Rikthimi i Fatos Nanos dhe harresa kundrejt gjëmave të tij tregojnë se sa e rëndë është situata në Shqipëri, sa pa dinjitet dhe pa kujtesë historike jemi. Eshtë aq e rëndë sa Nano arrin të duket burrë i mirë, dhe allishverishet dhe pabesitë e tij historike të amnistohen dhe justifikohen qoftë dhe me heshtje.
Në një dynja tjetër që nuk është kjo e jona, reagimi do kish qenë i menjëhershëm edhe thjesht për kurajën që ky njeri fodull merr për tu vetëshpallur kandidat për President Republike, vezët dhe domatet nuk do ishin më në ambalazhet e tyre. Nuk kam ndërmend që në këtë pakëz shkrim të risjell dhe shkruaj gjëmat fatzeza të Fatos Nanos në raport me shqiptarët dhe sidomos me të majtët e përçudnuar nga papërgjegjshmëritë, pabesitë dhe performancat e tij plot vese të hapërdara, kurrsesi jo prej shtetari! Nuk kam ndërmend, pasi kush ka sy ka parë dhe shikon, kush ka mend kupton dhe kush ka zemër, trishtohet.
Agresiviteti i tij i fundëm është sa acarues dhe qesharak, ndërkohë që pazaret dhe takimet pompoze prej Hamza Kastrioti së fundmi këtë 7 vjeçar i ka shijuar me Berishën dhe Metën, merr kurajon prej një mafiozi nervoz dhe shantazhon të majtët, të cilëve deri më tash pa reshtur iu ka hapur varrin.
Elokuenca e tij sipërfaqësore dhe e lodhshme, zëri i zvarritur dhe anemik, janë përdorur si e vetmja armë sharmante e tij këto kohë, përpiqet të tundë flamurin e kujtimeve të liberalit të dikurshëm, ndërkohë që liberalizmi i tij ish amoralitet në politikë, por ndoshta dhe s’ka faj që ëndërron, kur u rikthye Berisha të nusërojë bashkë me Metën, pse mos ta provojë dhe Nano, ndoshta dhe ai si ata udhëhiqet nga deviza se “populli nuk zgjedh ata që e shërojnë, por ata që e rrogojnë”.
Ç’ka mua më shqetëson dhe më prish rehatinë duke më dhënë pakëz kurajo për të shkruar është se si ne shqiptarët pak nga pak jemi bërë si zombie, asgjë s’e trondit më shpirtin tonë të lodhur, asnjë imoralitet ose guxim të pacipësh, ne kjo politikë e poshtër vrastare vlerash deri në gen na ka shprishur gjakun, gjakun dhe rehatinë më të domosdoshme për të jetuar.
Kulisat, pabesitë, vajtje ardhjet e “mirënjohësve” të Nanos dhe intrigantëve të Berishës, Ramës dhe Metës për kapje dhe pazare të ndyra antishqiptare, bëjnë të kuptosh edhe një herë për të miliontën herë se ata as që duan t’ia dinë ç’mendon, ndjen dhe i nevojitet dynjasë shqiptare.
2 fjalë për Berishën.
Mjeshtër në politikë, konsekuent, dinak, demagog, nuhatës, shahist, agresiv, përçarës dhe sundues. Pavarësisht ironive, të qenit 25 vjet komunist realisht kanë qenë avantazhi i tij superior në të sjellurit ndaj dynjasë shqiptare të shqyer mes dy sistemesh. Kurrsesi s’vlen një lek për shtetar, performanca e tij në kupolën e shtetit për 20 vjet ka vërtetuar mangësitë organizative dhe vizionin e tij kaotik, gjakmarrës dhe anadollak ndaj Shqipëria është atje ku është. Ka pasion në demagogjinë e tij mashtruese, shumë pasion aq sa e shndërrojnë dhe në populist. Do jepte jo vetëm detet dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë së mjerë, por mund të falte edhe një krah të tijin veç për të qëndruar në pushtet dhe hyrë me dhunë në Historinë e Kombit.
2 fjalë për Metën.
Instiktiv, pragmatist, i pabesë, arrin të mbijetojë pasi gjithkund e rrethojnë mëkatarët.
2 fjalë për Ramën.
I padjallëzuar, ndaj i ndikueshëm nga klanet dhe intrigat, deri në mendjelehtësi, intriga të cilat pareshtur e kanë marrë në qafë atë dhe gjithë të majtët që pseudo-udhëheq. Kurrë nuk e mbylli atë dreq dere ndikimesh ndaj të lodhurve të PS-së, ndaj Leprave dhe Kokëdhimave e së fundmi ndaj Narit të Kokajve, pasojat e mendjelehtësisë së tij janë katastrofike deri dhe historike, Nuk ka shqisa që të ndjejë popullin, merr vendime sipërfaqësore, kaotike dhe asnjëherë konsekuente. Eshtë shtetar model, Shqipëria mund të ndërtohej me të, por kurrsesi nuk është lider shpirtëror. Aktualisht po korr ç’ka mbolli me ndryshimin e Kushtetutës.
2 fjalë të fundit.
Shqipërisë i nevojitet një President dinjitoz, një President që minimalisht t’i ngrejë poturet ku ja ka ulur kjo politikë miope me pazar të vogël, një Shqipërie post diktatoriale në fakt nuk do i vlente një President i zgjedhur nga 140 Petrita, skllevër partish, Shqipërisë do i vlente një President i zgjedhur nga Populli me referendum siç bëhet në gjithë dynjanë me ajër dhe dritë demokracie, President, i cili po të zgjidhej plot dinjitet nga populli i vet, nuk do zgjidhte për Prokurore të Përgjithshme Miss Bionden-Silvia Kontin, as Kryetar SHIK-u askushin e trembur, dhe gjyqtarëve vëllavrasës dhe gjakpirës do ia u shkulte dhëmbët e vampirit, por mallkimi i shqiptarëve, politika, ua ka mbyllur qarkun, pasi ajo punon si një lavatriçe me ujë të qelbur që veç pocaqira nxjerr nga barku… ndaj edhe ky President (pjellë e atij barku do jetë), por të paktën: a) mos jetë dhe ky nga veriu, (Shqipërisë i duhen ekuilibrat krahinorë) b) mos jetë ish komunist ( mjafton Saliu) dhe c) të dojë Shqipërinë më shumë se Salën, Metën, Ramën.
More Fatos, sa te ngjan Brieviku apo te gjithe derrat nje turri kane !!
Bravo Enzo, e ke gjet
Mungon qelbesira nr.3, ilir m…ti
e madhe, ku e gjete
nano. gozhda e nastradinit (saliut) ne ps.
Gjigand. me kishte vajtur dhe mua mendja…
bravo ? shkrim i bukur por spo i shoh alternative,,,, xhufi s’eshte per ate post sepse momenti nuk esht i tille!
Te lumte Brizida,
Dhe duhet te jesh krenare se ke terhequr shume komentues:-)
… ose Tosi i Maries sic e therrisnin shoket ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
Zoti Sinan!
ke te drejte per shkrimet e z. Mero Baze, por ato nuk do te thote se perjashtojne shkrimet e te tjereve!
Mund te pranoj ne vazhden e logjikes tuaj:
Vendi i pare – Mero Baze
pastaj nja dy tre vende bosh
Vendi i katert dikush tjeter>
Po z. Bledi mane, ku ta vendosim?
Gjithe te mirat!
Shkrim brilant, nuk le shteg per dilema!
Urime Brisilda, shkruaj me teper, vertet na nevojiten te tilla shkrime koncize dhe plot kuptim. Nga te tilla shkrime mbase ju del gjumi atyre qe akoma jane nen narkoze politikanesh.
Opaaa filloi sulmi ndaj Nanos dhe levizjes se re. U dhje ne breke Rama.
Harroi kjo gazetarja nje gje te “vockel” Po keto bageti qe shajne e peshtyjne Nanon jane po keto plehra qe e kane votuar Nanon 8 vjet bashke me Ilirin dhe sikur mos ishte ndare Nano me Ilirin keto bagetite e imta sot e kesaj dite ata te dy do mbanin ne pushtet. Yccc derra me dy fytyra boll e shajtet Nanon.
@ Logjika – Logjika, por e kalit ama ?
Logjika se ka share kurre Enverin dmth Saliun. Eshte i brumosur me idealin e liderit qe adhurohet perjete. Nuk arrin ta kuptoje pse qeverite dhe lideret ne bote ndryshohen me vote. Shkurtimisht ka genin e katnarit provincialit me komplekse, pavarsisht pashaportes biometrike ?
Nuk arrij ta kuptoj disa here Redaksine e TemA-s:Ne ketu diskutojme per fenomene dhe persona publike,ndaj te cileve dhe lejohet fjalori shqiptar disi i pakontrolluar,gje qe e kane pranuar me praniine e tyre publike.
Por te kalohet ne ofendime direkte personale ndaj komentuesve te veçante siç ben ky lapangjozi Logjika pa logjike,eshte e patolerueshme.Ai aq mend ka dhe ja lejon vehtes,por ju si Redaksi profesionale nuk duhet te lejoni te shkelen normat elementare te etikes:
Faleminderit per mirkuptimin,po qe se me mirkuptoni.
Po llogjika nuk ta thote more ti me emrin llogjika qe ky Nano qe tani pa u bere president po kercenon ,pale te behet president .Nuk e shikon se cfare ambicje te ndyre qe ka sa eshte gati te shkateroje cdo gje vetem ai te behet president .Ne djall vafshi me gjith Nanon.
Nese sot kemi perseri Berishen kjo eshte merite e pamohueshme e Fatos Nanos.
Po pse o koqe, Nano e ka fajin se gjysma e popullit eshte koqe si puna tende, dhe shkon e voton Berishen..
shkrimi shume realist.bravo..por mos u trego kaq bujare edhe me ramen,duke e karakterisuar si ” nje shtetar model dhe i pafajshem “….lere ta shikojme,pasi s eshte pa kusure,qysh tani ne opozite,vajhalli neser nese do te jete ne pushtet…Pa kurrefare frike mund ti shtosh ne Cv e tij;- dinak dhe i pabese me shoket qe kane kontribuar dhe e kane mbeshtetur….
-behet si lepur kur ka keq,por sa e kalon lumin,pastaj e di vet…
-ka perreth veets nje grumbull putanash,nga me ordineret qe eshte turp t’i kesh banore te qytetit e jo me ne forumet e drejtimit..
-ndikohet tmeresisht nga njerzit me pervers dhe intrigante nga me te ndyret …Keto s jane pak apo jo ?
OK ne pergjithesi, por Rama eshte po aq rrugac, sa dhe haidut e mendjelehte. Nuk ke ke te zesh e ke te lesh nga keta – kriminele, hajdute, tradhetare…
SHKRIMI I MIRË NË PËRGJITHËSI ME PËRJASHTIM TEK EDI RAMA QË NA QUAN TË PADJALLËZUAR .EDI RAMA ËSHTË ORTAK ANTISHQIPTAR ME SALI BERISHËN PËR KËTË FLASIN SHUMË FAKTE.
Nje shkrim shume i mire Brisilda, por po shtoj ca me shume per Ramen:
Për një kohë të gjatë Edi Rama po e turbullon psikologjinë në masën e njerëzve që ndjekin Partinë Socialiste dhe votojnë për të, si alternativa e vetme e një Shqipërie të lirë, nga korrupsioni dhe shitja e kombit, nga degradimi i përgjithshëm shoqëror, politik dhe ekonomik, që po ndodh me Shqipërinë, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Njerëzit për një kohë të gjatë krijuan besim dhe shpresuan se PS-ja ishte e vetmja alternative që do të realizonte atë që shumica e shqipëtarëve dëshironte për kombin. Kjo shpresë arriti pikun e saj më të lartë mbas ndodhive të 21 Janarit. Shpresa u rrit, njerëzit pothuaj menduan se kaq ishte dhe gjithcka më në fund, me pak përpjekje dhe guxim, e me një udhëheqje të vendosur, do të kthehej në realitet. Atyre ju bënë premtime për demostrata masive paqësore, dhe shpirti i shpresës u rrit akoma më shumë. Datat për këto demonstrata pak nga pak u shtynë, dhe pas një farë kohe u lanë në harresë. Shpresat e njerëzve filluan të vaniten e tulaten duke pritur për një veprim konkret. Në këtë atmosferë, Edi Rama, kur vendi ziente, e pranvera arabe po krijonte shpresa, u “zhduk nga syri publik” dhe askush nuk e dinte se ku ishte e ç’po bënte. Dhe papritur, kur çdo njeri bënte hamendje se ku mund të ishte Edi Rama, na doli me një “kurban- gjysym”( fjalë e sajuar), dhe na brodhi botën duke promovuar librin e tij, sikur të ishte një letrar që s’kishte shkruar për vite dhe papritur i erdhi muza në grykë e donte të shprehte çfarë ndjente brënda, dhe jo udhëheqësi i më shumë se gjysmës së kombit, nga i cili pritej një lëvizje e fortë dhe e konsoliduar opozitare për ta nxjerrë vëndin nga e gjithë kjo “katran-mahurë” (e sajuar përsëri).
Por ç’bëri Edi Rama? Krijoi një lojë psikollogjike të qartë por dhe të sofistikuar që fashiti të gjitha shpresat e lindura në shumë njerëz pas 21 Janarit. Por ajo çka është më e rëndësishme, fashiti GUXIMIN e njerëzve që ishin gati të dilnin në krah të tij dhe të përkrahnin çfarëdo aksioni që Edi Rama do të ndërmerrte. Njerëzit u ndjenë të pashpresë! Dhe s’ka veprim më kriminal nga ana e një udhëheqësi se sa të vrasë shpresat tek njerëzit që e pasojnë. Por shumë vazhduan të shpresojnë se Edi diku do ta “nxirrte Kokën” e do bënte atë që duhej bërë. Pati dhe nga ata që menduan se Edi po luante një lojë të rafinuar për të fituar në finale të çfarëdo gjëje që ai kishte në mëndje( e ndërsa Edi luante e luan atë “skenar” të marrë hua në ndonjë planet një mijë vjet drite larg, sistemi në fuqi vazhdon të shkatërrojë e shesë çfarëdo që ka mbetur). Ndërkohë, njerëzit pritën me ditë, muaj, kaloi viti dhe asgjë nuk ndodhi. Edi u soll më shumë si i ngarkuari me politikën e jashtme shqiptare brënda Partisë Socialiste, dhe ambasador i promovimit të librit të tij “Kurbani”, se sa si udhëheqësi opozitar i një kombi. Njerëzit krejtësisht të çoroditur, nuk dinin çfarë të mendonin dhe ranë në apati. Shumë ngritën zërin dhe thanë dicka, por zëri i tyre humbi në hapësirat boshe të krijuara nga Edi Rama dhe atyre rreth e qark tij që duhet t’i thoshin Edit, “Mjaft! Ne duhet të veprojmë!” Por fatkeqësisht, psikollogjia, thuaja “të tëndin” mos a përflit jasht “shtëpisë”, filloi t’i shuajë edhe ato pak zëra që patën kurajon të flasin. Fatkeqësisht, është kjo psikollogji që na ka dëmtuar e na dëmton duke i mbajtur gjërat “brënda mureve të shtëpisë” duke i lënë gjërat të zmadhohen në pikën që nuk është e mundur t’i rregullosh dot më.
Është bërë një praktikë e keqe tradicionale në Shqipëri që aplikohet sot në të dyja kampet: Njerëzit nuk flasin kur shohin se gjërat nuk janë ashtu siç duhet të jenë, se kanë frikë se mund të akuzohen për “mosbesnikëri ndaj fisit”, mentalitet që po e dëmton shumë demokracinë tonë, e që po e mban procesin demokratik në vënd numëro për njëzet vjet me rradhë në fazën e tranzicionit.
Mbase do të ishte më efikase që, që sot e tutje të ndiqnim psikollogjinë, “Të tëndit, haja mishtë, po ruaja kockat”, se mbase në këtë mënyrë do të kishim më shumë rezultate, dhe udhëheqësit tonë nuk do të kalonin vaun pa u lagur për çdo gjë që bëjnë.
Ndërkohë, ndërsa PS filloi të flejë “gjumë”, e të sillet nga parti opozitare në parti elitare, zëra nga udhëheqës të tjerë të opozitës u ngritën e folën. Spartak Ngjela foli disa herë dhe duket sikur po hesht i lodhur nga pasiviteti i PS. Gjinushi e të tjerë folën gjithashtu. Opozita në minorancë fillojë të lëvizë kur masa e pasuesve socialistë po bëhej «amorfe» si rezultat i kësaj vije të pakristalizuar të E. Ramës. Ndërkohë, AKQ fillojë të krijohej diku në hapësirën shqiptare dhe u rrit dalëngadalë dhe ringjalli shpresat në shumë njerëz, megjithëse ka shumë nga ata që s’janë të sigurtë se çfarë në të vërtetë përfaqson K. Spahiu. Por njerëzit janë kaq të uritur pas « sofrës » bosh që po u ofron tërë këtë kohe PS, sa u drejtuan tek sofra që po mbushej dalëngadalë me diçka që jepte shpresë. Në të njëjtën kohë, demokratë brënda PD, që gjithmonë e më shumë s’ishin dakort me kursin e ndjekur të S. Berishës, formuan grupin e tyre opozitar. Zëra individualë dhe zëra të partive të vogla u ngritën dhe kërkuan aksion. Një opozitë e shumëngjyrëshme u rrit dalëngadalë përballë « opozitës » së E. Ramës. U duk se një pranverë shqipëtare po ngrihej lehtazi në horizontin shqipëtar. Kjo opozitë e ardhur nga shumë drejtime tregoi gatishmëri për veprim dhe bashkëpunim dhe i zgjati dorën në mënyrën e saj Ramës. Por siç duket është e vështirë të marrësh çelsat e opozitës që për shumë arësye kanë qënë për një kohë të gjatë në duart e këtij « kalorësi » që s’ka më as edhe kalin për për titullin që mban. Duket sikur titulli i kalorësisë nga « Don Kishoti » Edi Rama, po kalon tek të tjerë, por « don Kishoti » ynë as nuk pranon të dorëzojë çelësat, as nuk bën gjë të meritojë titullin e kalorësit që ju dha de bruto nga njerëzit. Në të kundërtën, në vënd të rishikojë veprimet e tij dhe të reagojë, shkon e gjen Sanço Pançën shqiptar, Ilirin e Metës, dhe seç katranosin bashkë në tavernën e Mançës(Gjiri i Lazrit).
“Dulqinja” jonë e shkretë, ka mbetur pa kalorës, sepse « Don Kishoti ynë i Mançës » s’do të dorëzohet, e lufton me mullinjtë e erës në kokë të tij, tashmë me Pançon diku në fundin e një fijeje të padukëshme, e s’do as t’i dorëzojë e as t’i ndajë çelsat e kalorësisë-opozitare. Ndërkohë, « Dulqinja » por zhvishet e xhvatet për ditë pak e nga pak nga grabitësit, e po i dalin të gjithë pjesët e trupit lakuriq përpara tërë syve të botës, me të tëra dregëzat që i janë krijuar nga plagët e marra në vite, e po bëhet qesharake dhe po e tallin të gjithë m’u atje në mes të sheshit të Euro-Mançës; ai “Don Kishoti” i Mançës, i pazoti t’a mbrojë, Atë Dulqinjën e tij të bukur, vazhdon të tundë pallën e tij qesharake që thyhet edhe po të tentojë të presë edhe bar, e jeton me lavdinë e shkuar, duke dëmtuar këdo që pati shpresë tek ky kalorës donkishotian pa kalë, por më parë duke dëmtuar «Dulqinjën» tonë të shkretë të cilën pretendon që e do.
Dhe
mbetet utopia që FRD të krijojë një grup parlamentar me aq deputetë që të votojë kundra kandidatit të propozuar nga PD. Në këtë mënyrë rezultati i votimit të mos rezultojë në favor të këtij kandidati dhe automatikisht vëndi të përfundojë në zgjedhje të parakohshme. Pra, duket sikur shpresa e vetme tashti na mbetet tek fakti sa e madhe është “dashuria” që grupi Topi-Oketa ka për “Dylqinjën tonë”, dhe të shpresojmë që numri i deputetëve të grupit të tyre të “rritet” aq sa të krijojë votën e duhur në parlament para se të vijë dita për votimin e presidentit të ardhshëm. Sa për deputetët e Ilir Metës, nuk ka “mocion” besimi në popull.
Dhe c’ben Rama ne momentin e fundit: I con MSM tere deputeteve t’i dergojne nje emer per nje president konsensual sikur eshte jashte shtetit e s’i mbledh dot ne zyre te tij per nje bisedim kosntruktiv per te vendosur per nje kandidature te forte qe t’i kaperxeje te tere pengesat dhe te perfaqesoje kete komb te hallakatur dhe ti binde te tere se sa seriozisht e ka marre kete gje.
C’fare fatkeqesie per kete komb per udheheqesat pa palce e palaco qe ka.
O llogjika ,o coban .Ky emer qe ke vene nuk te shkon se as shqip nuk di te shkruash Ik pastro ndonje hale andej nga pd.
O luan, nuk me kercet fare per Ramen. Po sa per dinak, nuk ta pranoj dot. Po te ishte dinak, do kishte fituar. Ai eshte vetem nje humbes i madh pa vizion.
faleminderit per kete shkrim brilant,te respektoj.
Brisid!Shkrimi juaj ,mbase i shkurter por eshte nje analize realiste dhe e drejte .Largimi i juaj nga LsI ne ato momente kur te tjeret i afroheshin asaj per te rrembyer ndonje pjesez te tortes se pushtetit e bene analizen tuaj me te besueshme dhe juve vete ju jep me shume te drejte morale per ta bere kete analize.Sipas bindjes sime e keqja me e madhe e klases sone politike pa asnje perjashtim eshte mungesa e moralit politik e cila i bene ata ne syte e populit si klloun te vertet cirku e nekrye te klases se kllouneve qendrojne pa snje hezitim Fatos Nano e Sali Bersha.Kerkesa e Nanos per tu bere president eshte nje sharlatanizem i nje kumarxhiu !….
Grande Brisilda
Mire, mire. Por autorja shkruan sic do ta donte ajo politiken e autoret e saj e jo sic eshte realiteti.
1.Sali Berisha, mjeshter ne politike: Berisha eshte mjeshter ne gjithe epitetet e tjera qe vijojne ne shkrim por jo ne politike. Se vec politike nuk luhet ne Shqiperi. Politika eshte art, ndershmeri e pergjegjesi. Pikerisht keto nuk i ka Berisha.
2.Rama, i padjallezuar. Rama eshte shume finok bile por ai luan ne terrenin e baltosur te “politikes” shqiptare. Do s’do, ne ate terren e me ata lojtare qe jane do te luaje, keshtu nuk mund te shpetoje edhe ai pa u bere pis nga balta.
3. Silvia Konti nuk mund te luftoje e vetme ne kete situate. Kur ka nje President te dobet pas shpine e nje sistem politik e gjyqsor te korruptuar qe e pengon ne cdo hap, nuk ka c’te bej me shume.
4. Mire te tjerat, po c’ke me ish-komunistat? Nuk kane qene e nuk jane te gjithe si Berisha e Nano. Perkundrazi, shumica e tyre kane qene shume te ndershem.
Realizem me pelqen komenti juaj
Bravo Gjikond, shkruaj me shpesh mos u mendo kaq gjate.
Ju falenderoj per kete shkrim teper konciz qe sjell ne memorien tone te gjithe fajet qe nuk na falen te bera ne te kaluaren.
Brizida,
Me pelqen kurajua e te shkruarit, sepse na jane neveritur me keq se politikanet nje pjese e analisteve servila e te pa moralshem.
Nje shkrim konciz, i sakte dhe i drejteperdrejte, e prere si nga lumi i Vlores, pa nje cik “rrotull politike” por drejte e ne lule te ballit.
Bravo Brizida, shkruaj me shpesh se shkrimet e tua jane shigjeta drejte e ne zemer.
analize perfekte per te tre lideret aktuale te politikes shqiptare nga zonja gjikondi. ndoshta njeres si rama ne kete pellgun politik shqiptar nuk mund te cajne dot sado e mire te jete deshira per te bere dicka te mire ne kete vend , gjithsesi ne mendojme se edi rama do tja dale te beje dicka te mire per kete shqiperi te vuajtur , ndoshta messia nuk eshte por eshte njeriu i duhur ne kohen e duhur , koha e maskarenjeve , rrenaxhinjve , hajduteve nje dite do te perfundoje .
Nano , te pranoj ndrshmerishte qe ne 2005 – en ka votuar per PD .
nano me se e ke fryre plencin aq shume? vajte perseri ne fis me gjithe ate paca qe ke krjuar ne vitet e politikes tranziciniste,konkuroni me I.meten te dy si demat e beut te katundit allbanistan.
Per hir te se vertetes,fatosi u be pionier,u be dhe partiak,edhe kryeminsiter,provoi edhe burgun;me nje fjale i mbeti vetem timoni i presidentit pa provuar,po hajd mo,se rrumbullak eshte dhe ky,si gjithe timonat.Shkrim i mire,gjer tek 2 fjalet per ate,kete,etj.Se eshte e paevitueshme qe njeri eshte pafundesisht i keq dhe ndonjeri naiv dhe i padjallezuar.Psh,kam idene qe Rama nuk pyet per keshilltare,te pakten po gaboi nuk behet pishman se degjoi ndonjerin,se zgjidhjet i ben vete.Nejse,eshte ore e vone per te vrare mendjen.
BRISILDA!TE pergezoj per kurajon qytetare,dhe shkrimin me vlere nuk dua ti shtoj as ti heq as gje flm.
Kjo zonje e paster shqipetare,aqsa dhe analiza e saje…eshte modeli brilant i presidentit qe i duhet Shqiperise e jo xhozefinket e partive ,qe shesin e blejne vecse turpin!
Dy fjale per Tosin dua te them.Eshte shkop haleje ne duart e Berishes.Sjellja e fundit i ve vulen.Pike.
te lumte BRIZIDA ke bere s kanerin me te sakte per politiken dhe politikanet tane .SHkrime te tilla bejne shume mire per te zgjuar nga koma, popullin e lodhur nga kjo politik e qelbur mejhanesh.
Znj. Gjikondi !
Ju falenderoj nga zëmra për këtë shkrim të pastër që i mungonte prej kohe shtypit opozitar. Ju rekomandoj të shkruani më shpesh për problemet shqetësuese aktuale.
XHEMA !
NE RADHE TE PARE JU PERGEZOI PER SHKRIMIN DHE GUXIMIN TUAJ .TI THUASH HAPUR ASHTU SIC JANE OSE ME TE DREJTE JU MENDONI SE JANE.PAK A SHUE EDHE UNE JAM ME JU NE SHUME PIKA;PER BERISHEN MUND TE THEM SE NE FILLIM E BESUAM DHE E VOTUAM;PAMVARSISHT SE KAM QENE DHE JAM E MAJTE;VOTUAM NDRYSHIMIN,PO NE KISHIM VOTUR SHKATERIMIN;HAJDUTAT QE ME MARIEN E PUSHTETIT( PO FLAS PER TE DY HANET MAJTAS DJATHTAS)U VERSULEN SI QENE TE URITUR:KUSH TE ZHVATETE ME SHUME;CFAR NUK NDODHI NE SHQIPERI;E DOGJEN ;PER TE MBUSHUR XHEPAT ME SHUME, U CUA VENDI NE VLLAVRASIE;(LEGENI I VUCITOLIT I CILI MER VESH NGA POLITIKA SA GOMARI NGA MUZIKA )FILLUAN LIGJET E KANUNIT GJAKMARIA. NJE PLAGE E MBYLLUR SE DREJTESIA PUNONTE PER XHEPAT ,JO PER POPULLIN;CFAR TE THEM ME PARE;PER SALI KOKE DRURIN;E BERI VENDIN PACAVURE;NANO DHELPRA MAFIOZE – ( SE NUK E THASHE MAFIOZE MBI MAFIEN ESHTE PLAKU BIRISH ME FAMILIE E QEVERI APO JO ALBANA DHE MELISA SI THONI DO TI VARIM TE PALMATT)- ME NANON VAZHDOJ ;JAM HABITUR SE SI DEPUTETET SOC E DONIN DHE VAZHDOJNE TA PERKRAHIN;NJE POLITIKAN MENDIEMADH;MAFIOZ DHE I KORUPTUAR;QE ME AS NJERIN I RI APO I VJETER I OFENDONTE DHE I VINTE NE LOJE SIKUR ATA NUK ISHIN SHOK PUNE QE PUNONIN PER SHQIPERINE;NE THONJEZA SE ATIJ SI SHOKET E DJATHTE JU INTERESOJNE VETEM MANI;MANI;NE KOHEN QE NE ZVICEREN E SALES NJEREZIT VUANIN DHE VUAJNE PER BUKEN E GOJES;TOSI LUANTE ME LEKET E POPULLIT FUKARA NEPER KAZINOTE E EVROPES;MERTE ME VETE BIZESMENE QE JU KISHTE KRYER PUNE TE JASHTE LIGJESHME;JU FLISTE SIKUR ISHIN LEGENA QE TE PAGUANIN LOJEN E TIJ;DHE ATA DUKE U JARGAVITUR KRYENIN DETYREN;TANI KY MOSTER KETHEHET NE SHQIPERI SIKUR KA NGELUR SHQIPERIA PA BURA DHE GRA TE ZONJAT;SIKUR KETA MOSTRA JANE TE PA ZEVENDESUAR ;MENDOI QE TA PERZEME BASHKE ME PERKRAHASIT E TIJ MAFIOZE;TA LENE TE QETE KETE VEND TE SHKOI ATJE KU KA XHOIN DHE VILEN ( TURP PER NE XHOI ZONJE E PARE)METMONIKA KOKLOPET TE KORUPTUAR TE MBUSHUR ME PARE NGA VJEDHIET QE KANE BERE DHE NE POLITIKE PO RINE SE SHQIPTAREVE JU KA SHKUAR FUKARALLEKU NE PALCE DHE GENJEHEN ME PAK QE JU JEP KY MAFIOZ I POSHTER;EDI RAMEN NUK MUND TA PERZIEM ME KETA PLERA ;NUK ESHTE POLITIKAN I ZOTI KETE E DIME PO ESHTE PUNTORDHE DO TE BEJE NDRYSHIME NE VEND;AI NUK ESHTE DHELPER DINAKE SI KETA TE TRE;MENDOI SE KA PUNUAR E PUNON ME NDERGJEGJE;PSE MOS E NDIMOJME DHE TI JAPIM NJE SHANC TE MIRE ATIJ E SHQIPERISE;KETE RADHE DUHET TI VEME GISHTIN KOKES EUROPA DHE AMERIKA JANE MERZITUR ME NE;
Faleminderit Brizida per shkrimin.Pajtohem me ju se Shqiperia ka nevoj per nje president t’ju ngrej poturet shqiptareve ,qe politika ju a ka cuar ne fund te kembeve.
Mirese erdhe ne komunikimin me lexuesin kualitativ te Temes,e dashur Brizid.Do ta shohesh edhe vete qe do te na beje mire,per shpirtin tone,
hapesira qe na rezervon Tema.Ji konsistente si deri me tani;kjo te jep me shume drite, nga sa te kane dhene prindet e tu.
sikur te gjithe kalemxhinjte te shkruanin me kete llogjik,ne krye te vendit nuk do kishim me keto fytyra te urryera.lutem Brizides te shkruaj me shpesh.
BRIZIDA!Vlen të falnderohesh për një shkrim real dhe shërues për patrotët, ose atyre që ju dhimpset vërtet atdheu dhe jetojnë me hallet e tij. Gazetarët e vërtet si në çdo dukuri që i nevoitet Shqipëris, janë në pakicë. Ndofta është rast unikal në botë që shumica e superstrukturës së shtetit anarkik të pushtuohet nga kriminelët hajdutët, injorantët dhe Shqipëri shitësit. Përpara vajzë së bashku me Meron, Mimozën, Bledin, Mustafa Nanon, Andrea Stefanin, Luljeta Bashën dhe shumë patriotë të çlirojmë vëndin nga ky sistem ku janë sintetizuar social feudalizmi, social fashizmi dhe mbetjet e vezirëve, belerëve dhe bejlurçinave, si dhe mbeturinat e fashizmit të luftës së dytë botrire.
clidhje ka mos tjet nga veriu apo don prap shokun mehmet me shokun enver se te dy nga jugu na e shndriten shqiperin
nuk kam gje me verioret por mbi ne sy ata dominojne zv ministra,drejtore ne pune jane pa ata po ne qekemi lindur ne tirane per ne ska pune dihet qe elita eshte ne kryeqytet ne u ngritem kunder komunizmit, po te pakten te jene shkodran pa nga gjuha qe flasin kur japin intervista ne tv duken qe sjane shkodrane.po te kishin vote ne 91 per pd nuk do fitonte ppsh po u bene demokrat mbas 92 dhe nje ushtri e madhe e sales per zaptuar pronat tona keta skane te mbejne me demokracin dhe antikomunizmin.thjeshte jane hajdut me emrin demokrat
O Bobi, Kryeministrin e ke verior, Jozefinen e ke veriore, po prit pak o mik se duhen veret ekuilibra, po pse mo u tha Shqiperia e mesme dhe Jugu patriot qe vec Veriu te udheheqe, ne te gjithe Evropen ruhen balancat mes feve dhe krahinave, apo para vicidolsa !!
Shkrim shune i bukur i portretizon shume bukur e me shume realizem te tre berishen tosin e meten dhe per fajin e tyre treve eshte perfshire edhe EdI.
Gjikondi eshte dere e madhe patriotesh shqiptare, eshte mbesa e Teki Kolanecit te Korces nga nena dhe mbesa e Gjikondajve te Vranishtit Vlore nga i jati. Dardha bie nen dardhe.
Pershendetje Brixhide,
Me kenaqi shkrimi jot-s’ma merrte mendja se do shkruaje kaq me sqime dhe nivel intelektual dhe atdhetarizem. Por…c’e do ky vend ka marre aq tatepjete sa Berisha qe bombardoi Vloren dhe Shqperine me topa e sulmoi me tanke na erdhi me LSI-ne ne pushtet perseri, kjo Shqiperi sot ndonese absurde ne kohe me kujton hosanate panegjirike Soloniane:
Hosanate panegjirike Soloniane, glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.
MBESA E KRIMINELIT TEKI KOLONECI KRAHU I ARMATOSUR I LSI GRUPIMI ME MAFIOZ E KRIMINIL I SHOQERISE SHQIPETARE ORTAKE NE POLITIKE ME BASTARDIN
ILIR REXHEP META I LIDHUR ME KARTELIN E CALIT NE COLUMBI PER PASTRIM PARASH, PARA 2 MUAJ U THERRIT NE USA DHE U TAKUA ME SHEFIN E DEAS PER TE
DHENE SQARIME PER NEPUNESIN E MINISTRISE SE JASHTME TE EKSTRADUAR NE USA.
MBESA E KRIMINELIT TEKI KOLONECI KRAHU I ARMATOSUR I LSI GRUPIMI ME MAFIOZ E KRIMINIL I SHOQERISE SHQIPETARE ORTAKE NE POLITIKE ME BASTARDIN
ILIR REXHEP META I LIDHUR ME KARTELIN E CALIT NE COLUMBI PER PASTRIM PARASH, PARA 2 MUAJ U THERRIT NE USA DHE U TAKUA ME SHEFIN E DEAS PER TE
DHENE SQARIME PER NEPUNESIN E MINISTRISE SE JASHTME TE EKSTRADUAR NE USA.KJO ESHTE ZONJA E NDERUAR MBESA E GJENERALIT KOMUNIST KRUSHKUT TE
ENVER HOXHES (DEM XHEPA E KA PAS SHKEP ARKITEKTIN)
Pershendetje Brisida,
Ke bere nje shkrim klas, por nuk mund te mendohej te pakten se do te katandisej ne kete derexhe ky vend, dhe ku te delnin si gjoja “politikane” njerez kaq te ulet dhe pa vlera si ne kete kohe tranzicioni-pa-fund, por ndoshta jemi ne si popull qe e krijojme kete terren-gjiriz: kjo me kujton hosanate panegjirike Soloniane:
“Glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaҫeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore”.
O Dario Albani po pse mbetem mostra ne shqiptaret, po pse shan mo derzi, jo po merru dhe me Skenderbeun tani. Qenke palo burre qe merresh dhe shan grate. Shko merru me burrat nese ta mban/ burrec buburec, cdo gjeje i ve bisht ne cdo shkrim te Temes shkruan e shan me germa te medha duket qe sje mire.
FALEMINDERIT BRIZIDA JAME SHUME DAKORT ME JU DHE SHUME LEXUS JU LUTEM SHKRUANI SA ME SHUME NE KETE GAZET QE NE SI LEXUES GJEIM SHPRESEN TON.
Shkrimi i mesiperm eshte analize, lexim rezultati apo do te jape mend.
Kur nje kryeminister merr automatikun per te mbrojtur familjen e vet mos te gjykohet, kur ai i provokon me gaz paraprakisht demostruesit, kur te gjitha veprimet i ka me motivin: jete a vdekje, dhe kur humbet e rremben me polic e gjykates rezultatin, i duartrokitur nga zagaret e tij te medias, ai qe e katandisi p.s. ne 36 deputet me Nanon e Meten, qe nuk len gje pa bere. Bile dhe hapjen fshehurazi te kutive per ti manipuluar e kreu me njerezit e familjes se vet, atehere ç’fare prisni ju gazetaret, qe dhe Rama te marre dyfekun..?
Bravi Zita te pershendes,Teper koncize, melhem per plaget e tranzicionit shqiptar. Mos ki frik nga ata qe te shajne; rrushin kur nuk e kapi dot dhelpra tha: jane te pa bere…Shkrimi teper sinjifikativ, po justifikon thenien popullore ”Dardha nen dardhe bije”…… vazhdo se je Karburant per nje pranvere te vertete SHQIPTARE….. urime e dashur mike ….
Bravo,dhe shkruaj me shpesh,
Vihet re qe shumica e komentuesve e levdojne shkrimin e autores qe pergjithesisht ne portretizimin e aktorve politike perserit cka ne i themi cdo dite . Edhe kjo analiste vuan nga sindromi antiRama, sepse titullin e ka per F.Nanon por nuk harron te meret me Ramen. Duke e mbyllur , u kujtoj komentuesve dhe autores se analizat me te plota i ben i nderuari Mero Baze , prandaj nuk ia vlen te harxhosh kohe dhe leter per analiza te tilla.
Te lumte Brisida. Nuk ju heq asnje presje ketyre rrjeshtave njeri me brilant se tjetri . Por ketyre te paudheve nuk u ben me pershtypje asgje . Vetem uragani popullor i shumepritur do t ju jape ketyre monstrave qe na degjeneruan ne sy te te gjithe botes ate qe meritojne . Por populli prap eshte zemergjere se ata meritojne trekembeshin. Mirenjohje per ju Brisida , i keni bere nje sherbim te madh qytetareve shqiptare.Duhet bere nje referendum qe keta te shpallen NON GRATA ne politike
Shume po e lavderojne kete opinionisten e rradhes por ndonje thellim per shprehje te tipit:
…”Shqipërisë do i vlente një President i zgjedhur nga Populli me referendum siç bëhet në gjithë dynjanë me ajër dhe dritë demokracie…”
nuk shoh.
Kete president, opinioniste e mbare, mund ta zgjedhe vetem nje popull i lire dhe jo nje popull skllav i cili shkon ende te votoje me lista partish.
Nuk e kisha lexuar ndonjehere dhe po kerkoja te gjeja me cfare merret opinionistja dhe me doli ne Google:
– Ish zv. sekretare e pergjithshme e LSI
– ish- Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit të Gjendjes Civile
– …
Po ju Brisida sa e lire jeni?
ha ha ha! tipike prej mentaliteti te lodhur! sa shohin nje njeri qe shkruan dhe godet ne shenje me gjerat qe thote, i futen e rremojne ne gjerat e tij per te kuptuar nga vjen dhe kush jane ‘gabimet’ e tij ne te shkuaren. Po Dritan ti mund te kesh kerkuar ne google dhe ato qe kane dale jane te verteta por zonja ne fjale eshte larguar nga LSI qe ne momentin qe ka kuptuar se c’kerme parti qe ishte, dhe nuk ka ndenjur te pompoje maskaralleqet e LSI…dhe kjo do te thote mjaft. pastaj po te kerkosh cik me shume do zbulosh qe Brizida eshte nga ato njerez te paket te patrembur dhe te pavarur, jashtezakonisht intelektuale, opozitare ndaj cdo partie dhe qe ia del te frymezoje dhe te percjelle atdhedashuri duke thene te vertetat qe shumekush i hedh ne tregun e shitje-blerjeve…
E dashur Brizid, ke folur dhe per mua!
“Po nuk dite nga vjen nuk di se ku shkon”!
Lexo komentet dhe jo artikullin…!
dhe google kishte per qellim te gjente me cfare merret pervec profesionit universal te Opinionistit.
“…Miss Bionden-Silvia Kontin, as Kryetar SHIK-u askushin e trembur…”
dhe vazhdon me pathos
“…gjyqtarëve vëllavrasës dhe gjakpirës do ia u shkulte dhëmbët e vampirit…”
Ky eshte fjalor kafesh dhe fjalor njezerish te frustruar o njeri i lire si Brizida!
Ne fund te paragrafit Brizida kundershton veten pasi e kupton shpejt, por pa e analizuar, se pse nuk zgjidhet ndryshe presidenti (po te jete femer?) dhe vazhdon me sugjerime impotente:
1 – Te mos jete nga Veriu (nga Shqiperia e mesme me siguri nuk bejne. I dhane provat me Topin)
2 – Te mos jete ish komunist (po ish-ballist nga ata te pulave apo ish-legalist nga ata te diversanteve?)
3 – (prape me pathos) Ta doje Shqiperine me shume se Sala, etj.etj.
Cfare pritet te zgjedhe ky (kjo) president(e) shqiptar(e) me keto kritere?
Nje Silvia Konti – Brune?
Shume ironi e dobet! per kulture personale po e rezervoj nje pffff
Qe nje qytetar te jape opinionin e tij, qe te kete revolte dhe ta shprehe, qe ta pranoje se nuk jeton ne nje vend normal, dhe te refuzoje te pershtatet me nje shoqeri te semure, tani po e marr vesh qe qenkerka te jesh e frustruar!
Dhe per fatin e mire ka shqiptare qe i plotesojne ato standartet e siperpermendura…s’cuditem qe ket’ gje ti smund ta shohesh e madje as ta perceptosh, qeke pershtat tej mase!
Nuk eshte ironi por shpjegim per ty i frazave “ironike” te tipit Miss Bionde (ketu ka te drejte se per e bukur e bukur eshte) te “opinionistes”.
Por ti vazhdo lexo komentet dhe jo artikullin!
Filloje artikullin me titullin: “Fatosi që s’u bë dot kurrë pionier”.
Ne shekullin e 21-te, nga nje vajze e re, titull i tille eshte ku te therret qameti!
Per sa i perket “shoqerise se semure” qe permend po nuk e preke nuk e sheron dot.
Ke pare ndonje doktor t’i rrije pacientit 5 metra larg dhe ta sheroje?
Juve keni zgjedhur t’i rrini larg ne emer te “refuzimit te pershtatjes”.
Aty rrini!
Or Dritan miku,
qe flet per shekullin 21 dhe tregon injorance te thelle. Fjala pioner or derezi nuk eshte e perdorur vetem ne shqip, dhe eshte fjale e huazuar nga leksiku nderkombetar. Pioneer ne anglisht perdoret per nje njeri qe sjell nje fryme te re per here te pare ne nje fushe te caktuar, dhe keshtu e ka perdorur edhe autorja or njeri i “shekullit te 21”, dhe natyrisht ka perdor pak ironine e kultures shqipetare, me ate duke ju referuar edhe emrit te kumarxhiut tone te preferuar, Fatosi qe s’u be kurre pioner! Eshte nje titull i perzgjedhur me inteligjence or Dritan miku qe i sheh gjerat me lentet e 50 vjeteve, dhe nuk shikon asgje me tej se ato 50 vite. Te ka ngec ora ne shekullin e 20 or mik.
Po Fatos cdo te thote?
Ka nje fill logjik cdo fjale dhe natyrisht ka lidhje me fjalet para dhe pas saj.
Dhe sigurisht konotacioni eshte i asaj periudhe c’ka do te thote nga “fatos” kur rritesh behesh “pionier”.
Duhet te shpjegoj fjale per fjale artikullin me duket…
Sa per fjalen “pionier” qe mos te mbesi merak. Thene ndryshe eshte “I pari” qe ka arritur diku, ka zbuluar dicka etj.
Nano pertej veseve te tij eshte i pari ne Shqiperi, mesa dime, qe ka lejuar demokraci (ca thone jo) brenda partise dhe zhvillim te anetareve te tij. I pari qe ka institucionalizuar doreheqjen etj.
Une nuk di ndonje parti tjeter shqiptare qe te kete prodhuar kaq shume lidera sa PS ne periudhen e Nanos. Per doreheqje as qe behet fjale. Partite e tjera jane autokratike bashke me PS sot.
A mund te quhet pioner? Nuk di ta them…
Hajt tung se u trashem.
p.s. Nuk e kam me personin per me “profesionin” e “Opinonistit” qe permblidhet me shprehej fantastiko-shkencore te Fatos Lubonjes: “nuk jam ekspert ne kete fushe por po shpreh mendimin tim”!
duhet ndryshuar e gjithe klasa politike .nje force e re nevojitet per te ndryshuar gjendjen e stanacionit .mjaft u genjyem me parrulla boshe .forca e re jo me udheheqes te vjeter apo ish zyrtare te larte te pushtetit e te shtetit ,jane nje mase e madhe shqipetaresh qe dine tepunojne drejtojne ne te mire te shqiperise
Jam ok me M.d qe thot per ramen:
Pa kurrefare frike mund ti shtosh ne Cv e tij;- dinak dhe i pabese me shoket qe kane kontribuar dhe e kane mbeshtetur….
-behet si lepur kur ka keq,por sa e kalon lumin,pastaj e di vet…
-ka perreth veets nje grumbull mediokrish ,nga me ordineret qe eshte turp t’i kesh banore te qytetit e jo me ne forumet e drejtimit..
-ndikohet tmeresisht nga njerzit me pervers dhe intrigante nga me te ndyret .
Brixida, te uroj per shkrimin, i shkelqyer!
Brizita shkrimi me pelqeu shume.por duhet te ishte me agresive per te gjithe ata politikane qe na kane mbqjtur peng qe nga vitet 90 e kendej.Mendoje qe nje dite do ta kuptojne te tere se kjo loje ishte e pregatitur qe me pare prej basdardeve dhe sahan lepirsave qe dikur lanin kembet e Enverit Sikur te vi nje si ai ne krye keta krimba do te benin te gjithe nga nje vrime miu per tu mbecef. Nuk them se nuk e dua demokracine por. jo keta plera qe na vodhen endren per nje vend te bukur pa eksese pa plumba pa drogen etjTy te lumt se ja tregove vendin ketyre funderinave Te uronj te vazhdosh keshtu se me mendimin tend jane te gjithe intektualet Te perqafoj Koli