Shqipëria dhe pjesëmarrja në EuroSong 2012

31 Maj 2012, 19:26Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Jehona e paraqitjes së Shqipërisë në edicionin e 56 të Festivalit Evropian të Këngës 2012, i cili u mbajt më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit ende nuk është shuar. Renditja përfundimtare me të drejtë u konsiderua një triumf i vërtetë për këngën shqiptare. Pas pjesëmarrjes së suksesshme me këngëtaren Anjeza Shahini, vitet e mëpasshme u pasuan nga paraqitje që edhe pse hynë në natën finale, nuk zunë ndonjë pozicion në renditje për të cilin të ndjeheshim kaq krenarë si në këto dy raste, duke na vënë në dyshim se s’do mund ta përsërisnim dot më suksesin e Anjezës.

Pas paraqitjes që këngëtarja Rona Nishliu bëri në edicionin e 50-të të këngës në RTSH, shpallja e saj si përfaqësuese zyrtare e Shqipërisë në EuroSong u pa me shumë dyshim edhe nga vetë kritika muzikore. Ishin të shumta komentet që pasuan këngën saj të cilat nuk rreshtën as kur ajo performoi në skenën gjigande të EuroSong-ut. Ishte një nga këngët më të debatuara, pozitivisht dhe negativisht, jo vetëm brenda për brenda hapësirës shqiptare, por edhe në shumë forumet online të huaja nga specialistë të muzikës dhe nga publiku përsa i përket zërit, këngës, veshjes, modelit të flokëve, aksesorëve që mbante etj., të cilat janë bërë tashmë të njohura nga mediat. Ky debat ishte shumë i vlefshëm sepse ndonëse kalonte edhe në ekstremizma, në fund të fundit e vuri këngën shqiptare në qendër të vëmendjes. Është më mirë kështu se sa një këngë e cila injorohet në mënyrën më të turpshme, me heshtje mediatike e publike, a thua se nuk ekziston!

Ajo që tërhoqi vëmendjen kësaj here, përveç renditjes në Top 5, ishte edhe gjeografia e pikëve që morëm nga shtete që, ose na kanë vlerësuar fare minimalisht ose s’na kanë votuar asnjëherë gjatë këtyre viteve të pjesëmarrjes sonë në këtë festival. Ky ishte edhe momenti që bëri diferencën nga herët e kaluara ku votat i kemi marr kryesisht rreth e qark rajonit tonë. Dhe merita më absolute në këtë rast i shkon padiskutim Rona Nishliut.

Përpara se të hynte në natën finale, Ronës iu desh të ballafaqohej në gjysëm-finalen e parë që u mbajt të martën e 22 majit (Shqipëria ishte në ditë zie pas tragjedisë së Himarës dhe Festivali s’u transmetua drejtpërdrejt nga RTSH-ja). Është një rastësi e bukur, por në gjysëm-finale Rona Nishliu grumbulloi 146 pikë (aq sa në finale) dhe ishte e dyta në renditje, pavarësisht se këto pikë dhe kjo renditje u bënë të ditura vetëm pas përfundimit të natës finale që të mos ndikonin tek juritë dhe publiku.

Një nga gjërat më interesante dhe emocionuese në EuroSong është momenti kur shtetet pjesëmarrëse japin vlerësimin e tyre me pikë. Vlerësimet janë të ndara, 50 përqind publiku dhe 50 përqind juria profesioniste. Janë momente tensioni për të gjithë ku del në pah edhe mbështetja që secili shtet jep, veçanërisht për fqinjët. Ndonëse nuk duhet të jetë apriori kështu, pasi në vetvehte duhet vlerësuar këngëtari dhe kënga në të gjithë përbërësit e saj, s’mund ta fshehim që Festivali Evropian i Këngës asnjëherë s’i ka shpëtuar subjektivizmit në vlerësime për të cilat edhe është kritikuar shpesh.

Gjithsesi, duke mos paragjykuar shijet e publikut dhe të jurive, kam përgatitur një tabelë ku kam përmbledhur të gjitha pikët që i janë dhënë përfaqësueses së Shqipërisë në këtë edicion. Gjithashtu, më poshtë do të gjeni edhe pikët që Shqipëria dha për shtetet e tjera si dhe renditjen përfundimtare të këngëve pjesëmarrëse.

Por më përpara më duhet të theksoj disa të veçanta:

 

1-   Shqipërisë i takoi kësaj here të ishte e para që hapte serinë e vlerësimeve për shtetet e tjera.

2-   Shqipëria i dha 4 pikë Azerbajxhanit, ndërkohë që Azerbajxhani i dha zero pikë Shqipërisë. Në përfundim diferenca midis tyre ishte vetëm 4 pikë.

3-   Kur kishin mbetur edhe pesë shtete për të votuar, gara ishte kthyer gati në monotone. Vendi i parë Suedia, i dyti Rusia dhe i treti Serbia ishin pozicionuar fortë dhe asnjëra nuk e rrezikonte tjetrën. E vetmja garë ishte ajo midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit që pozicionohesh përkatësisht në vend të 4-t dhe të 5-të. Kur kishin mbetur edhe dy shtete për të votuar, Shqipëria ishte në vendin e katërt me 146 pikë, 5 pikë më shumë se Azerbajxhani. Dy shtetet e fundit Izraeli dhe Irlanda i japin respektivisht 8 dhe 1 pikë Azerbajxhanit dhe zero pikë Shqipërisë, duke bërë që Azerbajxhani të na parakalojë me 4 pikë duke na zbritur në vend të pestë. Vend i cili gjithsesi na fut vitin tjetër automatikisht në natën finale të EuroSong-ut.

4-   Shqipëria mori pikë nga të gjitha shtetet e Ballkanit ku padyshim veçohet Maqedonia, e cila si gjithnjë nuk “harroi” të na japë vlerësimin maksimal.

5-   Nga 41 shtete me të drejtë vote, 17 shtete ose 41.5% e tyre s’na dhanë asnjë pikë, ndërkohë që na votuan 24 shtete ose 58.5 % e tyre.

6-   Shqipëria qëndroi 26 herë e renditur në vendin e pestë, 6 herë në vendin e katërt, 4 herë në vendin e gjashtë, 3 herë në vendin e shtatë dhe 2 herë në vendin e tetë.

 

Votat e Shqipërisë për shtetet e tjera (juria + publiku)

 

Shteti

Pikët

 

Votat e shteteve pjesëmarrëse për Shqipërinë (juria + publiku)

Shteti

Vlerësimi me pikë

Totali i pikëve

Pozicioni në renditje

 

Renditja përfundimtare e shteteve

 

Shteti

Shteti

12 komente në “Shqipëria dhe pjesëmarrja në EuroSong 2012”

  1. antonio says:

    Si nuk keni turp,qe mburreni me kengen e Rona Nishliut???
    Eurovizioni eshte nje FESTIVAL QOFTESH ku votojne te gjithe PIJANECET E JO PROFESIONISTET!!!
    Vete e pranoni(dhe ky eshte fakt i pa mohueshem) se votat ne kete lloj SAL:LHANEJE jepen sipas simpative te popujve FQINJE e jo per vete nivelin e kenges!!
    FAKTI,QE VENDIN E DYTE E ZUNE PLAKAT 80 VJECARE TE RUSISE,DUHET T’U BEJE TE QEPNI GOJEN E TE MOS LLAPNI ME PER GJOJA “SUKSES”,por per TURP!!!
    JENI PARAQITUR NE EUROVIZION ME NJE VAJTOJCE,QE QAFTE KOKEN E VET DHE TE KOMPOZITORIT,qe NDOLLEN FATKEQESINE E ZEZE,QE PO ATE DITE U AKSIDENTUAN 11 VAJZA TE REJA!!!
    Mburreni me nje kenge vaji,qe nuk do ta kendoje asnjeri!!!
    TURPI JU MBULOFTE!!!

    1. fule says:

      plotesisht dakord

    2. cika says:

      komenti shume i sakte bravo. Popull kot pa nerv.Pirdhuni gjithekush merret me art e kulture ne Shqiperi.

    3. lumi01 says:

      Antonio, më duket se nuk as shpirtë, as zemër! Ti je shumë i varfër në ndërgjegje, në tru, në edukatë, në gjen…Ti je një hiç…Ti, në fakt as nuk egziston, prandaj sillu si i tillë!
      Ti, më kot shpenzon ushqim dhe ajër të kësaj bote! Ti Antonio, nuk e meriton këtë kohë, që po i humb unë, por ja vlenë ta dini, ku e keni vendin!

  2. joni says:

    Kenge koti ne nje festival koti

    1. gallata says:

      Komentuar nga disa “mohime” te artit akoma me koti.

  3. Feder says:

    Rones urimet me te perzemerta per perfaqesimin qe na beri! Kenga kerkon degjues te perzgjedhur dhe te proflizuar ne shije muzikore, per mua ishte nje kryeveper e surrealizmit, aq i vleresuar ne cdo gjini te artit.

    Nje keshille per gazetaret: kur shkruani artikuj perdorni me pak copy dhe paste, dhe bejini nje vertetim fakteve para se ti publikoni. “research” quhet, dhe eshte jetike per etiken dhe besueshmerine e gazetarise. I vini emrin poshte asaj qe krijoni, ruani veten tuaj ne rradhe te pare, pastaj mendoni per ne, konsumatoret tuaj. Per mos te permendur perseritjen dy apo tre here te fakteve ne nje artikull, a thua se lexuesi ka kohe te lexoje 3 here te njejtin informacion ne te njejtin material… E njihni KISS ju? Keep It Short and Simple, rregulla e arte!!!

    Kuriozitet: Shqiperia nuk eshte ne finale vitin tjeter pasi sic ishte edhe per kete vit, me finale shkojne vetem 5 vendet e medha gjermani, uk, france, spanje, itali, dhe vendi prites, pra fituesi i nje viti me pare. Te gjithe te tjeret ndahen ne dy gjysemfinale.

  4. fredi itali says:

    Informacioni me i plote qe kam gjetur deri tani per EuroSong.Komlimenti.

  5. xhovani says:

    KENGA KISHTE NJE KUPTIM TE MADH EDHE PSE KENDUA SHQIP ZERI R ONES U PA SE ISHTE ZE FUQISHEM ,SE EROVIZIONI KETO KA QDO VIT DIQKA TE RE ,PSE ISHTE PER TU VOTUA PLAKAT E RUSIS ,EDHE SERBIA NJAJTEN GJE PER 5 VJET RRESHT,,,,,PARAQITJA E JASHME E RONES ISHTE OFENDUESE ,RONA ESHTE NJE KENGETARE E BUKUR ,,,POR FLOKET DHE VESHJA ISHIN……………………

  6. aron says:

    Sidomos ai kordoni prej gjarperi rreth qafes,uf… qaj dhe hesht ne Shqiperi mundesisht largohu ,se kjo ka ngelur qaj dhe hesht se po u ankove te vrasin pse shikon e jo te prishesh qetesine.

  7. Joni says:

    Interpretim i perkryer i Rones dhe vleresim i merituar. Shpresoj qe festivalin tjeter te kemi sukses perseri.Bravo Rona!

  8. beni says:

    Nuk e njoh fushen e kenges shume por nuk e kam pare dhe as degjuar deri tani ne asnje radio ose televizor kete kenge arsyen nuk e di por me duket se ate kenge nuk e kendon kush,se si eshte pelqyer ajo nje zot e di por shpresoj qe te mos jane tallur me ne me ate kenge se ne jemi ne vitin 2012dhe akoma vazhdojme dhe vajtojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje