E ardhmja është e trishtë atëherë kur e përditshmja është e paralizuar nga kotësira, dogma pa aksion, apo vetë-kënaqësi hipokrite. Asgjë e mirë nuk do të ndodhë nëse jemi solidarë vetëm në raste tragjedish; patriotë në ditë festash; apo qytetarë të përgjegjshëm vetëm sa për fasadë. Pa ‘Carpe Diem’ si zor që të bjerë bukë nga qielli.
Po përpiqem ta shtjelloj idenë që sintetizova më sipër.
Është disi e ‘sikletshme’ t’ia përplasësh disa të vërteta në fytyrë vetes dhe qytetarëve të këtij vendi në një kohë kur në shumicën e rasteve njerëzit janë viktima të një sistemi të kalbur social-politik-ekonomik që i rrënon dita-ditës. Mirëpo paradoksalisht, këtë piramidë që quhet shtet e kemi ndërtuar po ne, ditë pas dite.
Shumë rrallë qytetarët flasin në vetë të parë kur është fjala për të pasur një angazhim të qartë publik. Problemet tona si shoqëri i klasifikojmë si probleme të tjetrit. Mirëpo ato nuk zgjidhen duke postuar për to në ndonjë rrjet social. As duke i dhënë mbështetje virtuale kujtdo që i lufton problemet. Larg dogmave, duhet aksion konkret. Gjithsecili prej nesh është thirrur për të qënë në vijën e parë, në front të betejës. Asnjë pozicion tjetër nuk e çon përpara shoqërinë. Roli i sehirxhiut, rehatuar në kolltukun e shtëpisë, që bën sikur ndryshon gjithçka me pultin e televizorit është tërësisht i dëmshëm.
Vetëm në çfarë ka ndodhur javët e fundit mund të marrësh shembuj që dëshmojnë qartë disa probleme serioze të shoqërisë sonë. Më konkretisht:
Në ditën e tragjedisë së Himarës u bombarduam me mesazhe solidariteti nga të gjitha anët. Dhe shumë mirë që ndodhi kështu. Vlerat dhe urtësia e një kombi dallohen në reagimin e tij në kohë të vështira. Por kjo nuk është mjaft. Dhurimi i gjakut vetëm në ditë të bujshme është tejet hipokrit në një kohë që Shqipëria ka të paktën 1000 talasemikë që e kanë nevojën për gjak domosdoshmërisht jetësore dhe të përhershme. Si ata, edhe qindra të sëmurë të tjerë, apo të aksidentuar. E thënë ndryshe, tragjedia e Himarës ndodh çdo ditë në vendin tonë. E ne si qytetarë paskemi luksin që të qëndrojmë indiferentë? Madje më shumë se sa kaq, ndihemi të përmbushur e të vetë-kënaqur më atë çka bëjmë në ditë të bujshme tragjedish, por tragjikisht dështojmë ta bëjmë për çdo ditë.
Shembulli i universiteteve është gjithashtu tipik. E lemë mënjanë faktin që u desh një italian ‘i famshëm’ për të ngritur një debat të gjerë e shumë të dobishëm publik. Por kjo nuk mjafton. Duhen masa konkrete. Hetim jo vetëm ndaj universitetit në fjalë, por më gjerë se sa aq. Por kjo është pjesa e organeve përkatëse. Pjesa jonë si qytetarë konsiston së paku në dy drejtime. Së pari, të nxisim e të bëjmë presion me sa mundemi që hetimi të ndodhë. Dhe së dyti, të mos e ushqejmë një sistem të tillë. Ato universitete janë të mbushur plot me studentë shqiptarë që edhe pse publikisht hiqen si ndjekës puritanë të dijes e drejtësisë, privatisht janë dashnorë të diplomave false e gëzojnë përftimet që vijnë prej tyre. Shembuj analogë ka në çdo fushë. Për shembull, që nga ryshfetet e vogla që i japim mjekut, policit, mësuesit, punonjësit të administratës etj., e për të vazhduar me aferat korruptive më të mëdha për të cilat lexojmë nëpër gazeta.
E ndërkohë që flasim, para syve tanë spektatorialë zhvillohet telenovela presidenciale. E pamoralshme. Si një lojë e shëmtuar pokeri ku gjithkush përpiqet të mbajë një ‘As’ nën mëngë. Një lojë kukafshehti plot kurthe e intriga. Si e gjithë politika jonë.
Kështu që meqenëse arritëm këtu kemi dy mundësi. E para, të drejtojmë gishtin drejt politikës e ta shpallim atë fajtore. Dhe nuk do të ishim shumë të gabuar, për hir të së vërtetës. Por ama ndërsa drejtojmë gishtin drejt saj, harrojmë që gishtat e tjerë janë të drejtuar nga ne, qytetarët. Ndaj, mundësia e dytë është që ne të mos jemi qytetarë me kohë të pjesshme, apo spektatorë virtualë, por të bëjmë pjesën tonë. Sado e vogël qoftë.
Nuk duhet të biem në grackën e të menduarit se pa-anësia apo largësia jonë ndaj gjithë kësaj është mjaft. Sepse nuk është. Aq me tepër në këto kohë të vështira. Edhe kur i demonizojmë ata që na drejtojnë, na duhet të bëjmë kujdes. Portretizimi i tyre si Hitlerë të kohës sonë mbart rrezikun që gabimet tona të relativizohen aq shumë sa të bëhen në dukje inekzistentë. E kështu gënjejmë veten se kemi bërë mjaft e notojmë në një lloj pezulltie të rrezikshme. Notojmë në një lloj vetë-kënaqsie që na jep luksin e të qënit indiferentë ndaj problemeve që ka shoqëria sot. Kjo është vrastare. Një gënjeshtër tragjike ndaj vetes.
Ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Që përveç të tjerash do të thotë: nëse nuk e duam korrupsionin atëherë nuk duhet ta ushqejmë ata, as kur përftojmë prej tij; nëse nuk na pëlqen politika amorale, atëherë të mos bashkohemi me ata që janë të tillë; nëse duam që gjërat të ndryshojnë atëherë të largohemi nga rehatia e spektatorit. Të jesh qytetar me kohë të pjesshme është komode. Por e rrezikshme për të gjithë ne. Gjërat nuk do të ndryshojnë vetëvetiu dhe kotmëkot. Duhet të kuptojmë se ekselenca nuk është shprehje e çastit, por rezultat i përpjekjeve të përditshme (rutinore).
Mua nuk më gënjen mendja të gjej receta të përgjithshme se çfarë duhet të bëjmë. Por ama e di që indiferenca nuk e shfajësoi Ponc Pilatin. Për të perifrazuar Edmond Burke “Gjithçka duhet që e keqja të triumfojë është që njerëzit (e mirë) të mos bëjnë asnjë gjë”. Ndërgjegja jonë e di cila është rruga e duhur. Pyetja është: A jemi gati të durojmë kostot në aspektin personal, në favor të së mirës së përbashkët?!
*respublica.al
Duhet te kete me shume shkrime te tille neper gazeta, qe trajtojne tema sociale dhe jo vetem politike politike politike se na lodhi
… Por katunar me kohe te plote :p ne na myti katunaria:
1- Sala – katnar vicidoli
2- Meta – katnar skrapari
3- Jozi – katnare shkodre
4- Eduart Halimi – katnar nuk e di
5- Ridvan Bode – katnar devolli
6- Liri Berisha – katnare serbie
7- shto ktu gjith drejtora, zv- ministra etj, etj kur i shifni ne televizor tu dhon intervista, maloku modh …
Regres per shoqerine shqiptare!
… ene ky, katnar i paqytetrum, por gangster :p
http://urlm.in/muix
Bravo po ke te drejte ,dhe une jam me mendimin tend,por ketu qendron dhe nje problem tjeter sepse askush nuk i lexon dhe askush nuk kerkon te degjoje tema te tilla neper tv apo neper forume ,gazeta mbledhje rinore,dua te them shqipetareve nuk i hyn ne sy kjo teme sepse jane te hipnotizuar nga politika apo interesi si me ba lek dhe jetojne me shpres per te nesermen ky eshte nje problem i madh jane shume pak ato te japin te drejte per dicka vertete te drejte !!!
me shkrimin dhe me komentet. Politika duhet te kujdeset e te zgjidh edhe problemet sociale. E ca ben ne fakt? I injoron ato dhe vazhdon me sherre pa lidhje qe vetem popullit nuk i bejne mire.
E lehte te flasesh, po ti besh realitet keto qe thote ky nuk eshte aq kollaj
shume dakort. te bashkohemi e te levizim para.
Te besh diçka konstruktive per te miren e popullit apo edhe te individit nuk eshte asnjehere e thjeshte si ne te kundert eshte e thjeshte te shkatrosh gjerat.I njejti krahasim eshte midis : te besh e te ritesh e edukosh nje femije,gje teper e veshtire.Dhe te vrasesh nje njeri,teper e thjeshte,sigurisht per ata qe jane me kufizim mendor,kulturoe,etik etj.Por si akt eshte shume i thjeshte.Nje proverb kinez thote : nje rruge e gjate 1000 km fillon gjithnje duke hedhur hapin e pare.Dhe nje tjeter proverb thote : po do te ndryshosh boten fillo duke ndryshuar vehten tende.
“Carpe Diem” eshte nje shprehje shume e demshme, por ndoshta ne artikullin e autorit dhe me kendin e tij, ai po mundohet ta shprehi ate ne kuptimin e mos-ekzistences se nje ardhmerie ne kushtet e tanishme sociale, ekonomike e politike ku ndodhemi. Qe te ndodhi nje ngritje qytetare duhen shume variable qe sot nuk ekzistojne me, madje c’eshte e verteta ne si popull kryesisht me pa nje histori se paku 1500 vjecare urbanizimi nuk i kemi me as gjenetikisht si trajta. Shume qe kane kaluar kendej jo me kot na kane mveshur romantizma si popull i bukur, krenar dhe i pamposhtur. Por po te vendosesh 1+1 bashke, del qe shqiptari modern eshte ne pergjithesi nje njeri shume individ, as nuk i behet vone absolutisht per tjetrin derisa te vije dita e ndonje super katastrofe, sic qe rasti i luftes ne Kosove. Madje dhe atje u mobilizua vec pjesa qe ishte me afer konfliktit, ndersa ne vende te tjera nuk ndihej gje. A thua Shqiperia ishte nja 7 milion meter katrore qe mos ndiente rrezikun e zhdukjes.
Pas renies se komunizmit per here te pare kemi nje lloj urbanizimi masiv, trend global ky ne shume aspekte, dhe qe ne rastin tone, vec sa nxori ne pah edhe me teper individualizmin ekstrem te shqiptarit. Kioska ku te na tekej, shtesa kati, vjedhje pusetash per ti rishitur(dhe kjo jo se detyrimisht jemi popull hajdut edhe pse ne siperfaqe duket e tille, por se jemi njerez qe mendojme vec per veten tone), ndertime pallatesh, vjedhje pronash, vjedhje tenderash, nje mish mash qe fillonte nga lart e deri tek pastruesit e nenpunesit e thjeshte qe kerkonin e vazhdojne te kerkojne bakshish per cdo gje.
Me kalimin e kohes kjo beri ate qe nuk duhet te ndodhte, tranzicioni i tejzgjatur, urbanizimi per here te pare i shqiperise, ikja e qytetareve te vjeter si pasoje e krizave te njepasnjeshme sociale dhe ekonomike, dhe ardhja e nje brezi te papergatitur, ku shumica e tyre u vendosen dhe ne krye te ketij projekti urbanizues qe nuk e kishin ata ne dore a priori, por eshte trend global, beri te mundur qe kjo metode jetese individuale te sillej ne nje ambient urban, ku njeriu duhet te jete me i balancuar ne menyren se si sillet. Plehrat nuk mund te hidhen nga kati i peste pa ndikuar ne rradhe te pare edhe ambientin ku vete ti si individ qe i hedh jeton. Ky eshte shembulli me flagrant qe e kane vene re dhe te huajit, por ne vite kjo menyre individuale e te jetuarit ne nje vend ku duhet te mbizotroj me teper ne mos kolektivi, se kjo eshte nje shprehje qe komunizmi i dha ngjyra shume negative, se paku ndjenja e pergjegjesise u be modus operandi i cdo gjeje ne shqiperi.
Heqja e ketij mentaliteti, ose zevendesimi i tij kerkon kohen e duhur. Protesta socialiste e Janarit me 20,000 vete maksimumi, dhe mungesa e nje boikoti qe ishte e vetmja menyre civile se si te zhdukej qeveria Berisha dhe te diskretitohej tregon se do shume kohe ende. Ndoshta, fale dhe gazetes Tema dhe disa gazetareve si Mero e te tjere qe Berisha beri gafen e madhe politike ti sulmoj duke e kujtuar veten te plotfuqishem, fale rrethanave politike e permbytjes se pushteteve ne shume vende diktatoriale flaka e disidences per here te pare ne Shqiperi duket se po merr nje aspekt se paku kolektiv. Mjaft-i si organizate ishte disa vite perpara kohes, dhe prandaj falimentoi. Ndoshta dikush mund te thote qe i mungonte nje lider karizmatik, por kjo nuk eshte e vertete. Edi Rama si i tille, pra karizmatik gjithashtu falimentoi ne gjenerimin e nje levizjeje gjitheperfshirese qe te bashkonte grupe te ndryshme nen nje qellim te vetem, vendosja per here te pare ne Shqiperi e pergjegjesise kolektive qytetare, qe do te sillte rrjedhimisht vendosjen e nje rendi te ri jetese, qe nje pjese e madhe e kerkon por nuk di se ku ta kerkoj, si ta kerkoj e ke te besoj.
Deri atehere, fatkeqsisht do shajme politikane, ambasadore, te huaj, te brendshem, do glorifikojme ato pak akte individuale si Eurovizione, madje akte individuale edhe ne sporte kolektive, sic eshte rasti i identifikimit te kombetares Shqiptare vetem me nje njeri, Lorik Canen, etj. Mentaliteti individual i shqiptarit, qe media ka dhe te metat e saja qe e quan “malesor” pasi andej i kemi te gjithe origjinat kush me heret e kush me vone vec sa e shton me teper problemin dhe ndarjen, pa krijuar mundesine e nje sinteze. Ky mentalitet eshte dhe aresyeja pse ne sportet kolektive, pervec kombetares(por dhe atje shumica identifikohet vec me nje apo dy lojtare) ne jemi pothuajse inekzistent ne krahasim me fqinjet tane.