Lotët e krokodilit të Berishës dhe çfarë thoshte dikur Sokol Olldashi për tragjeditë në rrugë

25 Maj 2012, 10:49Blog TEMA

Nga Taulant Balla

 

Në pritje të rezultateve të një hetimi të plotë që ka nisur tashmë nga Prokuroria e Vlorës për tragjedinë e së hënës në qafën e Vishës pranë Himarës, duke shpresuar se ky hetim do të nxjerrë përgjegjësi dhe nga përgjegjësitë mësime që ngjarje të tilla kaq të dhimbshme të mos na përsëriten më ne shqiptarëve, nuk do të kisha dashur të flisja për këtë tragjedi, nëse heshtjen e detyrueshme në këto raste, nuk do ta kishte provokuar Sali Berisha dhe shërbëtorët e tij.

Tragjedia e së hënës në Himarë vuri edhe një herë në provë shtetin. Një shtet që gjithmonë dështon sa herë që duhet të bëjë detyrën. Edhe Amnesty International këtë na tha: “Shqipëria vazhdon të dështojë në udhëheqjen dhe në drejtimin e vendit”. E thënë shqip shteti ka dështuar. “Shoqëria shqiptare dhe ajo civile kanë humbur krejtësisht besimin në autoritetet shqiptare dhe në udhëheqjen e vendit”. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e publikuar dje për të drejtat e njeriut në të gjithë botën, ka përgatitur një pjesë të vecantë të titulluar “Humbja Arbitrare dhe e Paligjshme e Jetës” ngre shqetësime për problematikat dhe rastet që lidhen me humbjen e jetës në Shqipëri.

Kjo ngjarje e përsëritur me bilanc të frikshëm, jo vetëm që nuk u parandalua, por edhe pasoja e saj nuk u mirëmenaxhua.

U deshën të paktën 13 jetë të reja dhe mbi 20 plagosje, që të rikthejmë vëmendjen tek cilësia e diskutueshme e rrugëve, mungesa e sigurisë teknike të mjeteve të transportit dhe deri tek mënyra sesi universiteti organizoi udhëtimin drejt ferrit.

Menaxhimi i emergjencës ishte sërish një pikë tjetër e dobët. U desh të na ndodhë kjo tragjedi për të rikonstatuar me dhimbje se në spitale nuk ka gjak, nuk ka fasho, jod apo ilaçe të tjera.

U desh edhe kjo tragjedi për të kuptuar sesa i rëndësishëm është Spitali Ushtarak, të cilin interesa të caktuara që lidhen personalisht me Sali Berishën, prej vitesh duan të mbyllin.

Unë nuk e njoh politikën e korbit, as politikën e lotëve të krokodilit. Nuk dua ta njoh. Por sot Sali Berishës dua t’i kujtoj akuzat që ai ka hedhur kundër strukturave të Qeverisë, kur ai vetë ishte në opozitë, për një tragjedi shqiptare krejtësisht të ngjashme.

Më 16 tetor 2004 në aksidentin e ndodhur pranë urës së Bicajt, humbën jetën 16 gjimnazistë kosovarë. Katër ditë më pas në seancën e radhës, Sali Berisha, akuzonte strukturat e Qeverisë: “Duke ndjekur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti, del absolutisht e qartë si drita e diellit se ai ishte tërësisht i parandalueshëm, dhe se ndodhi për shkakun e vetëm se nuk u respektuan ato rregulla, të cilat vetë autoritetet zyrtare shqiptare kanë përcaktuar për qarkullimin në aksin rrugor Tiranë-Kukës. Asgjë nuk duhet të shpëtojë nga ndëshkimi ligjor i atyre, të cilët nuk zbatuan urdhrin e shoqërimit të autokolonës mbasi, bëhet e qartë se kemi të bëjmë si shkak më një karambol tërësisht të parandalueshëm në qoftë se autokolona e shkollarëve të Kosovës do të prihej nga një anëtar o policisë rrugore”.

Edhe aksidenti i tmerrshëm i njërit prej autobusëve me studentët e nisur nga Elbasani mund të ishte parandaluar nëse dy autobusët do të priheshin nga një motor apo makinë policie.

Por edhe pas tetë vitesh policia rrugore nuk e bëri punën e saj edhe pse Sali Berisha tashmë është Kryeministër. Edhe për disa ditë.

Sokol Olldashi, atëherë deputet i opozitës, aktualisht Ministër i Transporteve, deklaronte më 22 Nëntor 2004, në një interpelancë me Kryeministrin, se: ”Ekziston një urdhër i shefit të Drejtorisë Qendrore të Policisë Rrugore, kryekomisarit Gëzim Licaj, për rolin e Policisë Rrugore në sigurimin e transportit të grupeve turistike në akset rrugore të vendit. Është me nr.804/1 protokolli, i datës 25 Qershor 2004”. Sipas këtij urdhëri dy autobusë ose më shumë duhen eskortuar nga një mjet i policisë rrugore. “Pse nuk u zbatua kjo urdhëresë dhe si ka mundësi që pas këtij aksidenti tragjik askush nuk u turbullua?”

Vazhdoj të lexoj nga fjala e Olldashit tetë vjet më parë:

“Është detyrim ligjor, i vendosur që në nenin 1 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, që Qeveria të njoftojë çdo vit, brenda muajit mars, për rezultatet e arritura (për reduktimin e aksidenteve rrugore), por edhe për masat që duhen marrë. Nuk di a mbani mend ju ta keni bërë ndonjëherë diçka të tillë, ju ose ndonjë përfaqësues i qeverisë suaj”.

Po kjo qeveri a ka raportuar ndonjë vit për sa më sipër? Kemi bilancin më tragjik në Europë dhe ndoshta në botë, për aksidentet rrugore në 20 vjet. 6 mijë viktima.

Dhe asgjë ende nuk është bërë për të parandaluar humbjet e jetëve. Kemi aksidente në rrugë sepse nuk respektohet Kodi Rrugor, sepse shoferët nuk kanë frikë nga kodi dhe Polici Rrugor. Në një vend ku as Presidenti, as Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrat nuk respektojnë Kodin Rrugor si mund të presim që qytetarët e thjeshtë ta respektojnë atë.

Të gjithë na ka ndodhur të ndodhim përballë apo përbri autokolonave të Presidentit, Kryeministrit apo Kryetares se Kuvendit, duhet të dalësh megjithë makinë nga rruga sepse një kamikaz i policisë bërtet “hap rrugën”, ndërsa semaforin as që bëhet fjalë ta respektojnë.

Kryepolici rrugor tha në Parlament pak muaj më parë se pas çdo polici qëndron një deputet. Kemi aksidente në rrugë sepse ka shumë makina që lëvizin jashtë çdo kondicioni teknik. Shqipëria ka 3 mijë autobusë me moshë mesatare 14 vjet.

Në përfundim, më lejoni të them se Sali Berisha nuk mund ta kalojë këtë tragjedi të hidhur vetëm me lotët e krokodilit që i përdor sa herë bën gjëma.

8 komente në “Lotët e krokodilit të Berishës dhe çfarë thoshte dikur Sokol Olldashi për tragjeditë në rrugë”

  1. Ben Chicago says:

    saliu per te mbajtur pushtetin do shkaktoje nje97 me te keqe nga origjinali

      1. raimondi says:

        O Depudetet e PS-se ! Degjoni dicka : Sa me shume shkruani ju online aq me shume na mbushni mendjen se ju keni nivel fare per politke
        –Jeni pyke ne diell

        Aty tek PS-ja jane disa qe thone ndonje llaf si puna e Balles ,Braces , Blushit etj –Dhe keta mendojne se ne politke mjafton te flasesh, pa s’ka rendesi se ca thua, dhe eshte edhe pjesa tjeter qe nuk flet fare …..

        Te dyja palet kane nje emerues te perbashket : –Nuk marrin vesh fare nga P O L I T I K A

        Ajo qe me cudit mua me keta depudete -tip Fyelli , eshte se si ka mundesi keta marrin guximin dhe merren me politke , kur niveli
        i arsyetimit te kteyre depu….pykave eshte kaq i gjymtuar ?

        _-Edi Rama ate konkurimin qe ben per te rinjte e FRESSH-it, ta beje per keta qe duan te behen depudete

        Dhe aty tu matet truri nese keta dijne te bejne nje arsyetim per te qene ,
        nje deduksion apo induksion, nje analize dhe nje sinteze etj

        Se nga cdpo shohim kjo parti, PS-ja, me keta depudete paska nivel te ulet fare….

        ___Keta depdudetet e PS-se te fyejne intelektin me menyren shume te varfer,
        dhe te ceket , te te berit oponence karshi pushtetit te Sales

        Ah se mos harroj te vetmne gje qe bejne mire keta depudetet e PS-se eshte
        kur kalojne ne orgazem duke i lepire bithen grekut

        Kete lepirjen e prapanices se grekut qe bejne keta sociot nuk e kutpj …..Cila eshte arsyeja ?

        Kush ka ndonje mendim te na i thote, se greku nuk ka azgje ne dore ne BE,
        eshte zero me xhufke , dhe nga ana tjeter shteti dhe shoqeria greke
        eshte jashtezakonisht armiqesore ndaj kombit shqiptar…..

  2. Aleksandër Matrënga says:

    Bëni votat dhe mocionin dhe në rast se ai tallet siç ka bërë deri tani me ju të opozitës që nuk vjen në parlament ,bojkotoheni atë.Mallkuar qoftë edhe BE që kërkon kushte vetëm për opozitën dhe jo për kriminelin dhe qeverin kriminale të tij.Atëhere nëse kjo Europë që ka dy standarte nuk na duhet fare.

  3. elinor says:

    Nje fjali e vetme ishe ajo qe me terhoqi vemendjen tek ky shkrim: “Edhe per disa dite.”
    Se sa e sigurte eshte kjo, vetem Taulanti qe e thote e di.

  4. Pavaresia says:

    Z.Balla ! Mbase S.Olldashi dhe kryetari i tij, kane folur atehere me gjuhen e kodit te vjeter rrugor. Kodi i ri, qe ju nuk citoni as nje nen te tij, mbase nuk e permbane detyrimin e policise per shoqerim te autobuzeve ne te tille raste. Sa i perket rezultatit te ekspertizes te shkakut te tragjedise, nuk e more vesh Ti, z.Balla, se c’far’ tha zedhenesja e M.P.Mbr.? ….Fajin e ka pas shoferi qe ka ecur me shpejtesi mbi normat e lejuara…(!?). Ndersa nje deshmitar okular qe ka qene 4-5 m. pas autobuzit, ka deklaruar se autobuzi ka qene me shpejtesi normale dhe, kur ka hyre ne disheze, ka shtuar shpejtesine dhe pastaj ka devijuar per ne humnere…. Vetem nga ky fakt, lind pyetja: Pse e shtoi shpejtesine shoferi ne disheze? Edhe me profani e kupton se shkaku ka qene difekt serioz ne sistemin e frenimit(,,ekspertet” e Sali Burgajt, thone se frenat kane qene shume ne rregull!). Dhe, pas perpjekjeve te shoferit per te ulur shpejtesine duke e ngjeshur mjetin anes bordures te krahut te siperm, ka demtuar dhe sistemin e drejtimit, fakt, te cilin e pranojne,me gjysem zeri dhe ,,ekspertet”. Pergjegjesite per kete tragjedi, jane evidente. Ndersa pergjegjesit e te gjithe niveleve, bejne pons pilatin. Jezu Krishti eshte fajtori. E tmerreshme! Ne Shqiperi krimi mbulohet me krim!

  5. I-liri says:

    Balla, jini te shkathet me veprime atje ne parlament dhe mos beni derr-derr me shkrime pa buke qe 39 veta i lexojne.
    C’me rrinit si hunj dje ne parlament. Perse nuk dolet me pare nga salla,sic dolen te tjeret. Tani kapni leprin ti vishni opingat. Keshtu do tjua hedhe Berisha edhe ne zgjedhjen e presidentit. E di qe po me mbushet mendja qe ju deputetet e PS jeni komplet te trashe, budallenj, por budallenj-budallenj ama.Te kesh para dhe shkolle nuk do te thote se ke zgjuarsi qe te te mos te kape asnjehere ne befasi Berisha. Imbecili;defficenti; shemmi; stronzi; fjor degli asini…

  6. skender says:

    Se mos na pershendetni perseri si me 22 janar se do mbuloheni me turp per shekuj.
    Thirreni miletin se edhe ai ka nevoje,udheheqes trima do dhe di cfar ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje