Si të shkruhet historia?

30 Maj 2012, 21:54Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu

 

Gjithë kombet që kanë pasur fatkeqësinë komuniste  kanë përjetuar edhe versionin komunist të të shkruarit dhe të mësuarit të historisë. Me të dalë nga komunizmi këto kombe iu kthyen versionit paraprak të të shkruarit dhe të të mësuarit të historisë.

Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë më i rëndë. Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore. Historiografia pas Luftës së Dytë Botërore u shkrua nga komunistët sipas modelit sovjetik. Edhe në Kosovë u importua kjo lloj historiografie.

Pas rënies së komunizmit  u bënë ca revidime të vogla faktuale, por qasja mbeti njësoj.  Madje kjo nuk ndodhi as  në dritën e zbulimit të shumë fakteve të fshehura që dolën në dritë me botimin e memoareve dhe librave të tjerë të shumë autorëve siç ishin ato të Sejfi Vllamasit, Mehdi Frashërit, Mit’hat Frashërit, Ismail-Qemal bej Vlorës, Eqrem bej Vlorës, Mustafa Krujës, Hasan Prishtinës, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës etj.

Disa nga faktet e shprehura në këto dokumente e që konfirmojnë njëra tjetrën dhe që shkencërisht mund të konsiderohet të sakta nuk gjetën vendin në historiografinë zyrtare që mësohet në shkollat tona. Kjo ndodh për shkak se aparati historiografik i tipit sovjetik nuk mund të kapërdijë fakte që ndryshojnë tërësisht konstruktin e tij. Nuk futet elefanti në kotecin e pulave.

 

Ata që studiuan historinë në Perëndim

Disa nga ata shqiptarë që bënë gradat shkencore për histori në Perëndim nuk mjaftuan që të krijojnë një qasje të re, përkatësisht,  një historiografi të re. Arsyeja është se formimi i tyre  parësor është bërë në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës dhe studimet universitare apo pasuniversitare në Perëndim i kanë bërë për një periudhë specifike të historisë dhe  janë mjaftuar me këtë. Ata kanë problem t’ i promovojnë rezultatet e tyre specifike në atdhe e lerë më për një qasje më të gjerë. Duke qenë se këta studiues nuk janë të lidhur mes vete sepse janë pak dhe secili ka hallin t’i promovojë rezultatet e veta njëherë,  kanë mbetur në margjina.

Situata pritet të ndryshojë kur ndonjëri nga këta të bëhet kryeministër apo ministër arsimi. Kuptohet  këtu nënkuptoj ndonjë nga ata që vërtetë ka marrë shkollë nga Perëndimi e jo vetëm diplomë.

 

Zbulimet që nuk shpërthyen skemën sovjetike

Ç’është e vërteta, me hulumtimin në arkivat osmane Skender Rizaj dhe në ato gjermane Eqrem Zenelaj dhe Jusuf Buxhovi kanë bërë prurje të konsiderueshme dokumentuese në historiografinë shqiptare.  Këto prurje sikur të merrnin interpretimin meritor do të mund të bënin përmbysje në këtë historiografi, por fatkeqësisht edhe këta historianë nuk kanë dalë nga skema e historiografisë zyrtare e tipit sovjetik. Citimet dhe referencat kryesore të tyre janë nga Historia e Popullit Shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, çka i zvetënon substancialisht edhe ato pak rezultate të mirëfillta.

Shtrohet pyetja: me shmangien e historiografisë të tipit sovjetik, që fatkeqësisht akoma e mësojnë nëpër shkolla e universitete në Kosovë e Shqipëri, çfarë historiografie duam. Duam historiografi me qasje realiste apo me qasje mobilizuese.

 

Dy historiografitë e Serbisë

Para se komunistët të merrnin pushtetin në Serbi më 1945,  historiografinë serbe e kanë përbërë dy qasje: qasja realiste e arkimandritit Ilarijon Ruvarac (1832-1905) dhe qasja mobilizuese e Pantelija Sreçkoviq (1834-1903), anëtarit të Shoqatës së Serbeve të Mësuar, shoqatë kjo që më vonë do të shndërrohet në Akademinë Serbe të Shkencave e të Arteve.

Ilarion Ruvarac dhe pasuesit e tij kanë insistuar që ndërgjegjja kombëtare serbe të krijohet vetëm duke ia treguar popullit të vërtetën shkencore. Sreçkoviqi dhe pasuesit e tij insistonin për një historiografi në shërbim të aspiratave kombëtare serbe pavarësisht se a përputhet me të vërteten apo jo.

 

Qasja e Pantelija Sreçkoviqit dhe pasuesve të tij (historiografia përplot mite e rrena të qëllimshme) ishte dominuese në historiografinë serbe, pasi kjo historiografi ishte ajo çfarë u vendos të mësohet në shkollat dhe universitetet e Serbisë, por  qasja e Ilarijon Ruvarcit nuk është se u hodh tërësisht.  Madje mund të thuhet se të dyja këto qasje u vunë në përdorim. Derisa historiografia me qasje shkencore ishte në përdorim vetëm për qarqet akademike ajo me mitologji e rrena ishte e vetmja që u vu në përdorim për masat e gjëra.

 

Vaso Çubrilloviq

Shembulli më tipik është rasti i historianit Vaso Çubrilloviq (1897-1990) në elaboratin e vet “Dëbimi i arnautëve” që i dedikohej qeverisë së Serbisë. Çubrilloviq flet se si në kohën e mbretit Millan Obrenoviq përmes dhunës e terrorit u morën tokat etnikisht të pastra shqiptare të Toplicës e Kosanicës (1877-1878). Pra, sipas Çubrilloviqit ato ishin toka shqiptare dhe jo serbe siç figurojnë në tekstet shkollore të Serbisë në vazhdimësi që kur Serbia fitoi kushtetutën e parë autonome nën Perandorinë Osmane më 15.02.1835 e deri më sot.

Polemikat mes Ilarijon Ruvarcit dhe Pantelija Sreçkoviqit si dhe pasuesve të tyre nuk kishin të bëjnë me atë se si do të zhvillohet historia në qarqe akademike, por si do t’i prezantohet ajo publikut. Sreçkoviqi dhe pasuesit e tij mendonin se kombit i duhen mitet si stimuj dhe frymëzim për progres, kurse Ruvarci mendonte se një komb mund të ndërtohet i shëndoshë vetëm nëse  ai ushqehet me të vërtetën historike.

 

Shqiptarët – historinë me mite apo pa mite?

Për cilëndo variant që përcaktohet Kosova dhe/apo Shqipëria ka nevojë për një historiografi të tipit jo-sovjetik. Historiografia e tipit sovjetik kishte mitet e caktuara dhe nëse ne përcaktohemi se mitet do të jenë të nevojshme edhe më tutje në komb-ndërtimin tonë,  atëherë duhet të heqim disa mite siç është ai për Luftën Nacional Çlirimtare e shumë të tjerë dhe duhet të mendojmë se me cilat mite do t’i zëvendësojmë ato që i heqim. Këtu, për shkak të nivelit të ndryshëm të zhvillimit kombëtar në Kosovë e Shqipëri, lind çështja me cilat mite duhet të ushqehet publiku në Kosovë e me cilat ai në Shqipëri?

Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirim të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të heqim dorë nga miti ilir, nga miti për luftërat e Skënderbeut etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike. A jemi të gatshëm për këtë?

 

44 komente në “Si të shkruhet historia?”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh…..vetem tradhetare nxjerrin!

    1. Shtegtari says:

      Hale “Turkofagos =Turkoleshos” Gjalle je? E hape gryken dhe fole, e si gjthmone qelbe era m…
      Po te dergoj ( te futur ne thonjeza) komentin qe te kushtova tek shkrimi i Temes mbi diktatorin e krishtere ortodoks Llukashenko te Bjellorusise qe blen avione lluksoze qe kushtojne me qindra milione dollare ne nje kohe qe e ka zhytur popullin e tij ne varferi ekstreme dhe e shtyp pa meshire…

      “Lukashenko eshte i krishter ortodoks por ti e ai keni nje pike te perbashket; jeni turp i krishteimit tone tolerant e te respektuar.
      “Ortodoksi” Lukashenko dhe diktatoret “islamike” Asad e Berishe kane nje tjeter pike te perbashket; jane gati te vrasin kundershtaret e opozitaret politike paqesore per te ruajtur pushtetin e tyre. Po sipas teorise tende idiote i bie qe Llukashenko te jete vrases i “mire” sepse eshte “orodoks” kurse islamistet Berishe dhe Asad jane vrases te “keqinj” se jane “korrake”; Nga ana tjeter i ortodoksi Rama qe ti e perkrah me te drejte, ka si dore te djathte e mbeshtetes kryesore “korraket” myslimane Gramoz Ruçi,Saimir Tahiri (te cilin bushtra e Saliut, Mesila Doda, kercenon se do ta vare tek palma e ktyeministrise), Namik Dokle etj., etj.
      Do te kisha qejf, thjesht per tu argetuar, te lexoja 2 rreshta koment nga ana jote per keto qe te thashe. Nuk te kerkoj me shume se e di qe nuk ke tru dhe je idiot i lindur perderisa te gjitha komentet qe ben i mbeshtet mbi bazen e origjines apo besimit fetar te politikaneve dhe te mungon kapaciteti minimal qe dallimet midis tyre ti mbestetesh thjesht mbi qendimin, pozicionin apo bindjet e tyre politike.
      Nuk ke faj, e ku merr vesh gomari nga politika!!!!!”

      1. tourkofagos says:

        Arapi mou,e kuptoj irritimin tend,nuk eshte e lehte te kesh lindur…korrak!qe i pa fat ne jete,c’te besh Zoti nuk i beri te gjithe njerzit njelloj.
        Besoj se keto 2,5 rreshta te mjaftojne,per me teper hollesi do te mund te shkruaj pas kthimt nga xhiroja e qenit,ne platia,ok!
        ade tung!

    2. lili says:

      oh tourkofagos si gjithmon flet kundra shqiptareve o ditezi, se bashku me kete kopanin serb qe ka shkruar kete artikull pacavure te servirur nga armiqte e shqiperise.

      Ne kohen kur qeveria komuniste nuk kishte lindur akoma ne Shqiperi, enciklopedia e britanise ja thote te verteten gjithe botes per historin e Shqiperise qe ne vitin 1910.

      Shqiptarët janë raca më e lashtë në Evropën Juglindore. Historia dhe legjenda nuk ka asnjë rekord të mbërritjes së tyre në Gadishullin Ballkanik.

      Ata janë pasardhës e hershme arian, të cilët ishin përfaqësuar në kohë historike nga ilirët maqedonasit dhe Epirots qe ishin te nje fisi.

      ———-
      Encyclopedia Britannica
      By Hugh Chisholm – 1910
      Page -483

      The Albanians are apparently the most ancient race in southeastern Europe . History and legend afford no record of their arrival in the Balkan Peninsula.

      They are probably the descendants of the earliest Aryan, immigrants, who were represented in historical times by the kindred Illyrians, Macedonians and Epirots;

      the Macedonians and Epirots are believed by Hahn to have formed the core of the pre-Hellenic Tyrrheno-Pelasgian population which inhabited the southern portion of the peninsula and extended its limits to Thrace and Italy.

      The Illyrians were also ” Pelasgian,” but in a wider sense. Of these cognate races, which are described by the Greek writers as barbarous or non-Hellenic, the Illyrians and Epirots, he thinks, were respectively the progenitors of the gegs, or northern, and the Tosks, or southern, Albanians.

      The Via Egnatia, which Strabo describes as forming the boundary between the Illyrians and Epirots, practically corresponds with the course of the Shkumb, which now separates the Ghegs and the Tosks.

      The same geographer (v. 2.221) states that the Epirots were also called Pelasgians; the Pelasgian Zeus was worshipped at Dodona (Homer, II. xvi. 234), and the neighborhood of the sanctuary was called Pelasgia (Herodotus ii. 56).

      The meaning of the term ” Pelasgian ” is, however, too obscure to furnish, a basis for ethnographical speculation; in the time of Herodotus it may have already come to denote a period rather than a race.

      The name Tosk is possibly identical with Tuscus, Etruscus, while the form Tyrrhenus perhaps survives in Tirana.

      http://books.google.com/books?id=QhPpsUqUkZoC&pg=PA483&dq=history+and+lengend+afford+no+record#v=onepage&q=They%20are%20probably%20the%20descendants%20of%20the%20earliest%20Aryan%2C%20immigrants%2C%20who%20were%20represented%20in%20historical%20times%20by%20the%20kindred%20Ilryrians%2C%20Macedonians%20and%20Epirots&f=false

      1. tourkofagos says:

        lili[qe me kujton ato prostitutat e Sygrous] keto qe thua ti jane pordhe me rigon,ok!
        te huajt thone se shqiptaret jane rraca me e vjeter ,pasardhes te Ilireve,por nuk e kane fjalen per Hasanet,Salite,Qerimet,Haxhite,Namiket,Musairet.Izmailet,Rexhepet,,,,,,e shejtani me te bire,ok!
        Jo te gjithe ata qe flasin shqip,jane shqiptare!

        1. lili says:

          tourkofagos,

          Mos ngatrro fene me etnicitetin , ne nje bote te civilizuar ti mund te besosh ne çfar do feje, ose jo eshte biznesi tende.

          Te gjitha fete te shpikura jane, ashtu siç kane ardhur ashtu do te ikin.

          Sa per prosituta, raca juaj nuk ka shoqe, çobankat nuk vishnin te mbathura.

          Racen e vjeter e percakton ADN e shqiptareve, qe nje kopan si puna jote ka xhelozi, per shqiptaret.

          Ju i ndani njerzit sipas fese sepse aq eshte orizonti jote .

          Shqiptarët janë populli origjinal i Ballkanit, e cila është konfirmuar jo vetëm nga gjuha, por edhe nga ADN jone.

          Këtu ka informacion në lidhje me ADN-në e shqiptarëve si populli origjinale i Ballkanit nga universitete të ndryshme të botës.

          Plasi syte ore endacak arumun

          http://it.answers.yahoo.com/question/index?qid=20080127060347AAiVMVy

          1. tourkofagos says:

            Lilke bre lilke, nga menyra sesi shkruan dukesh qe jeton brenda kufijve shqiptar,madje me diploma Kristali!
            Po c’thua bre lilke,te punon truri i vogel apo e nxjerr pa djegur…!!!
            Ne evrope eshte turp,te prezantohesh si shqiptar,aq me keq i quajtur Hasan….!!!
            Besimi fetar eshte ADN-ja e nje kombi,te tjerat jane pordhe me rigon,qe ju shqipfolesit myslimane vetgenjeheni…..pune korrakesh!

            1. lili says:

              tourkofagos,

              Feja eshe nje ideologji dhe asgje me shume, AND eshte origjina e popullit, kujt kombi i perket.

              Njerez te kallepit tuaj kane te rendesishme fene sepse nuk kan etnicitet.

              Shkenca eshte ajo qe i duhet njerzeve jo propogandat fetare.

              Une jam lindur ne Tirane dhe rritur in Amerike, dhe jam krenare qe jam shqiptare.

              Besimi ortodoks te ciles i perkasin edhe prinderit e mi, nuk me bene mua me te mire se ata qe nuk i perkasin ketij besimi ( me qe ra fjala une nuk jam fetare)

              Mblidh dhite dhe delet ore çoban, apo te kane humbur ne oborr dhe nuk i gjene dote.

              Civilizo veten, sepse po te tallin te tere ne kete forum.

              1. tourkofagos says:

                SORRY,por nuk e dija qe ishe….bjonde!
                good luck!

    3. feniks says:

      Ti,Nexhmedin Efendem Spahiu,nje turkoshak ne sherbim te ARMIQVE te Shqiperise,na derdellit kunder KOMUNISTEVE SHQIPTARE!!
      JO,MORE CETNIK!!KOMUNISTET SHQIPTARE NUK E SHKRUAN HISTORINE,POR E BENE ATE ME PUSHKE NE DORE PER CLIRIMIN E SHQIPERISE KUNDER PUSHTUESVE NAZI-FASHISTE DHE BASHKEPUNTOREVE TE TYRE BALLISTET E ZOGISTET!!
      E BENE HISTORINE DUKE NGRITUR POPULLIN NE KEMBE PER RINDERTIMIN E VENDIT TE SHKATERRUAR NGA LUFTA DHE ME VONE NE KRIJIMIN E NJE SHTETI MODERN DUKE ZHDUKUR ANALFABETIZMIN TOTAL,MALARJEN,SIFILISIN,NDERTUAN NGA E PARA SHKOLLA DHE UNIVERSITETE,TEATRO TE DRAMES,OPERES,ESTRADES E BALETIT!!NDERTUAN HEKURUDHAT,RRUGET E PARA TE ASFALTUARA,HIDROCENTRALET,DUKE E CUAR DRITEN NE CDO SHTEPI FSHATI,KRIJUAN USHTRINE MODERNE,FLOTEN DETARE TREGETARE DHE LUFTARAKE,AVIACIONIN LUFTARAK DHE CIVIL,I DHANE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE AUTORITETIN E MADH NE BOTE,jo si sot,qe neper aeroporte e dogana shqiptari dyshohet si KRIMINEL!!!
      KOMUNISTET E BENE HISTORINE,O ARMIK I SHQIPERISE,NDERSA TI KERKON TA ZHGARAVITESH ATE ME REXHEP MITROVICAT E XHAFERR DEVET,DY PREJ QINDRA BASDHKEPUNTOREVE KRIMINELE TE GJERMANEVE!!
      KJO KA QENE “NDIHMA” E JU KOSOVAREVE NDAJ SHQIPERISE,KUSRE KOMUNISTET SHQIPTARE DERGUAN 5 DIVIZIONE ME PARTIZANE PER CLIRIMIN TUAJ,DUKE DHENE JETEN 650 DESHMORE!!!
      JU KETO I MOHONI SE NUK JU LIDH ASGJE ME HISTORINE E TYRE TE LAVDISHME!!
      JU KENI QENE GJITHNJE NE ANEN E PUSHTUESVE!
      TANI,QE MENDONI SE JU ERDHI KOHA,DONI TE BALTOSNI CDO GJE TE MIRE SHQIPTARE!!!
      MALLKUAR QOFSHI,POR NUK DO JA ARRINI KURRE KESAJ MENXYRE!!
      BIJTE E BIJAT E ATYRE,QE E BENE HISTORINE E LAVDISHME TE SHQIPERISE JANE GJALLE DHE DO JU PRESIN DUART E KOKAT TUAJA PREJ GJARPRI!!!

  2. SB dora vete says:

    Historiani i historise se Shqiptareve te sotem kudo ku jan jam UN:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html

    1. Vlora1912 says:

      Ne respekt te Gazetes Tema, te asaj ç’far ajo perfaqson, do t’ju sygjeroja qe artikullin e ketij Nexh Bedinit ta publikonit me nje kritik ne krye…te pakten e shikoni si nje mundesi…

      Thjesht per tu distancuar nga konfuzioni i tij, nga menyra së prapthi e analizes qe ai propozon, nga perbaltja qe kerkon ti bej historise e sidomos asaj te Luftes N Clirimtar…

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Historia shkruhet me gjak e me luftra! Nuk mund te te ngrefet nje dite, te mos te ta lere bashkeshortja, e te nisesh e t’a korrigjosh historine si Beqir meta p.sh.!

  3. Luan Poliçan says:

    Çne nje turkoshak me emrin Nexhmedin Spahiu, interesohet dhe merakoset per “që të heqim dorë nga miti ilir, nga miti për luftërat e Skënderbeut etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike. A jemi të gatshëm për këtë?”
    O bilbil gjyzel i Erdoganit ,nuk me vjen aspak keq nqa serbet nese mund te ken vrare , dhjere apo shkerdhyer. Ti i meriton me shume se kaq .

    1. ANTIKOMUNISTI says:

      Ky trapi eshte prodhim puro, i pinjolleve te Ramisit kur thoshte se edhe pas humbjes tone, ne do rikthehemi…ky po rikthehet. Jo vetem, rikthen edhe Eqerem Zenelajn nje spiun serb qe Salua e pret si hero te historise. Kur historia mbetet ne duar te eqerem zenelve, kombin shqiptar e mori lumi… Shpresoj te dali ne listat e udb se ky zenelaj. salo duhet te kthej fjalet e mira per zenelajn, qe kurre nuk ishte ne sherbim te popullit shqiptar por atij serbe dhe spiun i udb, sot keshilltar ne qeverine thaqi, profesor universitar ne prishtine etj etj

  4. Arti says:

    E pse u dashka qe shqiptaret te ndjekin nje individ si ty, qe kur erdhe ne Mitrovice nga Novi Pazari nuk dije te flisje shqip.E pse duhet te jene te gatshem shqiptaret te te ndjekin ty mor shpikes i “KOMBIT KOSOVARE”.E pse duhet te te ndjekin shqiptaret ty qe deri dje e ndjeje veten Jugoslav, sepse ishe identifikuar me Shtetin Jugosllav dhe sipas te njejtit model mendon se do te krijosh edhe te ashtuquajturin “Komb Kosovar”, pra duke u thirrur ne argumentin e shtetesise.Pra per ty mor specie pa identitet e gjithe historia e popullit shqiptar eshte nje mit.

    1. raimondi says:

      Ky zoteria thote te heqim mitin eluftes nacional -clirimtare .

      OK , E heqim

      Por si tja bejme Ish- presidentit amerikan ,Eisenhoqer, qe ne luften e 2 boterore,
      ishte Kryekomandant i forcave Aleate me qender ne Bari te Italise dhe deklaroi
      nga Bari ,
      Itali ne 1960 , se :…..Forcat partizaqne shqiptare Gozhduan
      ne Shqiperi
      4 Divizione Gjermano – Naziste ….”

      Tani kete deklarate te Ish presidentit amerikan ta quajme genjeshter ?

  5. Agim says:

    Skam lexuar artikull me te dobte e me te pakuptimt dhe me antikobetar ne jeten time.Me vjen shume keq qe artikull i tille eshte botuar ne kete gazete kaq serioze.Sa keq kjo pune,jami sigurt qe K:Redaktori nuk e din qe eshte botue ky berllog ketu.

  6. doktori says:

    O Tema,po ca e banalizon faqen me kete qe merr shembull xhafer deven per te shkruar historine e shqiperise…

  7. k. spatana says:

    Nexhmedin Spahiu eshte nje turkoshak qe me perallat e tij, nuk shkohet dot as ne hamam. Turp per gazeten qe boton kete pervers oriental!

  8. Marin says:

    Ky artikull i ka harxhuar internetit jo pak po 1 faqe !!

  9. TEFTA ALIKAJ says:

    edhe ne perendim historia nuk eshte shkru tamam sic eshte realiteti ,!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Landi- Sverige says:

    Historia si shkence shoqerore studion te kaluaren e ngjarjeve dhe arsyet e tyre deri ne momentet e tanishme si dhe ligjet e pergjithshme te ndryshimeve historike. Ajo bazohet ne literaturen e shkruar, ndersa ne periudhen para historike (mbi 3500 vjet) ku mungon literatura e shkruar mbeshtetet ne zbulimet arkeologjike duke analizuar ato.
    Sigurisht qe historia rinovohet, permiresohet, por vetem me te dhena shkencore. Historia nuk mund te fshihet apo te tjetersohet, por atje analizohen te gjitha personazhet dhe ngjarjet e cdo periudhe historike, negative apo pozitive qofshin ato, pa mite, pelqime personale apo te nje grupi te vecante shoqeror. Ne te kundert duke mohuar, injoruar apo mbivleresuar ngjarje dhe personazhe, humbet identiteti, krijohen mungesa historike, paqartesira, nderpritet rrjedhshmeria ne kohe dhe me dashje apo pa dashje zhduken fakte historike me vlera te medha shkenore per te ardhmen. Kjo po ndodh fatkeqesisht ne historine e Shqiperise, ku vetem ne 100 vjet shtet dhe po aq si gjuhe zyrtare e shkruajtur, por mijra vjet histori si popull, ka patur ndryshime te medha ne analizat historike dhe vecanerisht te periudhes se 100 viteve te fundit duke krijuar nje corjentim te plote jo vetem te periudhes ne fjale, por shume mbas ne kohe. Ne qoftese ajo do te vazhdoje te analizohet si shkence politike, pra politika te kontrolloje dhe censuroje historine si shkence shoqerore, do te ket te njejtin fat duke ndryshuar sipas fituesve te grupeve politike shqiptare. Kjo eshte dhe ndarrja me e keqe qe i eshte bere ketij populli dhe historise se tij midis njeri-tjetrit, ne fitues dhe te humbur, ne patriote dhe tradhetare, ne te mire dhe te keqinj, ne armiq dhe miq, ne gjak origjinal, te perzier apo te huazuar, ne te huaj pushtues apo clirimtare, si dhe anasjelltas ne nje situate te re duke ndryshuar rolet. Dhe “loja” vazhdon. Kush do te jet fituesi? Kushdo, por jo shqiptaret dhe atehere do te jet shume vone dhe historia e ka vertetuar kete gje duke qene teper e “ashper” ndaj nesh.

  11. Taulant says:

    Une jam shqiptar ortodoks,por nuk me intereson feja fare.Ndihem shqiptar dhe keshtu ndihen te gjithe(ose shumica) e myslimaneve shqiptare.Feja eshte nje zero per te pershkruar kombin tone.Une mund te kthehem ne budist,mos do me thene qe po behem kinez?Mesa di une te paret e mi kane qene katolike dhe mua nuk me behet vone fare se u kthyen ne ortodoks.Kombi shqiptar eshte nje :brenda dhe jashte kufijve shteterore te RSH
    TFG ate mbrapa mbaje te rruar,qe ta kesh gati per cdo rast ,se nuk i dihet ,mund te dali ndonje rast papandehur.

    1. lili says:

      Taulant

      Me perpara se te lindte krishterimi, iliret ishin pagane.

      Krishterimi u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit te 1.

      Ortodoksia lindi ne kohen e bizantit romak,ndermjet shekulli 4-5. Shqiptaret i perkisnin besimit katolik. Pavarsisht se shqiperia u be pjese e bizantit, të krishterët shqiptarë mbetën nën juridiksionin e papës se Romes

      Kishat shqiptare i detyruan te lidhen me kishat e kostandinoplit ne vitin 732 .

      Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga kryepeshkopët shqiptarë, sepse ata kishin përkrahur Romën në polemikë ikonoklastik, shkëputi kishën shqiptare nga Papa e Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstandinopojës.

      Kur kisha e krishterë u nda në 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e jugut mbeti ne lidhje me Konstandinopojën, ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye juridiksionin te Romës.

      ————
      But, though the country was in the fold of Byzantium, Albanian Christians remained under the jurisdiction of the Roman pope until 732.
      In that year the iconoclast Byzantine emperor Leo III, angered by Albanian archbishops because they had supported Rome in the Iconoclastic Controversy, detached the Albanian church from the Roman pope and placed it under the patriarch of Constantinople.
      When the Christian church split in 1054 between the East and Rome, southern Albania retained its tie to Constantinople while northern Albania reverted to the jurisdiction of Rome.
      .
      http://www.britannica.com/EBchecked/topic/12472/Albania/42643/The-Byzantine-Empire

  12. Ben Chicago says:

    kryeministri kuisling mehdi frasheri
    ministra kriminele xhafer deva rexhep mitrovica
    i vendos qellimisht ne krah te ismail qemalit dhe hasan prishtines per te denigruar historine e shqiperise ky turkoshak osmanlli

  13. anticensurë says:

    he bërllog me pamje të meduari!shpresojmë që e vërteta të mos shkruhet nga duart e njerëzve si ti!do të na marrë lumi më keq se çna ka marrë!

  14. dauti says:

    Eshte e vertete qe ne demokraci te lene te thuash mendimin tend pa droj,madje te lehesh sa te duash se askush nuk te kerkon llogari ngaqe dhe askush nuk te degjon.Por edhe e folmja dhe mendimi duhet dreqin te kete nje kufi dhe vecanerisht kur keto synojne te prekin ose te ndryshojne gjera qe kane interes publik.Shkrimit te z spahiu nuk mund ti bej koment te gjate pasi nuk me duket se ja vlen pasi nuk ka ne te asgje shkencore vec pasjonit te tij deri ne lajthitje.Se qe te thuash te heqim dore nga modeli sovjetik i te berit te historise dhe pastaj ti referohesh metodikes serbe vetem lajthitje mund te quhet pasi te pakten do te thoshte nje model te historjografise te nje shteti perendimor.Nuk e di ne se Serbine e quan perendim.Dhe akoma me keq te kerkosh te shkruash historine me doren e Xhafer Deves do te thot ose je i lajthitur ose anti shqipetar…ZGJIDH E MER

  15. fatmiri says:

    Nexhmedin Spahiu, Beqir Beta e e ca idiot te tjer do te na bejne historine. O Nexhmedin ti shkruaj histori si do vete per familjen tende se shqiptaret e kane te shkruar historine ne kenget dhe vajet e tyre.

  16. Nedzmedin Spahic duhet të shpallet menjëherë “person non grata” nga të gjitha organet e shtypit dhe medias së lirë për shkak të propagandës së tij ultra fashiste. Falsifikimin e tij kriminal të historisë mund ta blejnë vetëm në Kosovë sepse në Shqipëri njerëzit progresivë e hedhin në koshin e plehrave ose si i thotë Nedzo në “kantën e bërllogit” Identifikimi i historisë së Shqipërisë me kriminelët e luftës së dytë botërore , nazi-fashistët Xhaferr Deva dhe Rexhep Mitrovica është vetëm vepër e bark-përzierit dhe “nacionalistit” të ngatërruar sllavo-kosovar Nexhmedin Spahiu. Edhe pse popujt sovjetikë përjetuan për një periudhë të gjatë nën sundimin e diktaturës, historia e tij është shkruar me gjakun e atyre të cilët luftuan kundër ideologjisë dhe udhëheqësve tuaj shpirtëror nazistë. Evropa perendimore dhe popujt përparimtarë në botë ushqejnë respekt të vecantë për historinë sovjetike e cila groposi bashkë me aleatët idetë tuaja obskurantiste në dëm të lirisë dhe demokracisë. Nedzo! si bashkëudhetar në minorancë i primitivizmit në Evropën moderne, është në nderin tuaj pa nder, të shfletoni librat e historisë në shkollat perendimore të cilat do t’ju shpëtojnë nga errësira mesjetare dhe formimi i juaj gjenetik e kriminalo-nazist në trurin tuaj plot tallash.

  17. beso says:

    Historia eshte ajo disipline,qe studion burime te ndryshme,gojore dhe te shkruara,qe paraqesin dhe rrefejne te shkuaren.Pra,burime,dhe jo nje burim,pra burime edhe gojore(rapsodi,mite,legjenda,rrefime)perveç atyre te shkruara.Historia e nje vendi eshte rezultante e ketyre burimeve te mbledhura,qe vazhdimisht mund te pasurohen me zbulime te reja;pra nuk fshihet nje histori per tu shkruajtur nje e re nga e para,por thjesht pasurohet historia me te dhena te reja,te zbuluara ne burime te ndryshme.Nuk e dija qe paska histori te tipit sovjetik;kjjo qenka shume interesante!Pra,mendoni qe historia ruse,e te gjitha koherave qenka shpelare ne lavatriçen e epokes sovjetike?Ndoshta periudha sovjetike nuk ka thene te verteten per veten e saj,por historia e nje vendi nuk eshte nje periudhe e dhene,por e gjithe periudha e ekzistences.Psh,ok,te lexojme historine sipas Xhaferr Deves,ku natyrisht ai do justifikoje pronazizmin e tij me terma antikomuniste,pra thene ndryshe,ky burim historik a bie ndesh me te verteten historike?Psh,sipas meje bie ndesh,pasi Xh.Deva bashkepunoi me pushtuesin duke qene ne favor te pushtimit,e aq me teper duke perndjekur dhe vrare shqiptare,qe ishin kunder ketij pushtimi.Atehere,çfare epiteti jep historia per nje si Xh.Deva?Le te shohim shembujt me te vjeter.Psh,Moisi Golemi tradhetoi Skenderbeun,pra quhet tradhetar apo nje shqiptar”opozitar”,se historine,po te duash e bejme gjeegjeze.Ose Hamza Kastrioti,qe tradhetar apo kandidat i”opozites”per fronin e Kastrioteve,se keshtu i bie ta gjykojme me bute?Mendoj qe historia jo thjesht duhet shkruar nga e para,por duhet sqaruar ne vetvete se çfare eshte ne te vertete historia?Eshte nje rrefim i ri,apo permbledhje dhe gjykim burimesh te dhena?Ne fund,gjykoj qe çdo vend ka legjendat e tij,qe tentojne te perafrojne tendenca historike.Psh,skandinavet jane krenare per mitet dhe legjendat e tyre,dhe mjaft burime te reja tentojne te bejne krahasime historike,apo psh legjenda e mbretit Artu ne Britani dhe principata e Camelot,ose fare pembytja Biblike,ajo nuk eshte e vertete historike,por tendencat jane ta pershkruajne si nje ngjarje te vertete historike.Mitet greke dhe perendite e Olimpit,apo lufta e Trojes nuk jane te verteta historike,por gati edhe ekzistenca e Krishtit eshte nje tendence historike,qe nuk ka autenticitet,megjithate jetojme shekullin e XXI pas Krishtit,pra data jone eshte fakt historik.Ndoshta u zgjata,per te mos e marre maje per maje me autorin,por gjykoj qe ka tendenca donkishoteske per te rrudhur dhe zvetenuar kontributin e luftes partizane,qofte duke iu mohuar daten e çlirimit(qe eshte turp,pasi daten e vendosin çlirimtaret dhe jo mitingashet e jozefina topallit pas 50 vjetesh),qofte duke nxire me boje te zeze çdo arritje shqiptare nen diktaturen komuniste.Na mbetet qe per historine tone te lexojme enciklopedite e huaja,te cilat,per habine tone,jane me te paanshme sesa historia e shkruar e beqir metes,blendi fevziut apo profesoreve te Tallashit,qe kane mbushur librat e shkollave me heronj,qe me shume u ngjajne deleve te qethura sesa patrioteve qe dhane jeten per lirine dhe gjuhen tone kombetare.

    1. anticensurë says:

      perfekt!
      ps:nuk je zgjatur aspak,në të kundërtën je shprehur më pak se mund të ishe shprehur!

  18. Drini says:

    O Nexho , a thua te gjithe profesoret e kosoves kan nivelin tend? Po ta dije veten sa mbrapa je o nexho, te them une do varje veten me ushkurr te brekve. Po si more filoserb, gjithmone kur do te besh ndonje krahasim, merr si reference Serbet( ne kete rast historianet). Ne vend qe ti referohesh ndonje shteti perendimor. Po kujt i hyjne ne pune historianet serb? natyrisht pervec teje qe i studjon me endje. Apo nuk njef gjuhe tjeter perpos serbishtes se shqipen e ben corap ne te shkruar. Ne te folur e ben sikur ke nje kepuce ne goje. Boll o Nexho analfabeti se na hape barkun me keto shkrime te tua. Shiko komentet sa shume na irriton.
    Hajt futi nja dy caja te rusit se mbledh mendjen ndoshta.

  19. Glauku says:

    Nuk arrij tè kuptoj se cilat janè meritat e kètijè zotèrisè qè zhgènjen mitin e intelektualève tè Kosovès, qè na prezantohet kètu nè “TemA” herè pas here me nga njè ‘shashkè’ e qè mè pas pret nè heshtje ‘zhurmèn’ e sajè!
    Eshtè gjithmonè mirè tè lexosh e tè dishè se çfarè ‘fryn’ pèrreth. Autori sidoqoftè ka njè pèrmirèsim tè shkruari gjuhèn shqipe, paraqet edhe disa gjèra interesante siç èshtè pjesa midis ideve tè dy historianève serb Ruvarcit dhe Sreçkoviqit. Spas Ruvarcit nèse kombi ushqehet me tè vèrtetat ai do tè rritet i shèndoshè.. kjo èshtè mèse e drejtè. Nga ana tjetèr Sreçkoviqi flet se kombit i duhen mitet si stimuj dhe frymèzim progresi… kjo nuk duhet tè meret si njè e vetme, nè kuptimin se kètu ka disa nènthènje qè pèr kombin serb kanè qènè fatale, pèr motivin se mitet e tyre nxisnin armiqèsinè midis popujve dhe ekspasionin…. Sikur serbèt tè ishin ndikuar mga Ruvarci sigurisht do tè kishim njè Europè dhe veçanèrisht njè Ballkan krejt tjetèr. Deri nè kètè pikè autori nuk ‘noton’ keq, por nè pjesèn e fundit Ai zhvlerson veten dhe nxjer gjithè qèllimin e tijè tè lig ndaj atyre popujve qè ju èshtè dashur tè mbèshteten nè mitet e tyre pèr tu mbrojtur nga barbarèt, kètu nènkuptohet shqipètarèt si njè nga ata pèr tè mos thènè i vetmi….. Kèto janè ato pika qè Nexhbedini shkon ndesh me popullin e tijè shqipètarè nqs i pèrket me shpirt se me fjalè èshtè shumè larg. Flije mèndjen se shqipètarèt nuk do tè heqin dorè nga Gjergj Kastrioti, Lidhja e Prizrenit, Shpallia e Pavarsisè, Lufta Na-çl ’39-’44, Lufta Na-çl e UçK…
    Kush mohon kèto nuk meriton tè quhet shqipètarè. Sepse pa ato sot do tè ishim shuar.

  20. Mentor says:

    Te lumte prof.Spahiu, i cmende shqiptarofobet qe shiten si patriote. Me kenaq tej mase.

    1. kela says:

      Mentor,
      Atij profesori qe ti i thua te lumte, ai vetem qe poshtroi veten ne kete forum.
      Shko beje shoqeri atij turgofakosit se qenkeni njesoj.

    2. Marin says:

      Flamurtari i shqiptarofobise: me “Kombi Kosovar”, anti-ilirik, anti-Skenderbe ka vetem nje emer: profeqorr Nedzmedin Spahic’.

  21. Idriz Tafa says:

    Arsimtari i aritmetikes nuk ka pse i hyn ne pjese arsimtarit te historise, per me teper, shkencetarit te historise (historianit). Thjesht, ky njeri grafoman, me kulture gjysmake te pergjithshme, nuk ka asnje argument per te pretenduar “Si të shkruhet historia?”. Thjesht ka mesuar se nje serb kerkonte t’u thoshte serbeve te verteten dhe nje tjetr te shtrembren. Po ashtu ka koncepte konfuze dhe per te ashtuquajturin “identitet kosovar”. Ndjehet lehte njefare ndikimi nga teorizimet jugosllave-serbe ndaj shqiptareve dhe shiftareve.
    Nuk ia vlen te merresh me nje kokerr kandari!

  22. Nedzmedin says:

    More Nedzo,thirri mendjes o qyp, mos na hap plaget e vjetra se kan filluar te zene kore. Na permend xhaferr deven ,kryekriminelin kosovar qe beri masakren e 4 shkurtit ne mes te Tiranes. Po ste vjen turp o plehre. Me e pakta qe mund te beni ju kosovaret , eshte te harroni maskarain xhaferr deva. Gjysherit tane nuk e harrojne kollaj kriminelin.Po te kishte bere te njejten gje ndonje shqiptar i shqiperise ne mes te prishtines , nuk do gjendej bajge te mbyllte gojet tuaja. Ke nje keshille miqesore: mos shkruaj me se po i qet bojen vetes. edhe hiqi ato fotot sikur mendohesh, se ske mendime fare ose i ke te dhjerosura.
    Te pakten mos u perzje me historine e Shqiperise se nuk e njef fare, e ke me te degjuar, keshtu qe ben gabim.
    I lutem gazetes TEMA tja mbylli aksesin ketij renegati serbofil.

  23. dielit says:

    Ky Nexhmedin bythmut Spahiu , na fton ne thelb tu drejtohemi arkivave me nder turke, per te kuptue se cjemi, dhe ngaterron kosoven me shqiperine, ose me sakte mendon qe ne shqiperi jane po aq te pashkolluar sa edhe ne kosove njerezia. Shqiperia mor pleher, ka pothuaj nje shekull qe studjon shqip ne shkolla, edhe pse nen diktatura te dy satrapeve, ndersa zotnia jote sapo ke fillue me e fol shqipen e ndoshta nuk eshte faji yt pasi nuk ke pas asnjehere shtet. Ne dime shume mire c’eshte turqia e po vepron si dikur, si perandori. Dime shume mire qe po c’orienton mendjet ne shqiperi sidomos me dokumente fallco, qe po na i shesin si te verteta, te cilat mshojne ne cmitizimin e gjithckaje na ben te ndjejme vehten shqiptare. Fatkeqesisht “paria” e kombit tone kene qene filoturq e pranonin pacipe titujt e pushtuesit(padyshim jo te gjithe), dhe sot nen hije mbeshtesin e ferkojne duart per rikthimin “e babes”. Kane qene te paret qe lidheshin e vishnin uniformen e pushtuesit, ate turke, ate italiane e gjermane. Duhet te rrijm te qete se nuk e kan bo per te mire te kombit mor trushkulur, por e kan bo per te perfituper veten e familjet e tyre, pasi kombi nuk ka perfitu asnjehere prej prej kujt kujt ka vu cizmen e pushtuesit ne tokat tona, e aq me teper kur kerkush nuk i ka ftuar. Sidomos ne shqiperi i kemi syte hapur. Me keto teorina plehnash, qe aq shume i ngjan,mund te njollosesh ndonje mendje te shkurten, e sidomos prej venit tat!

  24. Arti says:

    Per cfare clirimi te Kosoves po flet mor truthare FENIKS,A e di ti se pas atij qe ti e quan clirim,ka ndodhur masakra e Tivarit me ndihmen e vellezerve partizan nga Shqiperia.A e di ti se pas atij qe ti e cuan clirim, ne Kosove jane vrare me mijera shqiptar ne masaklrat e Gjilanit,Ferizajt e Drenices.Apo per ty mor trushpelarre nga ndjenjat kombetare ,vellezer ishin partizanet serb e maqedonas, pra vrasesit e shqiptareve,sepse per sojin tend me e rendesishme eshte ideologjiia(feja) e komunizmit se sa kombesia shqiptare,ashtu siq eshte feja e Janullatosit te TOURKOFAGOSIT me e rendesishme se kombesia.Se sa e rendesishme per komunistet shqiptar ishte Shqiperia dhe populli shqiptar me se miri e ilustron letra qe ia drejtonte Mehmet Shehu Enverit para vdekjes “….amanet partine,amanet marsizem leninizmin…” dhe askund amanet Shqiperine.Prandaj pas vitit 90 nje pjese e shqiptareve ishin mterial i gatshem , per tu shnderruar ne “TOURKOFAGOS”,sepse NENA PARTI ” i kishte edukuar ta donin vetem PARTINE dhe SHOKUN ENVER ndersa e kishte luftuar nacinalizmin shqiptar, njesoj si serbet ne Kosove.

    1. Ben Chicago says:

      Arti,komenti juaj ishte me i sakti,urime nuk po i shtoj asnj fjale.

  25. xhemal says:

    te fshish me nje te rene te lapsit historine apo te thuash se vetem ne perendim shkruhet e verteta eshte miopi ose djallezi per ti perzier bashke tradhetaret e patriotet.nexhmedini eshte perfaqesuesi i humbesve te luftes 2 boterore per shqipetaret e kosovaret sic do ti ndaj ai .edhe sot ne europ rewspektohet e nderohet lufta anti nazi fashiste dhe merret si pike referimi per ruajtjen e paqes lirise e zhvillimin

  26. Kriminologu says:

    Kur do te zbulosh historine shqiptare me UDB-ash si Nedzo dhe Eqerem Zenelaj, do te marresh pike nga shkolla sllave. Turp qe historise mund ti qasen udbashet si eqerem zenelaj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje