Zgjidhja “Meta” e Berishës

5 Qershor 2012, 12:34Blog TEMA

Nga Fatos Mahmutaj

 

Djegia edhe e raundit të dytë të votimit parlamentar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në dukje të jep përshtypjen e dërgimit të vendit në ngërçin politik të radhës dhe për pasojë në zgjedhje të parakohshme. Por duket se Berisha e ka ndarë mendjen për të bërë lojën e tij të ndyrë edhe kësaj here. Presioni i hapur dhe i vazhdueshëm ndaj opozitës dhe kreut të saj Edi Rama, gjasme për të shpëtuar vendin nga ngërçi politik dhe krijimi i një klime të paqëndrueshme politike, nuk është gjë tjetër veçse kalimi i procedurave dhe përfundimi i tre raundeve të para parlamentare, derisa “loja” të katandiset në fundin e saj, kur do nevojiten vetëm 71 vota deputetësh për të zgjedhur kreun e shtetit. Gjithçka e llogaritur më së miri nga Berisha. Ndërkohë, raundet e mëparshme do të kenë skualifikuar kandidatin e të djathtës Xhezair Zaganjori dhe atë të vetëofruarin Fatos Nano. Pikërisht ky do të jetë momenti i shumëpritur nga Berisha, i cili do i kërkojë aleatit të tij, Ilir Meta, të propozojë miken e ngushtë të Argitës, aktualisht gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese si kandidate për zgjidhje urgjente. Dhe … Berisha i “zënë ngushtë”, dhe i ndodhur përballë presionit, (të cilin po e krijon pak nga pak artificialisht), në “përpjekje” për t’i shpëtuar edhe krizës, do apo s’do, do e votojë. Me këtë ai iu mbyll gojën shqiptarëve duke iu argumentuar se ka votuar një kandidate të sjellë nga e majta, (asnjëherë Berisha nuk e ka quajtur LSI-në të djathtë); iu mbyll gojën të huajve duke iu argumentuar se ka votuar një femër dhe gjykatëse të nderuar; gëzon të tijtë duke ia bërë të ditur se edhe kësaj herë ka triumfuar; dhe së fundmi lë opozitën sërish me gisht në gojë. Njëkohësisht Berisha shpëton edhe nga Nano, të cilin e fut në një konflikt të ri me ish-partinë e tij, çka i shton atij pa frikë mundësinë për të vjedhur sërish zgjedhjet e pas një viti. Me këtë Berisha justifikon edhe maskarallëkun e hapur të shmangies së gjithë procesit të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit, i cili i nevojitet Shqipërisë më shumë se kurrë, për të treguar pjekurinë e duhur politike në rrugën për integrim europian. Berisha ka menduar dhe përpunuar gjithë strategjinë prej kohësh. Kjo është e dukshme që nga momenti kur propozoi Zaganjorin, një person i njohur hapur si mbështetës i Berishës, jo vetëm për faktin që ka shërbyer si diplomat i tij, por edhe gjatë ushtrimit të detyrës së gjykatësit, ka treguar njëanshmëri të theksuar politike. Tashmë i mbetet opozitës të bëjë lëvizjen e radhës për t’i dhënë drejtim situatës dhe për të mos rënë pre e lojës së pistë të Berishës…

11 komente në “Zgjidhja “Meta” e Berishës”

  1. hasani says:

    Dmth piktorit i lame prap ngjalen………….

    1. ipashpresi says:

      ngjalen po na le neve te gjitheve dhe jo piktorit.

  2. Drini says:

    Zgjidhja e ketyre te dyve eshte te mbyten me shurren e njeri tjetrit!!!

  3. ARON says:

    Puna eshte se keta mbyten ne para dhe ne sbejme dot gje,shkon ne proteste te vret pse shikon dhe meta qe vazhdon i mban anen thote mire bere,kesisoj drejtohmi nga vrases ,pse i mbajme ne kurriz,se ka tradheti,gati islami iku,ndoshta blushi,malaj ,,pra demokraci ne shqiperi do te thote,PARA DHE PUSHTET ,dhe jo rregulla njesoj per te gjithe.Pse saliu po kerkon president ,qe ta vere para drejtesise per sa i ka bere popullit,ai vete ezgjodhi presidentin,vete lulin,tani frike kam do na lere ne dere jozin se partine e do argita per lulin ,dhe politike sgerdhirjeje.Sa te kete TRADHETI SMUND TE KETE DEMOKRACI KETU.PO KU TE VEMI?

  4. tani says:

    e cfare do mund te beje opozita ne kete situate…

  5. pulat e tiranes. says:

    Neper rruget e tiranes kakarisin pulat,vjen nata dhe futen ne qymes,ka 70 vite kjo katraure, turkoshake-komuniste.

  6. beso says:

    nuk besoj se saliu eshte kaq i zgjuar,perkundrazi eshte nje dell trapi qe i zgjat gjerat dhe i ben terkuze.Te vjedhesh vota si berisha eshte elementare;bota ka 50 vjet qe s’ben me nga keto.Do i heqin Zagon,do trazoje ujerat me Top(all)en,se ku me kujtohet,me duket se tek libri i Mero Bazes,kur saliu bente sikur do trembte shqiptaret duke thene se revolten e’97 do ta shtypte duke vene azem hajdarin minister rendi.Ky eshte berisha,nje derr hajvani qe s’e ka shokun.Nuk ka aq fantazi berisha,sa te beje lojera te mençurish.Ai ka ne koke vetem nje gje,qe presidenti(ose presidentja)do shpallen nga goja e tij.Kaq!Po u bllokua proçesi;e kush pyet per proçes?Ai vrau njerez ne mes te sheshit dhe ne vend te jepte llogari iu sul te bijes se botes dhe e beri lavire bulervardi,presdidentin e beri horr dhe Ed Rames i leshonte fatwa nga tribuna e parlamentit;ore,ai pa ilaçe eshte me keq se lopa e çmendur!Eshte TRAP zalli,as mos e diskutoni fare!

  7. alket says:

    Mire tu behet se Shqiptaret keta Votojne.

    KOKA BEN KOKA PESON.

    1. faqe madhi says:

      Jo more ALKET, zgjedhjet i vjedh Berisha dhe Meta, sa here jane ne Pushtet keto dy super-monstra. E kete e dine dhe Amerikanet dhe Europianet, por ne radhet e Amerikaneve dhe Europianeve ka te paguar me CASH, pseudo-Investime (MAFIA all) apo Koncesione (MAFIA all), qe tashme Ne te gjithe Shqiptaret kudo jemi e jetojme i njohim dhe nuk flasim e protestojme hapur pasi kemi FRIKE (Popull qe vazhdojme me lepurin ne bark edhe pse jemi ne 2012…). Kam asistuar ne numrim dhe dokumentacion ne dy zgjedhjet e fundit (2009 e 2011) per llogari te Pushtetareve aktual (me dashje apo pa dashje, eshte buka e gojes qe me ka detyruar dhe dhuna e Kapove te PD+LSI neper komisionet e votimit); dhe vertete vjedhja e votes dhe manipulimi i dokumetacionit zgjedhor ka qene absolut. Jam i djathte ne mendim e me prejardhje familjare e fis, por kjo Maxhorance Mafioze eshte 100% pa vote ne Pushtet, sepse vetem ne Tirane ajo (kryesisht PD) nuk merr me shume se 30% si per Parlament ashtu dhe per Bashki.

  8. Berlin says:

    Kush eshte kjo gjykatsja mikja e ngushte e Argites???

    1. beso says:

      Do jete ndonje shoqe bulevardi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje