“Vritet në prehrin e nënës së tij, teksa kthehej nga shkolla një fëmijë 9 vjeç” – kështu e nis raportimin e saj të sotëm një e përditshme shqiptare. Kuptohet që fëmija është viktimë rastësore e një atentati mafioz që ka pasur për shënjestër xhaxhanë e të miturit… “Has, vret vëllanë për gardhin. Arrestohet 70-vjeçari, pranon vrasjen për pronësinë”… “Durrës, vritet me 12 plumba “Loshi” i Kavajës”…. “Kukës, ndihmësmjeku qëllon me plumb në ballë sekretarin e komunës”… “Cërrik 1997, lirohen tri të akuzuarit e dënuar përjetë”… “Një i dënuar për vrasje godet me levë në kokë kryekomunarin e kërkuar nga Interpoli për trafik të lëndëve narkotike”….
Kjo është vetëm një pjesë e kronikës së zezë në vendin tonë në këto “ditë presidenciale”.
Shoqëria shqiptare është në krizë morale dhe identitare dhe politika në këto 20 vite, pothuajse, nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar laryshinë e këtij amoraliteti dhe anormaliteti. Madje, ajo nuk lë vend dhe moment pa e shprehur edhe vetë një gjë të tillë, gjë që po e bën edhe me mjaft profesionalizëm në këto ditë të zgjedhjes së Presidentit të Ri të Republikës, i cili duhet të ishte zgjedhur e duhet të fillonte një hetim të menjëhershëm, duke qenë se është kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me shpalljen të pafajshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda të tri pjesëtarëve të së ashtuquajturës Bandë e Cerrikut, e cila akuzohet nga drejtësia shqiptare për disa vepra të rënda penale. Më e njohura e tyre, masakrimi i gjashtë gardistëve në vitin e tmerrshëm ’97.
Procedura e re e zgjedhjes së Presidentit, e cila u kanonizua në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kështu ajo që duhet të ishte një zgjedhje formale e një emri konsensual (në 3 raundet e para) e me 71 vota (në 2 raundet e mbetura), po kthehet në një odise pa krye, që fundin nuk ia dinë as vetë ata që e kanë nisur dhe e kanë stisur.
Sa herë që ka zgjedhje të kreut të ri të shtetit, e gjithë klasa politike shqiptare nxjerr në pah paaftësinë e saj për reagime të shëndetshme në këto raste, edhe pse një emër do të zgjidhet, qoftë në raundin e tretë a qoftë në të pestin.
Mirëpo, Shqipëria nuk është vetëm zgjedhja e një Presidenti. Ajo është shumë më shumë. Shqipëria është kronika e zezë e së përditshmes sonë. E përditshme që e sotmja e saj është më e sigurt se e djeshmja, por shumë herë më e pasigurt se e nesërmja.
Perfundimisht ne Shqiperi ka rene sistemi ne teresine e tij, pra ne te gjithe aspektet.Nese doni ta kuptoni okey, nese jo, prape ok.
Ta gezoni sa te humbni gjithcka o vellezer skllever qe i trembeni lirise.
Pse duhen denuar ata qe mbrojten qytetin dhe veten nga banditet e Gardes se Saliut? Pak vete vrane ata legena aty ku paten mundesi dhe njerzit nuk u mobilizuan per tu mbrojtur?
Nje shkrim i sinqert,me nje peisazh gri.Duhet thene se e nesermja e pasigurt eshte globale.”To be or not to be-this is the question”Bardhi
Si do te shkoje halli yne, eshte pyetja e perditshme. Te gjithe po shohim si kakarisin te vetequajturit politikanet shqiptare, duke pandehur se po bejne veze me dy te verdha. Mjere ata dhe ne qe presim, si ai me syte nga Qielli, te na sjellin ditet qe presim e deshirojme per vite e vite, kur, ne te vertete, po shkojme keq e me keq, sic e pershkruan shkrimi i Namirit. C’te bejme ne ne kete situate mjerimi, deshperimi e pasigurie?! Ka dikush ndonje mendim?
Bravo Namir…
do ta zbardhi lsi,sepse nuk eshte 20 vjet pushtet. harron ti namir qe kete pushtet te paafte per cdo gje dhe te afte vetem per te vjedhur e mban ne kembe ilir meta dhe lsi, apo po mer kthesen ngadale. te fala tv globi.
Ai stan ate bulmet ka.Populli
veme nje bast po deshe qe ka zgjedhje te parakohshme
KJO QEVERI NUKE KA PA HALLET E POPULLIT, POR MBUSHJEN E XHEPAVE TE VETA .NJE PUNE E LERE PERGJYSEM ,FLET ME SHUME SE SA NJE PUNE E MBARUAR.PRANDAJ NDODHIN VRASJET ,PAPUNSIJA,FUKARALLEKU,,SEMUNDJET ,MOSEDUKIMI,etj