Nga Brizida Gjikondi
Shqipëria është një tragjedi progresive, ku vdekjen mund ta hasësh kudo, në rrugët pa siguri, pa mure mbajtës, pa sinjalistikë, ku derri, njeriu, lopa, makina Hummer dhe autobusi i skaduar ecin bashkarisht pa problem, pasi ne udhëhiqemi nga filozofia instiktive, të rrojë kush të rrojë…
Vdekjen mund ta hasësh dhe në spital ku logjikisht ti nuk shkon për të vdekur dhe as i vdekur, vdekjen mund ta hash dhe me plumb burrecash mbrapa koke kur je duke mbledhur lule veç se kushëriri yt i 700 ka hyrë në gjak me gjakprishur të tjerë, vdekjen këtu në Shqipëri e ke çdo sekondë mbi krye, dhe këtu në këtë xhungël kriminale veç perëndia dhe instikti mund të të shpëtojë frymën për çdo ditë si të ish e para.
Këtu ku Lazarati është Kolumbi dhe shtetit me dy standarde i dridhen leqet e këmbëve thjesht kur ia kujton emrin, ndërkohë që fshatrat e tjerë i fut në karantinë terrori dhe varfërie ekstreme. Këtu ku polici rrugor është dhe xhepisti më trimosh dhe kapedan i drejtorit përkatës, këtu ku gjykata të fut dhe shndërron në gjaks, skizofren të verbër nga marazi, ku burgun e bëjnë veç xhepshpuarit ordinerë, ndërkohë krerët e mafies kanë imunitet, këtu ku gënjeshtra është virtyt dhe korrupsioni vlerë e trashëgueshme, këtu ku haptas në ditët me diell të gjitha rrugët dhe autostradat u shqyen dhe u deformuan që veç të të çojnë në TEG-un e kupolës së varrit të shtetit, këtu ku armikun vëllavrasës si askund tjetër në dynja e ke përherë pas shpine… por ndërkohë ai ka makiazhin e shpifur të televizioneve qeveritare, të derrave meskinë me pushtet, ka makiazhin e poshtërsisë së aleatëve të pushtetit dhe apatinë idiote të opozitës, ai është shqiptar si dhe ne, ai jemi ne.
Dhe në fund veç një pyetje për zotin Arvizu. Ju zoti Zeusi Arvizu, si përfaqësues i qeverisë Obama, a keni njohje të thelle të mendësisë dhe historisë shqiptare, më ndje që Ju pyes por doja të dija dhe diçka, po kolegët e tu ambasadorë nëpër Ballkan dhe Evropë Lindore kaq VIP-a mediatikë sa ty janë, kur do na e japësh një recetë se si e bëni gjelin e detit ditën e falenderimeve, po një recetë se si heshtet dhe respektohet një vend sovran kur do na e japësh?!!!
Ju lumte znj Brizida Gjikondi, respekt
Ti me Gjiknuri,patjeter qe je o deputete komuniste,o familje pe blloku.Ambasadori ta ka fajin Ty me grua,qe nuk ju voton njeri,qe keni tere bijte e bllokmeneve dhe miliarderet deputet,vazhdoni ta shikoni te keqen te Amerika,ashtu si baballaret tuaj,
Mos u hiq ma denmokrat se Doktori dhe Lymi. Se jena t’vjeter ne kena 60 vjet qi punojme per denmokracine. Ene une kam qen Sekretar Partia si Doktori naj kam avantazh e m’respektojne n’parti sot.
LymiDays
—Brizida mund te jete kushdo shqiptare qe i dhimbset shqiperia dhe dinjiteti i shqiptareve. .Amerika eshte aleati me i madhe i popullit shqiptare , ambasadori ARVIZU po na peshtiroset me daljet e tij qe nuk shpjegojne asgje , por na le te nenkuptojme se lobi qe e ka vene ambasador ja kerkon te sillet ne kete menyre—Ne kontekstin e ketij shkrimi do pi nje dolli per ENVER HOXHEN qe ambasadoret i shikonim vetem kur paraqitnin letrat kredenciale –
—Kisha shkruar edhe dicka per BEN CIKAGON por moderatori e ka hequr –e kuptoj ate se po te mos kemi ne forumin tone tipa si BENI nuk arrinim te krijonim debatin ne drejtimin e duhur te emancipimit demokratik
Gjikondi e jo Gjiknuri, po hap syte mire.
Ben Chicago,
Pse ja kaq gomar more derezi ??!!
Ben Chicago, Je Bllof Fare!!!!!!
E fillon komentin me komplet supozimin;
“.. ti patjeter qe je o deputete komuniste, o familje blloku”
O Ben Chicago, dhe une po bej te njejten gje po bazohem ne supozim
“.. ti o Ben do jesh ose trap, ose legen frikacak, ne krahasim me Gjiknurin. Se ajo i ka shprehur lirshem nje mendim ambasadorit te nje vendi ku liria eshte baza e parimeve. Ndersa ti legen i tredhur nga frika komenton autorin!!!”
Fluturon Shqiponja ne maje te malit, zhuzhit dhe miza ‘Ben Chicago ne b*the te kalit”
Se mos e beri nga mendja e vet? Ku eshte sherbimi ndaj publikut ketu. Shaj te gjithe nuk eshte zgjidhje.
Realitetin ska nevoje tja besh te ditur popullit se duket. Nqs e ka me politiken e SHBA, eshte shume e vogel per te kuptuar se ku shkon politika e USA.
Kaq kisha.
Nuk me besohet se autorja flet me te vertete per Shqiperine, besoj se flet per nje shtet imagjinar, ose per ndonje vend tjeter.
Eshte shume larg realitetit kjo, nuk i ka gervishur pa dashje makinen ndonjerit dhe do e shikonte pastaj ku do ishte sot.
Une do te thoja se kane te drejte ”shqiptaret” qe brohorasin: o sa mire me qene shqiptar oe…si mos te ndihen krenare per kombin qe ndricoi boten duke i dhene gjuhen qe sot flasin e kulturen etj, fanari ndricues ne bote sic thoshte dhe ai ”shqiptari” diktator nga 1944-1985 dhe e pason ”shqiptari” tjeter nga 1991-2012 e deri sa ti doje qejfi akoma, qe ka ekonomine e dyte ne Europe.
Analiza juaj eshte e sakte.Situata eshte OGURZEZE.Do isha plotesisht dakorte me ju sikure ne kete tollovi te thoshit dy fjale edhe per rracen e analisteve me shume se IDIOTE qe i lepihen ketije pushteti mizerabel.
ka shkruar te verteten sa per ambasadorin amerikan gjynah e meshire se akoma nuk e kupton se shqipetaret besojne ameriken e jo nje punonjes qe nuk di cben shqipetaret besojne ne sistemin amerikan ne drejtesine e tyre ne miqesine e sinqerte ne mbeshtetjen qe u japin popujve per liri e drejtesi shoqerore.ambasadori vetem se krijon imazhin e keq per vendin e tij por shqipetaret jane aq te mencem te ndajne nje rrogetar me ameriken sic e ka bere edhe zonja ne shqiperi duhet nje kapercim thelbesor per te ndryshuar gjendjen
Ben Cikago nuk e di cte ka sjelle Saliu ty si individ ose partia Demokratike?Ose ndoshta ish komunistet te kane bere keq ty ose familjes tende nese po mua me vjen shume keq,por te them dicka babi im nje ish polic i ndershem ne kohen e Enverit shante Enverin dhe sistemin dhe nuk kishte teser partie se nuk e donte dhe per kete u bo problem dikur,por tani e ngre Enverin lart shume me lart tani thote duhet tja dime vlerat atij tani qe te vrasin mes te dites me diell.Ti mund te jesh nje person shume i edukuar i shkolluar etj etj por ndonjehere e kalon cakun kur e mbron Saliun dhe delet e pd qe e ndjekin sepse ajo parti vetem Imamin ka nga studentet e dikurshem te tjret ku jane me thuaj ku jane dhe pse kane ik qe te jape te drejte ty^?????Pres pergjigjen sic duhet dhe jo me fjale boshe une kam 30 vjec vitin 97 e kam jetuar ne shqiperi dhe nga 2000 jetoj itali kshu e njoh shume mire jeten ktu dhe atje.
Fenomeni,faleminderit per pergjigjen civile.Shkurt nuk jam i persekutuar,(Por ne te gjithe ishim te persekutuar ne ate kohe apo jo?),nuk mbroj Saliun,( jam dakort qe te ik nga pushteti), por te lutem kush eshte alternativa,PS, me miliarderet e saj, me ED Ramen,per mua, per shume arsye nuk jam dakort,por nuk jam une e ti qe jetojme jashte qe vendosim,jane ata atje qe votojne.Fenomeni,jam student i dhjetorit,dhe vazhdoj ta urrej te majten(jo vetem ne Shqiperi qe eshte akoma komuniste por kudo),ky eshte mendimi im,e kam gabim,,,???,mbase,por kjo eshte demokracia,,,>Falmnd,qe nuk ofendove.
Ti mund te jeshe dhe student i dhjetorit apo i shtatorit, por kur thua qe urrej te majten, kjo eshte absurde per nje njeri normal. Sa shqiptare votojne per te majten e di? Mund te jene nje miljone, e zeme. Atehere ti urren gjysmen e shqiptareve dhe kjo eshte e temerrshme per nje njeri qe thote kam qene student i dhjetorit. Pra ti te keshe gje ne dore mund te vrasesh nje miljone shqiptare. Atehere perse na duhesh ti me ato qe shprehesh dhe shkruan?
Tani karakteri yt eshte i formuar dhe urrejtjen e paske ne shpirt, gjithmone sipas thenies tende sepse si student te pakten duhet te keshe qene 19 vjeç ne 1991 plus 21 vjet, sot je te pakten 40 vjeç. Me kete moshe, sipas kushtetutes te Rep Shqiperise ti ke te drejten te te zgjedhin president. Pra ti do te mbjellesh vetem urrejtjen e njerit kunder tjetrit, ashtu si pô ben tamam Sali Berisha qe atehere nuk ishte student por sekretar i komitetit partise se spitalit. Konklyzionet e tjera nxirri vete, por “sinqeriteti” per urrejtjen e te majtes nuk te ngre personalitetin, por ta ul shume deri ne njeri te rrezikshem shoqeror. Demokracia eshte liri, pushtet i popullit,ligj, tolerance, respekt edhe kur nuk te pelqen, por kurre urrejtje.
Te me falesh neqoftese te rendova, por arsyetome te kunderten dhe do te theme:pardon.
Chicago .
Nuk le vend pa futur hundet me fjali te neveritshme per te mbrojtur diktaturen blu ne pushtet .
Bravo Briz . Analize brilante .
une bej gallate ju e merni serjozisht
Trishtim i madh ne kete fshatin tone qe udhehiqet nga ambasadoret e vendeve te huaja si ne periudhen mbas pavaresise se Shqiperise.Wshte njesoj si atehere kur Austro-Hungaria me Berhtoldin dhe Fuqia tjeter Italia, me Soninon per fat te keq udhehiqnin kete vend,ashtu edhe sot me Arvizun dhe Etore Sekuin po bejne te njejten gje. Si atehere me tradhetar si Esat Pashe Toptani e te tjere dhe sot me Berishen e te tjere te cilet mendojne si e si te mbushin xhepat e tyre dhe jo mirqenjen e popullit te tyre.Konstatimet qe ben Brizida jane te sakta dhe te prekshme ne çdo qelize te jetes se ketij populli. Urime Briz.
V.o Trishtim i madh dhe per disa qe jetojne ne “amerike” dhe mendojne se duke bere ndonje koment si ne rastin e Brizides, jo per gje po kesaj i thone:”hane buken e kaurit e bejne davan e turkut…”.
Respekte Brisida.Na eshte ber si burr nene ky arvizuja,me shpesh ja shohim turirin arvizus se komshinjve der me der.
RESPEKT PER JU ZONJA KONDI. POSHTE TE GJITHE KOLONIZATORET MODERNE DHE TE MASKUAR.
Eh, keshtu e kemi ne shqiptaret, e kerkojme fajin tjeter kund. Vete e hypem kete komunist, me vetdijen tone ikem nga vendi jashte per mundesi me te mira ja la lame ne dore malokut komunist ne vend ta luftonim, dhe tani e ka fajin Arizvu. Pa Ameriken ne sot do ishim nje koloni Serbe ose Greke, keshtu qe sic thuhet ne Amerike, keto lloj debatesh jane “off the table”. Puna eshte ne si Shqiptar car do bejme, a do rrijme kembekryq, a do vritemi me njeri tjetrin(se mar vesh ketu cmund te bej ambasadori Amerikan), a do blejme dipollomat e do shesim mend qe jemi te gjithe jurista, a do vejme morracake ne krye qe si pasion kane “klubet e nates dhe makinat e bukura”, a do lejojme vendosjen e presidenteve komuniste qe ne sot gabimisht i quajme ish-komuniste, sepse ata perseri komuniste mbeten nuk e lane kurre partine e tyre dhe idealet, thjeshte i ndryshuan emrin, apo do meremi me ambasadorin Amerikan. Se keshtu bete dhe me Withersin dhe doli me pas qe tjeter gje thoshte e tjeter gje u dergonte DASH-it. Edhe kjo puna e ketij keshtu eshte me te qeshme me te ngecme. Tashme Salih Ram Berisha kontrollon cdo gje, dhe kjo nuk eshte sepse keshtu e ka vendosur Shqiperia, por sepse keshtu e ka vendosur malokeria dhe injoranca juaj dhe prapambetja anadollake qe keni si njerez. Elita Shqiptare gjithmone historikisht qe nga koha e Skenderbeut iken, dhe mbetja e fundit e saj u zhduk ne 1990, dhe sidomos ne periudhen 1997-2000 kur maloku i vuri flaken Shqiperise bashke me bashkepuntoret e tij ne PS dhe iku dhe pjesa e fundit qe kishte mbetur me nje fare besimi se dicka do behej.
Keshtu mos na cani shume drrasat me Ameriken e meqe e quani veten qytetare metropolesh hiqeni ju malokun.
Brizida,
Pergjithesisht ilexoj me kenaqesi shkrimet e tua, por me kete shkrimin e sotem ke qene e hallakatur ne mendime qe duket qe ne titullin e pastaj komenti jot brenda eshte shume i hallakatur. Sigurisht une e kuptoj shume mire stilin tend te te shkruarit por kete rradhesja ke dale dot mbane.
Brizida, me sa duket tani mbaroj koha e zgjedhjes se presidentit dhe koha pas-president nuk ka me lajme per ju gazetaret dhe po sajoni lajme. Tani jeni perqendruar ne Lazarat se atje e quani se perbejne lajme shkrimet tuaja, mereni me ata puntore te shkrete qe luftojne per buken e gojes. Si Lazarati, eshte komplet lumi Vlores (edhe fashati jote i orgjines), komplet malesia e shkodres etj, etj, Por per juve Lazarati perben lajm. Mos i politizoni gjerat , mos e politizoni problemin e Lazaratit, se me shume dem i beni vehtes. Kapni thelbin e problemit, ku qendron e verteta e cila eshte shume e sikletshme per te shkruar realisht.
Sot u kap ne Kili 1, 7 tone marjuane, qe tregon se gjithe bota vjen verdalle.
Perfundimisht me kete koment,
Brizida, mos bjere preh e shkrimeve cinike qofte politike qofte krahinore mos e poltizo fenomenin Lazarat.
Petro
—Petro– Si frekuentues i rregullt i ketij forumi i kam lexuarkomentet tuaja , gjithmon me vlera ne te shprehur dhe ne permbajtje . por kritika qe i beni zonjushes nuk me duket e drejt , i pelqeni stilin por eshte e hallakatur. Ajo me pak rreshta pasqyron kroniken javore te ketij m…vendi ne stilin e saj te te shkruarit Pastaj eshte pune ddreqi kur thua fenomeni LAZARATI eshte i perhapur ne lumin e vlores malesi e tj. , gaboni zoteri
—Fenomeni LAZARATI eshte politik, aty krimi eshte i lidhur me politiken se nuk mund te mendohet qe policia ndalon puntoret dhe vete nuk futet ne fshat ,qe do te thote se dikush i komandon thjeshte per prapagande qe po luftohet kultivimi i droges -Kurse ne krahina te tjera policia ka nderhyre dhe ka denuar edhe kryepleq
—-Persa i takon ambasadorit amerikan besoj se edhe ju dakord mund te jeni ,te na thote si te gatuajme gjelin
Eshte me shume se e hallakatur,dhe mjafton te lexosh pjesen mbyllese te shkrimit ku e fillon me “Ju” zoti ambasador, vazhdon me “me ndje” ne vend te “me ndjeni” e keshtu me radhe ,nje cirk i vazhdueshem midis “ju” dhe “ti” qe tregon ose nxitim (vrap) ne te shkruar ,ose mungese shprehije (edukate) ne te drejtuarit nje personi(institucioni)publik qe eshte z. ambasador i Usa ne kete rast. Ti drejtohesh nje personi ,qofte dhe jo publik,minimumi eshte RESPEKTIMI i ETIKES ,qe ne Shqiperi INJOROHET nga te gjithe (pothuajse) njerezit te ashtuquajtur te kultures ,te letrave e te politikes po e po,e me vjen keq por NUK KANE AS NIVELIN E NJE PUNETORI FABRIKE NE PERENDIM. E per me teper nuk jane as te ndergjegjshem per NIVELIN E ULET te etikes ne komunikim,e kur te ndergjegjesohen do te fillojne edhe te na “japin mend” me ate ARROGANCEN TIPIKE shqiptare qe “di gjithçka”.
Petro, e paske fiksim Brizides. Jepi hakun mjaft bere si i hallakatur dhe ti. Apo je Ben Chicago mo mavri.
DIVIDA ED IMPERA….PERCAJ E SUNDO!
Kjo thenie e romakeve 2000 vjet para eshte AKTUALITETI i sotem, jo vetem ne Shqiperi.
E KEQIA ESHTE SE NE SHQIPETARET JEMI GATUAR KESHTU.
A ka te keqe me te madhe se kjo-TE MAJTE E TE DJATHTE QE TE GJITHE ISH KOMUNISTA?
NE MALOKE E QYTETARE-QE TE GJITHE SHQIPETARE?
Ca pabuksa ne miliardere brenda nate dhe ca pasanike, ne te quajtur ish pronare si ne kohen e Enverit???!!!!
Jo Arvizu po MAFIA!
Jo Arvizu, por VOTA JOTE!
Jo Arvizu, por INJORANCA SHEKULLORE ME GJYSEM HENE!
Jo Arvizu, por PRINDERIT E TU MEDIOKER!
Jo Arvizu, por PAZOTESIA JOTE PER TE PUNUAR ME DJERSEN E BALLIT!
DIVIDA ED IMPERAA….AAAAAAAAAAAHHHHHHHHHH!!!!! SA NE E KANE FUT!!!
” …Ju zoti Zeusi Arvizu,.. kur do na e japësh një recetë se si e bëni gjelin e detit ditën e falenderimeve, po një recetë se si heshtet dhe respektohet një vend sovran kur do na e japësh?!!! ….”
Mrekullisht e goditur!
E kuptojme se fajin me te madh e kane Politikanet shqiptare qe tolerojne sjellje prej guvernatoresh te ambasadoreve ne Shqiperi, por Ata-ambasadoretgovernatore duhet te tregojne Maturine dhe Kulturen politike dhe diplomatike te shteteve qe perfaqsojne, duke ia imponuar Politikaneve dhe Politikes se brendeshme shqiptare, por ka ndodhur e kunderta Politikanet dhe Politika shqiptare tinezisht i ka joshur ambasadoretgovernatore ne Shqiperi duke i bere njesoj si veten, rezultati: – Non grata per shumicen e shqiptareve.
Briseida, ju uroj dhe falenderoj per shkrimin e goditur!
Po Brizida por…ky Arvizuja nga nje njeri rruge neper bote vjen e na behet aga ketu me keta politikane sa injorante dhe pa dine e pa iman, me para miliona euro me dshanore si po i do, dhe ja pas disa mujash dhe Arvizuja i zi na u zbardh dhe Sekuia i zverdhur na u be me faqe si molla.
Po perse te mos tallet dhe luaj me kete popull monstra Sali Berisha qe i ka bere gjemen ne ’97-en dhe erdhi ne krye perseri me vota te vjedhura dhe te marra hua nga Monika Ilir Kryemadhi, kur ende s’po I del nje burre Zot ketij palovendi!!!!!!!!!!!
Lexoj keto kater reshta koncentrate per te gjithe edioteralistet shqipetare,e them me vehte:Perse u dashkerka te shkruash e te shkruash kur gjerat mund te thuhen edhe thjeshte e mesazhi te jete me i forte se nje shkrim qe pasi e lexon te lodh duke pritur deri sa ti vije fundi.Respekt per ç’k
TE DREJTAT E SHTREMBERUARA TE NJERIUT
-SODOMA E GOMORRA-
Kjo ishte prap e tepert! Pas gjithe asaj zhurme dhe gjithe asaj proteste nga te gjithe zerat qytetare dhe te opinionit publik, duket sikur me kokerfortesi dhe arrogance imperialiste, nje grup parellinjsh dhe diplomatesh USA, kerkojne te imponohen perseri mediaktikisht, me modelin e tyre gay ! Ne krye te tavolines Amb USA ARVIZU (gay i padeklaruar?!). Ne krah te tij kryetari i imponuar i Bashkise se Tiranes, Lulzim BASHA (gay i padeklaruar ?!). Ne krahun tjeter Igli Totozani, Av. i sapozgjedhur “i popullit” (gay i padeklaruar ?!). Direkt nga Washingtoni, e pershendeti konferencen gay-lezbo-transgjenik, nepermjet video-konferences edhe vet Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillary Clinton. Ajo personalisht, ka emeruar si atashe per kulturen, ne amb, USA ne Tirane, nje lezbike te martuar me nje lezbike tjeter, e cila ka nje djale te konceptuar me epruvete. Nuk me duket normale me shpenzu para, kohe, energji dhe vemendje televizive, per nje teme qe kerkujt nuk i intereson, perveçse atyre qe duan ta promovojne si stil jetese, ne kundershtim te plote me menyren natyrale te te jetuarit, te konceptimit te jetes e te mbarvajtjes familjare. Po dje, kishte nje manifestim shume domethenes para Parlamentit, nga ish te burgosurit politike, qe kerkush nuk i perkrah, financon apo ndihmon, me gjithe peshen dhe rendesine socjale e politike qe ka kauza e tyre ne shoqerine shqiptare. Po dje, para Kryeministrise protestonin te verbrit, me njemije e nje halle e probleme, te cilet shteti yne kukull nuk i perkrah aspak e as nuk i llogarit kur planifikohet buxheti; po ashtu amb. Amerikane, e po ashtu State Departement.
Dje kuptova qarte, duke reflektuar thelle, se eshte pikerisht ambasada USA… dhe me sakte State Departement, qe promovon tendencen dhe kulturen e shkaterrimit te individit e te familjes ne shoqerite e vendeve jashte Amerikes, per te garantuar keshtu sa me lehte e sa me mire, supremacine dhe sundimin USA ne mbare globin. Qyteterimin europjan dhe ate mbare boteror, e sulmuan fillimisht vendet orjentale, kinezet ( me teorine e famshme te Mao Tse Tung, me teorine e helmimit nepermjet drogave te forta), aziatiket e larget, Irani, Afganistani, Pakistani, Jemeni dhe arabet, me oferten e drogave te forta (heroine, opium, hashash), duke i ofruar rinise europjane e me gjere, modelin e shthurur te droges dhe te pseudo lirise seksuale. Keshtu individi i joshur nga nje ekstaze e momentit, nga nje sens ekzibicjonizmi dhe anti-proibicjonizmi, i futi vetes gozhden e helmit te droges e te pornografise dhe tani gjendet ne humneren e pakthyeshme. Me pas, rreth viteve 70-80-te, kesaj teorise se shkaterrimit nepermjet droges iu bashkangjit Amerika, duke financuar e promovuar pornografine dhe homoseksualizmin si menyre lirie, si menyre “moderne e bashkekohore” jetese, nen pretekstin e mbrojtjes se te “drejtave te njeriut”. Kujt po i shkeleshin te drejtat e njeriut nderkohe?! Kujt i binte ndermend se cfare ben nje homoseksual brenda mureve te shtepise ?! Sigurisht qe ka patur dhe do kete reagime nese nje individ pervers homoseksual del ne rruge dhe na demostron felligeshtine e tij dhe menyren e tij te piset te te jetuarit..
A eshte perversjoni i orgjise, i raporteve seksuale jashte natyre, nje e drejte?! Apo mos eshte ky nje pretekst i mbrojtur me ligj dhe me para e propagande, per te shkaterruar ne menyre satanike individin, familjen, shoqerine?! Perfundimisht, kjo fushate qe po zgjat prej gati 80 vjetesh, sidomos ne vendet te ashtequajtura perendimore, ku Amerika eshte forca dominuese me politikat dhe pushtetin e saj monetar, po shkaterron dhunshem konstitucjonin etiko-moral e psiko-fizik te individit europjan e me gjere. Ky sulm vjen nga Kina, Azia, Irani, Afganistani, Jemeni, Pakistani dhe Amerika, te cilet synojne hegjemonine dhe supremacine e tyre mbi mbare planetin. Keto nuk jane te drejta te njeriut, por te drejta te shtremberuara te njeriut. Me slloganin te “Drejtat e Njeriut” po mbeshtetet dhe po financohet antinjerezorja, dekadenca, perversjoni, vesi, mekati. Fakti qe neper qeverite qendrore dhe ato vendore, anekend globit, sidomos ne vendet e dobta, poshterohen, sulmohen dhe eklipsohen virtytet dhe njerzit qe i mbartin ato, nderkohe promovohen gjithmone e me shpesh pederaste, homoseksuale dhe lezbike, me te vetmen merite sepse jane mbartes te ketij vesi, dhe asgje me shume se kaq, sikurse ndoshta po te ishin te shquar per merita e talente te tjera, tregon qarte se ku synon te arrije plani apo strategjia USA me poltitikat e saj “SODOMA e GOMORRA”.
Jemi tashme duke luajtur me karta te hapura. Ata, te gjithe po mundohen te shkaterrojne gjithçka, ne emer te bote dhe te nje pushteti momental, tokesor, sot per sot. Ne te tjeret po bejme rezistence ne emer te Krijimit, ne emer te humanizmit dhe modelit Hyjnor te te jetuarit. Zoti permbi ne i sheh te gjitha dhe do na gjykoje sipas kritereve te tij… dhe jo sipas te Drejtave te Shtremberuara te Njeriut.
pse nuk na thote zoti ambasador sa para mbledhin cdo muaj nga njerez qe duan te marin nje vize turistike dhe pasi bejne te gjitha dokumentat sipas kerkeses se ambasades jo vetem qe nuk marin vize por dhe ofendohen nga stafi i tij
Ju falenderojme e nderuara Brizida.
Megjithse keni bere nje shkrim qe ndonse eshte i goditur dhe ironizon ne menyre perfekte nje ambassador i cili ka abuzur shume me detyren e tij dipllomatike prape se prape eshte pak me aq sa ka bere ai.
Me teper ai duket si nje nenpunes qe eshte emruar nga persona anti shqiptare dhe “fansa diktatoresh” si puna e frank wisler qe nga i biri deri tek i jati qe jane proserbe dhe antishqiptare.Kur lexova disa veprime te F.Wisler jr ne shtypin zyrtar amerikan ne lidhje me veprimet etij me Mubarakun e Egjyptit jam i shokuar perse ky veteran antishqiptar pro serb e proberishe vjen verdalle koridoreve te washingtonit.Keto tipa nuk jane pak po ti shtosh dhe john podesten dhe tom ridge mikun personal te udbashit damir fazllic.
Nje kapterr i tyre eshte dhe gjeli ambassador aleko arvizu i cili shume here ka shkelur ne kallo dinjitetin e shqiptareve duke mbrojtur nje ASSASSINOS si berisha .Biles ne ngjarjen e 21 janarin fajin me te madh e ka ky ambassador me veprimet e mos veprimet e tij.
Me e vogla qe duhet te kerkojne shqiptaret eshte largimi i arvizuse si i demshem jo vetem per shqiptaret por dhe per diskretitimin e admistrates se sotme amerikane dhe lekundjen e besimite te shqiptareve
te demokracia amerikane.Me disa kolege te tjere i jemi drejtur kongresit amerikan per largimin e ketij personi nga shqiperia.
Letrat dhe deklaratat e fisnikut JOHN WIDHERS flasin shume dhe kane te verteta te hidhura.
Shume me pak beri ambasadori Filip Riker ne Maqedoni duke provokuar greket dhe u hoq nga presioni i tyre si pulle poste per 24 ore.
Xheste te tilla si i Brisides I FLORA OSMANIT APO I ILIR YZERIT JANE SHUME PAK NE KETE REZERVAT ZVARRANIKESH TE POLITIKES SHQIPTARE.
ESHTE NJE SHKRIM PERFEKT I ARTAN LAMES NE LIDHJE ME KETO PALO AMBASADORE QE NUK MENDOJ SE PERFAQSOJNE SHTETE E TYRE SE DERI KETU KA ARRITUR PUNA.
ME MIRE NJE PUSHTIM ZYRTAR NGA AMERIKA SE SA POSHTRIM NGA NJE AMBASDOR
QE LUAN ROLIN E MBRETIT NEPER KAFENETE E TIRANES DUKE PATUR NJE XHANDAR TE TIJ ME EMRIN SALI BISHA..
GO HOME ARVIZU !!!
THANKS MR JOHN WIDHERS !!!!!!!!!!!!!!MIKU ME I MIRE I SHQIPTAREVE
NE KOHET ME TRAGJIKE TE TYRE..
Beni,pastruesi i wc-ve ne Chikago,mbete idiot tutkun.Me na tregu se jeton ne Amerike,shkruan mbiemrin Chikago.Atje jetojne edhe krymba,zagare,bythqime si puna jote etj.Gazetarja e paska mbiemrin Gjikondi,mor rrot karit e jo Gjiknuri.Ik mor robq,,,me e mos ha mut ne kete ambjent.Pederast.
Shkrimi eshte shume i sakte dhe shume i shkurter,si duket per ekzigjencen e hapesires ne TemA.Disa komentues mendojne se faji eshte gjithmone i joni,se jemi popull qe kenaqet me nenshtrim,qe kollaj udhehiqemi nga autoritetì i me te madhit,se jemi dembele,rrumpallxhinj,pa karakter,pa nocione mbi kombin,traditen,etj.Mendoj se pergjithesisht asnje nga keto nuk qendron.Ne shekuj shqiptaret jane dalluar per trimeri,per tradita dhe zakone liridashese,ne shekuj shqiptaret kane ruajtur me fanatizem nje gjuhe te mrekullueshme qe ss’ngjan me te fqinjeve,sado me te medhenj e me te shumte nga ne.T’i heqi vetes hipokrizine se duam Ameriken”me shume se çdo komb tjeter”;jo,ne duam bashkjetese me te tere kombet,ne baze te principit te respektit reciprok.Eshte sali berisha dhe tufa e politiksave te Tiranes(mbase dhe bashkia e fushe Krujes)qe i thurin Amerikes elegji te lashta dhe moderne,ca per aheng politik e ca per interesa personale.Na vjen turp qe buken e hame ne tavolinat e Evropes dhe dolline e ngrejme per zyrat e Departamentit te shtetit.Nuk na ka shpetuar Amerika,biles principi i autoderteminacionit te presidentit Willson ne 1919(me duket ishin 14 pika)nuk linid ekskluzivisht er Shqiperine,por ekzaktesisht per interesat amerikane ne Lindjen e Mesme e ne disa vende e te tjera.Nejse,une nuk mund te shkruaj me gjate nga autorja,se ò’u pa pastaj!Lazarati nuk eshte nje fshat si te tjeter,eshte nje fshat qeveritar,i ruajtur nga qeveria.E pamundur qe ky fshat mbjell dhe korr i pashqetesuar lende narkotike te ndaluara ne gjithe boten dhe policia nuk paska guxim te hyje per kontroll!Atehere na qenka bere Lazarati republike;ta dime te pakten,qe te degojme ndonje ambasador.Jo per gje,por ne kohen e Enverit ishte pjese e Shqiperise ky fshati jeshil.Mendoj se ambasadori aas nuk kuqet dhe as verdhet nga ironia e znj.Brizida;ve bast qe ambasadori eshte duke sistemuar ndonje lek per vete,se eshte evdiente qe kohet jane pjekur te transferohet.Ne fakt nuk po ben as me shume e as me pak,por zbaton urdherat e DASH.Nese nuk ben kete,atehere dyshoj qe zbaton urdherat e Ben Chicagos,qe sepse ben komente nga Amerika gjithmone ne oren 3-4 te nates.Hahahhaha,keta zyrtaret e sales me zyra ne Kamza City edhe kaq llogari nuk jane te zotet ta bejne.
Ne Shqiptaret kujtojme se jemi qendra botes. As nuk na pjerdh kush ore njerez, jemi nje shtet madje gjithe rrajoni atje qe as e pjerdh kush. Asnje linje interkonjeksioni madhore qe do kalonte nuk do kaloj me, AMBO u prish, e madje shume linja qe do kalonin ne Greqi sdo kalojne me as andeja, sepse edhe ata nuk i pjerdh me kush njeri. Shtete te vogla pa ndonje interes, dhe Shqiperia mbetet nje nga ato. Nuk eshte puna perca e sundo, puna eshte kontrollo keta trapa se mos futen neper aventura e mos e djegin dhe nje here shtetin nga e para sic bene ne 97. Pse hiqeni si te drejte, ku ne vete i kemi dhene shembuj botes se cfare jemi, fene e ndryshojme, idealet partiake i ndryshojme sipas qejfit, emrat i ndryshojme sipas qejfit, njeri tjetrin e therrim per nje llaf goje, edukimin e shkaterruam dhe tani pretendojme se jemi te drejte dhe duam drejtesi nga Amerika e bota. Amerika eshte fat qe na trajtoi dhe na shpetoi nga zhdukja e sigurte qe do ndodhte nga Serbia(sado qe disa fantazojne menderisht duke menduar se do vinte Turqia heroike te na shpetonte po mos kishte ardhur NATO). Ka popuj me nga 30-40 milione banore qe skan as shtet, bytha Shqiptarit do edhe te rri ne kafe gjithe diten nga mengjesi deri ne darke, te tymosi si oxhak te talli menderen me “refugjatet” sa here ata kthehen, duke i thone “lani pjata ju, punoni 24 ore ne dite se ne kenej qef o qef o qerrata”, edhe beni edhe dengla me ambasadoret.
Secili ne Shqiperi eshte per qejf te vet, nje individualizem ekstrem qe shikohet kudo, nga politika e deri tek ndertimet e pallatave e shtesave te katave, pa plan, pa ide, pa nje standart, te gjithe si t’ju thote koka e tyre bejne dhe thone pa menduar nje here prit ta analizojme se ndoshta jemi ne vete nje popull individual, xheloz qe i ndjellim fatkeqsi vetes tone.
Te lumte DORA,PENA dhe MENDJA.Na u bene treshja e ambasadorve si kembet e dhise.Ne njiane SALIU dhe nga ana tjeter Ambasadoret, OPOZITA e ka humbur ekulibrin dhe ORIENTIMIN,kurse SALA nuk i ndigjon dhe nuk ben gabime.
Super shkrim, super ironi, dicka ndryshe dhe goditese, vec injorantet se kuptojne. Bravo Gjikond dhe per shkrimin tek Panorama.
o ZONJE E NDERUAR E KENI VENE GISHTIN NE PLAGE .Populli ka nje fjale qe thote se shume mami e nxjerrin femijen sakat .Kete po bejne edhe me ne keta ambasadore te cilet i ka pershkruar aq bukur Aickaj ne vepren e tij ;nje rrefenje me nderkombetare .Te themi te drejten na e kane prure ne maje te hundes.Njeri zhdepet me birre kur i jepet rasti tjetri flet si skuth per te mos e prishur fare muhabetin tjetri hiqet si zeusi i zbritur ne toke .Mendoj se ata nuk e njohin fare po hic fare psikologjine prej bejlurcine te vipave shqiptare.Ose ndoshta jane ato moilionat euro qe harxhon be qe drejtesia jone te vihet ne binare sic e dime te gjitthe qe eshte vene qe cke me te ose ato per mjedisin qe me ndihmen e atyre miliona eurove eshte ndrin e shkelqensi mos kurre .Ku fle lepuri duhet ta dije mire ai qe merret gjithmone me lepujt
Great! Keep going!
Kjo lumadhja s’mbush fare.
Te falenderojme dhe te pergezoj per shkrimin !
Shkrime te tilla te guximshme si edhe shkrimi aq i ndjere “Sytë që të na pëlcasin!!!” per vajzen 17 vjecare Marie Cuku qe vritet nga mungesa e shtetit, jane te rralla. Komente me nickname ne bejme sa te duam por shkrim ne gazeta jo cdo gazetar ka bythe ta bej sepse cubi saliserbi te ve ne rreth te kuq.
Jemi shume te ndergjegjshem per pergjegjesite tona si popull, por kjo nuk te heq te drejten ti kerkosh atij lloj ambasadori te na e jape nje recete se si e ben gjelin e detit diten e falenderimeve, apo një recete se si heshtet dhe respektohet nje vend sovran !!
Edhe nje here te lumte mendja dhe dora