Problemi i vërtetë i socialistëve

19 Qershor 2012, 19:23Blog TEMA
Problemi i vërtetë i socialistëve

Nga Hamdi Jupe

 

Te marten, zoti Gramoz Ruci, kryetar i Asamblese se Partise Socialiste dhe kryetar i Grupit Parlamentar te saj, doli ne nje konference shtypi, pas mbledhjes me dyer te mbyllura te grupit, dhe denoncoi gjyqet qe organizohen ndaj deputeteve socialiste me akuzen e shpifjes, pas denoncimeve te bera ndaj tyre prej njerezve me pushtet. Ishte e gjate lista e deputeteve socialiste te akuzuar, te gjykuar, te denuar dhe qe presin te denohen. Prandaj Ruci kish te drejte te shqetesohej per kete dukuri dhe te denonconte gjykatat, qe jane vene nen kontrollin e plote te qeverise. Deri ketu gjithcka eshte ne rregull.

Por kjo deklarate e zotit Ruci nxori ne pah edhe nje fenomon negativ qe karakterizon opoziten e sotme (me sakte, Partine Socialiste, sepse ajo eshte e vetmja opozite parlamentare) dhe qe eshte, sipas meje, problem kryesor i saj. Ky problem po e bren dita –dites partine kryesore te opozites dhe po ben qe ajo, edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te mbetet (larg qofte) perseri ne opozite.

Thelbi i deklarates se Rucit permban ne vetvete idene shkaterruese se deputetet socialiste, rreth 64 gjithsej, me gjithe mbrojtjet ligjore dhe kushtetuese qe kane, nuk arrijne te mbrojne dot as veten e tyre nga ky pushtet qe qendron ne kembe padrejtesisht prej shtate vitesh. Ne keto rrethana si munden ata, deputetet socialiste, te mbrojne me mijera anetare dhe simpatizante te Partise Socialiste ane e mbane Shqiperise, te neperkembur rende nga pushteti? Kjo eshte pyetja therese qe shtron natyrshem ne kete rast socialisti i thjeshte dhe prandaj kjo eshte nje pyetje shkaterruese per anetaresine dhe elektoratin e Partise Socialiste.

Socialistet e thjeshte jane te lodhur nga qendrimi i tyre prej shtate vitesh ne opozite. Ata ndihen te deziluzionuar nga udheheqja e tyre, perderisa ajo po i le pa mundesi reale per te jetuar ne kushte normale dhe per te mbrojtur veten e tyre. Ca me keq, nuk po i mbron dot, as ne te drejtat themelore te tyre, ne te drejten e punes dhe te jetes, ne te drejten e te paturit nje gjykim te drejte ne gjykatat shqiptare per problemet qe kane etj. Ky eshte fakt dhe ai nuk e shpeton dot Partine Socialiste me deklaratat ankuese (qaramane – mund te thuhej) te kryetarit te Grupit te saj Parlamentar.

Gjykatat shqiptare jane mbushur e po mbushen me gjykates militante te partise ne pushtet. Ka shtate vjet qe kjo parti po uzurpon te gjitha institucionet e drejtesise me gjykates – sherbetore te saj te bindur. Se shpejti pritet qe ky proces i shpelarjes se trurit te organeve te drejtesise, te ndodhe edhe ne ato sfera te saj qe kane mbetuar pa u prekur deri tani, sic jane pjese te gjykatave te larta dhe prokuroria e vendit. Kjo do te ndodhe me fillimin e detyres se Presidentit te ri te Republikes.

Kur rri shtate vjet ne opozite, keshtu do te ndodhe, te gjitha pushtetet do te bien ne duar te “sovjeteve”, siç shprehej Lenini, dmth ne duart e parties ne pushtet. Edhe atehere Partia Socialiste do te beje nje deklarate tjeter si kjo qe beri tani zoti Ruci. Por kjo nuk e zgjidh problemin. Opozita nuk ka per mision vetem te qaje.

Nenkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, zoti Saimir Tahiri, i shkroi keto dite nje leter publike ambasadorit amerikan ne Tirane, Zotit Arvizu, ku i kerkonte qe ambasadori te marre pjese ne procesin gjyqesor kunder zotit Tahiri. Zevendesi i zotit Ruçi, anetar i kryesise se PS-se dhe nje deputet i vleresuar i saj, ndihet ne nje pozicion te veshtire, qe ben kerkesa te tilla per perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane. Kur nje deputet, nenkryetar i grupit parlamentar, nuk eshte ne gjendje te mbroje veten e tij para gjykatesve, si mund ta beje nje gje te tille nje qytetar i thjeshte? Cfare ndihme mund te kerkoje e te prese ai nga nje deputet i tille dhe nga nje parti e tille?

Mendoj se nuk eshte kjo rruga e mbrojtjes se tij nga padrejtesite e drejtesise shqiptare. Mbi te gjitha, nuk eshte ky nje mesazh i drejte qe u jepet socialisteve te thjeshte. Keta te fundit kane arsye dhe te drejte qe kete veprim te zotit Tahiri ta konsiderojne si nje shenje frike dhe kapitullimi te tij dhe ky nuk eshte nje shembull i mire per socialistet e thjeshte. Populli thote: “Burgu per burrat eshte”. Dhe socialistet kete e dine mire. Ata e kane patur nje te burgosur politik vite me pare dhe ky ishte Nano.

Ne keto rrethana socialistet e thjeshte e kane humbur dhe po e humbin perdite e me teper besim tek udheheqja aktuale e Partise Socialiste, se ata do te fitojne zgjedhjet e reja dhe se do te qeverisin vendin ashtu siç duhet pas nje viti, kur te jene zgjedhjet. Ky eshte nje problem i madh, problemi me i madh i socialisteve sot. Dhe humbja e besimit i ben njerezit pastaj qe te kerkojne shpresen ne parti te tjera, ne alternativa te tjera.

Dhe me tej akoma. Shqiptaret e thjeshte, pa pune dhe pa pushtet, ata qe e shikojne veten prej shtate vitesh nen thundren e ketij realiteti te zymte, fillojne te mendojne pak a shume keshtu: “Berisha eshte i pathyeshem. Ai ka thene qe do largohet pa 30 vjetesh nga pushteti dhe keshtu do te ndodhe. Prandaj, ne mos u befshim miq me Berishen, te pakten te mos behemi armiq me te”.

Kjo psikologji e shqiptarit pragmatist, ne kushtet e humbjes se shpreses per fitore ne zgjedhjet e reja, e le Partine Socialiste edhe pese vjet te tjera ne opozite. Fakti qe elektorati i LSI-ne ne zgjedhjet e fundit lokale u rrit ne raport me zgjedhjet e fundit parlamentane (nga tetedhjete mije, ne njeqind mije) nuk duhet nevleftesuar. Njerzit nuk jetojne dot me slogane politike. Ata duan te hane, te pine e te vishen. Natyrisht, te bejne edhe pasuri. Dhe keto behen kur je ne pushtet.

Ne vend eshte krijuar nje parti e re opozitare, Aleanca Kuq e Zi. Asaj po i afrohen shume njerez, te majte e te djathte, nuk dihet akoma mire se nga ka rrjedhur kjo pjese e popullsie qe mblidhet ne mitingjet e saj, nder to, edhe kongresi i fundit i zhvilluar ne Tirane. Idete e kesaj force politike jane akoma konfuze dhe te paqarta, te pakten per mua. Megjithate, fakti qe pas saj po shkojne shume njeres, tregon se keta nuk gjejne shprese tjeter te politika shqiptare. Te qeveria jo se jo, por (fatkeqesisht) as te opozita.

Aleanca Kuq e Zi e ka mprehur shpaten e saj si djathtas, ashtu edhe majtas, duke i bere fajtore njelloj te dyja forcat kryesore politike ne vend. Ndersa Partia Socialiste po vazhdon ta injoroje me mendjelehtesi kete fakt, edhe pse ajo ka shtate vjet ne opozite dhe nuk ka pergjegjesi per punet qe ben qeveria. Kjo eshte nje tjeter fatkeqesi per socialistet e thjeshte.

E ashtuquajtura “Levizja Nano” mori pushimet verore, ende pa e filluar punen e saj per te gjetur mbeshtetje te socialistet. Por jam i sigurte se nje pjese jo e vogel e socialisteve do te turbulloheshin, ne se Nano do te kishte vullnetin te vishte opingat e te dilte neper rrethe te ndryshme te vendit, ne kerkim te te pakenaqurve nga udheheqja aktuale e Partise Socialiste. Keshtu do te humbej edhe nje perqindje tjeter e elektoratit, e cila, sado e vogel qe te ishte, do te demtonte rende Partine Socialiste ne objektivin e saj (futurist) per te fituar 71 deputet ne zgjedhjet e reja.

Ditet e fundit, kryetari i Partise Demokristiane, zoti Nard Ndoka, deklaroi se partia e tij shpejt do te shkeputet nga grupi opozitar dhe do te bashkohet me mazhorancen qeveritare. Kjo vjen sipas tij, sepse ai ishte i pakenaqur nga qendrimet e Partise Socialiste.

Pune e tij, mund te thote dikush. Por me pare jane larguar nga aleanca me socialistet Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes dhe LSI e Ilir Metes. As “ngjalat” e Lalzit nuk e ringjiten dot kete buke te thyer midis dy partive te majta. Procesi i deshtuar i zgjedhjes se presidentit te Republikes e deshmoi kete. Dhe socialistet e thjeshte nuk kane se ke te bejne pergjegjes per kete situate ne kampin e opozites, pervecse udheheqjen e tyre.

Nga ana tjeter, edhe partia historikisht aleate tradicionale me PS-ne, sic eshte Partia Socialdemokrate, nepermjet kryetarit te saj Gjinushi, po shpreh rezerva te medha ndaj qendrimeve politike te Partise Socialiste. Te gjitha keto nuk jane lajme te mira per kete parti dhe te ardhmen e saj.

Qe prej nje viti po vazhdon odiseja e maskaralleqeve ne keshillin e Qarkur te Fierit, per njohjen e kryetarit legjitim socialist te saj. Partia Socialiste nuk po e zgjidh dot kete odise. Dihet se prapesite atje jane organizuar nga partia ne pushtet. Por perseri eshte e pajustifikueshme qe Partia Socialiste, me elektoratin e njohur tradicionalalisht te saj ne kete qark, te mos i imponohet dot qeverise per ta zgjidhur sa me shpejt kete problem.

Une uroj te mos jete e vertete asnjera nga keto qe thashe me larte. Uroj qe Partia ime Socialiste te jete e forte dhe te fitoje zgjedhjet e reja parlamentare, per te miren e vendit dhe te vete socialisteve. Por druaj fort per kete dhe prandaj perpiqem ta ngrej alarmin qe tani. Zoti e shpetofte Partine Socialiste nga nje humbje e re ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.

Humbja e besimit te elektoratit te aftesia e Partise Socialiste per te ardhur ne pushtet ne zgjedhjet qe do te zhvillohen pas nje viti, ky mendoj se eshte problemi kryesor qe e shqeteson sot kete parti. Dhe ky eshte nje problem jetik i saj. Te tjerat jane deklarata pa vlere.

14 komente në “Problemi i vërtetë i socialistëve”

  1. Fatos Beja says:

    PS humbi edhe kete rradhe me zgjedhjen e presidentit. Kur do te shikojme ndonje fitore te saj ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html

  2. laura says:

    Me kete opozite qe kemi, aha me duket se do te ri edhe 4 vjet te
    tjera SALIU,,,kur ndodhi GERDECI rama tha proteste te heshtur,
    nuk e di si mund te quhet proteste duke qene e heshtur,,,,
    si do te kishte reaguar SALI BERISHA sikur te ishte ne opozite ne
    vend te EDI RAMES me rastin e GERDECIT!!!!!nuk e di por me proteste
    te heshtur jooooooo.
    Dhe sikur te mos mjaftonte kejo, mbas nje te ferkuar shpatullave te Saliut ne spitalin ushtarak, EDI RAMA i tha ec se rregullohet kjo pune,
    dhe ndryshoi kushtetuten, dhe pasojat u pane, nuk i mbetet gje tjeter,
    vec se te hesht,,,, ndoshta e vetmja gje qe ben opozita hesht dhe hesht.

  3. Epirioti II says:

    Te dija per te mencur. Ajo qe po thua eshte qe kur deputetet socialiste nuk jane me ne gjendje te mbrojne as te drejtat minimale te tyre atehere ata nuk mund te mbrojne asnje.

    Kjo qe thua ti nuk eshte problem i vertete i socialisteve. Edhe po humben zgjedhjet ata karrigen e deputetit dhe ca favore te tjera do i kene prape.

    KY ESHTE PROBLEM I VERTETE I SHQIPTAREVE.
    KY ESHTE PROBLEM I VERTETE I SHQIPTAREVE.

    Njerezit kane vetem dy mundesi per ta zgjidhur kete problem:

    1. Lufte civile (qe ne boten perendimore nuk lejohet kategorikisht te nisi nga opozita zyrtare)
    2. Vote e thelle kunder Berishes ne 2013

    Zoterote nese akoma i ke dy pare mend cfare ne sygjeron ???!!!

    1. hasan says:

      Kjo e dyta eshte rruga e vetme ligjore.Poooor,votat i numurun vete hajduti ose kryahajduti i te gjithave ne Shqiperi.Keshtu dhe kjo puna e votave bie poshte ose nuk te jep shprese.Te gjithe jane aq te bindur per kete ,sa nuk e di pse shkojne e votojne.

  4. Labi Vlore says:

    Partia Socialiste do i fitoje zgjedhjet bindshem zoteri.E madje thelle.Kete e di me mire se kushdo tjeter Saliu me Ilirin.Keto jane provokimet e fundit te bishes se Vicidolit.Partia Demokratike dhe aleatet e saj me LSI-ne ne krye do pesojne ne 2013-en disfaten e tyre perfundimtare.Per jete te jesh i bindur.Saliu e kupton qe disfata do te jete e llahtarshme dhe po ben cmos te mos shkoje ne zgjedhje duke nxitur nje revolte popullore duke provokuar cdo dite opoziten.Por kjo nuk ka per te ndodhur.PS-ja do shkoje ne zgjedhje,e nese ato vidhen pereseri Saliu do zhduket nga Tirana njehere e pergjithmone,kesaj radhe perfundimisht.Po pritet vetem 2013-a.

  5. katarakti says:

    Kritika e Jupes eshte me vend dhe llogjike. Por mbetet vetem kritike. Nuk sugjeron, nuk propozon, nuk jep rruge. Atehere un mund te them se ti ke te drejte, sepse “keto jane kushtet”. Une (pra PS-ja) nuk mund te beje me shume. Eshte gje e lehte te kritikosh dhe thelbi i kritikes tende: – “kur nuk mbron dot veten, si mund te mbrosh dot popullin socialist”?! – eshte me shume se e drejte. Edhe ajo tjetra se Ruçi dhe kompani ngelen duke bere qarramanin? Po kujt i qahesh mor ditezi?! E mbanin edhe per trim dhe te zgjuar dikur?! Megjithate shkrimi nuk eshte i plote, pasi nuk jep jo vetem zgjidhje, por as sugjerime. Pyetja qe mundon dhe ndan sot opinionin publik shqiptar eshte: çfare duhet te beje konkretisht opozita?! A i jep dot pergjigje kesaj pyetjeje ti, Hamdi Jupe?!

    1. dumdum says:

      Nuk i takon Jupes te jape rruge.
      Analistet bejne analiza per situaten duke evidentuar avantazhet – disavantazhet, te mirat – te keqiat. Rrugen e japin drejtuesit e partive se per ate pune quhen drejtues e udheheqes.

      Secili ka detyren qe i ka vene vetes persiper…

      Shendet

  6. LORA says:

    Duke e njohur autorin,mendoj se ai i bie kembanave per vigjilence dhe urgjence te veprimeve politike te PS-se qe ngjallin besim tek Populli Opozitar.Zotin Jupe e ka zene frika se opozicionin ne Shqiperi ka rrezik ta pushtojne kuqezinjte te dale nga menget e dr.dhjeramanit,apo te tjere qe mund te dalin udhes.
    Menyra dhe argumentet qe perdor nxjerrin si konkluzion se ky realitet politik eshte produkt i votes se Sovranit,-absolutisht genjeshter.Per mua,zoti Jupe, do te beje me mire tu bije kambanave te garancive e te garantizmave ,qe ende dr.dhjeramani po i pengon per kodin e ri zgjedhor. VOTA,garantimi i saj eshte kyci dhe problemi i Opozites,zoti Jupe.Aty qendro,dhe kontribo.Me kete me siperi, je larguar kesaj te vertete uleritese te demoleshit 22 vjecar.

  7. Niazi says:

    PA HE,MORE HAMDI JUPE ,KUSH ESHTE PROBLEMI I PS?! C’FARE MENDIMI KE TI?A MOS DUHET T’VESHE PRAPE OPINGAT FATOS NANO DHE TE SJELLE PS NE PUSHTET? PO KU ISHE TI FARE BURRIT KETO 7 VJET SE S’TA KISHIM PARE SURRATIN,APO I BENJE FRESK ILIR,KORRUPSIONIT.HARRAM BUKA ESOCIALISTEVE KUR THEM SOCIALISTEVE D.M.TH POPULLIT O ZAGAR I NANOS,POR KY ISHTE GABIM I PS QE TE KISH PASTRUAR RRUGEN NGA GJARPRINJ SI PUNA TENDE.GJARPERINJ SI PUNA TENDE E LANE PS NE OPOZITE C’FAJ KA EDI RAMA QE KAC ISLAMI APO ARBEN BLUSHI APO DHE AI BEN PIRAMIDA LUFTUAN QE PS TE MBETEJ NE OPZITE I PARI ME REFORMEN ZGJEDHORE IDYTI DUKE SHITUR ZGJEDHJET E 2009 NE KORCE PER TU BERE KRYETAR I PS SE DHE SALIU ATE DONTE QE KRYETAIN E OPOZITES TA KISHTE NJE BUJAR MEHMETI I TIJ POR NUK I DOLEN HESAPET I ERDHI FUNDI BAJLOZIT TE ZI TE VICIDOLIT DHE BAJLOZIT TE ZI TE SKRAPARIT VERTET PS QENDROI NE OPOZITE AMA POLITIKANE SI PUNA TENDE BERRISHES,METES MALAJT,BLUSHIT,NANOS,TOPOLLIT,BASHES ETJ POPULLI I NJOHU ME MIRE DHE DO TE DIJE T’JU VERE FSHESEN TE MOS RICIKLOHEN ME KJO SHPURE E QELBUR KAFSHES ME FYTYRA NJERZISH.

  8. aron says:

    Beri greva ,berI demostrata,jo vetem qe u vrane te pafajshem por as sot nuk po vihet drejtesi,i ka mbetur PS vetem rruga qe njeh salishpellari,dhe kete rruge e ka thene me kohe Z.NGJELA:Rrokni kazma e lopata e dilni ne shesh se ndryshe nuk merr vesh kafsha.Edi mendon por saliu vepron ka dhe ndihmen e islameve.Por z.artikullshkrues,DREJTESIA ESHTE NJE PER TE GJITHE NJESOJ.pER ATE QE NUK E ZBATON NUK ESHTE RRUGA E ZGJIDHJES SI LSI APO NDOKA ,POR ARSYETIMI,NUK BASHKOHEM KURRE EDHE PSE JAM PA PUNE E PA BUKE ME VRASESIN.

  9. geno says:

    E marrte lumi PS qe ka mbetur akoma me Hamdi Jupet, Servet Pellumbet e Gramoz Rucet

  10. toni says:

    Populli thjeshte ka nevoje per nje premtim nga ana opozites,per nje premtim qe duhet mbajtur,E Rama duhet ti premtoje popullit me te madhe se nje dite keta qe po vjedhin dhe po shkaterrojne kete popull do japin llogari,dhe nese ikin ne Suedi ose Hollande.Berisha kur fitoj zgjedhjet me ane te kodoshit te tij Nikoll Lesit i premtonte popullit investime dhe arrestime,asgje nuk beri populli po pret pse nuk e merr opozita dhe Rama persiper kete motiv.flm

  11. xhemal says:

    analiza eshta pjeserisht e drejte .perse 1 pushtet ne terma demokratik nuk do te thote te pasurohesh apo te pasurohet nje grupim politik.2 partite grupimet politike kane programe e objektiva e ne baze te tyre fitojne apo humbasin dhe kur i zbatojne ato shkojne ne te mire te te gjithe qytetareve 3 ps eshte ne pushtetin lokal e le ta kryeje mire kete mision jo me pak i rendesishem se qendrori 4 ps eshte kethyer nje parti oportuniste pa program te qarte politik e ekonomik parti pa rregulla te qarta e te thjeshta per tu thithur e zbatuar nga tere militantet e saj4 ps i le betejat ne mes lodhet e ka kohe qe eshte ne terheqje si rezultat i presionit ati te brendeshem e te jashtem cfare ka humbur A.betejen per zgjedhje te lira B .betejen per drejtesine rastet skandaloze gerdeci 21 janari 2 zgjedhjet e fundit c .betejen per te denoncuar korrupsionin shitjen e pasurise kombetare keto qe shkruaj me larte nuk mund te fitohen me nje dite por me aksion te perhershem pa ulur forcen e aksionit e fundit shqipetaret jo vetem socialistet ,komunistet legaliste ,ballistet ,demokratet te gjithe pa perjashtim pa dallim ngjyre besimi ,krahine ,ideje apo gjendje sociale ,niveli arsimor apo pozite shoqerore kerkojne te kene nje shtet qe i shikon e trajton njelloj ,nje shtet qe i mbron nga padrejtesia nje shtet qe u jep mundesi te gjitheve per te punuar mjekuar shkolluar apo per te ushtruar ter aftesite per te rritur mireqenien individuale e ate te pergjitheshme nje shtet qe siguron qetesine harmonine miqesine dashurine respektin nje shtet qe kujdeset per ruajten e natyres ambientit nje shtet qe kujdeset per te rritur e forcuar vlerat me te mira te kombit nje shtet qe punon per paqen lokale e te pergjitheshme ,shtet qe edukon qytetaret me qellim qe jeta e tyre te jete cdo dite me e mire ,edukon qytetaret me frymen e bashjeteses kolektive paqesore korrekte qe ka ndare kush eshte private e kush publike e plote e plote te tjera sic e kerkon jeta njerezore

  12. B.Keta says:

    Te lumte “geno”.E marte lumi e mos t,u cofte kurre nga gjumi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje