Shqipja e Ronës dhe A-ja e Pacollit

2 Qershor 2012, 21:10Blog TEMA

Nga Bardh Frangu

 

Lajmit për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim vizash i parapriu lajmi për renditjen ndër pesë këngëtarët më të mirë të Rona Nishliut në Eurosong. Sigurisht që në çdo garë rëndësi kanë tri vendet e para, por shkaku i kompleksit të vlerës së ulët që shfaqim ngado, vendi i pestë na doli të ishte me shkëlqim më të madh se i pari! Po kjo pak ka rëndësi, sikundër që pak është e rëndësishme pritja e saj nga dy kryeministrat e dy shteteve të shqiptarëve dhe torta e presidentes për Ronën, përkatësisht shoqërimi i saj nga Labi në një eveniment të organizuar në kryeqendrën kosovare për këtë sukses padyshim të madh.

Po përse mund të themi se në një mënyrë Rona na u bë udhërrëfyese për integrime evropiane, në këtë rast të liberalizimit të vizave, këtij procesi kaq të rëndësishëm për shtetin e ri të Kosovës dhe për qytetarët e tij të mbetur në geto? Në të vërtetë Rona në këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane na prezantoi në emër të shtetit të Shqipërisë, e cila ka kohë që, pas shumë peripecive të shfaqura si pengesa brendapërbrenda faktorit politik shqiptar, ka fituar liberalizimin e vizave dhe momentalisht po përballet me pengesat e forta, gjithashtu të brendshme, për marrjen e statusit të vendit kandidat, përkatësisht për të avancuar integrimet në Unionin Evropian. Kështu në një mënyrë këngëtarja Rona Nishliu prezantoi gjithë shqiptarët në Evropë.

Pavarësisht përfaqësimit formal, Rona në Eurosong prezantoi një ngjarje kulturore nga Kosova, përkatësisht një krijim muzikor të ndërtuar në Prishtinë, madje edhe me nuancat më të vogla të prezantimit. Këtë gjë e vërejtën dhe e vunë në pah shumë medie evropiane, duke ndikuar në këtë mënyrë që për pak të ndërrohet imazhi i keq, i ndërtuar kohëve të fundit nga të bëmat tona nëpër Evropë dhe botë. Në këtë mënyrë Rona bëri shumë duke ndërtuar dhe shpërndarë një imazh me kuptim vlere për shqiptarët dhe kosovarët në përgjithësi. Udhërrëfyesi evropian i saj dëshmoi se Rona është një vajzë pa komplekse inferioriteti dhe një këngëtare e kultivuar, e cila njeh mirë sistemin e vlerave, prandaj për në Baku shkoi të këndojë shqip, mbase të shfaq një baladë shqipe, e cila nuk ka pasur si të mos reflektojë edhe mbi çështje tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës, gjë të cilën e vunë në pah edhe mediet e shumta evropiane. Kështu me fare pak para, por me një mund tepër të madh, Rona bëri më shumë se ata që derdhën miliona për të afirmuar shtetin e ri të Kosovës. Rona dëshmoi se në mesin tonë, brenda këtij ambienti të degraduar vlerash, mund të gjenden të tillë që të përballojnë konkurrenca edhe përtej lagjeve tona.

Rona, duke kënduar në gjuhën e nënës së saj, na bëri me dije se në Evropë mund të futemi së pari duke respektuar veten, përkatësisht identitetin tonë kulturorë dhe pastaj duke pranuar konkurrencën me të tjerët, si mundësi e vetme për të ndërtuar sistem vlerash të qëndrueshme. Duke përcjell prononcimet e saj për medie si dhe debatet e organizuara me të dhe për të, nuk ke si të mos veçosh faktin se Rona, si evropiane e pranueshme tashmë, na dëshmoi se gjëja më e rëndësishme e të qenit pjesë e Evropës është njohja dhe pranimi i standardeve që karakterizojnë organizimin dhe jetën e gjithëmbarshme në këtë familje të madhe, e cila në aspektin kulturor shërben si model për gjithë pjesët tjera të botës së civilizuar.

Tek dëgjoja Ronën duke folur dhe duke përfillur me përpikëri rregullat e standardit të shqipes letrare, nuk kisha si të mos ndjehesha mirë si një krijues që fjalën e ka të vetmin material ndërtimi. Rona dëshmonte se të respektosh rregulla dhe standarde të vendosura për interes publik është dëshmia më e mirë e dijes dhe kulturës së një individi. Më në fund nuk është thënë kot se gjuha është qenia ku banon individi. Rona ndjehej shumë mirë në gjuhën e saj të lidhur fort me standardin e shqipes letrare. Tjetër gjë është ajo se si janë ndier ata që e kanë dëgjuar, përkatësisht ushtria e madhe masakruese jo vetëm e standardit por e shqipes në përgjithësi. Imagjinoni në këtë rast komunikimin e Ronës me Labin dhe të gjitha i keni të qarta fort!

Nuk është thënë kot se modestia është gardëroba më e mirë në trupin e njeriut. Unë këtë gardërobë e kam parë në trupin e saj dhe fuqishëm e kam ndier. Rona në këtë mënyrë ka ndërtuar dëshminë se standardet janë pjesë e kulturës me të cilën duhet të bashkëjetojmë brenda familjes evropiane. E po ta kundrojmë Ronën si model, shtrohet pyetja se ku qëndrojmë ne me përvetësimin e këtyre standardeve dhe shumë të tjerëve, që në proces të liberalizimit dhe të integrimeve na shtrohen edhe si kusht? Do të thoshim se qëndrojmë shumë larg, tepër larg, kurrkund!

Shembull për këtë mjafton të merret një faksimile, ku zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli nënshkruhet me dorën e vet. Shkronjën e parë të emrit e nis me P-në e madhe të shtypit. E vazhdon me A-në e madhe të shtypit, për të kaluar me shkronja të vogla të shkrimit, në fund për ta përfunduar me T-në e madhe të shtypit! Shënojeni emrin e zëvendëskryeministrit sipas këtij udhërrëfyesi dhe shihni si duket, për ta kuptuar më mirë se si do të duket udhërrëfyesi për liberalizim vizash! Zëvendëskryeministri ynë nuk e kupton se edhe alfabeti, njësoj si gjuha, është standard që i obligon të gjithë për ta respektuar. Këto standarde janë vlera të larta nacionale që kërkojnë edhe mbrojtjen shtetërore. Po nëse këtë e shohim në kuadër të përpjekjeve për integrime evropiane, më së miri do të ishte t’i referohemi një vargu të këngës së Ronës: “Koha më për ne s’ka kohë”. Dhe po ta kundrojmë kohën si faktor objektiv, ne vërtet jemi vonuar së tepërmi, por kundruar nga aspekti i demagogjisë politike, koha si faktor subjektiv mund të manipulohet si të duam.

17 komente në “Shqipja e Ronës dhe A-ja e Pacollit”

  1. Drini says:

    Bardh ,
    Urime per shkrimin! Je nga te paket artikullshkrues kosovar qe flet me vertetsi. Gjuha qe per fate te keq eshte i vetmi mjet efektiv komunikimi,keqperdoret qellimisht nga shume shqiptar te Shqiperise si dhe shqiptare te kosoves. Mjerisht edhe nga te vetquajtur analiste (Halil Mutoshi dhe Nedzmedin Spahiu). Me e keqja eshte se kembengulinne ate trashesine e tyre te mungeses se inteligjences dhe shkruajne me fjale qe nuk besoj se edhe vet i kuptojne. Rona megjithmend qe perdorte (ose te pakten mundohej)nje shqipe te kenaqshme, gje qe nuk mund te thuhet per kompozitorin e saj Boshnjakaliun.
    pershendetje.

    1. net says:

      cdo analist me origjine muslimane eshte i palvere per ty drin, kurse katoliket jan me vlera si gjithmone…

      1. Shkelzeni says:

        Jane syzet e tua net,qe te bejne t’i shikosh te gjitha,ama t e g j i t h a gjerat ne kete menyre,duke jetuar keq ti vete e duke u bere edhe si nje mize kali per te tjeret . Vlerat jane vlera pavaresisht nga besimi kombesia apo prejardhja e personit qe i mbart…tung.

  2. Excalibur says:

    Kjo është pikpamje origjinale e një kosovari!
    Tri gjëra i duhen kombit tonë shumë shpejt;reforma,reforma,reforma!

  3. Joni says:

    Sa u kenaqa qe e lexova kete shkrim. Thjeshtesisht ne kete shkrim behet e qarte qe ne shqipetaret kemi vlerat tona dhe nje shqiptare e re si Rona, (pertej mentaliteteve injorante dhe percarese shqiptare te Shqiperise apo shqipetare te Kosoves)na perfaqesoi denjesisht si nje komb qe di te jete europian.

  4. raimondi says:

    Une mendoj se nuk kane rendesi kryesore gabimet ne te shkruar , e rendesishme eshte ideja qe percon shkruesi

    Natyrisht eshte gje shume e mire te shkruash pa gabime , por keto lloj gabimesh nuk kane ndonje rendesi aq me teper per shqiptaret e Kosoves qe kane qene ne nje situate shume te veshtire me pare

    Tani qe jemi ne nje kohe tjeter , ne liri , edhe keto gjerat e drejteshkrimit do te korigjohen me kohen _-

    Porse sic thashe keto gabimet ne drejteshkrim nuk jane gjera qe te konsiderohen si kryesore ,
    –Keto jane gjera anesore —

    E rendesishme eshte Ideja e Shkrimit , sepse ajo Ide i sherben njerezve, dhe shoqerise shqiptare . Jo shkrimi

    Shkrimi eshte dicka formale dhe me te le tE merret mesuesja e gjuhes shqipe

    Ketu kur shkruhet i duhet dhene rendesi kryesore IDESE QE PASQYRON SHKRIMI, pastaj edhe po bere ndonje gabim ne drejt shkrimi nuk ka ndonje gje ..

    Idete jane te rendesishme, shkrimi vjen me pas

    Ndaj kush ka ide qe i sherbejne zgjidhjes se problemeve te shoqerise shqiptare ,
    ti sjelli ketu,
    Sa per shkrimin nuk ka rendesi ,…Shkrimi do regullohet me kalimin e kohes ….

    Megjithate shkrimi qe ka bere ky zoteria eshte shume i mire, dhe kjo duhet te vere ne pune qeverine shqiptare per t ebere njehsimin e gjuhes shqipe ne gjithe teritoret shqiptare ne Ballkan ,e me gjere

    Sa per Ronen do thosha se Rona nuk krahasohet dot njeri se Rona ishte shume e sofistikuar –Ajo e vuri gjithe Europen intelektuale ne peshtjellim–I vuri para nje testi inteligjence

    Por edhe Bacolli pse beri nje gabim ne drejtshkrim s’ka ndonje gje –E rendesishme eshte qe ai eshte njeri i mire dhe patriot

    Une mendoj se ne pergjithesi duhet ti shikojme te metat e njeri tjetrit
    me zemergjeresi
    dhe kritiken ta bejme me dashamiresi , se jemi te gjithe vellezer dhe motra , shqiptare

    Hajde naten e mire se po me ze gjumi , dhe i thoni Bacollit te investoje ne Kosvoe nje pjese te pasurise se tij ,
    se ndihmon te futen njerezit ne pune….ose t e krijoje ndonje fondacion bamires, qe nderton falas shtepi apo shkolla , sic bejne ketu ne USA keta milioneret

  5. rezi says:

    E përgëzoj Ronën, vecse mu desh të sqaroj një kolegun tim se fjala “caj”, që shqiptohej nga Rona, ska të bëjë me atë që pihet, por flitet për “qaj”, kur ndjen dhimbje për dikë. dhe komenti tjetër…pse ishte veshur si ata të familjes Adams…S’mund të them që vlerësimi i tij ishte i drejtë por më futi në mendime, fundja secili ka të drejtë të shprehet si të dojë.

  6. BAYERN MÜNCHEN says:

    NUK EKUPTOVA NE EUROVISION KOSOVA KISHTE DERGUAR NJE KENGETARE PO SHQIPERIA ME KE PERFAQSOHEJ SE NUK E PASHE

    1. Shkelzeni says:

      Ta shpjegojme ne mos ki dert !-Kengetarja qe mbante nder duar nje flamur te kuq me nje shqiponje dykrenare ne qender(qe me rezulton te jete i nje shteti qe nuk eshte Kosova),eshte fituese e festivalit te fundit te kenges qe ka 40 vite tradite e qe zhvillohet ne ate shtet qe ka per simbol ate flamur qe mbante ajo kengetare,e qe PA ngjtjen me pare ne skenen e ketij festivali ,e shumta do ta kishte performuar ate kenge ne ndonje mejhane te pertej kufirit te atij shteti qe i dha mundesine te ngjitej aty ku u ngjit…tung !

  7. lis says:

    megjithate rona thriste caj me c dhe jo me q .ashtu si shqiptonte ajo une ekuptoja se deshironte caj qe pihet.

    1. raimondi says:

      Epo do beje mire te mesoje rrenjet gjuhes shqipe, –se qe ta dish zotrote :
      –Burimi i gjuhes shqipe eshte ajo shqipja qe flet Rona –ok?

      Ndaj , lexo njecike me shume , qe ti kuptosh gjerat tamam , se edhe dialktet
      jane pasuri e gjuhes, dhe aq me teper dialekti i Rones eshte Rrenja nga ka ardhur gjuha shqipe

  8. bobi says:

    Ky eshte shkrim hajvan i nje kosovari te kompleksuar nga gjuha e vet. Nje shkrim komunist, ose me sakte postkomuniste.
    Sot kenget me natyre zhergale jane me te ndjekurat. Edhe suksesi i madh i mjaft kosovareve ketu ne Tirane eshte pikerisht zhargoni interesant e i pakonsumuar tek ne i gjuhes se tyre shekullore.
    Kenge te jashtezakonshem po kendohen sot ne Wales e Irlande ne keltisht dhe ketu nuk ka asnje problem.
    Na jan bo t’gjith te dit tani!!!

    1. Asim says:

      Bravo Bobi!
      Te gjithe te clirohen prej komplekseve. Gjuha e nanes kot si thone.
      Gjuha e nanes jo gjuha e Enverit!

      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!
      Rishikim i standartes!

  9. katunari says:

    Sa mbrapa eshte ballkani ne gjykime,sigurisht edhe ne,Ne cdo shkrim politik,analize,fusin edhe kengen e Rones.Vaj hallit te funksionote bota keshtu,pervec ballkanit.

  10. shukri says:

    piksepari asnje frange qe njoh une ne bot nuk e ka ngjyren e bardh pra ashtu si mendimi yt i gabuar qenka edhe emri e mbiemri yt i gabuar une do te pagezoja me emrin leku i trubullt e gezofsh.

  11. Taulant says:

    Dialektet e folur te nje gjuhe jane pasuri kombetare,ashtu sikurse dhe traditat e nje krahine.Rona flet nje gjuhe te paster letrare,por dhe po te mos fliste nuk do te ishte fare problem.Gjuha e folur ka ndryshime te njohura nga gjuha e shkruar,dhe kjo dihet.Ashtu sikurse nuk eshte problem per aktoret e medhenj te Shkodres(Tano Banushi apo deda) apo bashkekrahinasit e mi leber.Konvergimi i nje gjuhe vjen shume gradualisht dhe ne shtete te tjere si ne Itali do kohe te gjate.Rona ne perfaqesoi denjesisht si komb shqiptar,ashtu si paraardheset e tjera ne Eurovision.Autori ngre nje teme interesante ku njerezit ,nga padituria apo nenvleresimi,injorojne shkrimin sipas normave gjuhesore.Dhe, kur keta njerez shkruajne ne publik,apo jane perfaqesues shteterore, atehere gabmi eshte dhe me i rende.Jam i sigurte qe ne parlamentet tona ,do te gjesh me tonelata njerez qe nuk dijne te shkruajne sipas normave drejtshkrimore.Dialektet ndikojne mbi te folurin ashtu si c-ja mbi q-ne,apo xh-ja mbi gj-ne ne gjithe veriun tone apo nderrimet e o-se me e(Gramoz Ruci apo Gjinushi thone prekuror,jo prokuror).Thelbi i shkrimit eshte mese i vertete:shqiptaret duhet te mesojne me mire rregullat e drejtshkrimit

  12. tralalalala says:

    pse befasoet dikush qe Rona e flet gjuhen standarde?
    Ndoshta sepse shumica e njerezve ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk e flasin standardin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje