Pas një viti të vështirë, si ai 2011, të mbushur me akuza e goditje politike, Ilir Meta është kthyer të jetë protagonist në jetën politike shqiptare. Është ai që udhëheq procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe ka çelësin e zgjedhjeve të ardhshme
Nga Renato Kalemi
Revista KLAN
Paraditen e ngrohtë të 14 janarit 2011, teksa faqet e para të gazetave zienin si ujë i valuar nga titujt bombastikë, Ilir Meta u ul përpara kamerave në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në rrugën “Sami Frashëri”, dhe e lëshoi veten përballë bliceve të aparateve fotografikë. Në fytyrë dukej i munduar, por i qetë, ndonëse qëruarja e fytit dhe toni serioz i zërit tregonin të kundërtën e asaj që ngjeste brenda tij. U kuptua menjëherë se kishte një njoftim të rëndësishëm për të bërë, nga ato që bëhen rrallë në Shqipëri, e aq më pak nga ndonjë politikan shqiptar. Ai po jepte dorëheqjen nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, për t’u hapur rrugë hetimeve për video-përgjimin, që më pas do të njihej me emrin “Meta-Prifti”, me anë të të cilit shoku i tij më i ngushtë, miku i familjes, Dritan Prifti, e akuzonte për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Për kreun e LSI-së, ai 14 janar do të ishte një çast i vështirë i karrierës politike, të nisur në vitin 1991 në radhët e FRESSH-it të Partisë Socialiste për t’u zgjedhur më pas edhe Kryeministër i vendit; pse jo, ai çast mund të kish qenë fillimi i fundit.
Themi mundet, sepse nuk shkoi kështu. Shumë ujëra rrodhën prej asaj dite, që prunë çaste tragjike për vendin, si protesta e përgjakshme e 21 janarit, krizën e madhe politike që kulmoi me zgjedhjet e 8 majit dhe parregullsitë në Tiranë, negociata të pafundme mes palëve, hetime e arrestime, sërish qetësi përpara furtunës, akuza të ndërsjellta (të rënda e acaruese), ulje tonesh përpara ndërkombëtarëve, refuzimin e statusit të vendit kandidat në BE për herë të dytë, të tjera përpjekje për të gjetur dialogun e humbur, deri në çastin kur Meta u shpall i pafajshëm. Të gjitha këto elemente mbushin ciklin e një viti të plotë kalendarik, i cili me çështjen e Presidentit dhe zgjedhjet e përgjithshme në prag, e ktheu Ilir Metën nga dikush që për pak humbi gjithçka, në protagonistin që mund të vendosë për të gjithë, me pushtetin e katër votave magjike. Ashtu si në vitin 2009, kur për hir të integrimit europian (që ende nuk ka ardhur) kaloi në mazhorancë, ai është riaktivizuar si një personazh që jo vetëm ka në duar kapërcimin e krizës politike të Presidentit, por sërish shihet si njeriu që mund të sjellë në pushtet ose mbajë në opozitë të majtën edhe për katër vjet të tjera. Kështu pra, fillimi i fundit u shndërrua në fillimin e fillimit.
Prilli i thyer
Pas shkëputjes nga Partia Socialiste në vitin 2004, Ilir Meta ishte faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, e megjithatë, përveçse ndikoi në daljen e së majtës në opozitë në 2005-ës, LSI-ja vijoi të konsiderohej si parti e dorës së dytë. Të tillë rol i jepte indirekt edhe sistemi zgjedhor i përzjerë, i cili deri në vitin 2009 kishte arritur të prodhonte qeveri të qëndrueshme të majta e të djathta, ku rreziku i ikjes së dy apo tre deputetëve zor se e vinte në pikëpyetje kabinetin. Përpos kësaj, pas 2005-ës, selia rozë, tani në duart e Edi Ramës, e kuptoi se mund të vinte në pushtet veçse duke bërë aleancë me LSI-në, çka u rikonfirmua shpejt me fitoren e pjesës më të madhe të bashkive në zgjedhjet vendore të 2007-ës. E majta e përçarë mbante në pushtet Berishën, kurse e bashkuar ajo mund të qeveriste e qetë. Kjo ishte ideja që qarkullonte nga fundi i vitit 2007 dhe fillimi i 2008-ës, derisa diç do të ngjeste mes dy liderëve të së majtës, Rama e Meta, ku protagonizmi i të dyve për të qenë udhëheqës në një të ardhme të afërt, pra Kryeministër, çoi në acarimin e marrëdhënieve. Pas tragjedisë së Gërdecit, në 15 mars 2008, Rama e Berisha do të lidhnin një marrëveshje të fshehtë mes tyre për të ndërhyrë në Kushtetutë për ndryshimin e sistemit zgjedhor e disa elementë të tjerë, të vlerësuar të domosdoshëm për t’u ndrequr, siç ishte kufizimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe zgjedhja me 71 vota e Presidentit të Republikës.
Nëse deri tani marrëdhënia Meta-Rama ishte krisur, kjo marrëveshje e theu përfundimisht atë. Kalimi i sistemit zgjedhor nga mazhoritar i përzjerë në proporcional i pastër, si dhe ndryshimi i pragut elektoral, ishte një goditje e rëndë për të gjitha partitë e vogla rreth një vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës. Kreu i LSI-së e kundërshtoi ashpër këtë ndryshim, duke e konsideruar si një manovër për të eleminuar nga skena parlamentare të gjitha forcat politike përveç PS dhe PD. Duke qenë se ky sistem zgjedhor u propozua nga PS-ja, eksponentë të ndryshëm politikë shkuan deri atje sa e quajtën këtë një lëvizje të Ramës për të shmangur Metën në zgjedhjet e ardhshme, t’i fitonte ato i vetëm, e në këtë mënyrë të mund të ishte ai Kryeministri i të majtës. Nata e 21 prillit, ajo e ndryshimeve kushtetuese, ishte një natë e gjatë për partitë e vogla parlamentare, por fare e shkurtër dhe e qetë për PS dhe PD, të cilat si asnjëherë në historinë e politikës shqiptare ishin marrë vesh për së mbari. Papritur Meta e gjeti veten në krye të një partie, e cila në më pak se një vit mund të mbeste jashtë Parlamentit, e kjo për faj të “kushërinjve” socialistë. Por, s’do të mbyllej me kaq. Në vijim të dakordësisë mes tyre, PS dhe PD nisën shumë shpejt hartimin e reformës zgjedhore, e cila duhej të përshtatej me sistemin e ri zgjedhor.
Komisioni parlamentar që u ngrit ishte i llojit dypalësh, pra PS dhe PD vendosnin për të gjitha, ndërsa partitë e vogla ishin jashtë procesit, e thuajse në të gjitha rastet propozimet e tyre u refuzuan. LSI-ja po defaktorizohej dita-ditës, deri kur erdhi goditja më e rëndë: Heqja e anëtarit të vetëm të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një thikë pas shpine si kjo ishte e padurueshme për Metën, i cili së bashku me Ndre Legisin, asokohe deputet i LSI-së, gjatë diskutimeve në Parlament për këtë çështje u bë protagonist i një skene surreale të kapërcimit të trupave të badigardëve, vazove e tavolinave, në përpjekje për të mbërritur kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, sot aleate e tij në mazhorancë. Topalli e kishte pickuar me fjalët: “Anëtarin e KQZ-së ta ka marrë Edi Rama”. Situata ishte e rëndë, e do të rëndohej më shumë ca javë më vonë. “Kemi një klimë antikombëtare. Duke mos pasur hartimin e një Kodi Zgjedhor gjithëpërfshirës, jemi të detyruar të shpallim që nga ky moment grevën e urisë, si e vetmja rrugë për të ndalur dyshen Berisha-Rama, që synon shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme”, ishin fjalët e Metës në nëntor 2008, përpara se ai dhe disa deputetë të tjerë, kryetarë partish të vogla, të ngujoheshin për dhjetë ditë në sallën e Parlamentit, pa ushqime. Megjithatë, Kodi Zgjedhor mori 112 vota “pro”, PS dhe PD votuan unanimisht. Kjo ishte kriza më e rëndë mes liderit të LSI-së dhe Ramës, që nga koha kur ata ishin njohur në vitin 1998, e më pas bashkëpunëtorë të ngushtë në vitet 2000-2002. Pas kësaj, shumë menduan se LSI-ja do të pësonte një goditje të rëndë në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa ishte fare e sigurtë se mes Ramës dhe Metës nuk mund të kishte më asnjë lloj bashkëpunimi.
Vota e 71-të
“Bota është portokall”, thotë një fjalë e urtë popullore. Çka nënkupton se në njëfarë mënyre, pasojat e asaj që bën të kthehen mbrapsht një ditë. Në fillim të 2009-ës, në një intervistë për revistën Klan, Ilir Meta do të shprehej qartë: “Ky është viti i LSI-së”. Një profeci e cila u realizua pas zgjedhjeve të përgjithshme. Por, për të mbërritur deri aty, pra deri në 28 qershor, Meta kapërdiu shumë gjëra, edhe mëritë e vjetra, për të provuar një afrim që dukej i pamundur me Partinë Socialiste. I mbetur jashtë koalicionit të majtë që po formonte Edi Rama, kreu i LSI-së e ndjeu se do ta kishte tepër të vështirë për të përsëritur rezultatin e 2005-ës, nga ku mori shtatë deputetë. Sistemi i ri zgjedhor nuk premtonte asgjë të mirë dhe pa asnjë anëtar në KQZ, Meta i trembej vjedhjes së votave. Nga selia rozë shtoheshin zërat se PS-ja nuk kishte nevojë për një aleancë me LSI-në për të fituar zgjedhjet, duke shpallur qartazi dëshirën për të qeverisur të vetëm. Meta ishte në zgrip të mbijetesës, prandaj nisi i pari përpjekjet për një pajtim, qoftë edhe paszgjedhor. Pak përpara ditës së zgjedhjeve, në skenë hyri edhe ish kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili u shfaq disa herë përpara kamerave me Metën. Ky i fundit shprehte dëshirën për një të majtë të bashkuar kundër Berishës, përndryshe ajo nuk do të kishte shpresa. Por, pak orë pas votimeve Edi Rama kuptoi se nuk i kishte llogaritur mirë gjërat. Sistemi zgjedhor proporcional i pastër që ai vetë dhe ekspertët e PS-së kishin zgjedhur, nuk doli siç e prisnin. LSI-ja mori katër deputetë, ndërsa as PS dhe as PD nuk mundën të fitonin 71 votat, të cilat do t’u jepnin të drejtën të formonin qeverinë. Ky rezultat e bëri Metën të kuptojë se viti 2009 do të ishte vërtet viti i LSI-së. Ai u faktorizua si njeriu që mund të çonte edhe njëherë Shqipërinë në zgjedhje ose t’i jepte të drejtën Berishës për të formuar qeverinë dhe qeverisur për katër vite të tjera. Sinjalin e dha i pari Dritan Prifti, një deputet emocional, i cili tha se do të ishte vota e 71-të e Berishës në Kuvend; pra, ai mund ta formonte qeverinë. Pavarësisht kritikave që Prifti mori nga Meta, ky i fundit do të pranonte ofertën e Berishës për të bashkëqeverisur dhe refuzuar në të njëjtën kohë ofertat e Ramës, që e ftonin të bashkohej me të dhe ta çonin vendin në zgjedhje të parakohshme. Pikërisht, në këtë çast, LSI-ja mori rolin që vazhdon ta ketë edhe sot në politikën shqiptare: Atë të përcaktueses se kush rri në pushtet. Këtë qëndrim Berisha ia shpërbleu mirë Metës, duke i lënë poste shumë të rëndësishme në kabinet dhe një sërë postesh të tjera dytësore. Kështu, Ilir Meta dhe katër votat e tij në Parlament u shndërruan në një pykë e fortë, ndërsa LSI-ja fitoi pozicionin e forcës politike që kishte në dorë shumëçka.
Dashuri, akuza, bojkote
Por, ndërsa Meta dhe Berisha shijonin “dashurinë” e re mes tyre, PS-ja u zhyt në një lloj krize të pashpjegueshme, që prodhoi dinamikën e zhvillimeve politike të fundvitit 2009 dhe gjithë vitit 2010. Tashmë, Meta si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme e justifikonte bashkëpunimin me Berishën, rival i vjetër i tij, me nevojën për të punuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita vijoi gjatë me bojkotin e Parlamentit, pastaj me grevën e urisë në bulevard, e mandej me akuzat për vjedhje të zgjedhjeve. Për LSI-në dhe Metën, viti 2010 do të ishte relativisht i qetë. Kësaj periudhe i përkasin edhe disa deklarata të tipit: Edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe atyre të 2017-së do të jemi në koalicion me PD-në. Dukej se Berisha e Meta merreshin vesh shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo aleancë nuk kish se si të prishej për asgjë.
Në gjysmën e dytë të vitit 2010, opozita e cila tashmë e kishte lënë rrugën e bojkotit, zgjodhi një strategji të re: Atë të sulmit frontal ndaj qeverisë Berisha, për t’i treguar shqiptarëve se pushteti ishte i vjedhur, ndërsa i gjithë kabineti, përfshirë edhe familjen e Kryeministrit, veçse vjedhin. Kështu, PS-ja nisi një sulm të ashpër ndaj disa ministrave të djathtë, por nuk harroi të thumbonte fort edhe dy ministrat e LSI-së: Dritan Priftin, që atëherë mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe Petrit Vasilin, ministrin e Shëndetësisë. Për të parin, akuzat ishin më të rënda se për të dytin. Prifti akuzohej se kishte mashtruar me deklarimin e pasurisë, pasi brenda vitit kish fituar 1.8 milion euro, të cilat nuk i kishte sqaruar asnjëherë. Ministri u mbrojt sa mundi ndaj këtyre deklaratave, por dukej se opozita kishte gjetur një mënyrë për të gozhduar atë, LSI-në dhe Ilir Metën. I gjendur nën presionin e këtyre akuzave, bën një lëvizje e cila do t’i kushtojë jo pak në muajt e mëvonshëm: Vendos të largojë Priftin nga Ministria e Ekonomisë dhe të shkojë vetë atje, duke lënë njëkohësisht postin e Ministrit të Jashtëm. Kjo nuk do t’i pëlqente aspak Priftit, njeriun që e mbajti pranë vetes për vite më radhë. Këtu diç do të ndryshonte për LSI-në dhe Metën vetë.
Bum-bum 2011
12 janar 2011, mbrëmje: Në emisionin “Fiks Fare”, një video-përgjim me autor Priftin, tregon këtë të fundit dhe kreun e LSI-së, Meta, ndërsa bisedojnë diku në mars 2010, për disa çështje që u cilësuan si korrupsion dhe shpërdorim detyre nga vetë emisioni dhe Prifti. Një skandal i përmasave të tilla nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ndikimi i tij në media dhe opinionin publik ishte tmerrësisht i menjëhershëm. Dy ditë më pas, pasi u mundua fillimisht të sqaronte pozicionin e tij se në atë bisedë nuk flitej për çfarë pretendohej dhe se videoja ishte e manipuluar, Meta dha dorëheqjen nga postet drejtuese në qeveri dhe u deklarua i gatshëm të përballet me drejtësinë. Askush nuk e parashikoi atë se çfarë tërmeti do të sillte për shoqërinë shqiptare ky video-përgjim, kur në protestën e 21 janarit në Bulevard mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Një vit e katër muaj më vonë ende nuk ka një emër për vrasësit e tyre. Gjithçka pasoi pas 21 janarit është e njomë në kujtesën e të gjithëve, ndërsa për Metën u projektua një periudhë e vështirë hetimi, i cili mund t’ja shkatërronte përfundimisht karrierën e tij politike, nëse do të shpallej fajtor nga gjykata. Gjatë pjesës më të madhe të kohës ai mbajti një profil të ulët politik, më i rezervuar në daljet publike, edhe atëherë kur u pa se drejtësia mund ta shfajësonte nga çdo akuzë.
Ngjallja e Metës
Kjo ndodhi në janar të këtij viti. Meta u shfajësua nga akuzat e ngritura në videon e filmuar nga Prifti dhe për herë të parë u fol se mund të rikthehej në qeveri. Në pak kohë ai mori sërish rolin e protagonistit, të atij që me katër votat në Parlament mund të mbajë në këmbë ose rrëzojë qeverinë. Këtë e ka kuptuar së fundi edhe selia rozë, e cila edhe pse e akuzoi rëndë për muaj me rradhë, tani shprehet e hapur për të bashkëpunuar fillimisht për zgjedhjen e Presidentit, e pse jo për të rrëzuar qeverinë. Në plan të parë, vetë Meta duket se i ka harruar ato, ndërsa me rikthimin si figurë qendrore në negociatat për Presidentin e ri ka treguar se është i hapur për shumëçka. Jemi në fillimin e fillimit.
Shqipëria po ndryshon,
Baba Mondi na ndihmon!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
“…..kur në protestën e 21 janarit në Bulevard mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Një vit e katër muaj më vonë ende nuk ka një emër për vrasësit e tyre”
Eh Kalem Kalem…
Kjo eshte shqiperia sot. Mund te shkruash cfar te duash dhe si ta duash, sidomos tek gazeta Henriushe Qilit. Pun pa Bosht medemek, pa palc…
Nejse, i rash gjat Klementina per te te then shkurt se jane te pakten 2 shtetas Skiptar ndaj te cilve eshte ngritur Akuza zyrtare nga Prokuroria…..
Per me teper edhe vet ekspertia e FBI-se ka hequr mundesine qe dy personat e akuzuar ta levizin byçen…
Rama po vazhdon trendin – peso dhe meso! Doli jashte parimeve themelore qe duhet te karakterizojne nje individ, qofte ky politikan apo jo. Mendoi se politikanet bejne perjashtim per sa i perket principeve dhe vlerave te moralit. C’eshte e verteta, keshtu duket qe eshte, shpeshhehere, por edhe po aq shpesh ndodh qe shmangia nga keto parime eshte fatale per nje politikan.
Me vjen keq Rama, gjithcka je por politikan nuk mund te jesh. Nuk eshte cilesi e keqe te mos dish te genjesh. Por te ta hedhin kushedi sa here…., edhe kjo s’hahet.
Tani presim te degjojme nga shkencetaret politike te tipit luis, wert, kalorsi i zi, e ndonje tjeter. Tregojini Rames se cfare duhet te beje ne vazhdim se duket se ka ngele ne tako.
Oh, gjithashtu, mos e filloni fjalimin me “Rama, ti je shpetimtari i Shqiperise…” se e dime ate tashme!!
Ku ka dale Rama nga parimet themelore dhe cfare duhet te beje ai sipas jush. Ku ka gabuar Rama sepse me sa po shikojme ai eshte parimor dhe po perballet me arrogancen e maxhorances. Ketu nuk behet fjale se po te koregjoje Rama dicka do te rregullohen punet. Keta shpellare nuk duan tja dine per rregulla dhe ligje. Kesaj rradhe hienat jane bere shume.
—-ELINOR — je konfuz – RAMA hyri ne politike me shprehjen –Un nuk jam politikan ,por hyj ne politik per nje shqiperi ndryshe nga kjo e politikaneve te sotem. Ai ka ndershmerin dhe vullnetin per te ndryshuar gjerat . —Pikerisht per keto virtute ai luftohet nga te gjitha anet , se eshte ndryshe nga te tjeret . Eshte i vetmi politikan i deri tanishem qe ka reflektuar per momentet qe ai ka vepruar gabim , por dhe ne kete rast faji nuk eshte vetem i atij por i keshilltareve te tij te ndyre qe vepeojne ne kulisa – Per kushtetuten, sistemin zgjedhor me qarqe jane punet me te ndyra te KASTERIOT ISLAMIT . Nga natyra njeriu i ndershem ka besim tek bashkepuntoret . Ai nuk eshte si META , i poshter si karakter , i pa bese—-Megjithate sot shikojme nje EDI RAMA edhe politikanin e zhdervjellt , po provon dhe teston cdo mundesi per rrexzimin e regjimit , pamvarsisht sa do te jete kostoja morale te cilen ai nuk do ta desheironte por interesat e vendit jane me te larta
Absolutisht gabim i rende i Rames qe ricikloje Meten.Kam thene dhe ne nje koment tjeter qe Rama bereqetin e ketij veprimi do ta shohe ne zgjedhje .Braktisja e 21 janarit do ti kushtoje PS.Nuk mund te jeshe dhe me Meten dhe me ne Kokpalaret. Ketu ndahemi.Vete Rama ka deklaruar qe nuk ka Bashkepunim me Meten.Sa here duhet ta besoje te pabesin Rama.Kur e ben disa here nje gabim te ben te mendosh se mund te jete dhe i qellimshem dhe djalli e merr vesh si jene te lidhur me interesa.
Te besh kritika eshte kollaj, te gjesh zgjidhje si te dalesh nga ky mocal eshte Mission Impossible. Rama ka provuar kater-ciperisht qe eshte kunder bashkepunimit dhe pazareve me kryelegenat te tipit Meta apo Nano dhe per kete ka marre kosto ne cdo zgjedhje dhe kritika pa fund. Shifrat e proporcionalit te 2011 provuan qe me gjithe maskaradat pa fund te LSI ajo mori vota sa per 8-9 deputete.
Sa kohe qe mbi 40% e Shqiptareve i rrine besnik deri ne vdekje murtajes Berisha, sa kohe qe nderkombetaret jane kapur te gjithe me Euro-valixhet e Berishes dhe sa kohe qe partite e qendres (majte dhe djathte) qe zoterojne 10% te elektoratit e shesin bythen per ca kocka pushteti apo cash nen dore, dhe sa kohe ky popull rri e masturbohet cdo nate tek kanali i pornografise politike “OPINION” me orgjite e orkestruara nga Fevziu, jo Rama por edhe Skenderbeu vete te vij nuk ka cfare ti beje Berishes.
Kemi 90 vjet si shtet qe qyraviteni non-stop per mekatet e opozites dhe jo per krimet e pushtetit.
KOMB EUNUKESH !!!!!!
Po perse te mos ngjallet Meta etj se ky komb eshte katandisur nje thele dhe ja edhe Monika bundra na ben politike dhe na blen gjyqtar, dhe m.q.se Zaganjori e ndihmoi Meten te shpetonte nga burgu e propozoi Monika per Presidnet dhe Berisha monster ra dakord, ja ky vend jemi ne dhe hec e na quaj shtet pastaj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
blloku ka lidhur ne pushtet sali’n dhe meten
njeri ka qene doktor i bllokut tjetri ka vjedhur me bllok ne dore
Po floriri shqiptar beri goxha pune pse mos te ringjallet meta ,U PERPOQ DRITAN PRIFTI po semos ishte avokat NGJELA DHE E DINIM KU do ishte sot.
na e shpifen dredhi dhe ligesi,nano kunder PS ,meta kunder ,populli me EDIN fiton tradhetia e kacit .Po morali?????
Ju ngjallen morrat ketij plehut te bllokut ne dore. Dale o shtangist i skraparit se vetem po vdiqe nuk do lash mekatet, ndryshe do kapesh sapune neper burgje sa te kenaqesh. Salqeni nuk do te jete mot e jet ne pusht-et. Ka mundesi qe te kerkohet nje riekspertim i videos se hajdutlleqeve te tua.
Ky lloj tipi qe quhet Ilir Meta, a ka ky pak moral? a ka ky pak fytyre? a ka ky pak turp? po ky qenka njesoj si Fatos batakçiu i pa cip i pa moral i pa bythe thote populli, po ku ka ky te drejte morale te flas per integrim dhe per bashkim kur ky ehste nje hajdut me figure dhe me ze ky ehste nje mashtrues politik si dhe vet beniamini i ti Fatosi, shikojeni se ku eshte katandisur politika jone ne Shqiperi shikojeni se cfare zgjedhim ne me voten tone qe keta politikane na i vjedhin, shikojeni juve se ç’fare te ardhme kemi ne me keta hajdut, mashtruesa, genjeshtare dhe te pangopur ne babezine etyre per fitime marramendese duke grabitur pasurine tone te popullit te Shqiperise.
Shikoni dhe gjykoni keta tipa politikan qe e kane katandisur vendin tone qe te tallen te gjithe e kane katandisur vendin tone si vendet afrikane e kane katendisur tone si plack ku lozin tallen vjedhin,genjejne mashtrojne e shesin e blejne e bejen si ju do qejfi ketyre politikanve mioper hajdute te pangopur.
BASTARD, HAJDUT, IMORAL, BANDIT, KRIMINEL FYTYRA ME E POSHTER E POLITIKES
SHQIPETARE MALLKIM PER TY O QELBESIRE NE FERR TE DIGJESH DHE ZOTI TE
VRASI ATY KU TE DHEMB ME SHUME.