Trembëdhjetë vjet zhgënjim

13 Qershor 2012, 19:52Blog TEMA
Trembëdhjetë vjet zhgënjim

Nga Astrit Gashi

Tash e 13 vjet me herët, secili kishte nga një ëndërr – pak dallim nëse aso me sy të hapur, apo me sy të mbyllur. Ëndërronim mbi lirinë, mbi shtetin, mbi zhvillimin personal e të përgjithshëm, mbi jetën. Njëri e shihte veten si artist, tjetri si mjek, një tjetër si inxhinier, si policë, ndërtimtarë e biznesmenë, aty – këtu disa edhe të bëheshin gazetarë e disa të tjerë edhe të punonin në dhe për shtetin. Sot 13 vjet ëndrrat e shumicës së tyre u shndërruan në zhgënjim.

Edhe më keq, shumë nga to u reduktuan në një dëshirë- të dalin jashtë shteti. Sepse, ato ëndrrat e lirisë së hershme iu plotësuan vetëm një pakice- zhelanëve që ëndërronin dhe ia arritën të bëhen milionerë përmes politikës e në kurriz të vendit e të njerëzve të tij, kriminelëve që i gëzoheshin lirisë, sepse po u hapej një treg i ri për zanatin e tyre, dhe interesxhinjve, që triumfin më nuk e matnin me djersën dhe mundin për lirinë, por me markat e eurot që mund t’ia merrnin këtij vendi.

Për ëndërrimtarët naivë vendi ynë është zvogëluar sa një bulevard. Në një “Bulevard të ëndrrave të thyera”, për të cilin dikur këndonin djemtë e bendit Green Day.

Sot, 13 vjet pas çlirimit nga Serbia, asnjëri më nuk jemi si ishim. Të gjithë sot jemi më të këqij, më vetjakë, me të mrrolur e më interesxhinj dhe asnjëri më nuk shohim përtej gishtave të këmbës sonë. Kush më shumë e kush më pak, jemi bërë të gjithë pjesë e një të keqeje – një ëndrre të thyer, të lënë përgjysmë për disa copa hekurash e monedhash. Dhe, të gjithë e kemi fajin. Copën tonë të këtij faji, të paktën. Rren kush thotë që faji është gjithmonë individual.

I pavarur nga Serbia, vendi ynë sot është i okupuar nga humbja e shpresës, nga zhdukja e ëndrrave, nga optimizmi që u mbyt ditë pas dite, e vit pas viti nga korrupsioni, nepotizmi, keqqeverisja e mosqeverisja, e shumë gjëra të tjera. Nga stagnimi, nga kënaqja e të mësuarit duke jetuar në skamje e nën pushtim. Më gjeni një të vetëm banor të këtij trolli që sot ka nevojë t’ia rikujtojmë statistikat negative të vendit tonë? Vendi ynë sot është i lodhur e mosbesues te ajo fraza “ ka me u bë mirë”, që mund të sfidohet fare lehtë nga një pyetje e thjeshtë: “Nëse këta 13 vjet nuk është bërë mirë, pse mund të shpresojmë hala se kjo të do ndodhë”?

A jemi ne si vend, si shtet, si qytetarë, një shans i humbur?

Në qershorin e vitit 1999 na u dha shansi i parë. Më 17 shkurt na u dha shansi i dytë. Nuk jemi të humbur plotësisht. Ky shtet ende ka shans që të bëhet. 13 vitet e huqura nuk kthehen, e në jetë njeriu humb vetëm kohën. Ne nuk mund të presim edhe trembëdhjetë vjet…Sa kohë kemi për të humbur akoma?

Suksesin s’e kemi të garantuar.

Gëzuar lirinë – ajo është e pakthyeshme. A jemi të lirë sot ashtu si ëndërruam

10 komente në “Trembëdhjetë vjet zhgënjim”

  1. FENOMENI says:

    Na le ne hallet tona o shoku….

    1. Vjollca says:

      O Fenomeni po nqs nuk jane keto hallet tua e të miat e të gjithë të shqiptarëvete, të kujt jane ateherë o burre i dheut???

  2. pergjigje says:

    Me ate nivel turko-arab qe keni ju or mik jeni shume perpara.

    1. vjollca ahmeti says:

      Nivelin qe kemi ne or ti miku “pergjigje”, ty te duhen edhe 100 vjet per ta arritur!

  3. historia says:

    SORAT NE KRYE.
    Shqiptaret kane qe me 8 nendor 1941 qe zhgenjehen,pa kuituar 500 vite zhgenjim nga “vellezrit” tane osmanllinj.
    Konkluzion:Shpikja me e madhe e turqise ishte nallonja,komunizmi kishte tallonin,te dy keta faktore i kemi ende ne krye te shtetit,osmano-komunistet busull e tyre eshte anadolli.Sorat s’behen kure pellumba.

  4. Vjollca Haradinaj says:

    Për nivelin arabo-turk është e vertetë po edhe gjithë këto sipër që ka shkruar Astriti janë më se të verteta…
    Tani cfare kemi të përbashkët, është se edhe populli e ka fajin sepse shehe vetëm ate rrugën e drejt individuale, nuk done te ia dije, as për shokun as për komshiun lere më për qytetin dhe kombin… Dhe kjo është vertetuar edhe këtu në përgjigjet tuaja…Shqiptarit/shqiptares as para hundës nuk duan të shohin.

    “Mirë të na bëhet”!!!

  5. katarakti says:

    E ke gabim mor Gashi. Je i zhgenjyer, ndofta se humbe p

  6. katarakti says:

    Deshperimi yt eshte i pakuptimte, o Astrit Gashi. Ndofta je nostalgjik i Bashkim Vellazerimit, i pasoshit jugosllav dhe ku di une. Krahasimi nuk behet midis endrrave dhe realitetit, por midis 2 realiteteve. Dmth me mire te mbeteshit me Serbine apo tani te pavarur?! Kjo eshte pyetja. Per te tjeret, jo per ty. Se per ty e ndjej se te pikon zemra gjak per …

  7. katunari says:

    Po ne qe kemi 60 vjet qe presim o burre,c’me bo.Prit se ju 13 vjet keni,jone shume pak.Do vini edhe ju ne vitet tona tu prit.

  8. Drenica e Kuqe says:

    E ke gabim, z. “kryeredaktor” i “Zerit”. Shqiptaret kane qe 2 mije vjete zhgenjim pas zhgenjimi. Po, ti si “kreyredaktor” lypset te dishe te shkruash, se paku, shqip. Nuk thuhet: “Ëndërronim mbi lirinë, mbi shtetin, mbi zhvillimin personal e të përgjithshëm, mbi jetën”, sepse, z. “kryeredaktor”, njeriu enderron per liine, per shtetin, per zhvillimin personal dhe te pergjithshem, per jeten… Dhe jo vetem ky shkrim skandaloz nga ana gjuhesore, tregon se kush u ka lene ne pushtet dhe me tituj te medhenj. Ku je, he, “kryeredaktor”(!!!)…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje