Drejt Europës – Sa larg saj!

30 Maj 2012, 12:03Blog TEMA
Drejt Europës – Sa larg saj!

Nga Ilir Beqja

 

Shqiptarët duan të shohin përpara, kanë nevojë biollogjike për një gjë të tillë duke ndjerë dhe prekur ndryshimin. Studimi për të cilin po flasim tregon se jo vetëm jemi të fundit, jo vetëm se jemi larg mesatares europiane, por, për fat të keq, distanca po rritet

Ditët e fundit është prezantuar një studim që përpiqet të vlerësojë nivelin e arritjeve të vendeve që i janë bashkuar rishtazi bashkimit Europian apo janë në rrugën drejt bashkimit. Studimi vlerëson nivelin e arritjes apo të “ kapjes” së EU nga këto vende. Prandaj edhe indexi quhet ‘The Catch-Up Index”. Padyshim që për shqiptarët është me interes të dijnë se si është gjendja e Shqipërisë në rrugën drejt Europës.

Në vlerësimin e rrugës drejt Europës merren në konsideratë katër faktorë njëherësh:

Ekonomia

Cilësia e Jetës

Demokracia

Qeverisja

Sipas studimit në katër faktorët së bashku jemi të fundit midis 35 shteteve të Europës, përfshirë bashkëthemelues të Bashkimit, të pranuar rishtaz, vende kandidatë dhe vende kandidatë – potencialë (këtu në fund përfshihet edhe Shqipëria). Vendin e fundit e ndajmë me Bosnjë-Hercegovinën. Jo vetëm që jemi të fundit por në katër faktorët jemi shumë larg mesatares së Europës së Bashkuar. Ja si ilustrohet në Figurën 1. Figura e tregon raportin që kemi me mestaren e Europës, por sidomos faktin që prapambetja më e madhe është tek Demokracia.

 

Demokracia

Prapambetja në demokraci duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor. Kjo prapambetje i zbeh apo fashit edhe ato përpjekje që shqiptarët bëjnë për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, për të krijuar më shumë begati për familjet e tyre e për rrjedhojë për të bërë më të begatë vendin e vet. Ndoshta shumica e lexuesve nuk habitet që kemi këtë prapambetje në demokraci pasi ndeshen për ditë me shkelje e dhunim të të drejtave të tyre duke filluar që nga nëpërkëmbja e të drejtës së votës.

 

Ekonomia

Studimi tregon që edhe në Ekonomi ndajmë vendin e fundit me Bosnjë-Hercegovinën. Janë 11 tregues të ndryshëm, të cilët së bashku bëjnë krahasimin midis ekonomive të vendeve. Në Figurën 2 ilustrohet krahasimi i produktit të brendshëm bruto për banor sipas të njëjtit standard të fuqisë blerëse (General Domestic Product per capita in Purchasing Power Standard). Leximi i drejtpërdrejtë i grafikut tregon se shqiptarët janë më të varfrit midis 35 vendeve të Europës.

Megjithatë krahasimet me të tjerët mund t’i vlejnë kërkuesve. Edhe krahasimet me të kaluarën tonë mund t’i vlejnë historianëve. Madje kjo dëshirë për të krahasuar me të kaluarën, qoftë 2005, qoftë 97’, qoftë 90’, qoftë 38’ është një tjetër dëshmi e reminishencave të së kaluarës jo të largët komuniste në mendjet tona. Shqiptarët duan të shohin përpara, kanë nevojë biologjike për një gjë të tillë duke ndjerë dhe prekur ndryshimin. Studimi për të cilin po flasim tregon se jo vetëm jemi të fundit, jo vetëm se jemi larg mesatares europiane, por, për fat të keq, distanca po rritet. Megjithatë e rëndësishme është të matemi me veten. Për ilustrim po sjell indeksin GINI – indeks që përpiqet të masë pabarazinë në një shoqëri (sa më i lartë indeksi, aq më e pabarabartë shoqëria). Ky indeks është 33 dhe sipas studimit mbi 35 është situata e një pabarazie të lartë dhe nën 25 është situata e një pabarazie të ulët. Lexuesi le të gjykojë vetë për shkallën e (pa)barazisë së Shqipëri.

6 komente në “Drejt Europës – Sa larg saj!”

  1. anticensurë says:

    artikull shum interesant por shumë i shkurtër dhe i pa shpjeguar mirë dhe grafikisht!pavarsisht se i referohet grafikut!
    artikull shkruesi ka folur diçka për dy nga katër pikat bile në mënyrë të përciptë fare!
    gjëja që më pëlqeu është kritika për krahasimet me të shkuarën!
    kjo vrrehet dhe tek komentuesit!të gjithë e krahasojnë me të shkuarën,shumë shumë pak me të ardhmen!thjesht mjaftohen me pak!
    katër faktorët vlerësues
    Ekonomia

    Cilësia e Jetës

    Demokracia

    Qeverisja

    po ti marrësh në analizë një për një janë ku thërret qameti!
    -ekonomia
    republikë bananesh!vetëm lëndë të para dhe ato në pakicë!
    -cilësia e jetës
    po parpë në të njëjtën republikë!ushqime të pa kontrolluara,importuara,skaduara!mungesë të lartë sigurie,jete!mungesë të theksuar mjeksore!ajër tejsisht i ndotur në qëndrat urbane!
    -demokracia
    kemi më shumë se në kohë të enverit,bile shumë më tepër se në kohë të gjermënit!në krahasim me vëndet demokratike jemi shumë,jashtëzakonisht shumë pas!shkaku kryesor mungesa e e mancipimit demokratik!e penguar nga politikanët tanë fuqimisht!
    -qeverisja
    nuk ja vlen me fol fare!përsa kohë do të jetë grumbulluesi i pushteteve në një dorë,sali berisha,asqë mund të mendohet për qeverisje!jemi në kohën e lal krosit!”vet firmos vet vulos,saliut si plas kur i thonë mos”!të paktën këtë demokraci na i ka lënë!të paktën,sot pë sot,na ka lejuar ti themi mos!nesër????
    kurse opozitarët tanë me ngulmin më të madh po përpiqen të gjejnë konsensusin për presidentin!se për ndryshe na hik treni i vjeshtës!në të cilin ne duam të hipim cullak,bythë jashtë!

  2. 100 vjet shtet says:

    Ky studim eshte bere nga bullgaret, sa per ne nuk behet fjale te arrijme ndonje standaret, jemi shuuuuuuuume larg BE.

  3. vzeko gjirokastriti says:

    censurusi tim i dashur kemi kohe qe nuk jemi pare qe nga koha e qepeve
    te shkulura nga i koruptuari Kadare ,me radiot e bythes,mua me pelqen
    gjithmon o censura time kur komenton,do te te thoshija ndrohe emrin
    dhe veje TORTURE se ki qe ke eshte i gjate dhe me ngatron,keto ti dergoj per te te pershendetur ti si simpatizanti tim,mere dhe immelin
    qe ndoshta te degoj nga kjo Amerike e pjerdhur ku jetoj dicka nga shkrimet e mia [email protected]

    Karnavalet ne kuvende
    nisen luften perseri
    pese na thone shtatedhjete
    dhjete na thone te mbajme zi

    Do te isha nje i lumtur
    brenda telit gjithe nder
    se sa jashte me karnavalet
    kur me brojne gjithe sher

    Ja te ngritem per tju thene
    nuk ka funde ndyresija
    kur i shtipuri ben kuvende
    e ju thote si eshte qelia pershendetje nga miku tend nju jork 30 maj

  4. tourkofagos says:

    me korrake nuk shkohet ne Evrope,pune korrakesh…..

    1. balzac says:

      Je neverites mu si ato breket qe futen ne bythe!Gjej me ndonje sinonim tjeter per fjalen “Korrake”qe s’mund ta heqesh goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje