Nga 7 presidentë, 5 i ka (vetë)emëruar Berisha

13 Qershor 2012, 21:09Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Historia presidenciale e Shqipërisë e pas vitit 1990, ka në “skedë” 7 presidentë. Nga të 7 presidentët, vetëm presidenti i vitit 1991 është zgjedhur me kandidaturë tjetër garuese përballë, ndërsa 6 të tjerët janë vetëemëruar dhe emëruar nga krerët e dy partive PD e PS.

– Presidenti i parë dhe i vetëm që ka garuar, pra që është zgjedhur me konkurrim të hapur, paçka se formal, ka qenë Ramiz Alia, i cili nga Sekretar i Parë i KQ të PPSH, konkurroi dhe fitoi si President i Republikës në 30 prill 1991, duke pasur përballë kandidatin Namik Dokle.

– Presidenti i dytë ka qenë Sali Berisha, i cili në rrugën e tij presidenciale, vinte nga e njëjta parti (PPSH) dhe ka ndjekur të njëjtin model si Ramiz Alia, por me një ndryshim nga ai. Sali Berisha, ashtu si Ramiz Alia, në 9 prill 1992, kaloi nga Sekretar i Parë i KQ të PDSH, në postin e presidentit të Republikës. Por ndryshe nga komunisti Ramiz Alia, komunisti Sali Berisha nuk garoi me askënd për President Republike, por u vetëshpall e u vetëemërua si i tillë, pa asnjë kandidaturë tjetër përballë.

– Presidenti i tretë i Shqipërisë ka qenë po Sali Berisha, i vetëemëruar në 3 mars 1997. Edhe në presidencën e tij të dytë, Sali Berisha nuk u zgjodh me garë, por u vetëemërua pa pasur asnjë kandidaturë tjetër përballë, madje me të veçantën, se këtë vetëemërim presidencial e bëri kur vendi ishte zhytur në luftë civile dhe ishte futur në gjendje të jashtëzakonshme.

– Presidenti i katërt ka qenë Rexhep Mejdani, i emëruar si president Republike nga kryetari i PSSH Fatos Nano, në 24 korrik 1997. Edhe Rexhep Mejdani nuk kishte përballë asnjë kandidaturë garuese, por u bë president me vendim të Fatos Nanos.

– Presidenti i pestë është Alfred Moisiu, i emëruar si President Republike në 24 Korrik 2002, nga kryetari i PDSH Sali Berisha, pa asnjë kandidaturë tjetër përballë, i njoftuar në mesnatën e datës 23 korrik 2007 nga Sali Berisha se do bëhej president.

– Presidenti i gjashtë është Bamir Topi, i caktuar për President Republike nga kryetari i PDSH Sali Berisha, me synim largimin nga PD, për shkak të panikut të Berishës prej reputacionit të tij brneda demokratëve, duke u votuar si i tillë në datën 20 korrik 2007, pas një serie pazaresh e lojërash prej kllouni të treshes Berisha-Nano-Ceka.

– Presidenti i shtatë është Bujar Nishani, i njoftuar që do bëhej president në orën 12.30 të datës 11 qershor 2012 nga kryetari i PDSH Sali Berisha dhe i emëruar “President” në orën 18.00 të datës 11 qershor 2012, vetëm prej grup-votave të Sali Berishës.

Sipas kronologjisë presidenciale shqiptare, konstatohet se 5 prej presidentëve janë vetëemëruar dhe emëruar nga kryetari i PDSH. Një nga presidentët, konkretisht Ramiz Alia është “zgjedhur” nga PPSH, me porosi dhe vendim të Ramiz Alisë Presidenti Sali Berisha është emëruar 2 herë president me urdhër të Sali Berisha. Tre të tjerët e PD, si Alfred Mosiu, Bamir Topi e Bujar Nishani janë produkt presidencial i Sali Berishës. Ndërsa Rexhep Mejdani është emëruar nga Fatos Nano.

 

Vlerësimet e Sali Berishës për 7 presidentët:

– Sali Berisha për Ramiz Alinë: Në mitingun e qytetit “Studenti”, ka thënë: I dërgoj një përshëndetje të ngrohtë e mirënjohje të thellë, presidentit të Republikës, shokut Ramiz Alia, si themelues i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

– Sali Berisha për Sali Berishën e I-rë: Mua më thonë Sali bollëku!

– Sali Berisha për Sali Berishën e II-të: Shqiptarët janë mirënjohës për dorëheqjen time si president në emër të shmangies së luftës civile.

– Sali Berisha për Rexhep Mejdanin: Presidenti i komiteteve të rebelimit, një kukull në duart e padrinos Fatos Nano.

– Sali Berisha për Alfred Mosiun: Një figurë e shkëlqyer si ushtarak e qytetar, një demokrat në gen, një intelektual me kontribute të çmuara për integrimin e vendit në strukturat Euro-atlantike. Një shërbëtor i klanit të mafies së padrinos Fatos Nano. E mora nga rruga e bëra president.

– Sali Berisha për Bamir Topin: Një demokrat qëndrestar, një intelektual modern e potencial shkencor, një qytetar e familjar model. Një horr bulevardi dhe shërbëtor i bindur i klaneve të mafies.

– Sali Berisha për Bujar Nishanin: Një intelektual e demokrat i shquar. Një potencial i standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, me formim dhe dije të shkëlqyera. drejtues e bashkëpunues, figurë me integritet të plotë moral e institucional.

(Të presim se çfarë do të thotë më vonë Sali Berisha edhe për Bujar Nishanin).

4 komente në “Nga 7 presidentë, 5 i ka (vetë)emëruar Berisha”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Sali Berisha eshte myslimon i nershem. A
    i ka te drejte me zgjedh deri ne shtate gra :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

    1. kasapi says:

      E KE MIR O TIRONSI LALES,BERISHA DO I KALOJ SHTAT GRA DO I BEJ KATERMEGHJETE SE SHTAT SKAN PER TI DAL DERI KUR TE TE ARRIJ NE FUND PASTAJ DO I LER NJE E NGA NJE!

  2. faktet says:

    Shqiperia eshte monarki e pa shpallur ne krye monarku sali.

  3. katarakti says:

    Shume shkrim i bukur. Te vjen per te qeshur dhe per te qare kur e lexon. Si nuk iu ndane Shqiperise keta sulltane salepe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje