforme mbarëkombëtare “një komb-një arsim” për përgatitjen e elitave që do të jenë brezi i ardhshëm për drejtimin e shtetit. AK do të revolucionalizojë arsimin edhe përmes teknologjive të reja, por duke orientuar arsimin e mesëm dhe të lartë, drejt edukimit vokacional, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të jenë në një hap me kërkesat e tregut të punës

10. Shqipëria do të ribëhet pasi Aleanca Kuqezi të ndryshojë rrënjësisht sistemin shëndetësor, mbi parimet e së drejtës së një shërbimi shëndetësor për të gjithë me kualitet, korrektësi, humanizëm, profesionalizëm.

11. Shqipëria do të ribëhet pasi Aleanca Kuqezi të vlerësojë të gjitha kapacitetet rinore dhe intelektuale. Pasuria më e madhe e kombit është rinia. Për qeverisjen e Aleancës Kuqezi rinia është e sotmja, por edhe e ardhmja, nëse i hapim dyert e jetës, shkollës, punës e perspektivës rinisë shqiptare. Rinia është energji vitale e shqiptarëve dhe inteligjenca është elita e kombit. Vetëm një qeverisje jona do të  ndërpresë largimin e trurit jashtë Shqipërisë.

12. Shqipëria do të ribëhet kur axhenda e SHBA-ve dhe rekomandimet e Brukselit të jenë prioritet në qeverisjen, e cila ka si parim “kombi mbi interesat e partive“. Ne jemi e vetmja alternativë konstruktive, e cila siguron një stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon.

13. Shqipëria do të ribëhet pasi Aleanca Kuqezi të vendosë regjim të fortë juridik për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit, deri në sekuestrimin e të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të llogarive bankare të Mubarakëve të rinj shqiptarë. Askënd të mos e gënjejë mendja se do të gëzojë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

14. Shqipëria do të ribëhet pasi shteti të garantojë dinjitet dhe minimum jetik prej 400 eurosh për pensionistët, si dhe ndërtimin me standarde të azileve. Do të përcaktohet një buxhet i veçantë për ish-veteranët e Luftës, ish-të përndjekurit dhe çdo shtresë dhe grupim, të cilët jetën dhe lirinë e tyre i vënë në funksion të atdheut dhe kombit. Një prioritet do të jetë garantimi i statusit të ish-ushtarakëve, si një gjeneratë e cila duhet vlerësuar për kontributin e saj. Patriotët shqiptarë nuk kanë pasur ngjyrim politik të majtë apo të djathtë, ne do t’i respektojmë ata brez pas brezi.

15. Shqipëria do të ribëhet kur institucionet e reja të krijojnë sistemin e ndihmës, trajtimit, rehabilitimit dhe asistencës për paraplegjikët, të verbrit dhe gjithë grupet e invalidëve që janë të paaftë për të punuar.

16. Shqipëria do të ribëhet kur shteti të garantojë votën e panumëruar ndonjëherë të qytetarëve shqiptarë. Votimi dhe numërimi elektronik, përmirësimi i sistemit elektoral kombëtar dhe njohja e votës së emigrantëve atje ku ata jetojnë, janë kushti dhe beteja jonë për një Shqipëri ndryshe.

17. Shqipëria do të ribëhet pasi të mos lejohet ndërhyrja e shtetit te feja dhe qeveria të mos trokasë në dyert e familjeve për të pyetur se çfarë besimi kanë, por duke ndarë institucionet nga kultet dhe duke respektuar besimin e qytetarëve, pavarësisht se cilit besim i përkasin.

18. Aleanca Kuq e Zi do ta ribëjë Shqipërinë kur në iniciativën e parë kushtetuese të mundësojë që presidenti të zgjidhet nga populli pasi kjo klasë politike nuk do kryetar shteti, por kryeshërbëtor.

19. Shqipëria nuk do të ribëhet nga fëmijët e qeveritarëve që sot jetojnë jashtë duke pastruar paratë e etërve të tyre, por nga ju, që prindërit po ju rrisin dhe shkollojnë me shumë sakrifica. Ju jeni krenarë për familjet dhe atdheun tuaj, për prindërit dhe vendin tuaj, për miqtë dhe kombin tuaj. Lërini ata në turpin dhe luksin e parave të përgjakura, se fundi i tyre është destinuar.

EDHE SIKUR BOTA TË PËRMBYSET, drejtësia dhe ndëshkimi s’do të vonojnë.

Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozi u premtuan qytetarëve të tyre se është koha për ta ribërë Europën. Edhe ne premtojmë përpara gjithë kombit se është koha që ta ribëjmë Shqipërinë dhe, pasi ta ribëjmë të bashkuar, do të rendim drejt perëndimit si kombi më i lashtë, më i zhvilluar, më i kulturuar dhe më krenar në Europë. Ajo ditë nuk është e largët, ajo është në zemrat e çdo shqiptari të përvuajtur, në sytë e përlotur të nënave shqiptare për fëmijët e tyre në emigrim,  në fytyrat e trishtuara të rinisë së braktisur dhe të papunëve, në ëndrrat e shqiptarëve nga Presheva në Çamëri, në mendimet e gjithë intelektualëve të varfëruar, në duart e të gjithë bujqve të harruar. Dita e ribërjes po afron për një komb që nuk arriti të asimilohej, por sërish mbeti i copëtuar. Ajo ditë kërkon të jemi më shumë se sot, për atë ditë lutemi o zot, ajo ditë do të jetë mot, por këtë radhë pa dhimbje dhe lot. Ne ia premtojmë këtë ribërje një populli që i përdhosën dhe i ndërruan flamur, emër, identitet, etni dhe fe, duke na bërë të ndihemi të huaj në atdhe.

Dhe ne vijmë si një agim kuqezi për ta ribërë atdheun atje ku filloi shpërbërja: te himni, i cili largoi nga lufta njeriun tradhëtor, që tashmë e njeh çdokush, e, më pas, krejt ndryshe për ju që “jeni krenarë me qenë shqiptarë“ në ato vargje fatkeqësisht të munguara:

 

Se zoti vet’ e tha me gojë,

Se kombet shuhen përmbi dhe,

Por Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të jetojmë ne.

 

*Fjala e mbajtur nga drejtuesi i Aleancës KuqeZi në Kuvendin Mbarëkombëtar të kësaj partie

58 komente në “Ne do ta ribëjmë Shqipërinë”

  1. kasus klei says:

    formoni koalicion me frd dhe berishizmi te gjej vend dhe futet kalbesira e te kaluares

    1. Dyshoj se jam zhgenjyer shume here says:

      Z. Kreshnik ka qene funksionar i larte i rregjimit berishian. Nje njeri i ndershem do ishte dorehequr me kohe.
      Kujtoj z. Xhufi. U ofrua tek LSI si nenkryetar, por ne momentin qe pa me syte e tij se si funksiononte LSI shpk, u dorehoq menjehere.
      Ju ftoj te mos zhgenjehemi serish!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

      1. klea says:

        mos dysho fare, te jesh i sigurte se ky Spahiu ka dal te mbledh gjithe elektoratin qe i duhet Sales, deri dje ne prehrin e tij, pastaj pa i hyre gjemb ne kembe na krijoj partine dhe Sala ben sikur e shan se gjasme nuk eshte i tij.

      2. Franc says:

        Zotëria Spahiu ka gjithë respektin nga ana ime. Pse? U përpoq [pa heshtur, pa përtesa dhe me qëllime të drejta për njeriun] të krijojë baze në KLD. Ky njeri me virtyte shqiptare nuk lër tumorin të përhapet, por mundohet ta luftojë sa më mirë!!!

    2. elio says:

      Puro propagande…ky zoteri eshte me i qelbur e i korriptuar se ata qe kerkon te permbyse…

      1. hidrauliku says:

        Te gjithe emigrantet (mbi 1.5 milione) do te VOTOJME AK.

        1. SHQIPERIA E SHQIPTAREVE says:

          ti fol per veten tende.nje dreq jane te gjithe

          1. VDEKJE TRADHETAREVE says:

            Mundohu te kuptosh persene e atij komenti,kete kerkon saliu dhe langot e paguar qe rrijne pas kompiuterit ,per te na thene qe ja e shikoni jane te gjithe njelloj,por keto perralla ne s’duhet ti besojme.ASKUSH perpara Spahiut nuk ka permendur(e aq me pak ta veje ne program)VOTIMIN E EMIGRANTEVE qe po mbajne gjalle Shqiperine prej kaq vitesh e kur vjen puna votojne Nduet e LLeshrat e saliut per ta. ASKUSH nga partite ,as ato te djathta NUK E SHEH çESHTJEN SHQIPTARE SI NJE E TERE,çeshtjen çame ke ke degjuar ta shqiptoje? Dmth qe te jemi gjithe bashke shqipetare brenda e jashte kufirit e te na rruajne trapin serbet e greket kur te jemi te fuqishem bashke.Por mendoj e kote te zgjatem me njerez qe i bien shkurt e flene gjume edhe kur shtepia kallet flake,e vizionin e kane sa miu ne poçe.

      2. Argita_B says:

        Jo vetem qe Spahiu ben propogande, po fatkeqesisht dhe Tema behet pjese e saj!
        Perse ne çdo artikull qe flitet per AK, kemi nje ofoto te Spahiut ma flamurin mbrapa, pra e njetja foto, kjo foto eshte e vjeter, nuk beni me fotografi neper mitingje?!
        Kjo fotografi eshte postuar per te orientuar opinionin, pra nuk eshte informacion.

    3. rama dhe berisha ik says:

      kreshnik spahiu dhe martin luterking jane shume te ngjeshem ne karizmen dhe popullaritetin. fjalimet e kreshnikut jane te jashtezakonshme

      1. Skela says:

        Fjalime te jashtezakonshme per njerez te leshte si puna jote. Po ju PD.istat dhe bythelepiresit e Saliut Cfare doni ne kete gazete. Shkoni andej nga Koha Jone apo 55 dhe flisni sa te doni. Po ua hodhi ky Kreshniku shqiptareve shqiperia nuk meriton te jete me komb.
        Ky eshte dora e fshehur e Saliut. Ky fut ne nje thes opoziten me pushtetin gjakatar. Ndyresire!!! as pese vota nuk do te marresh. Dihet se kujt i sherben dhe aleati apo masha e kujt je. Paske para dhe bredh dhe me autobuza propogandistet e tu. Ku i gjen parate ti more ditezi qe ben tere ato shpenzime? Pse nuk e thua?Nje pergjigje e vockel eshte qe ti se thua dot. Populli e di qe te paguan ai qe te hodhi me parashute ne fushe te politikes.

      2. Albani, Prishtinë says:

        Vetëm përpara Z. Spahiu. Jemi me Juve, besojmë të bëhet Shqipëria ashtu siç e duam, si vullneti yt!!!

    4. berisha, rama, topi ikni ne shtepi says:

      kreshnik spahiu po sfidon dhe nxjer ne pension berishen, ramen dhe bamir topin. lider shume qytetar dhe qe na ka munguar. fjalimi paska qene i jashtezakonshem

    5. Enzo says:

      Shqiperia eshte ekonomia e dyte ne evrope , cfare do ribesh ti Spahiu ?
      Edhe ju e filluat fjalimin me ”nderimin e z ambasador”, do me thoni ‘ ne jemi te beses dhe respektojme mikun. Une them ka ardhur koha kur miqte duhet te respektojne popullin tone.

  2. realpolitika says:

    Nuk e di se sa e mire do behet Shqiperia me largimin e Sali Berishes, por jam i sigurte se shpresa rilind vetem duke hedhur kete hap (pra zhdukja e tij nga politika)

    1. sandri says:

      kreshnik spahiu eshte lideri i duhur per te qene kryeminister i shqipetareve. aleanca kuq e zi votat tona jane per ju

  3. Vlora says:

    DOLI KY LILIPUTI DHE DO UA FUSI SHQIPTAREVE DUKE MBAJTUR SALIUN PRAPE NE QEVERI. Nuk ju duket e dyshimte qe saliu nuk e ze fare ne goje AK? Eshte i mallkuar ai vend qe nxjerre keta vemje si ky apo meta kokelopa.
    Mos u mashtroni!!!!

    1. Vlora says:

      te gjithe kopjacet perpiqen qe dicka ta ndryshojne, qe tju duket mendimi i tyre,,,,ndersa ti ” vlora” qenke tulle fare.

    2. “Ne fillim te injorojne, pastaj te sulmojne, ne fund ti fiton” jane keto gjalet e Ghandit

  4. vlora_1912 says:

    Fjalet dhe idete jane te mira. Te shohim cfare do te ndodhe me vone. Keshtu kane folur dhe flasin PD e PS.

    1. Vlora1912 says:

      Ky karagjoz pathetic do ta bej Shqiperine????!!!!???

      Ky kellire do ti bej Shqiperise nje M…..t te Madh persiper. Kuptohet
      po e besuam Ne.

      Ata te “miredukuarit” qe e perkrahin ja shum pak dhe jane surrogato
      dobica. Jane ca kopje te keqija si ato imitimet Kineze per produktet perndimor.

      Shikoni pak perkrahsit e tij ne kete blog Vec imitime, perfshi edhe nick-et. Mall
      kinez qe bie era djers.

      Mblidhi mendjen o dreqer qe su bet njerez.

  5. Denis says:

    Kush eshte ai idiot qe do te votonte per nje njeri te njollosur si Spahiu? Si flet ky njeri sikur sapo ka dale nga bankat e shkolles. Ky njeri deri para pak muajsh ishte zv. kryetar i institucionit qe kontrollon strukturen me te korruptuar te shtetit tone, gjyqesorin! Apo kujton se njerezit nuk dine c’ka bere te ACAC? Apo kujton se njerezit nuk dine mbeshtetjen qe i ka dhene Berishes per Gerdecin, 21 janarin, gjyqin ndaj Metes…

    Ky nuk do ta ribeje Shqiperine, ky deshiron t’ja ribeje Shqiperise pasi ja kane bere Berisha, Nano, Rama, Mediu, Meta, Ceka, Gjinushi, Topi per 20 vjet!

    Dhe njehere, kush eshte ai idiot qe do te votonte per njeriun qe pershkrova me siper e qe mban emrin Kreshnik Spahiu? Jam kureshtar ta di.

    1. Nikiu says:

      Po duke qene se ti i shave te gjithe, ne jemi kurioze te shohim se ke sugjeron ti…

    2. gallata says:

      Une bashke me 1.5-1.6 milione emigrante pranojme te jemi ata “idiote ” qe do te votojme megjithe sakrificat tona personale per te ardhur e per ta ndryshuar njehere e mire ate Shqiperi qe ju te dhjere e keni menderosur ne ate gjendje, megjtheqe kemi 20-22 vite qe vetem dergojme e dergojme para per te mos lene te ngordhni,ju dhi te zgjebosura me bishtin perpjete.

  6. Vlora says:

    me shume na ke folur per kosove e maqedoni,,se per shqiperi.

    dhe nuk na the asnje fjale se cdo te besh me keta hajdute qe kane vjedhur ne 20 vjet dhe jane bere miliarder ne nje kohe qe jemi populli me i varfer ne eorope.

    na thuaj cdo te besh me ta qe te te besojme.

  7. Engjell Shehu says:

    Spahiu si fani spathi,
    po harron i shkreti ai
    se deri dje qe ne qeveri
    dhe shikonte interesin e ti

  8. Koli says:

    ah na ka ra virusi me kohe ne mer vella. Edhe ky si shoku Enver ka fillu me keq se bersiha i pare. “gjithe shqiptaret jan kreshnike”, thote sllogani i tyre. Pupupupu. Une me qen krshnik? Zot na ruj nga turkofagosat…

  9. Ndoc Sukaj says:

    Urime z. Spahiu dhe ,,Aleances kuq e zi,,Shpresoj qe te mos i harroni premtimet nese vini ne pushtet.Shume e shume vite me pare Sali Berisha me shume ,,kreshnike,, te tjere na pati premtuar se do te na conte shume shpejt ne europe por sic po duket kete here i ra ,,nishanit,,duke na cuar te gjitheve ne fushe te kullosim nga nje Lope, du kenduar keshtu kengen kineze ne gjuhe angleze ,,Bay..Bay Europe,,

  10. SHPATI says:

    Analize e qarte,thirrje e hapur,ndeshkim pa kompromis qe AKZ i ka bere qeverise dhe pushtetit ne fuqi.Kush ka sy,kush ka mendje dhe nuhatje e nxjerr lepurin nga ferra.Ndryshe lepuri do te ngordhe e do ti qelbe te tere.Eshte i vetmi shanc qe shqiperia ka . mos e humbeni rastin.

    1. skela says:

      Kuluf i Saliut. Jeni 4 apo 5 veta , bythelepirsa te Saliut qe i jepni pompa kreshnikut midis komenteve ne kete forum. Po ju jeni rob te trashe dhe nderhyrjet tuaja ne komente jane te kuptueshme dhe te trasha. Lavdet per kreshnikun i thurni tamam si dylbera. Po pse ata qe lexojne ketu kane nivelin tuaj.
      Ju jeni tipa “hajde presh se mbaroi”, ne treg fshatar. Ikni ore andej nga 55 dhe “koha jone” se do u pranojne dhe mund tu japin edhe ndonje lek.

  11. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kohet e fundit kam filluar qe te perkrah Aleancen Kuq e Zi, te pakten eshte kunder Berishes. Edhe pse e kam refuzuar tani me gjith zemer do mbeshtes AK-ne!

  12. kelmendasi says:

    Po qe se Shqiprija do behet kur te vije AZ ne pushtet i bie qe Shqiperija te mos behet kurre.Nje propogande alla komunistece qe bente Kurvi(Enveri) se vetem komunizmi do triumfoje.
    Te na rroje partia komuniste Az me ne krye Sharlantanin e Lavdishem Kreshnik Spahija.

  13. Sinani says:

    Po tu hedhi hi syve shqiptareve dhe Spahiu, me mire te na marre lumi ne dhe Shqiperine!
    Ik o Spahi na u hiq sysh! Ndyresire!

  14. tourkofagos says:

    edhe njehere[duke lexuar komentet] shqipfolesit i besojne logjeve te turkoshakut Spahiu,por une u kujtoj se gjithe tradhtaret e kombit shqiptar,ishin fara e Spahiut…….!!!!!

    1. Doni ALBO says:

      AHAHHAHAHA kush na flet per tradheti bythofagosi dhe greqia e tij, ketu nuk bene jevgjiti si puna jote te flas fare se e bene m… krejt.

  15. Rilind Kumanova says:

    SHko futja vrapit se ska sen prej teje ,,

  16. Ilir Arberi says:

    Projekt politik shume i studiuar dhe ambicioz.
    Zoti ju ndihmofte ne qellimet e mbara per kombin shqiptar.

  17. patrijoti says:

    falndero gazete tema per botimin e plote te fjales se z Kreshnk Spahia .Dhe une dote le Ameriken dhe do te meshtes Alance Kuq e zi.Diten prente dega e new york do te kete takim ne mshtetje te keti vullkani mar Shqiptare.

  18. €euro€ says:

    Spahiu hero apo Berisha i radhes? vetem koha do ta tregoje.

  19. adi-ny says:

    Elektorat i majt dhe opozitar me berishen . Te gjithe ju qe kerkoni te zhduket berisha dhe klani i tij nga pushteti LARG zemren dhe mendjen nga AK dhe ceshte me e rendesishme LARG VOTEN nga AK dhe pathetiku Kreshnik Spahia. Spahiu nuk eshte gje vecse nje karrem i berishes per terheqjen e elektoratit te lekundur dhe ndarjen e elektoratit opozitar. E kam perseritur shume here AK nuk merr ASNJE VOTE nga elektorati i krahut te maxhorances se sotme.

  20. Skela says:

    Leter per Mero Bazen.
    Kreshnik ke nje difekt te vockel. Je pakez malok dhe ke pak pamje debili.Ne po e vuajme kete kokshqopen qe kemi ne krye dhe spo gjejme derman. Na duhesh dhe ti tani qe te kemi dhe nja 30 vjete te tjere ne kurriz dhe te mos shkulim dot. Po ti nga majat e drejtesise vjen more Spahi dhe kishe rast te shkelqyer te tregoje nervin dhe perkushtimin tend si atdhetar. Nuk ke vote nga shqiptaret qe kuptojne shkrim e kendim. Ti vjen nga skaljonet e zgjedhura te Saliut. Je asi nen menge i tij per zgjedhjet e ardhshme. Je futur qellimisht te prishesh ekuilibrat elektorale te vitit 2013. Te eshte kerkuar shume here te tregosh nga i merr ti keto para. Ti ben manifestime dhe qeveria nuk te ngacmon. Po aleate cilat parti do te kesh neser? Po spekulon pak si ne erresire me flamurin dhe patriotizmin pa kuptim pa sens. Ske permendur asnjehere krimet qeveritare, vrasjet ne shesh 21 janari , Gerdecin, Vjedhjen e votave qe me sa duket sjane fare probleme te tuat dhe AKZ.Nuk vuajme nga patriotizmi ne si popull por nga tradhetia e qeverise, vuajme nga fukaralleku dhe krimi. Une nuk e di si i mbledh ata 5 njerez dhe per sa kohe do ti paguash. Ti je pjesa me strategjike me qitje te larget e Saliut.
    Mero me sa kuptova nga shkrimi jot i paske vene ne anen e opozitareve Kreshnikasit e kreshnikun. Qe paska vajtur nje fuoristradedhe i paska goditur. Ti Mero je njeri i zgjuar se je nga Dukati i famshem. Me vjen keq qe nuk po kupton qe qeveria e shpellarit po shpenzon shume qe ta kreditoje fort Kreshnikun si opozitar, bile opozitari me i thekur. E beson kete ti Mero? Kjo seshte as me pak dhe as me shume por identik si krijimi i PD se nga Ramis Alia. Te njejten gje po ben nxenesi i tij Saliu. Po te kujtoj nje fakt Mero. Te kujtohet kur dha doreheqjen ky Spahiu si N/Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Nje dite me pas ngrihet Halimi i drejtesise dhe tha: Nuk duhet te dorehiqet Kreshniku por duhet ta shkarkojme ne. Cmerak ishte ky kur ai dha doreheqje? Meraku Mero ishte se PD dhe qeveria donte ta perdorte racionalisht kete akt ti tregonte publikut qe ky eshte armiku jone. Per mua edhe ky gjoja aksident me goditje nga pas eshte shpenzim qeveritar ti perforcoje kredite e humbura te Spahiut. Se spahiu si i leshte qe eshte nuk di si ta loze politiken se ka frike se lendohet saliu dhe nuk i dihet i humb te tera. Arsyeja kryesore qe nuk ta mbush mendjen ne kete mesele o Mero eshte se Kreshniku nuk ka qene as i motivuar, as i cenuar dhe as i persekutuar nga ky rregjim. Cfare besimi politik mund ti jepet ketij Kreshnikut kur duke qene ne krye te kupoles se drejtesise nuk i regjistrohet asnje pipetime a kundershti per shkeljet flagrante te bera ne sistemin e gjykatave dhe te drejtesise? Kishte Gerdecin, 21 Janarin me 4 te vrare, vjedhjet makabre te Durres-Kukes,e shume e shume te tjera. A nuk bie pak si era tradheti ky Kreshniku kur ne shqiperi ka pllakosur varferia dhe mjerimi dhe 67% e popullit jeton nen 500 leke/dite ky flet per bashkim kombetar te trojeve shqiptare. Edhe nje me 2 klase shkolle do ti kuptonte kostot juridike dhe procedurat ligjore ne rrafshin nderkombetar qe e bejne te pamundur nje proces te tille. Po pse o Mero e beson ti qe bashkimi kombetar u beka me referendumin e shqiptareve? Ja u be dhe 100% e shqiptareve jane pro e po pastaj cfare do te beje kreshniku? Do hyje ne lufte me Maqedonine apo me Greqine. A mund te na i spjegoje pakez keto hapa ky Kreshiku qe njeh dhe ligjet dhe ka studjuar te drejten nderkombetare. Po kush e ha kete. Ky los me nje pretendim qe nuk kaperdihet as si perralle dhe qe mund ti raskapitin shqiptaret deri ne ate pike sa ti bejne dhe qesharake ne syte e botes. Kjo eshte nje levizje me se djallezore per te sabotuar krijimin e shtetit te pavarur te kosoves dhe per te fituar kredo politike ne shqiperi me luge bosh. Ky i dashur Mero, eshte nje percares i paskrupullt qe raporton rregullisht tek Saliu nga ku merr dhe cekun e shpenzimeve per mitingjet me te rinj te paguar qe valevitin flamurin qe as vete se dine pse.

    1. arben shehu says:

      replike per komentuesin skela.
      -E shikoj i nderuar qe qenke perveshur fshtce per tju kundervene AKZ dhe ne vend qe ta erresosh kete levizje po i ben nje sherbin te vyer dhe ke nje falenderim per injorancen tuj te shkelqye.
      -Ju i drejtoheni Meros dhe ne te njejten kohe dhe Kreshnik Spahiut duke u fshehur prapa pseudonimeve.Nuk e e di nga kush keni frike te dilni me emrin tuaj real por gjuani prapa ferrave me te njejte menyre si vetura qe goditi autobuzin ne rrugen e zotit .
      -Dhe une kam disa rezerva per kete levizje sepse nuk jane te ardhur nga qielli,por kur shoh gjithe keta te rinj fisnike me shtohet besimi se do ti tregojne vendin dhe kriminelit berishe bashke me qelbesirat meta -rama -nano -basha- topalleve dhe ty skela qe te kujtojni gjysem hafijet e sigurimit te djeshem qe jane mafjozet e sotem dhe qe po e varrosni per se gjalli kete vend.
      -Nje keshille te fundit: mos dil me shume “nick name” se na kujton at kelmendasin dhe ate benin e zikagos qe shkrun nga kalaja e dodes

  21. brace says:

    Si do qe te jete puna,Z Kreshnike Spahiu eshte shqiptare i vertete,ska lidhje me ndytesirat serbet e grekte,qe jane flliqsirat e ballkanit,kto 2 shtete te qelbura,perkrahen nga nji shtete,qe e ka emrin rusi,akoma populli ruse vuan nen kthetrat e komunistit diktator putin.AK dhe FRD jane 2 parti qe do te largojne komunistat e spiujte e plakut,mashtrues hajdute e vrases nga vicidoli,bashke me kta edhe socialistat,qe kane 20 vjete qe mashtrojne,vjedhin e vrasin kyte popull frikacak e mjeran.Ak eshte ajo force politike,qe do fitoje zgjedhjet,e do te kemi shtetin e pare Demokratik.Urime AK e suksese ne triumfin mbare shqiptare.

  22. xhordano says:

    Me duket se e kuptova kush qenka AK, me shume gjasa remineshencat e sal-brishes.
    Do thoni ju: “Nga na dole kaq i ndritur zoteria juaj?”. Posi, edhe ate do ua them, ja, nga ajo fraza e fjalimit “Lërini ata në turpin dhe luksin e parave të përgjakura, se fundi i tyre është destinuar.”. Nuk e di mua, por a nuk ju tingellon edhe juve si ato vajtimet e kishes per fukarane: “Lerini te pasurit ne mekatin e tyre, se ne jeten e pertejme do ua marr shpirtin perendia.”. Pff, po sot mor z.Spahi nuk jemi ne mesjete de, qe te na genjesh me parrulla flamurtare. Thoshin mire disa neper komente lart e poshte; ku ishe ti kur ndodhi famekeqi “Gerdec”, apo te erdhi me vone kjo muza patriotike?! Edhe ne te pate ardhe me vone, me duket se te takon t’i thuash nja dy fjale pse u bere pjese i atij teatri. Nje cike autokritike de, qe ta marrim vesh edhe ne qe e paske ndier peshen e turpit e te fajit qe ke bere. Po jo keshtu si ti, dje kadi sot Ali. Per qorra na merr zoteria juaj?? U zgjata shume e po e le, po kam akoma, si une, ashtu edhe bashkatdhetaret e mi qe mbase nuk kane folur por qe dy llogari i kane bere. Te jemi te bashkuar qe te jemi te forte, por jo sylesha! Trimat duhet te jene edhe te zgjuar, qe Shqiperia jone te behet vertete ashtu sic e duam te gjithe.

  23. Bashtova says:

    Pa le si e ka ndjere Z. Arvizu veten kur Kreshniku ka thene se kjo eshte qeveri tradhtare. Po si eshte e mundur qe kjo te jete qeveri tradhtare kur qeveriset ngas nje “Burre Shteti” te vertete si Salih Berrisha, sipas emertimit qe Z. Arvizu i ka bere ketij kryeministri.

    Pra, ka dy gjera: 1) Ose Salih Berisha eshte me te vertete Burre Shteti, ose 2) Qeveria e tij eshte me te vertete qeveri tradhtare. ???!!!

  24. Landi- Sverige says:

    1. Bla, bla, bla……
    2. Bla, bla, bla…..
    3…. 4 … 5 …. 6 ….. 7 ….. 8 … 9 … 10…. 11…..bla…!
    12. Shqiperia do te ribehet sipas axhendes amerikane dhe udhezimeve te Brukselit…….!!!!!!!! Po pse na fryhesh atehere me programin tend si kaposh deti o Spahi kacurelsi??!! Shikon ti ndonje gje te perbashket ne axhendat dhe udhezimet e botes me ato qe trumbeton ti ne mitingjet e tua “nje komb nje atdhe”, etj, etj more S(p)a(h)li!!!!

  25. gentian says:

    Mos kritikon kush ka ne zemer Atdheun,kush kretikon njerez te till,esht kundr Atdheut,Rroft populli Shqiptar!

  26. gentian says:

    Mos gjykoni kush flet per Atdheun,kush mendon e punon per ceshtjet e Atdheut eshte Patriot,kush gjykon e flet kunder esht armik i popullit,Rrofte populli Shqiptar!!

  27. sherifi says:

    Po ndre problemet me te medha per shqiptaret tek ne eshte drejtesia e cila her pas here permendet edhe nga nderkombetaret, ky djale ka qene z/kryetar i keshillt te larte te drejtesise,mbas presidentit se kryetar eshte presidenti.
    e pyesim kte zoteri cfar masash ka mare gjate mandatit te tij ne kte post ? apo kur e pa qe nuk po i shkonte me simbas interesave villoi de dale kunder dhe tani kujton se u be deti kos dhe rera pershesh ku te mari dhe ky nje luge.

  28. Mallakastrioti says:

    …Votoj AK-ne…Nuk me Interesojne “Partite” qe Dolen nga PS-ja….
    Kreshnik Spahiu nuk ishte KOmunist si Sali Berishovici..Fatos Nanosi..
    Apo drejtues Rinis Socjaliste si ILIR Meta…
    Shqipetaret duhet ti Therresin Llogjikes.. nese duhet te Bejne Shtet..
    Llogjika e Thjeshte eshte LE TE PROVOJME NJE HERE Ak-ne…Mjafte me me Nanot dhe Berishat..me Mediun dhe Ilir Meten..
    -Shikoni se ku e c´uan Greqine dy-Partite e Medha ne Pushtet:PASOK_ND..
    Shikojeni se ku e cuan Shqiperine :PD-ja..PS–ja…Korrupsjon..Krim..ne Familje…Te rinje pa Prespektive…Shqipetaret me “Trasten” e Refugjatit neper Bote..Pse??Shqiperia..ka Dete..klime te Ngrohte..ka Minjera..ka Nafte…ka nje Pozicjon Strategjik…pra i ka te gjitha….
    por te gjitha te Mirat Shqipetare i Pervetsojne “Bastardet e Pushtetit si PS-ja..si PD.ja”…Rrofte AK-ja..Rrofte Shqiperia Etnike….

  29. H. Malo says:

    ribésh ShqipérinéMiré mor z. kreshnik me programin pér té ribéré Shqipériné. Por qé ta ribésh Shqipériné duhet ç’bésh saliriné dhe
    pér kété nuk mund té shpresosh tek zgjedhjet e lira e té ndershme,
    siç shprehesh zotrote Edhe amerika ta tha qé né Shqipéri nuk ka
    shance pér zgjedhje té lira e aq mé pak pér té ndershme. Diktaturat si
    nuk bien me zgjedhje té lira sepse’ siç shprehej Stalini s’ka réndési
    kush voton

  30. Kastriot Frasheri says:

    Ky Kreshnik Spahiu me kujton ato ambicje-aventurat pa kripe te Erjon Velise te 3-4 viteve me pare dhe perfundoj me turp me 0.54%, qe nuk u be dot as 0.99%, jo me G99… Po nje shoqeri ka nevoje edhe per keta tipa te njohur per groteskun e tyre…

  31. TOTILA says:

    O POPULL IDIOT !!! NUK E KUPTONI JU AKOMA QE ALEANCA “KOQE E ZEZE “,ESHTE PARTI E KRIJUAR NE LABORATOR NGA SALIU SEPSE ATY JANE MBLEDHUR GJITHE LLUMI I INJORANTEVE DHE I TE PA BESEVE QE DIHET SE NGA JANE TE PABESET ,SEPSE BESE JEP I PABESI DHE JO BESNIKU. MUA ME VJEN KEQ QE OPOZITA E TREDHUR E SHQIPERISE NUK PRONONCOHET FARE PER KETE PARTI TE RE ,ASHTU SIC ESHTE PARTI E KRIJUAR NE LABORATORIN E BERISHES DHE PARTICKA E BAMIR TOPES ,E KETIJ DEBILIT QE M’I NGREH VETULLAT SIKUR TE ISHTE VETE LEONID BREZHNJEVI. VOTONI,VOTONI,DHE GENJEHUNI PRAPE DHE DO T’A HANI TE SE……S PERSERI ,SEPSE NUK U NGOPET DUKE E NGRENE QE NGA 2005 !!!!!!!!
    JAM DAKORD ME KASTRIOT FRASHERIN SE I FUNDIT I MOHIKANEVE KRESHNIK SPATHIU ESHTE AS ME SHUME E AS ME PAK POR NJE URIAH HIP. KY KRESHNIKU I MARTINAJVE PSE MUNDOHET T’I FUSE NE NJE VATHE UJKUN ME DELEN ,SI P.D. dhe P.S . KY PER MUA ESHTE KARKALEC ,DHE NDIQET PO NGA ADOLESHENTET QE JANE KARKALECA DHE FLUTUROJNE ME CIPALIN NE BYTHE SIKUR TE JENE CINXURR( NJE ZOG I VOGEL qe sa me te gjate t’a kete fijen E KASHTES NE BYTH AQ ME LART dhe ME LARG FLUTURON )). MJERE NE SE KUSH NA UDHEHEQ ,TURP DHE FAQJA E ZEZE . POR PASKAN VDEKUR DHE TEPELENASIT SE VETEM ATA DINE QE T’E MAREN GJAK NE VETULL, SA PER TE TJERET VETEM FJALE KANE SE T’E HANE M……IN .

  32. Cfar derdellit ky langaraq ! Shqiptaret jane jo vetem te lodhur nga shprehje te tilla populiste e premtime boshe , e parti te lyra me bojra patriotizmi .Shjqiperia nuk ka nevoj sot per sllogane e parole te zhvleresuara patriotike, por veprime konkrete te cilat i vijnre ne ndihme situates se atij vendi …largimi i menjihershem i satrapiti berisha e mafies ne pushtet gjykata e institucione . Pellitje te tilla te ktij llapaqenit me maske patriotike i vijne ne ndihme vetem mentalietit Mesjeta Shqiptar e aspak realitetit e zgjidhjes se shkaterrimit Shqiperise.
    Sot gjithkush shifet nga ajo qe ben e ka bere per kte Atdhe e jo cfar pellet podiumeve Partiake . Cfar beri ky nastradin ne postin e tij ? Dha ky nji shembull konkret qe ti vinte ne ndihme ktij vendi ?! Kurre …….e tani ka surrat te pellas per Shqiperi !!!!!!!! Va fa in culo …..pjella bastarde .

  33. edi says:

    Edhe enver hoxha te ngjallet prap nuk e riben dot shqiperne jo ti qe qe nje lepur o daku.Ik bej ndonje pune tjeter se nuk genjen dot sot se ka burra me te mire dhe me te zote se ty dhe nuk e bejne dot me.Shqiperia eshte shitur para 20 vjetesh dhe keshtu do vazhdoje me kukulla si ty me shoke

  34. altin says:

    Ti “Skela” me dukesh bash si Rama qe ben ciu-ciu pallosh 2 metra para kompjuterit.Vendi ka nevoje e dhe per pak idealista keta rinia jane e ardhmja.

  35. plarent says:

    Cdo besh ti more !! po te ishte per te bere beje pak drejtesi kur tu dha mundesia, tani, tani ben mire te gjesh nje pune ne se dhe ate ke mundesi ta gjesh se nuk besoj te te marre njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje