Politika nuk është mëkat!

9 Qershor 2012, 19:05Blog TEMA

Nga Jona Dervishi

 

Dëgjojmë vazhdimisht epitete e krahasime nga më të ndryshmet në lidhje me termin aq shumë të lakuar “politikë”. Krahasime nga më denigrueset, saqë shpeshherë të pohuarit se merremi me politikë në sytë e paragjykuesve na vesh me një petk të qëndisur mëkatarësh! Termi politikë në sytë e shumë njerëzve s’është tjetër veç një fenomen negativ dhe fitimprurës në kurriz të popullit për përfitim personal dhe rrënim të të tjerëve. Ajo ç’ka më bën të më vijë keq është pikërisht të ngatërruarit të politikes si fenomen në vetvete me politikëbërësit aktualë.

Sado i mrekullueshëm të jetë një skenar, fati i veprës artistike është në varësi të regjisorit që do ta hedhë në skenë dhe është e domosdoshme si puna e regjisorit ashtu dhe mjeshtëria e aktorit që vepra të dalë me sukses, ndryshe dështimi është i garantuar. Këtë marrëdhënie ka dhe politika me politikëbërësit! Mu kujtua shprehja e famshme e Baba Tomorrit në veprën e madhe “Përralle nga e kaluara” teksa thoshte “Ligji në dorë të Maliqit”! (dhe ku tregohej që ligji mund të jetë i ashpër ose i lehtë vetëm në varësi të atij që ka kompetencat përkatëse te te ushtruarit). E pra ashtu si ligji në dorë të Maliqit dhe politika dashur padashur merr formën e atyre që e posedojnë, se në fund të fundit ç’faj ka topi që nuk shënon gol futbollisti se ka shitur ndeshjen! Ndaj kur i referohemi politikës në përgjithësi gjithçka është e varur me politikëbërësit, veçanërisht me ata që kanë shtetin dhe praktikisht pushtetin! E duke iu referuar kësaj logjike kaq spontane dua tu drejtohem atyre te cilet me shumë fanatizëm shprehin urrejtje dhe menefregizëm përkundrejt politikes. Për më tepër të rinjve të cilët nuk e kuptojnë se sa më shumë e urrejnë politikën, aq më e ndërlikuar do të bëhet jeta për ta…

Pasi kur je i ri shpesh here ndodh të gjendesh në kryqëzime e labirinte pafund! Vrapon nëpër lëndina ëndrrash e përhumbesh nëpër humnera zhgënjimesh, jeton ndërmjet reales dhe abstraktes imagjinare, ose thënë thjesht siç thonin qëmoti “I riu si veriu”.

Ajo që unë mendoj është se me origjinalitetin dhe pastërtinë që mbart i riu politika do ishte kthyer në një mision te bardhe, në motiv shprese dhe frymëzimi. I referohem këtu fillimisht vetes time si një e re qe aspiroj të merrem me politikë, e kur them “të merrem me politikë” nuk i referohem vetëm faktit të të bërit karrierë, por të kontribuarit e të ngriturit zë kundrejt asaj që shkon keq, kundrejt asaj që është lënë në dorë të krijuesit, kundrejt asaj censure që na është vënë mbi krye si një kurorë me gjemba ashtu siç ju vu Jezusit kur u dënua mizorisht për mëkatar dhe blasfemues. E njëjta kurore paralizuese iu është vënë sot mbi kokë të rinjve dhe çdo individi, i cili mendon e vepron ndryshe nga ajo ç’ka quhet e “drejtë” nga vete politike-beresit ne pushtet, ose siç me pëlqen t’i pagëzoj, nëse i referohem kurorës me gjemba të jezusit “Kurorë-vënësit”

Unë dëshiroj tu drejtohem bashkëmoshatarëve të mi që kurrë mos ta shohin politiken dhe politikëbërjen si një rit apo magji të zezë, e cila çdo gjë që prek e nxin dhe helmon. Politika nuk është ajo mynxyrë që shohim nga kurorë-vënësit aktual, nuk është ajo censurë e madhe gjigante që të cenon lirinë e të shprehurit, ku çdo fjalë-ngritje shihet si kryengritje, e ku çdo manifest a protestë e nisur paqësore merret si një atentat ndaj kryeministrit, apo ku gazetarët në shërbim të detyrës së tyre fisnike, e shpesh herë të rrezikshme, shihen dhe gjykohen si organizues apo pjesëmarresit e asaj që aq turpërisht e quajtën “puç”. Absolutisht politika në thelb nuk eshte kjo. Absolutisht politika e mirfillte nuk eshte ajo ç’ka përfaqësojnë sot ata qe kane shtetin e pushtetin, politika e vërtetë është e bukur, e frytshme dhe frymëzuese, është ajo ç’ka vendos rendin dhe rregullon jetesën, është motivi që ngjyros dhe begaton jetën tonë çdo ditë e më shumë. Pra nuk është politika ajo që po e fundos dhe e ka futur vendin tonë të dashur në një krizë pa krye, por është të mos bërit politike, pasi kurorëvënësit tanë bëjnë çdo gjë, por vetëm punë jo!

Do dëshiroja ta mbyllja pikërisht me një thirrje historike të Churchill “Never ever Give up”!

34 komente në “Politika nuk është mëkat!”

    1. raimondi says:

      Kjo e mbyll me thenien e Churchillit qe ishte nje antishqiptar i betuar, i cili perkrahte synimet kriminale te Greqise ndaj teritorit te Shqiperise ne vitet e pasluftes se dyte boterore

      Sa per politken qe mund te beje i riu kjo ja fut kot se i riu vetem politke nuk mund te beje dot, se ka mungese eksperience .

      Politka kekron eksperience jete dhe librash, gje te cilat i riu i ka me mangesi
      Po natyrisht i riu mund te japi mendime te ndryshme politke, si kushdo tjeter
      ., por jo te vihet ne krye te politkes se te merr ne qafe

      I riu nuk eshte per te drejtuar , por per ta drejtuar..

      1. Rani says:

        Drejt e ke per Churçillin, per vendin e tij ka pasur merita (megjithese une mendoj se anglezet me shume t’ja dine per nder ishullit te tyre se te kishin qene ne kontinent e kishin pare se si jau kishte pjerdhur krenarine e tyre gjermani, i kishte degjeneruar siç degjeneroi Francen) po per shqiptaret ka qene nje plehre e vertete. Ishin amerikanet ata qe e futen Shqiperine ne krahun e shteteve antifashiste dhe jo anglezet qe ishin bere bythe e breke me hellaset. Jones nuk duhet t’ja veme mendjen se keta te rinjte e sotem e gjejne nje tip si puna e Churçillit ose disa pederaste te tjere qe me vejne foton e Che Gevares kot sa per sport sa per tu dukur modern pa e pasur fare haberin se ça ka bere apo pse ka bere ai apo ky pseudoidhull. Nuk ngrihen ne piedestal çdo lloj njerezish se eshte mungese personaliteti dhe mungese respekti per veten tende. Keta kujtojne se politika mund te konsiderohet si nje hobi per te kaluar kohen e lire dhe ky zoteria pisha flamur ma paska marre mendimin kur i ka thene se te besh politike duhet te kesh nocionet elementare ne shume fusha veçanerisht ne ekonomi dhe ne jurisprudence se keto jane kryesoret dhe ka shume te drejte. Nuk e di si botojne edhe keta te Temes artikuj pa ndonje permbajtje, me duket se i botojne thjesht se i ka derguar Jona dhe jo une apo ti.

        1. raimondi says:

          Per shqiptaret q e merren me politike duhet te dijne edhe historine e vendit te tyre dhe te fqinjeve , sepse ne kemi probleme me fqinjet

          Pastaj ai qe merret me politke duhet te kete pervec atyre qe thoni ju edhe
          ca njohuri nga filozofia , qe te dije te beje nje gjykim me induksion dhe deduksion -Te dije te beje nje analize dhe nje sinteze etj…

          Por mbi te gjitha te jete nje Patriot i vendit te tije , dhe ta shprehi ate hapur dhe ta mbroje ate sa here i jepet mundesia ..

          1. Lissus i vjetër says:

            … ” dhe të dojë Turqinë”- e harrove këtë.

        2. cika says:

          keta lloj njerezish i ka ngritur ne piedestal historia dhe historia nuk ka ngelur ti referohet Shqiperise pra te behet

  1. Grëku says:

    Edhe te jesh e bukur si kjo vajza qe ka shkruar nuk eshte mekat, por kjo mua me duket me e shqetesuar te nxjerre ne pah paraqitjen e saj se sa idete. Shihet qe nga foto ku pozon e mbingakruar me kujdes estetik. Lerjani kete hapesire te Temes intelektualeve, jo modeleve. Modelet te dalin te Arjan Cani. Nje nga arsyet pse politika eshte mekat, ehste pikerisht kjo, qe me te merren njerez qe nuk kane asnje njohuri te kesaj fushe…

  2. Ina25 says:

    Te gjithe na thoni merruni me politike dhe keni te drejte per arsyet qe permendni.Por kam pare shume negativitet tek njerezit qe merren me politike.Sharje,shpifje,thashetheme,ku dhe autorja e ketij teksti sigurisht nuk ben perjashtim.

  3. Monika says:

    Brava Jona je e mrekullueshme

    1. Rani says:

      Nuk rregullohen punet me bravo o goce se Jona nuk ka bere gje tjeter veçse ka shtyre diten duke shkruar kete artikull nderkohe qe pinte kafe diku ne Tirane pa permendur qe paska disa mangesi drejtshkrimore se ka bere disa gabima ortografike. Prandaj ndodhet vendi ne kete gjendje se shqiptaret jane njerez qe kenaqen me pak ne kete rast………….me nje artikull pa vlere se per aksione as qe behet fjale me. Kane dita te bardha perpara plehrat e atij vendi si Sali Berisha, Meta, Nano e kompani me ate popull idiot e gjumash……….mjere shqiptaret per veten e tyre.

  4. pisha flamur says:

    Jona! Të përshëndes si e re për temën, të ciën ke menduar të trajtosh, por mendoj se është e vërtet se politika është domosdorshmëri i lëvizjeve shoqërore. Ajo si e tillë mendoj se don një trajtim tërësor në hapsirën dhe kohën e caktuar. Ajo nuk mund me u trajtu dhe interpetu si me qënë një fustan baleti, sepse, Së pari: Nuk mund të shkruash shkencërisht për politikën pa njohur po shkençërisht filozofin sidomos dialektikën e natyrës dhe shoqërisë, dhe pasojat e saj kur filozofia zbatohet keq, ose deformohet.Së dyti Duhet të dish thellë historin dhe ekonominë politike si dhe ligjet bazë të jurisprudencës në hapsirën dhe kohën e caktuar etj. Mendoj t,jua ilustroj me një shëmbull, e cila do bjerë si atom për injorantët ose të ashtuquajtur demokratë pa mëndje. Politikani më i madh i të gjitha kohrave ka qënë Enver Hoxha: Me gjithë atë punë kolosale që bëri duke e marrë shqipërin tribu dhe e bëri shtet modern, ai do kritikohet në histori si diktator i math, krahas evidentimit të meritave të pa diskutueshëme. Athere, me gjithë se Enveri nuk ishte politikan i keq ai me pushkatimet e të pa fajshëmve, internimet, persekucioni mesjetaro feudal e paraqit si politikan të keq. A, ishte kësht? Mendoj se ishte filozofia e luftës së klasës në socializmë, subjektive voluntariste, e cila u deformua nga Stalini për mbajtje pushteti që çoi në dy gjëma të mëdhaË a)- Në persekucion dhe mbytje të ç,do lirie dhe b)-Në sabotimin dhe dështimin e socializmit dhe zvëndësimin e tij me një kaptalizmë të ndyrë, e cila bashkoi borgjezin e kuqe me fashistët dhe po na shtypin, dhunojnë dhe ç,nderojnë. Prqandaj vajzë të kurajoj, por duhet së pari pregatitje e thellë teorike sepse politika nuk bëhet me karkalecat e pas vitev 1990.

    1. Jona dervishi says:

      Te falenderoj.. Do e marr parasysh ?

      1. Kuzhinieri says:

        Tani që i ktheve përgjigje bëji edhe një “like”…

  5. Ramazan Selmanllari says:

    Zonjushe Jona, kryesisht te pergezoj per motivimin qe kaq thjesht u percjjell bashkemoshatareve te tu.
    Te marrurit me politike nuk eshte aspak e thjeshte, madje I ben ata qe merrem shume guximtare qe te dalim e te shkruajne pa galje per shume tema te ndryshme.

    As te qenit kaq e bukur nuk eshte mekat Zonjush. Ama eshte nje zili e madhe kundrejt atyre qe nuk arrijne dot te te imitojne edhe me operacione plastike.

    Miqeisht xoni

  6. Megafoni prishur says:

    Shkrim perfekt nga nje vajze akoma me pefekte!
    Jona ka te ardhme ne mos per politike, per publicistike. Por mos harro Jona, Churchill nuk u dorezua kurre, dhe kjo eshte sfida e vertete e jetes te mos dorezuarit.

    Respekte

  7. Intelektuali says:

    si nje intelektual po Ju referohem juve Zonja Dervishi!

    Duke Ju pergezuar shume per kete mesazh kaq konciz dhe shume aktual te gjendjes se mjere Shqipetare.
    Politika Shqipetare ka shume nevoje per femra intelektuale si ju

    1. raimondi says:

      Ti intelektual qenke nje gomar qe s’e paske shokun –

      -Politika nuk ka nevoje per femra , sidomos ne Shqiperi, spese femrat kane nivel shume t e ulet te pjekurise qytetare –Jane njelloj me prapanicen time, dhe behen shume shpejt servile te kryetarit te Partise dhe nga ana tjeter kalojne shume shpejt ne ekstremizem

      Femrat jane nga vete natyra qe marrin zjarr shpejt dmth qe shkrepen si pushke jevgu

      Ndaj politka shqiptare nuk ka nevoje aspak per femra, sado te zgjuara te jene ,
      sepse nuk kemi ate civlizim akoma ku femra te kete pjekurine e nje politkani-
      -por qe nuk diksutohet qe mendime per mbarevatjtjen e politkes duhet te japi patjeter,

  8. Rreshteri says:

    Qe kjo faqe ka vetem lexues medioker militanteske sapo mu konfirmua nga gjithe keto bravo per nje shkrim te stilit eseistik te klases se 8-te. Ka te drejte nje parashkrues qe thote qe kenaqeni me shume pak… E vetmja ndjesi me le ky shkrim ehste qe Zoti Baze e promovon kete vajze vetem per hijeshine e saj te pamohueshme… Por kjo eshte e pamjaftueshme per te shkruar me bagazdh, stil dhe intelekt.

  9. Babo says:

    Baba Tomorrit në veprën e madhe “Përralle nga e kaluara” teksa thoshte “Ligji në dorë të Maliqit”! (dhe ku tregohej që ligji mund të jetë i ashpër ose i lehtë vetëm në varësi të atij që ka kompetencat përkatëse te te ushtruarit). E pra ashtu si ligji në dorë të Maliqit dhe politika dashur padashur merr formën e atyre që e posedojnë, se në fund të fundit ç’faj ka topi që nuk shënon gol futbollisti se ka shitur ndeshjen! hahaha kjo vetem krahasime me perralla dhe futboll dinka te benka. Bagazh intelektual 0!

    1. Lindita burgaj says:

      Te kam ndjekur edhe ne shkrimet e meparshme Jona dhe te them te drejten me ke pelqyer shume sepse me je dukur aq sa e thjeshte aq edhe e mencur.
      Zakonisht shoh qe trajton shume tema sociale dhe kjo eshte dicka shume sensibel nga ana jote..
      Mos u merzita per c’ka te shkruajne pasi pa gojeliget nuk do dallonin njerezit e vacante si ti.
      Vazhdo dhe na kenaq me opinionet e tua e leri ziliqaret te flene ne kasollet e deshtimve.

  10. Mane says:

    Zonjusha gabon qe thote qe mendimin qe politika eshte k…. e kane vetem te rinjte, ate mendim e ka cdo banor i botes qe ka dy fije tru ne koke e nuk fluturon se i thote kryetari Rama je bukuroshe.

    Shkrimi eshte shum medioker per te mos thene inekzistent sepse ska asnje fillim, asnje pershtjellim, dhe asnje zgjidhje ne fund. Ben disa krahasime pa lidhje per nje politikane te ardhshme.

    Keta dallkauket qe i thone BRAVO jane shoqeria e saj mediokre e cila fluturon se ju hedh doren ne qafe Rama dhe enderrojne veten pas disa vitesh Ministra etj.

    QE TA KUPTOSH ZONJUSH, E RENDESISHME ESHTE TE JESH E DOBISHME PER VENDIN TEND, TE JESH QYTETAR MODEL, TE PUNOSH ME NDERSHMERI KUDO. KETE MESAZH DUHET TU JAPESH TE RINJVE SE PO U MOREN 3 MILION SHQPITAR ME POLITIKE, KUSH DO JETE MJEK,EKONOMIST,HIDRAULIK,ZDRUKTHTAR,TENEQEXHI ETJ ETJ. JEPU MESAZHIN E PUNES E TE NDERSHMERISE TE RINJVE JO TE AMBICJEVE TE TUA PER TU BERE POLITIKANE.

    1. raimondi says:

      Qellove si kalama o Mane loooooooooool

      Mane me politke merret kushdo , pavaresisht profesionit qe ka , s e politka e dallon njeriun nga kafsha –Prandaj edhe njeriu quhet Kafshe politike , nga Aristoteli
      Capito more Mane kokeqipi,a !

      Dhe sa per artikullin , ato qe thua ti nuk qendrojne , dhe jane hajvanlleqe

      Ketu kjo Jona ka paraqitur nje ceshtje sipas kendit te saj te shikimit te syrit te saj qe e ka sy pushke lol .
      Ti o Mane mbushesi i topit, kundershtoje duke u nisur nga kendi yt i veshtrimit,
      kend i cili, nisur nga keto xhevariet _ Made in Mane mavria_ qe thua zotrote
      eshte
      shume kend i pjerdhr dhe duhet ta ndryshosh se na qelbe forumin shkerdhate lol

      Jona ka te drejte per faktin qe, te merresh me politke nuk eshte mekat, megjithse kjo Jona ne foto mua me duket si ….mekatare Looooooooooooooool
      –por duhej te shtonte , thom u, qe,
      per gjendjen ne te cilen gjendet Shqiperia , eshte nje detyrim moral kategorik
      per cdo shqiptar, nese do perfirazonim Emanuel Kant

      Ne antikitet ka qene e detyruar t e mrreshe me politke dhe te diskutoje per problemet qe ksihte qyteti-shtet , ndryshe po te mos jepje mendimin tend per problemet politke te jetes atje , te hiqej shtetesia
      ——–Sepse dihet vetem me politke mund te ndryshohet gendja kaq e keqe ne te cilen gjendet vendi yne –porse sic thashe diku me siper RInia nuk duhet vene asnjehere ne krye , sepse politka do expereince jete , pune dhe librash….

      Natyrisht nga ky rregull bej perjashtim vetem une, se kam eksperience ne libra, ne femra dhe ne emigrim –So jam Adap per te qene ne krye te shtetit ,
      si president mbi palet , se jo per gje por, do ju ri paleve persiper gjithe diten e perendise, sa tu nxjerr merzine lol

      –Ndaj ,te mos kene merak fare palet per keto palo pune, ok ? Hjade shifemi loooooooooooool

      1. Mane says:

        Qe ja ke fut si kau peles kjo kuptohet. Por qe te ishe kaq PYKE kete e kuptova me sa furce i ben vetes. Qe te jesh ne politik o fyell duhet te besh lloqe kavaje gjith diten e gjithe naten sepse vete politika eshte e tille qe te detyron te genjesh e mashtrosh per te mbijetuar. E kjo nuk ndodh vec ne shqipri por edhe ne emigrim, por ajo qe ndryshon popullin shqiptar nga ai europian eshte civilizimi o Raimond gerrneta.

        Vajza ne fjale qe e shoh qe te paska bere per vete sa i ke dedikuar ndonje doriana kyci, te ka mjergulluar syte e sdi cfare shkruan. Nuk mund te merret cdo person me politike o satrap se eshte nje mesazh i keq qe i jepet rinise:MERRU ME POLITIKE QE TE GJESH VEND PUNE SE PER SHKOLLE ESHTE KRISRALI QE NA FURONIZON ME DIPLOMA.

        Te rujt zoti e te dhont men ASGJE NUK HARROHET!!!

  11. skenderi says:

    ‘Bravo Grëku! ‘

  12. beso says:

    natyrisht qe politika nuk eshte mekat,por jane mekataret qe e shfrytezojne me aq interes avenirin politik.Nje perifrazim me te bukur se Baba Tomorri(ti Jona qenke bektashie,se dukesh nga mbiemri)e ka bere J.Hillman,ne nje liber(italisht”L’anima del mondo”):Politika eshte fusha ku qenia zhvillohet!Nje tjeter te bukur qe mbaj mend eshte keshtu:Politika eshte arti i te mundures.Nga keto dy aksioma te bukura le te bejme nje krahasim me politiksat shqiptare.Ata qe merren me politike moralisht varferohen,dhe sesi ia arrijne qe ta kthejne ne artin e te pamundures.PS.Desh harrova,ju te Freshit nuk e humbkeni kohen kot si ata poltiksat qe dredhin zinxhirin tere vapen e perendise tek lokali”Austria”.

  13. Herkuli says:

    Sa zili te paskan pas mi Jona Dervishi.
    Nuk merren me shkrimin po merren me ty, t’kon inot se je shum larte pranej.
    Se kta qe shkrujn jan I tuf parazitesh qe helmohen me suksesin e tjetrit.

    Suksese ne tema te tjera yllo.

  14. Argita says:

    Ah moj Jona e mjera ti qe shkruan kaq bukur e ste kupton kush..
    E mjera shqypni qe ka nxjer ne pah njerez te shemtuar si jashte e brenda e nuk promovon te rinj te talentuar si ti.
    Te pershndes.

  15. Extremisti says:

    Politika nuk eshte mekat thua o zonjusha Dervishi dhe ke te drejte po ec e mbushja mendjen derrave qe e lidhin cdo gje me maskarallekun e me hajduterine.
    Rrofte PS e rrofte Shqiperia per vajza me formim si ju

  16. Mister x says:

    SA ME SHUME SHOH QE VAJZA SI JONA SHKRUAJNE KAQ BUKUR AQ ME E EMBEL ME DUKET SHQIPERIA.

  17. Taulant says:

    Cfare moshe jane bashkemoshataret e tu ,Jona?

  18. Gurrakuqi says:

    Ata komentues qe e kundershtojne Jonen besoj se nuk e kuptojne shkrimin. Pjesemarrje ne politike nuk eshte vetem anetaresimi ne ndonje parti apo kandidimi si deputet i ndonje partie. Pjesemarrje ne politike eshte edhe ngritja e zerit, pro ose kunder, sa here qe merret nje vendim nga politika, si psh miratimi i nje ligji ne parlament. Sa prej jush i keni shkruar deputetit te zones tuaj per nje ligj qe demton interesat e komunitetit ku jetoni. Edhe pjesemarrja neper protesta eshte nje forme pjesemarrjeje ne politike. Po juve ju pelqen te flini gjume deri ne dreke, pastaj te dilni ne kafene mbasdite, dhe kur ktheheni ne shtepi shikoni Saliun ne lajme, edhe futeni tek Tema e filloni shani qe t’ju dale mllefi.

  19. luli says:

    jona, me kto lloj fotosh qe ve sdo te marri njeri seriozisht, se dukesh sikur ke perdorur shkrimin ne funksion te fotos e jo anasjelltas… te gjithe e dime se kush je… po pate ndermend te ndryshosh, ndrysho dhe qendrim…

  20. Elidoni says:

    Asgje mos ndrysho, sepse je perfekte.. Lum nena qe te ka moj Jona . Rralle ka vajza si ti, kaq te bukura si lule e me mend ne koke.

    Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje