Nga Altin Ketro
Si një rrufe në qiell të pastër, ish kryeministri socialist Fatos Nano, ndërmori nja hap të befasishëm presioni mbi opozitën. Askush s’e priste që ai, pasi konsumoi të gjithë zinxhirin e takimeve me krerët politikë parlamentarë, dhe ku mori prej tyre një refuzim të heshtur, të shpërthente kaq hapur.
Ai është vetëofruar si kandidat mbi palët, por mënyra e zgjedhur e tipit shantazh e vë në pikëpyetje këtë angazhim të tij. Që Nano është shumë herë më i përgatitur politikisht se kandidatura e zotit Zaganjori, kjo s’mund të vihet në diskutim. Por po aq e vërtetë është fakti se figura e tij është një figurë e djegur në sytë e opinionit publik dhe çdo riciklim i tij përbën kthim prapa.
Hapi i ndërmarrë prej Nanos më së shumti duket një hap i nxitur më tepër nga fakti se këtë të diel është parashikuar një takim midis Berishës dhe Ramës. Ky takim mund të jetë vendimtar për ecurinë e mëtejshme të procesit përzgjedhës së kandidaturës presidenciale dhe Nano gjeti pikërisht këtë moment për të treguar muskujt.
Duke besuar se Rama mund të paraqiteshe me një ose disa kandidatura ku nuk do figuronte emri i tij, ai i parapriu kësaj situate për t’u faktorizuar pas një heshtjeje që shoqëroi post fushatën e tij.
Nano ndjen se nuk ka çfarë humb më dhe ky mund të jetë shansi i fundit i tij për të garuar e fituar postin që e synon për 10 vjet me radhë. Por kjo mënyrë që ai zgjodhi mund t’i kthehet në të kundërtën e saj. Vënia nën presion e opozitës në mënyrë kaq publike, e ka kthyer situatën në një sfidë midis tij dhe pjesës drejtuese të PS-së, veçanërisht me Edi Ramën.
Është e vështirë të besohet që Rama të pranojë që ta kandidojë në këto kushte Nanon, pasi do paraqiteshe në sytë e publikut i dobët përballë presioneve të tipit: “po s’më kandidove, unë të rrëzoj”. Dhe kjo përbën kosto politike.
Në deklaratën e stafit të Nanos thuhet se: “Në një rast të tillë, nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Europiane”. Pra, një lëvizje e re politike për t’i dalë zot fateve të vendit. Çdo të thotë kjo, që Nano po përpiqet të rrëzojë Berishën? Duhet të jesh naiv të arrish ta besosh këtë gjë. Nuk e bëri as në 2007-ën, as në 2009-ën dhe as në 2011-ën, kur herë në mënyrë të hapur e herë në mënyrë të kamufluar u doli krah si Berishës ashtu edhe kandidatëve të tij, veçanërisht në bashkinë e Tiranës.
Synimi i Nanos është pra të trysnojë Ramën dhe gjithë ekipin drejtues në PS që ta propozojnë përndryshe ai u rrezikon marrjen e pushtetit pas një viti. Kjo lëvizje që Nano na e bëri të ditur, ngjan pak a shumë me atë lëvizje që bëri Ilir Meta në 2004-ën e cila çoi në krijimin e LSI-së dhe rrëzimin e qeverisë socialiste nga pushteti. Por këto lëvizje individuale të Nanos vërtet kanë prishur punë në të kaluarën me çorientimin e elektoratit të majtë, por asnjëherë nuk janë materializuar me lëvizje të mirëfillta, ashtu siç veproi Meta. Kjo vjen për shkakun se Nanos i mungon vullneti për të punuar e për t’i shkuar gjërave deri në fund. Njihet dembelizmi i tij gjatë gjithë kohës së qeverisjes kryeministrore, ku i dhënë pas qejfeve turistike, pati mungesë kontrolli mbi aktivitetin qeveritar dhe kërkesës së llogaridhënies. Shumë këtë e kanë quajtur si frymë besimi që Nano kishte ndaj ministrave, por që në fakt rezultoi e dëmshme. Është njësoj sikurse një bari që lejon që delet e tij të shpërndahen kuturu dhe dihet pastaj ç’ndodh: delet i kap ujku, ndërkohë që ministrat dhe administratën e tij e kapi dhe e mbërtheu korrupsioni.
Dëshira e madhe presidenciale e Nanos edhe kësaj here do i shkojë dëm. Ai që realisht i ka votat për ta bërë President, më së shumi i duhet Nano jashtë çdo lloj posti shtetëror. Vetëm në këtë mënyrë do ta ketë gjithmonë të gatshëm për ta përdorur si gogol për opozitën dhe si një kundrapeshë ndaj partisë së Presidentit Topi. Nano po pretendon të jetë përbashkuesi i të majtës, i një të majte e cila s’e ka të nevojshme që këtë shërbim t’ia ofrojë një pehlivan politik. Bëre mirë zoti Nano që veprove kështu, sepse të paktën nuk na zhgënjeve në besimin tonë se s’kishe për të dalë kurrë mbi palët. Ti i përket vetëm një pale, asaj që njeh vetëm gjuhën e presionit e të shantazhit.
Mos e marrni te vertet e ka nga pia,eshte i dehur mos e merni serjozishte.PASKA NGELE PA PARA.
Per ata qe dine mjaftueshem anglisht, lexoni nje shkrim kujtese ne faqen meposhte mbi lidhjet e nanos me mafien e droges:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html
Tosi i maries iku per lesh bubi! avash avash iken ene zagari.
Shpresojme mos na vjen ndonje pabuks ?
NCUQ NCUQ NCUQ! PALACO NJERI, NUK I MBETI ME GJE PA BERE. I DUKET VETJA I PLOTFUQISHEM SI DIKUR KUR SOCIALISTET E THJESHTE BESONIN TEK AI. EDHE NDERKOMBETARET.
SOT ESHTE NDRYSHE Z. FATOS!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html
Po ky drogmen qenka tipik bur kurve.Zagar ka qene ky njeri i vene nga saliu si kolon e peste brenda ps.Sa turp.ASNJEHERRRRRRRRRRRR.KURRRRRRR Nano Pushti president.JOOOOOOO
le ti japi kryetari nga 3 mije eurot qe ka
Nga Presjonet e ketyre qenerve mos mos u dorezo EDI RAMA .Kjo eshte fytyra e vertet e ketyre NEPERKAVE qe e kan helmuar vendin ton .Mos u dorezo dhe ty do te kendohet kenga e BURRIT dhe jo Turpit.
Po e rrezoi Ramen, Tosi le t’mos behet President, se do t’fitonte Shqiperia pa Ramen n’opozite e pa Nanon President.
Opaaa filloi sulmi ndaj Nanos dhe levizjes se re. U dhje ne breke Rama.
Ik ore salist, derdimen
O Logjika Vicidolit, do ti qendrojme apo jo asaj qe ka thene Doktori: Azemin e vrau Fatos Nano, apo jo?
Ne vend qe te kerkosh denimin e tij , ti na e mbroke ? qeke tamam demo-kar 24 karetsh, sic i do plaku Sali.
Apo mos ja drithe Doktorit Azemi dhe duhej….
Nano QEN E BIR QENI:Po çfar kerkon ky kodosh e bir kodoshi,ku te gjitha i ka patur ne dore,mos do te tregoje se une d.m.th. Nano e le dhe e marr pushtetin kur te dua. Turp e faqezi qofshe o Nano bixhozxhiu,por populli per çfar te do ty mor qen,per sy te bukur se e nderite kur ishje k/minister dhe tani dashke me u be president,ty te rrofte shkolla dija ,kultura dhe hapesira politike por per popullin shqiptar nuk je veç se nje funderrine.Se Rama te degjon ty ose ka frike nga ti atehere mos i hynte politikes se politika do bythe dhe po e beri kete ai nuk ka bythe per te drejtuare popullin.Dhe kjo histori merr fund ketu.
Nanua asnjehere ska pasur vullnet per ti çuar gjerat deri ne fund dhe ky ultimatum eshte nje shashke qe nuk tremb asnje socialist.
Ky zotnia,bixhozci, si te tane politikanet e tjere, e din Shqipnine LOPE qe mund ta mjelesh sa her te dush, ose sa her ngel pa pare.Me siguri qe asht ra dakort me Berishen qe te bahet president dhe ma mbrapa te bahet garant qe Berishes te mos i hy gjemb ne kambe kur te mos jete ma kryeminister.Pazari asht ky:Nano , mundohu te marresh 20 firma nga te tuejt sa per tu ba kandidat, sepse une nuk kam surrat tu them te mijve te japin firma.Pasi te marresh firmat ,te garantoj une ty qe do zgjidhesh ,mbase ne raundin e fundit me 71 vota, qe do ti siguroj une nga te mijte,se nuk merret vesh kur votohet.Ti merr cfar te marresh nga te tujt,te tjerat ti plotsoj une, se i ve ne rrjesht kta legenat e midhe nuk ka byth njeri me ma kthy fjalen se ua lexoj voten.Ky asht pazari mer plak, une te zgjedh ty e ti me mbron mue nga gjith ato zullume qe kam ba.Sa per pare ,ka sa te dush ne Shqipni, se keta merhumet per ne do punojne gjith jeten. Eeeeeec aty..u ba.
Hajde ,,logjike”, hajde! Keshtu ju don baba asaliu, keshtu ju don partia! Mercenare pa pagese se me pagese ka ,,garden”!
KATËR TRADHËTARËT KATËR KRIMINELËT E POPULLIT SHQIPTAR AGJENTURAT E SERBIT DHE TË GREKUT KANË SHKAKTUAR DËMET MË TË MËLDHAJA POPULLIT SHQIPTAR.
Nano,
Me shume humbe se sa fitove me kete deklarate. Me kete presion te drejtperdrejte nuk mund te behesh president. E dogje vehten. Une qe po i shkruaj keto rrjeshta kam qene pro kandidatures tende si nje njeri i zgjuar e tolerant dhe do shpresoje te ishe ,mbi palet. Me kete veprim nuk mund te jesh nje kandidat konsensual
sora ngelet sore,dhe pellumbi pellumb ky eshte ligji i natyreshmerise edhe per “shpendet” e allbanistanit.
nanon do ta propozoje doktori i bllokut se jane aleate qe para vitit 1990
vetem nje here ja hodhi saliu e futi ne burg per komposto
ti ne popull je fytyra me e shemtute si nga e majta dhe e djathta si mund te jesh ti presindet vetem me pazare politikanesh populli nuk te do largou pijanec
SHIKONI ME CFARE BANDITI KEMI TE BEJME. NDERSA PRETENDON SE DON TE BEHET PRESIDENT ( SI SIMBOL I UNITETIT KOMBETAR) ESHTE SIMBOLI I PERCARJES SE TE MAJTES DHE VECANERISHT TE PARTISE SE TIJ. NDERSA PRETENDON SE E KERKON PRESIDENCEN SI DEMOKRAT E TOLERANT, NGA ANA TJETER I BEN PRESION, SHANTAZH PARTISE QE DIKUR KA DREJTUAR. MERRET ME MEND CFARE FIGURE DO TE ISHTE KY HALABAK NE POSTIN E PRESIDENTIT. NDERSA KA DHJETE VJET QE PUNON ME TE GJITHA MUNDESITE KUNDER PARTISE SOCIALISTE DHE NE FAVOR TE SALI BERISHES, IU KERKON VOTEN ATYRE QE I KA LUFTUAR PREJ KAQ VITESH. IK MORE GANGSTERUC TIRANE DHE FUTU NEN SQETULLEN E SALI BERISHES SEPSE ATJE E KE VENDIN DHE JE I TE NJEJTIT MORAL. TI QE JE ZGERDHIRE KUR JANE VRARE 4 VETE NE BULEVARD; TI QE KUR U MBYTEN 19 VETE NE ADRIATIK SHKOVE NEPER BUZUQET E GREQISE; TI QE NUK E THE NJE FJALE KUR U FALSIFIKUAN ZGJEDHJET E 2009; TI QE TALLESHE ME GREVEN E URISE SE OPOZITES; TI QE NUK E THE NJE FJALE KUR IU DHANE GREKEVE 255 KM 2 DET; TI QE BEJE POZA PREJ KULIMI PRPARA ZGJEDHJEVE LOKALE E QENDRORE NEPER LOKALET E TIRANES ME DREJTUESIT E PD, TI QE JE SHPREHUR DAKORD ME GJITHCKA KA BERE SALI BERISHA KETO DHJETE VJET; TI QE AS DON T’IA DISH PER ANETARESINE DHE AS ELEKTORATIN E MAJTE TE SHQIPERISE, I CILI ESHTE FYER E NEPERKEMBUR KETO 22 VJET, NDERSA TI E SALI BERISHA JENI BERE MILIONERE, TANI DON TE NA KRIJOSH ” LEVIZJE PER TE ARDHMEN EVROPIANE TE SHQIPERISE” QE NE FAKT ESHTE LEVIZJA PER SHKERDHATOKRATIMIN E GJITHE SHQIPERISE.
IK ZOTERI HALABAK DHE MERRU ME JETEN TENDE PRIVATE, SEPSE JE I PAVLERE, MADJE I DEMSHEM.
Nano ka 7 vjet qe ka ikur nga politika,teni te ike dhe Sala e pas tij edhe meta ,e te lene rehat kete vend e kete popull te raskapitur e drobitur prej ketyre monstrave