Sa janë të forta dhe me peshë, të mëdha dhe rëndësishme – kombet futbollistike nga Polonia apo edhe Ukraina? Aspak. Kjo mund të thuhet sidomos kur kihet parasysh reprezentacione si ato të Gjermanisë apo Holandës, Britanisë së Madhe apo Francës, Spanjës apo Portugalisë! Edhe një Greqi, po pra, edhe një Greqi, ka peshuar dhe nëse doni vazhdon të peshojë më shumë në fushën e gjelbër sikurse edhe një Kroaci më shumë sesa një Poloni apo Ukrainë!
Dhe përkundër krejt këtyre, Lidhja e Kombeve të Futbollit Europian kishte vendosur që këtë Kampionat Europian ta vendoste pikërisht në këto dy vende periferike për nga rëndësia në fushën e futbollit këtë vit. Arsyet janë të shumta. Dhe me dhjetëra.
Mund t’i numërojmë nga rëndësia që ka përhapja e sportit më të popullarizuar deri te anët politike, ekonomike, kulturore, turistike e çka jo tjetër, që na bëjnë jo rrallë të merren vendime për këto sfilata të mëdha në arenat moderne të njerëzimit, ku topi i rrumbullakët për javë e javë të tëra është çdo gjë për të gjithë ne!
Edhe tifozëri e po aq edhe krenari. Ndërlidhur me dëshpërim e lumturi çastesh. Nuk duhet të habitemi.
Koha në të cilën jetojmë, intensiteti dhe shpejtësia e (pa)kushtëzuar nga mjetet e shpejta të komunikimit, lëvizjes (së lirë), lajmit e sharmit thjesht na bëjnë të jetohet me ethet e harresës së përditshmërisë dhe problemeve me të cilat përballemi. Prandaj, këto dhe këso turniresh ndërkombëtare janë kaq të rëndësishme për të mos thënë edhe jetike. Qoftë për mikpritësit ashtu edhe mysafirët.
Dhe kur jemi te mysafirët atëherë duhet thënë që kemi tre lloje të tyre. Së pari janë ata tifozë e sportdashës që s’përtojnë të ndajnë kohën, të marrin avionin a makinën, trenin a anijen dhe të gjenden në vorbullën e arenave- këso radhe në Poloninë e madhe dhe Ukrainën e pafundme.
Mysafirët e llojit të dytë janë ata që do të mund t’i quanim edhe virtualë. Shtete e kombe, shoqëri e njerëz që përmes televizorit dhe përgjithësisht eterit nuk huqin asgjë që ka të bëjë me futbollin e këtyre 3 javëve.
Nëpër dhoma ndeje, tarraca kafenesh e restorantesh apo edhe në atë që tashmë mund të quhet pjesë e pashkëputshme e mentalitetit të sotëm: “public viewing”.
Dhe soji i mysafirëve të tretë (ku edhe ne do të duhej ta shihnim veten) ka të bëjë para së gjithash me neve që pos që jemi virtualë po ashtu edhe na duhet të përcaktohemi për njërin prej ekipeve, të cilat nuk përfaqësojnë ngjyrat e vendeve prej nga vijmë… por për shkaqe të ndryshme, sportive, kulturore, gjuhësore, politike na duhet të vendosim mes një Gjermanie e Britanie, Holande e France…
Prandaj, duhet ta shikojmë këtë fakt të rëndësishëm drejt e në sy: futbolli është një katalizator i madh kulturor për botën e sotme, për kombe e shtete të zhvilluara por edhe për aso që janë në zhvillim e sipër. Pa lënë anash këtu edhe krejt të varfrit!
Por s’ka dyshim që ngjarje të mëdha si kjo e Kampionatit Evropian, që tash po mbahet më së shumti kanë rëndësi për vendet mikpritëse. Apo ta harrojmë këtu “Përrallën verore” gjermane të vitit 2006, kur për herë të parë gjermanët gjithmonë të ndrojtur prej pas Luftës së Dytë Botërore nuk ngurruan që për herë të parë të jenë krenarë që janë gjermanë?
Me flamujt dhe moton “Schwarz-Rot-Gold”! Apo ta harrojmë Afrikën e Jugut dhe vuvuzelat e famshme, të cilat i dhanë atë sharm të paparë atij kontinenti dhe atij kombi dikur aq të përvuajtur dhe sot krenar që në liri priste botën në shtëpi? E kështu me radhë…
Për këtë Kampionat në Poloni e Ukrainë, për fat të keq – ka probleme. Dhe problemet nuk shfaqen me kombin e madh, kombin melankolik por të pamposhtur dhe poaq të fuqishëm… atë polak. Polonia është sot e lumtur që pret Evropën në shtëpi dhe mirëpret shikimet e globit drejt saj.
Është vendi tjetër, fqinji dhe në këtë rast partneri i saj, Ukraina ajo e cila ka filluar qysh tash t’i vuajë pasojat e mëdha të reprezaljeve politike të regjimit të atjeshëm ndaj opozitës dhe konkretisht ish-kryeministres Julia Tymoschenko, e cila edhe përkundër faktit që ka pasur dhe ka apele, presione dhe thirrje për bojkot… bile dhe përkundër asaj që politikanë e krerë shtetesh me në krye zonjën Merkel kanë paralajmëruar që do ta bojkotojnë pjesëmarrjen e tyre në stadiumet e Ukrainës, megjithatë, shteti dhe pushteti i atjeshëm nuk kanë lëvizur për asnjë milimetër në “causa” Timoschenko!
Një ngjarje e cila i ka hedhur hije të keqe kësaj feste futbolli. Por edhe një ngjarje e cila lë të shpresohet që ndoshta do të jenë masat e njerëzve, turistëve dhe vizitorëve të pafund nga tërë kontinenti ata që sërish do të ndihmojnë në kthimin e shpresës për më shumë liri e barazi edhe në këtë vend… i cili dorën në zemër, ende nuk e dimë nëse është tamam europian apo jo.
Por tërë kjo s’ka rëndësi tashmë sepse perdja ka rënë dhe beteja ka filluar. Dhe ajo nuk do të zhvillohet vetëm në fushën e gjelbër por gjithandej ku do ta hedhim shikimin për ditë e javë të tëra me radhë!
Prandaj, futbolli nuk është vetëm sport!
Mos kujto se Europes po i ha meraku per demokracine ne Ukraine,por vetem per FITIMET KOLOSALE,qe do MJELIN nga ky sport i magjishem!!
Me keq eshte SITUATA NE SHQIPERI,ku nje KRIMINEL ORDINER,SI SALI BERISHA,VRET,VJEDH,POSHTERON POPULLIN E VET DUKE VJEDHUR VOTAT NE DITET E ZGJEDHJEVE HAPOUR NE TRANSMETIM LIVE NE TV DHE EUROPA HESHT!!!
Berisha vret protestues paqesore ne bulevasrd dhe Europa e ben “BURRE SHTETI”!!
ESHTE E NJEJTA EUROPE,QE NDILLTE HITLERIN KUNDER BASHKIMIT SOVJETIK,por kur e pa,se USHTRIA E KUQE PO MARSHONTE ME SHPEJTESI BRENDA EUROPES,GJOJA U FUTEN NE LUFTE “KUNDER “GJERMANISE!!!
JA ,KJO ESHTE EUROPA KURVE,QE LEJON SALI BERISHEN ,NJE HITLER I ZI,QE PO E SHKATERRON SHQIPERINE!!!