Edhe Berisha sanksione ndaj Llukashenkos?

9 Qershor 2012, 19:11Blog TEMA

Nga Idriz Tafa

 

Edhe kreu i regjimit të Tiranës Sali Berisha iu bashkua Brukselit në sanksionet ndaj kreut të regjimit të Minskut, Aleksandër Llukashenko, edhe pse Shqipëria nuk është pranuar ende në Bashkimin Evropian. Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Islanda, Serbia, dhe Lihtenshtejni iu bashkuan vendimit të Bashkimit Evropian të 23 marsit për sanksione ekonomike dhe regjime vizash kundër disa zyrtarëve bjellorusë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Ketrin Eshton (Catherine Ashton), përshëndeti angazhimin e vendeve-partnere të BE-së.

Nga ana e vet, Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë shprehu keqardhje për vendimin e shtatë vendeve, që nuk janë anëtare të BE-së. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Andrei Savinih, politika e sanksioneve nuk ka të ardhme. Ajo ushqen mosbesim dhe pengon zgjidhjen reale të konflikteve, informon agjencia BelTA.

Më 23 mars, BE-ja zgjeroi sanksionet ekonomike dhe ato për vizat ndaj Bjellorusisë, që janë vënë në veprim që nga muaji shkurt 2011. BE-ja ka vënë në listën e zezë 12 individë dhe 29 kompani bjelloruse të tjera.

Sikurse bëhet e ditur, këto vende, gjithashtu do të kenë parasysh edhe vendimin e prillit të BE-së, sipas të cilit për shkak të sanksioneve që lidhen me ngrirjen e pasurive jashtë shtetit, do ndahen mjetet e destinuara për nevojat e misioneve të huaja diplomatike.

Disa nga këto vende, sipas portalit të organizatës opozitare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bjellorusi “Karta ’97”, iu bashkuan sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë qysh në vitin 2006. Që atëherë janë zgjeruar dukshëm “listat e zeza” të bjellorusëve, të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Bashkimit Evropian, dhe që kërcënohen me ngrirjen e pasurive jashtë vendit.

Përmendet se në “listat e zeza” të sanksioneve janë përfshirë edhe disa biznese të Vladimir Peftijevit, këshilltar ekonomik i presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko.

Më parë, në vitin 2011, BE-ja vendosi sanksione vizash për një grup të madh bjellorusësh (kryesisht zyrtarë të qeverisë, me në krye presidentin). Brukseli i konsideron ata përgjegjës për shkeljet në zgjedhje dhe përndjekjet ndaj opozitës bjelloruse. Për sa u përket biznesmenëve, ata akuzohen nga BE-ja “për mbështetje të regjimit të Llukashenkos”.

Në fillim të vitit 2012 nisur nga këto sanksione plasi një skandal diplomatik. Bjellorusia tërhoqi përfaqësuesin e saj diplomatik nga Bashkimi Evropian. Si reagim nga Bjellorusia u larguan ambasadorët e BE-së. Por pas pak kohe ata u kthyen.

Në këmbim të heqjes së sanksioneve, BE-ja kërkon lirimin e dënuarve opozitarë në Bjellorusi, të cilët Brukseli i konsideron të burgosur politikë.

Por bën përshtypje fakti se Tirana zyrtare, që nuk le rast t’i shpëtojë për t’u afishuar si pro-evropiane, nuk ka bërë njoftim zyrtar për aderimin e saj në grupin e shteteve që vendosin sanksione ndaj Minskut. Edhe vitin e kaluar Shqipëria, në pragun e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Bjellorusi, iu bashkua këtyre sanksioneve, por sërish mbajti heshtje. Me sa duket, Berisha druhet se mos bëhet paralelizëm midis tij dhe diktatorit bjellorus. Po përtej këtij trajtimi politik, qeveria shqiptare është e detyruar të informojë publikun për këtë hap, pasi do t’i duhet të marrë masa për ngrirje asetesh të atyre bjellorusëve që mund të kenë depozita bankare apo pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Po ashtu janë të interesuara bizneset, sidomos grosistët, që kanë kontrata me import-eksporti me Bjellorusinë, agjencitë turistike.

Mbetet të dyshohet se Tirana nuk e ka seriozisht zbatimin e sanksioneve, apo thjesht ka bërë një solidarizim servil me Brukselin në prag të tetorit kur vendoset fati i pranimit të Shqipërisë në BE.

 

Burime: http://telegraf.by/en/2012/06/esche-sem-stran-vveli-sankcii-protiv-belarusi-mid-sojaleet

http://www.charter97.org/en/news/2012/6/8/53508/

4 komente në “Edhe Berisha sanksione ndaj Llukashenkos?”

  1. Drini says:

    Ca gallate, diktatori i ve snksione diktatorit. Ama mbrapa perdes me zemer ne dore i kerkon falje.

  2. mergimtari says:

    Per kuqalashin stalinist Llukashenko kjo do i duket sikur te q.. breshka , ne çfare llumi mjeran ka ngelur Shqiperia , vazhdimesi e nivelit medioker te H.Isait , M.Asllanit , P.Murres etj. Haxhinasto shef i dhipllomacis , turp ,turp nje mije here .Paris

  3. ardi says:

    Shqiperia vec kurvave,ska cfar sanksioni tjeter ti vendosi bjellorusis

    1. Ton says:

      Hahahahahahaha…E madhe! Hahahahaha sa kam qeshur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje