Komunisti i ‘68-ës mbetet me 68 “kokrra”

29 Maj 2012, 22:07Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Proces-zgjedhja e presidentit të Republikës zbuloi fuqinë reale të pushtetit të Berishës. PD, aleat-Gërdeci i saj republikan, “gjenerali i zi” i vitit ’97, “prasi” i Lushnjës dhe “qimeverdhi” inovacionit, nuk janë më mazhorancë, por minorancë me 3 kartona më tepër se opozita. Ky realitet ka kohë që është konstatuar e manifestuar edhe prej vet pushtetit. Megjithëse prej 3 vitesh, po vetë-quhet “mazhorancë”, numerikisht qeverisja “Berisha” nuk ka treguar se është e tillë. Në shumë raste votimesh të ligjeve në parlament, numri i deputetëve të pushtetit, ose i “kokrrave” siç i quan kryeministri, i ka zbritur në 68. Edhe pse numerikisht nuk ka qenë mazhorancë, disa ligje janë miratuar dhunshëm e anti-kushtetueshmërisht në parlament, duke vepruar “haxhiqamilçe”, duke inskenuar makinacione prej dyshes Berisha-Topalli, madje dhe falsifikim me numër votash. Disa ligje psh., janë votuar me “duart” dhe kartonat e 1 deputeti të “instruktuar” të PD, në emër të 3-4 deputetëve të tjerë, të cilët në momentin e votimit në parlamentin shqiptar, hargaliseshin nëpër kabaretë, piknikët dhe plazhet e botës. Disa ligje të tjerë, janë miratuar po me 68 “kokrra”, por me kuorum e pa kuorum të opozitës, pa pasur votat e aleatëve çamë, skraparllinj e “disidentë” majtas-djathtas. Të tjerë ligje, janë miratuar me kontributin e 2-3 “kokrrave” të bashkuara të omonistëve grekë e “patriotëve” çamë, si të disa “kokrrave” të opozitës, që “për inat të nënës e vjehrrës” PS, shkonin e “flinin” me “mullixhiun” e PD. Shumë ligje, janë shtyrë nga seance në seancë, duke mbetur ende pa u miratuar edhe sot e kësaj dite, mbasi votat e pushtetit kanë rënë nën 74, nën 73, nën 71, nën 70, e madje deri në 68 “kokrra”.

Tashmë, mazhoranca është katandisur në 68 “kokrra”. Kryeministri Berisha e di mirë që tani për tani, “laj-thaj” vetëm kaq ka nën urdhër. Sepse kaq “kokrra” ka mundur të “vjelë”, të vjedh e të blej realisht në zgjedhjet e 2009-ës. “Kokrrat” e Skraparit që e mbajtën në pushtet, duket se nuk janë më në xhepin e Berishës. “Kokrrat” e çamëve, që në raste “emergjencash” zëvendësojnë “kokrrat” e skraparllinjve kur këta bëjnë lojëra me parulla fëminore: “harruam të vinim në seancë”, po hiqen si “fuqi, duke bërë presione për të “shqyer” sa më shumë poste të tjera nga pushtet-“kërma PD”. Vota e Priftit varet nga tavolinat e gjykatësve. Mazhoranca ka kaluar në minorancë.

Prej disa ditësh, kryeministri Berisha gjendet në hall për 3-4 “kokrra”, të cilat i duhen për të zgjedhur atë president që do dhe i duhet atij. Ka disa ditë që ka dalë publikisht me “tas” në dorë duke lypur vota. Votat e partisë së “Skraparit” që ka futur në “kontratën” e viti 2009, nuk po i binden më, ka disa muaj e veçanërisht pas “ngjalës” së Lalëzit, që i kanë dalë nga “zgara”. Votat e çamëve janë gati, por kërkojnë konvertim me poste “ku bëhen lekë”. Votat e omonistëve grekë, kërkojnë si shkëmbim detin shqiptar si dhuratë për grekët, kërkojnë një ministri “ku bëhen lekë” dhe një shifër të lartë minoritarësh grekë në “censusin” e popullsisë shqiptare. Vota e mallakastriotit Islami, kërkon si shkëmbim kolltukun e “kafkëthyesit” të vitit 1991. Vota e Oketës, kërkon një president pa këtë Berishë “sulltan” dhe pa këtë mazhorancë të inkriminuar. Opozita po dihet, që nuk do atë president PD-istë, apo klientelistë që do të përzgjedh Berisha.

Edhe vetëm pak orë pas votimit të parë për presidentin në parlament, “mini-mazhoranca” e mbetur ende në “stanin” e kryeministrit Berisha, duket se po shkon pa një emër presidenti. Dhe është e pamundur të gjendet ky emër, qoftë edhe sikur Berisha me 68 “taborët” e tij, të dalë përsëri si në 2002-in kodrave të liqenit për të kërkuar president “dominoje”. Berisha edhe po të jetë “perëndia”, në kaq pak orë të mbetura deri në seancën e votimit në parlament, nuk e gjen dot një emër presidenti, qoftë edhe sikur të bredh nëpër të gjithë stendat e TEG-ut, të QTU, nëpër shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, në kompanitë koncensionare të hidrocentraleve, të rrugëve, të kromit e koaludimit të makinave. Berisha edhe po të jetë “magjistar”, në kaq pak orë të mbetura nuk e gjen dot një emër presidenti, qoftë edhe sikur të hedh në veprim Sandrin dhe Fevzon e TV-KLAN-it, analist-moderatorin Çim Peka, apo Çupin e “81 partive”. Troç, Berisha edhe pse është “nëna” e pazareve të pista dhe pakteve të pamoralshme, kuptohet që për votimin e parë nuk e gjen dot një emër presidenti, qoftë dhe sikur të ngarkoj me mision “baba Mondin e OSBE”, atë pazarxhiun austriak të BE Grossruck, Thaçin e Kosovës, apo edhe Fazlliçin. Madje nuk ka kohë për emër, as edhe sikur të njoftoj Fatos Nanon, që të niset me “avionin e parë” nga Vjena.

Raundi i parë e zgjedhjes së presidentit, do jetë pa emër presidenti dhe kjo tashmë është e vetmja alternativë e mbetur e mazhorancës së kthyer në minorancë. Krejt i kapitulluar për mungesë “kokrash”, kryeministri Sali Berisha ngjason me atë “pulën e shushatur” që i ka ardhur “veza” e nuk di nga t’ia mbajë. Vetë nuk e “emëron” dot presidentin e Republikës, mbasi siç dihet brenda “manastirit” PD nuk i ka 71 “murgj”. Katër votat e “besimtarëve” të “baba Likes” së Kulmakut të malit të “Tomorrit”, nuk po “falen” më tek Berisha. Dy votat e “filozofit” çam Idrizi, janë hedhur e po rrotullohen si “zare” bixhozi në tavolinën e Berishës. “Kokrra” Islami, nuk e ka problem të luaj edhe në sekondën e fundit. Përfundimisht, komunisti i ’68-ës Sali Berisha, ka mbetur vetëm me 68 “kokrra” në parlament.

13 komente në “Komunisti i ‘68-ës mbetet me 68 “kokrra””

  1. InterPoli says:

    a thua qe ngjalen e Lalzit Kryeministri ta kete ngrene nga jo goja, por nga….? nuk besoj se peshengritesi (apo mundesi?) te jete me dinak se Vucidolasi…. kam pershtypje se po luhet nje loje nga e cila e ha PS, por humbesi i vertete eshte populli dhe demokracia….

  2. skender says:

    O Papi ! Cbehet keshtu re vlla ?!
    Po sikur te bejne 69-en keta te dy,cte keqe ka ?!
    Qef ore qef se vduqem me politike.

  3. albani says:

    Jo, jo Z. Halili!

    Z. Berisha i ka kokrrat. Ka 68 deputete, dy koqet e tij bejne 70. Shto ketu ate te Jozit, bejne 71, Kaq i duhen atij per te zgjedhur presidentin e ri.

  4. isa says:

    po tani qe doli nje emer si do tja veme emrin.mos u rrembeni nga politika se ajo eshte nje ku… vini ne perdorim llogjiken jo emocionet.

  5. Ilirian Albani says:

    E njejta fytyre e shemtuar dhe diabolike: komunist i flakte dhe mik i donkishoteve te socializmit; “antikomunist” i thekur, mik i armiqve me te eger te Shqiperise, varrmihes i shtetit shqiptar per hir te pushtetit dhe sundimit personal. Ky i semure psiqik ka qene gjithmone ne antagonizem me institucionet e shtetit shqiptar, pra armik i betuar i shtetit shqiptar.
    Kjo monster eshte nje antinjeri!

  6. AROMA E QORES. says:

    Fztzrë e shëmtuar ruse nga deti kaspik. kriminel i fëlliqur që ka mbledhur gjithë antishqiptarët dhe ne i kemi shtruar kurrizin.

  7. toni says:

    KOMENTE LESHI AI KA 68 KOKRRA KTO TE TJERET SKA FARE PLAKO. FLISNI
    PER CUNAT GAY TE BLLOKUT NGA DASH PEZA E DERI TE ILIR XHELIL GJONI E
    DITZI SUL BUSHATI PASTAJ MERRUNI ME LOKUN QE DO JU A RRASI PRAP.

    1. lec li says:

      o tono mire ketyre qe ja rras disa here po ti si e mban brenda

      1. fule says:

        toni qeka nga cunat e Aldo Bumcit ? goja i shkon ku dhemb dhembi…

  8. mali says:

    Analiza shume e sakte per njerez por jo per mostra.
    Kjo kuceder dhe “kokrat” e veta nxjer dhe thote qe jane kokra deputetsh.
    Asnjehere nuk mund te besosh ne arsye njerezore me nje shpellar antinjerezor, dhe me krimbat qe i vijne rrotull.

  9. Pavaresia says:

    Mos e akuzoni Sali doktrrin si komunist pse e shifni ne fotografi me sh. Simon Stefani. Ju garantoj un juuuu, se Sali Berisha nuk ka qene asnje here komunist. Anetar, me teseren e P.P.SH. , po, ka qene. Po ama, detyrat i merrte ne Beograd qysh nga 08 NENTORI 1968-dita e pranimit si anetar i p.p.sh e deri ne ditet tona. Keshtu, i zellshem e i paperkulur, do te vazhdoje ti sherbeje mikeshes tij-Serbi deri sa te kete frymen e fundit.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    E lezetcme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje