Një javë e pazakonshme, s’ka dyshim, ajo që e kemi prapa vetes. Derisa FIFA, bile përgjysmë na gëzoi, kurse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me vendimin për Majlindën na trishtoi, ishte Arta ajo që disi na sikletoi dhe, fare në fund…, Rona na ngazëlloi! Pak a shumë kjo do të ishte përmbledhja, s’ka dyshim, emocionale e cila shfaqej në televizore a shtypej në gazeta, kalëronte në rrjete sociale, trumpetohej nëpër mejhane dhe, në një mënyrë a tjetrën, na bënte, si rrallë herë tjera kohëve të fundit, pjesë të botës pothuajse normale.
Sepse çdo zhvillim në fjalë ishte jo veç në përmasa lokale, por edhe globale.
Dhe për krejt këto ngjarje secili ka të drejtën (gati se) absolute ta ketë mendimin dhe qëndimin vetjak. Pa dashur pra të prekim te shija, duhet thënë që gjithsesi, gëzimet në formë dalldie masive mediatike nuk ka si të mos shihen e provohen të vëzhgohen edhe nga këndi politik. Sidomos i Prishtinës dhe Kosovës.
Është avazi i moçëm. Mjaftohemi dhe gëzohemi me atë që kujtojmë se na e japin. Na e falin. Na mëshirojnë. D.m.th. vazhdojmë që edhe përkundër faktit se kemi hyrë në vitin e pestë të të qenit shtet, të jemi as mish as peshk. Ose, prejse Nëna (Shqipëri!) na i ka hapur dyert edhe më shumë se më parë- duke na dhënë shtetësi e pasaporta kur i duhemi, të jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe garojmë nën një flamur.
Asgjë kundër garimit e mbrojtjes së ngjyrave kombëtare me shqiponjën e zezë në të, por një shije e hidhur, bile edhe mëri duhet të na përfshijë kur shohim sesi vazhdojmë të jemi as andej as këndej. Të injoruarit dhe poshtëruarit e kontinentit. Mercenarët e argatët e kombeve të Europës dhe periferia e kombit të shtrirë gjithandej në Ballkan e në botën e pafundme.
Sa gjenerata sportistësh, artistësh janë shuar në dhe për ëndrrën që edhe ata të jenë pjesë e pashkëputshme, vetëkuptueshme e botës në fushat e ndryshme garuese dhe jo vetëm. Me dhjetëra e qindra. Vetëm imagjinimi i pritjes së tyre për viza në Dragodan apo lagje ambasadash në Shkup duhet të na revoltojë!
Këtu duhet kapur tek kasta politike në përgjithësi, qeveria aktuale në veçanti. Nuk është që s’ka njerëz, përfshirë këtu edhe ministra që vërtetë janë përpjekur e përpiqen të bëjnë shumë, dhe jo vetëm në afirmimin, por thjesht inkorporimin e sportit e të kulturës së Kosovës në botën e pafundme. Por, sërish duhet të themi që problemi na del të jetë thjesht politik. Këtë ua thonë dhe na e thonë edhe miqtë jo të paktë gjithandej në botë.
Pa u pranuar në OKB, çdo gjë është shumë më e vështirë, për të mos thënë e pamundur.
Problemi është esencial: klasat politike të Kosovës- Qeveria, Presidenca, Kuvendi dhe me këtë edhe opozita nuk kanë pasur dhe s’kanë vizion për kapërcimin apo shpërthimin e rrethit të izolimit total të rinisë së shtetit më të ri me po rininë më të madhe për nga përqindja në Europë. Na shesin kopalla për strategji e plane, pa pasur një vizion të qartë.
Pa punuar që nga brenda të luftohet korrupsioni dhe me këtë edhe imazhi katastrofik i Kosovës në mënyrë që në pah të dalë ai sharm i rinisë së vendit, i studentëve dhe sportistëve, artistëve e krijuesve të saj- me aq pasion dhe vullnet që të përfaqësojnë apo edhe të qëndrojnë përfundi podestit të shtetit që do reprezentonin. Por, kjo dhe këto vazhdojnë të jenë ëndrra. Sepse, s’punohet sa e si duhet. Herë nga mosdija e shumë më tepër nga smira dhe më së shumti nga dembelia.
Një otomani në miniaturë në të cilën s’ka sistem pune as komunikim të një a shumë niveleve me produkte fryme perëndimore.
Në vend të këtyre, nga sot, do na duhet që sërish të rifillojmë të sharrojmë në realitetin e plogësht e të pistë të benjaminëve të bosit që shesin truqe mejhanesh në shtylla gazetash a ekrane vizive. Pa harruar të brengosemi e nëse doni edhe kukasim nëse e madhërishme- gjithëdijshmja por para së gjithash më e (s!)provuara do na mbetet pa punë e ekskursione a jo! E kështu me radhë… e kështu me radhë.
Pas dalldisë vjen dëshpërimi. Deri në Ukrainë e Poloni ku do provojmë ta shenjojmë ndonjë birë me pak gjak shqiptari në rroba futbolli prej merecenari. Për të vazhduar me Lojërat Olimpike ku sërish do jemi… si edhe tash. Mes dalldisë- që bile jemi, e dëshpërimit- pse s’jemi si të gjithë të tjerët!
“…O balo te hengert tenja
e keshe te keqen brenda..!
ne kemi nje halla te perbashket zoti Beqe Cufaj!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
Politka kosovare dhe intelektualet e Kosves duhet te mendojne per ruget politke
qe duhen ndjekur per te bere Bashkimin e Kosoves me Shqiperine
Ky duhet t e jete qellimi i gjithe inteligjences dhe politkes shqiptare sot, kudo qe jeton
Kosova duke u bere pjese e Shqiperise i shpeton pergjithmone Serbise, sepse te ardhmes nuk i dihet kurre
Ndaj Kosva behet pjese e Shqiperise, Ne NATO jemi –Marrim edhe armatim modern,
Krijojme suhtrine tone, dhe pastaj punojme per te ngritur mireqenien e Kombit shqiptar…….
___Keshtu sebashku (KOSOVE + Shqiperi ) jemi me te frote politkisht ,ekonomkisht ,
dhe ushtarakisht
dhe pastaj hidhemi direkt per Trojet tona ne Maqedoni …..
___Duhet qe brenda dy vjeteve te bejme Bashkimin e Kosves me Shqiperine , se
te gjitha kushtet e favorizojne kete bashkim–Ndaj duhet te punojme ne ate drejtim …..Drejt Bashkimit mbarekomenbtar
Enderra me sy hapur