Presidenti kontrovers i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është paralajmëruar se do ta vizitojë Brukselin më 12 qershor, vetëm disa ditë pasi ta marrë mandatin. BE-ja nuk duhet aq lehtë të harrojë fjalët dhe veprat e Nikoliqit nga e kaluara dhe nuk duhet ta mbështesë Nikoliqin pa u bindur se ai do të ndjekë politikën e pajtimit me fqinjët, pra edhe me Kosovën
„Për fat të keq, ato ëndrra nuk janë realizuar“, i është përgjigjur Tomislav Nikoliq pyetjes së gazetarit gjerman të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung lidhur me deklaratat e tij të mëparshme për Dubrovnikun si port detar serb dhe për bashkimin me Serbinë të tokave të cilat „i ka okupuar Kroacia“. Kurrfarë keqardhje nuk ka shprehur ai për krimet e luftës, shkatërrimet e qyteteve dhe fshatrave të tëra, dëbimin masiv të joserbëve gjatë atyre luftërave, që kanë qenë pjesë e përpjekjes për krijimin e Serbisë së Madhe. Ai vetëm ka shprehur keqardhje se „ato ëndrra nuk janë realizuar“. Edhe më keq, Nikoliq vetëm dy ditë para se të zgjidhej kryetar i Serbisë i ka thënë të njëjtën gjë gazetë se „Vukovari ka qenë qytet serb dhe kroatët nuk kanë pse të kthehen atje“. Tash partia e Nikoliqit mundohet ta menaxhoj dëmin e bërë me këto dhe me deklaratat e tjera të tij të mëparshme, duke u munduar së pari të demantojë se ka thënë një gjë të tillë. Por gazetari Martens doli edhe me audio incizime ku dëgjohet vetë presidenti i ri i Serbisë duke thënë se „Vukovari ka qenë qytet serb dhe ata (kroatët) nuk kanë pse të kthehen“. Për ata të cilët nuk e dinë, për gjeneratat e reja në Kosovë, Serbi dhe Evropë, duhet rikujtuar se Vukovari ka qenë vendi i parë gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë ku kanë ndodhur krime masive të okupatorëve serbë ndaj popullatës kroate, shqiptare, hungareze dhe të kombësive të tjera. Vukovari ka mbetur edhe sot e kësaj dite me gjurmë të luftës dhe shkatërrimeve. Pas okupimit të Vukovarit nga Spitali i atjeshëm ishin nxjerrë edhe pacientët dhe ishin likuiduar në fermën „Ovçara“ që ishte krimi i parë i luftës në ish- Jugosllavi. Ishte pikërisht Vukovari ngjarje e cila zgjoi disi nga gjumi Evropën dhe Perëndimin. Dhe sot ende ka njerëz të zhdukur nga Vukovari fati i të cilëve nuk është zbardhur. Prandaj me këtë deklaratë rreth Vukovarit Nikoliq ka prekur në një varrë të ndjeshme të kroatëve.
Fati i Kroacisë është se Nikoliqi dhe të ngjashmit me të nuk vendosin më se kush mund të kthehet e kush jo në Vukovar. Fati i Kroacisë është se i ka kufijtë e njohur nga të gjitha shtetet e botës, është anëtare e NATO-s dhe së shpejti edhe e Bashkimit Evropian, prandaj edhe po të donte Nikoliqi e askush tjetër nuk mund të mos i pranonte ata kufij të Kroacisë. Por deklaratat për Vukovarin janë një rikujtim për Bashkimin Evropian që të mos besojë aq shumë në orientimin proevropian të Serbisë, sidomos jo të presidentit të ri të saj, Tomislav Nikoliq.
Është pikërisht BE-ja ajo e cila gjithmonë thotë se pajtimi me fqinjët, bashkëpunimi rajonal dhe gatishmëria për t’u përballur me të kaluarën dhe krimet e luftës janë ndër kriteret kyç për lëvizjen e një vendi drejt BE-së. Prandaj edhe Nikoliqit duhet t’i parashtrohen kushtet që të dëshmojë orientimin e tij të deklaruar evropian, sepse një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet vetëm duke mbështetur idenë e integrimit të Serbisë në BE. Orientimi evropian dëshmohet duke mbrojtur vlerat evropiane dhe duke pranuar fajin nga e kaluara, sepse pajtimi nuk mund të bazohet në harresë.
Por Kosova nuk e ka ende fatin e Kroacisë. Kufijtë e Kosovës nuk janë ende të pranuar nga të gjitha vendet e botës. Kufijtë e Kosovës nuk janë të pranuar si kufi as nga BE-ja dhe NATO-ja për shkak se disa vende anëtare të këtyre dy organizatave i trajtojnë ato si „linja administrative“, sepse nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Përderisa në Kroaci Nikoliq nuk ka mundësi të ketë ndikim, në Kosovë ka. Në Kosovë Serbia ende zhvillon zgjedhje, mban njësi policore dhe nuk heq dorë nga pretendimet territoriale. Për këtë arsye ardhja e Nikoliqit në pushtet nuk është lajm i mirë për Kosovën edhe pse as paraardhësi i tij Boris Tadiq nuk ka dëshmuar se është i gatshëm të pranojë realitetin. Tadiqit së paku nuk mund t’i mohohet se është shprehur publikisht disa herë kundër luftës.
Bashkimi Evropian duhet të jetë më i prerë ndaj Serbisë e jo të pranojë lojën e dyfishtë të Beogradit sikur deri më tash. Beogradi me vite ka treguar një fytyrë demokratike para Evropës dhe një nacionaliste ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Kosovës. Tash edhe ish- bashkëpunëtori i Vojvodës çetnik, Vojislav Sheshel, Tomislav Nikoliqi, na flet për „vlerat evropiane“, por vetë ardhja e tij në pushtet dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar aq shumë sa mendohet në Bruksel, por edhe në Tiranë edhe Prishtinë. Nikoliqi vërtet thotë se dëshiron që Serbia të integrohet në BE por vetëm sipas kushteve të Serbisë e jo sipas kushteve të BE-së. Kjo dëshmon në një mënyrë edhe sa gabim ka qenë që përmes dialogut Kosova ka pranuar që të ardhmen e saj evropiane ta lidhë me Serbinë. E tash kemi ardhur madje në një situatë bizare ku madje edhe politikanët si Tomislav Nikoliq duken më të mirëseardhur në Bruksel sesa liderët e Kosovës Hashim Thaci dhe Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga kishte vizituar Brukselin 5 muaj pasi ishte zgjedhur në atë post. Kryeministri Thaçi është ftuar vetëm pas kompromiseve në dialog me Beogradin. Presidenti kontrovers i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është paralajmëruar se do ta vizitojë Brukselin më 12 qershor, pra vetëm disa ditë pasi ta marrë mandatin. Është e kuptueshme që secili lider i secilit vend që aspiron anëtarësim në BE si adresë të parë për ta vizituar e zgjedhin Brukselin. Prandaj, është e kuptueshme që edhe Nikoliq ta bëj këtë. Por BE-ja nuk duhet aq lehtë të harrojë fjalët dhe veprat e Nikoliqit nga e kaluara dhe nuk duhet ta mbështesë Nikoliqin pa u bindur se ai do të ndjekë politikën e pajtimit me fqinjët, pra edhe me Kosovën.
Baca Sali qysh asht?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
…Eshte naive te Mendosh se Serbia ka Hequr dore nga Kosova..
Kete munde ta Thote Mendja e Fishkur e Sali Berishes ne Tirane apo edhe e Hashim Thacit ne Prishtine.. Por serbet nuk kane per te hequr dore nga Kosova , dhe nese do te pyesnit pse??Munde tu pergjigjem:
-Serbet kane nje strategji kombetare ..(Cubrillovic)..qe cilado Force politike dhe e “Ashtuquajtur” Demokratike, e zbatone me perpikmeri duke ju Pershtatur Realitetit te ri , sikurese eshte Aspirata Europjane e Serbise..
-Serbet e dine mire , sikurese e tha edhe Tadic jo shume large:Se serbia e ka “Humbur” Kosoven edhe here te tjera, dhe perseri e ka marre..
Askush nga Politikanet Shqipetare, nuk reagoj me kete Shprehje te Tadicit “Demokrat” as ne Tirane as edhe ne Prishtin..sepse si Qeveria e Saliut..si dhe Qeveria e Thacit jane te zene me Luften e Brendshme Politike..ose me then me thjeshte Shqipetaret i hane Koken Shqipetarit.
Tadici e tha kete se e di mire se Bashkimin e Kosoves me Shqiperine e kane njohur pikerisht italia dhe Gjermania ne Luften e Dyte Botereore..pra jane pikerishte keto Fuqi Europjane te cilat e kane njohur Kosoven -Shtet, nder te paret edhe Sot.
por qendrojme ne faktin, dhe Deklaraten e Tadicit, se nese ne e kemi pasur kosoven nga 1941-45-sa..dhe e kemi Humbur 1945-1998-te per ta “Fituar” perseri ne 1998-ten, athere politika Serbe synon perseri ta kete te veten kosoven ne nje te ardhme te afert , ose edhe pas nje apo disa dekadash..Dhe per kete politikanet Serbe dhe gjithe makineria e tyre Shteterore, nuk Heshtin, si Sali Berisha (matufi) apo hashim Thaci
qe Arreston Njerezit e Vetevendosjes, te cilet e shohin me Qarte Alternativen e “Okupimit Serb” te Kosoves perseri…
Nuk po zgjatem..Shqipetaret kane akoma shume per te bere, qe ti thuash Serbeve Demokrat dhe me aspirata Europjane eshte lehte, por Serbet jane si puna e gjarperit qe rri dhe bene te Urtin, dhe vetem pret rastin te Kafshoj dhe Helmoj Gjithcka Shqipetare…Fakt i Qarte eshte se ishte pikerisht Serbia ajo qe hodhi 30.mil..Dollar per Shkaterrimin e Shqiperise me 1997-ten…
serbia nuk heqe dore nga Kosova..kete duhet ta dime te gjithe..Prandaj Shqipot duhet ti therresin mendjes..ose me mire Te Mprehin Armet per nje Lufte te re…Per te Mbrojtur Identitetin e tyre dhe Atdheun e tyre.
Analiza jote është perfekte,i nderuar Agustin!Si ju kanë folur e analizuar edhe Matoshi,Kurti,Robelli..e plot të tjerë…Madje edhe në gazeta të mëdha europiane….Por,pak janë dëgjuar në Bruksel.Sepse Serbia,ka qenë si në kohën e Millosheviqit..ashtu edhe më mbrapa..e privilegjuara e BE…Në kurriz të Kosovës dhe Shqipërisë…Dhe kjo sepse ne nuk kemi politikanë që kanë dhe mbrojnë ideale kombëtare,ata e shumta mund të mbrojnë në mënyrën më kanunore….pjesë të krahinave nga kanë ardhur deri në pushtet…më mirë mbrojnë interesat e të huajve se ato të popullit të tyre,që i ka zgjedhur…!Jam i sigurt se,po të ishte gjallë millosheviqi….do të kishte dalë tani nga burgu…i Hagës…dhe Kosova mund ti rikthehej sërish serbisë..Sepse europa në fund të fundit ndjek një gjeopolitikë interesash…dhe drejtësie..Po të ishte se ndiqte drejtësinë,përse deri më sot nuk e ka zgjidhur problemin e territorit të Rep.Kosovës…!Sa për mikpritjen që do ti bëjë tomislavit….e nikoliqit…në serbi nuk përdoren kriteret që përdoren në vendet tona..kosovë e shqipëri..sepse ne,nuk na mbron Rusia…Por,ne nuk dimë dhe vetë ti mbajmë miqtë..Sepse ja,shiko sot se çfarë bënë berishajt në Tiranë…As president,dhe as proces konsesual e demokratik nuk bëri dhe as që pranon të bëjë…!Sepse më duket sikur gjithë politikanët që njoh shqiptarë,më duket se më mirë i bëjnë nder dhe duan mbase jo armiqtë..por (me bindje e them këtë….)duan dhe respektojnë të huajt..Sipas parimit…”Neve këtu na kanë..”Psikologjia komuniste….Urime për analizën,i nderuar Agustin..!