Çfarë përfaqëson LNFS?!

16 Qershor 2012, 17:03Blog TEMA
Çfarë përfaqëson LNFS?!

Nga Altin Ketro

 

Dikur, kur u krijua Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), social-demokrati Skënder Gjinushi e pati ironizuar si “(L)oja e (S)aliut dhe (I)lirit”. Në fakt, nuk pati qenë përcaktim i keq. Biles duhet thënë mëse i goditur. Kjo parti e krijuar nga Ilir Meta pati si qëllim kryesor përçarjen e votës së elektoratit të majtë, përçarje e cila në vitin 2005 solli në pushtet Partinë Demokratike të Sali Berishës. Por ajo që i vuri vulën etiketimit të Gjinushit ishte aleanca e LSI-së me PD-në pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës e cila u kurorëzua me një bashkëqeverisje e cila vijon edhe sot e kësaj dite në formën e saj më të keqe.

LSI-ja u themelua rreth një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve të atëhershme parlamentare, kohë e mjaftueshme për të bërë njëfarë organizimi dhe thithje të një elektorati (kryesisht ish-zyrtarësh) i cili, nga qeverisja e Nanos, nuk kishte marrë ato të mira që i “takonin” për kontributin që secili mendonte se kishte dhënë.

Fiks një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, në skenën e politikës shqiptare po ngre krye me kryeneçësi një parti a lëvizje e cila për momentin vetëquhet si “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve, shkurt LNFS. Po të bëjmë një analogji me atë të Gjinushit na rezulton se kjo lëvizje s’është gjë tjetër veçse “(L)oja e (N)dërsjelltë e (F)atosit dhe (S)aliut”. Kjo lëvizje ka shumë të përbashkëta me lëvizjen e Metës, me të vetmin ndryshim; kësaj here jo për ta rrëzuar Partinë Socialiste nga pushteti, por për të mos i dhënë mundësinë asaj të rivijë në pushtet.

Argumenti që LNFS sjell për publikun është se Rama është i paaftë për ta sjellë PS-në në pushtet, se ai ka korrur humbje të njëpasnjëshme etj., etj. Nuk e di se çfarë kuptojnë ata me humbje?! Në vendoret e 2007-s, PS-ja korri një fitore në shumicën e qendrave urbane dhe qyteteve qendër qarku. Humbi në zonat rurale ku votimet ende kryhen në mënyrë tribale dhe ku historikisht dihet që ai që ka pushtetin është shumë më i favorizuar në këto zona për shkak të vetë natyrës që këto lloj votimesh mbartin. Në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, PS arriti të marrë 64 deputetë ose 45.7% të numrit të përgjithshëm të deputetëve, si rrallëkush opozitë tjetër, me një diferencë prej vetëm tri deputetësh me Partinë Demokratike. Dihet nga gjithëkush tashmë se çfarë metodash përdori qeveria për të mbajtur pushtetin dhe që të mos e zgjas me shembuj të stërthënë, mjafton rasti i “Ruzhdies” për ta përmbledhur të gjithë maskaradën që shoqëroi ato zgjedhje. Në një proçes të ndershëm, sot PS do ishte në pushtet vetëm me votat e saj, por le të vijojmë më tej. Në vendoret e 2011, Partia Socialiste arriti të përmirësojë akoma më shumë rezultatin e 2007-ës, duke korrur fitore edhe atje ku kishte 20 vjet pa qeverisur. Sigurisht që të gjithëve u shkon mendja tek beteja për Tiranën, por edhe kjo është një çështje të cilën të gjithë e dimë se si u gatua për t’u rrëmbyer, ku padyshim që edhe kreu i LNFS-së ishte një nga bekuesit në distancë të këtij rrëmbimi.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Ramës iu dha edhe një herë besimi nga socialistët për të udhëhequr partinë për fitore në 2013-ën. Një person i vetëm e ka të pamundur që të realizojë një qëllim kaq të madh politik dhe i duhet doemos e gjithë mbështetja, që nga sekretariati, kryesia, asambleja, grupi parlamentar, kongresi, e deri nga strukturat partiake në bazë. Ka kohë që Rama e ka marrë shumë seriozisht këtë sfidë, e sidomos pasi e përzunë dhunshëm nga drejtimi i Kryeqytetit. Turet e tij kryq e tërthor nëpër Shqipëri si dhe ato përtej kufijve, në rajon e më gjerë, me programin bazë “Për një Rilindje Shqiptare”, janë në funksion të afirmimit të vlerave politike e programatike të kësaj partie me qëllim shpalosjen e një alternative që do ta bëjë këtë forcë politike fituese në zgjedhjet e ardhshme.

E kur dukej se anija socialiste po lundronte e qetë në ujërat që e çonin drejt pushtetit, si një stuhi në gotë uji del në skenë kjo lëvizje që as vetë s’e di se çfarë kërkon. Ose më saktë, kërkon të rrëzojë Ramën … për të mundur Saliun!!! I gjithë ky trill u stis nga një dëshirë e kthyer në fiksim e Nanon për t’u bërë President. Kur dihej që PS s’i kishte mundësitë dhe kandidimi i tij ishte thjesht një lojë e dyshes Berisha- Meta për ta futur në kurth opozitën, Nano ndërmorri një sërë akuzash ndaj lidershipit socialist të ndërthurura me kërcënime që i paraprinin jetësimit të kësaj lëvizjeje. Ato kërcënime në fakt ishin thjesht preteksti për të justifikuar atë që do ndodhte më pas. Dhe për çudinë e të gjithëve kjo lëvizje ka marrë shumë mbështetje nga eksponentë të qeverisë nëpërmjet propagandës që e sponsorizojnë në mediat pro tyre.

Të ndalesh e të mendosh për një moment se për 24 orë Nano të jetë në krye të PS-së. E tërë ajo media që sot po e bekon do t’i kthehet me po atë gjuhë të shtatë e kusur viteve më parë: “rikthehet Padrino në krye të PS-së”, “rikthehet mafiozi”, “rikthehet ai që e ngriti korrupsionin në sistem” etj., etj., epitete pa fund që në fund të fundit janë mëse normale në këtë anormalitetin tonë. Normale për shkak se çdokush që është në politikë, aq më tepër në krye të njërës prej forcave kryesore në vend, ose do tentojë të marrë pushtetin ose do tentojë të rrijë në pushtet. E që të arrihet kjo, kushdoqoftë kundërshtari, more po edhe qenia më e urtë, e qetë, e më e pastër qoftë, do i gjejë patjetër një dobësi për ta anatemuar sepse e tillë është natyra e politikës, përndryshe s’ke asnjë shans të mbijetosh. Në këtë kuptim, kushdo që t’i drejtojë partitë kryesore do përballet me sulme verbale e kësaj s’ka për t’i shpëtuar askush, qoftë pasardhës i Berishës a i Ramës. Politika është si në tregti, ku dy tregtarë (kryetarët e partive) i kanë dyqanet përballë njëri- tjetrit dhe shesin të njëjtin mall (program). Kur klienti (elektorati) shkon tek njëri, ai kërkon t’i bëjë sa më shumë reklamë mallit të vet duke anatemuar atë të tjetrit. Vështirë të besohet se ka tregtarë që t’i thonë klientit: mos ble (voto) tek unë, por shko bëji pak xhiro edhe atij tjetrit se po falimenton. Pra, ashtu si në tregti ku lufta është e ashpër për mbijetesë, edhe në politikë zhvillohet po një luftë e tillë, sepse po e humbe klientin (votuesin), ke falimentuar gjithë biznesin (familjen politike).

Lëvizja e Nanos pretendon se ka mbështetje në grup parlamentar si dhe në shumë të zgjedhur vendorë. Nëse vërtet ekzistojnë, nuk e di se çfarë kërkojnë më shumë këta të zgjedhur se sa pushteti që u ka dhënë Rama me votën e socialistëve. Druaj se mund të kenë gjetur disa kokrra që shumë shpejt kanë për t’u rizhgënjyer me hapat e nxituar që po hedhin. Nano, siç është theksuar shumë herë, nuk e ka vullnetin për t’i çuar gjërat deri në fund. Dhe kur këto gjëra nuk janë veçse në dëm të kauzës së opozitës, ata që i mbështesin nuk bëjnë gjë tjetër veçse bëhen lodra në duart e të tjerëve të cilët në kurriz të besimit të tyre korrin përfitime që Berisha s’ia kursen sa herë bëhet fjalë për të gjetur të çara tek kundërshtari; të tërheqë vëmendjen nga skandalet e saj dhe populli të mos e këtë mendjen se ç’bën qeveria, po se si klanet e opozitës luftojë për pushtet. Sigurisht që kjo lëvizje e Nanos do dështojë. Ajo s’ka asnjë shans të sjellë pështjellim tek opozita apo të rrëzojë një kryetar të mandatuar që lufton për t’u bërë kryeministër pas një viti. Në rast se ata kanë ndërmend të krijojnë një parti të re politike, askush s’i ndalon, por të jenë të ndërgjegjshëm se në fund s’do kenë as fatin e PSV-91 që mezi kapi as 0.5%. Kurse këta lëvizëtar të dëshpëruar, përpos të njëjtit dështim s’do bëjnë gjë tjetër veçse do e jetësojnë edhe më shumë emërtesën si të përdorurit e radhës të “Lojës së Ndërsjellë të Fatosit dhe Saliut”.

11 komente në “Çfarë përfaqëson LNFS?!”

  1. Bonna says:

    Nano vetem vetes se tij po i ben keq me kte… cdo monelle ka dy ane Nano dhe Berisha jane nje monelle…

  2. Theodhori Culo says:

    Qe PS gjithmone ka fituar thelle kete e di dhe familja serbisha, por nuk ka takat ta ruaje rezultatin. Komisionere duhen vene njerez dallkauke e jo intelektuale. ESHTE KOHA E MASKARENJVE.
    Kryemaskarenjte dihen, por mos harroni qe i kemi dhe rektore Universiteti si Theodhori Kulo(UT), qe e ka bere kete ishinstitucion i dijes e shkences, ne hale te pazareve e nepotizmave. Ketu sterviten komisioneret e ardhshem te PeDe-se, duke zgjedhur rektoruc nje mut qe e njeh mire zona nga vjen se sa vlere ka.

  3. jurgeni says:

    nje analize e perkryer nga z.Altin Ketro. berisha nuk eshte se po i dhemb barku per te bere nanon kryetar te PS por ai ka hallin e vet qe po ashtu edhe iliri ka po te njejtin hall , dhe per te mbajtur gjalle shpresen e tyre per te qendruar ne pushtet kane filluar te perdorin zoterine qe deri para 1 jave mendohej te ishte mbi palet. ata e dine fare mire se cfare i pret pasi te ikin nga pushteti dhe po mundohen me te gjitha menyrat per ti futur shkopin nen rrota opozites dhe liderit te saj.me cte drejte ky ish palokryetar kerkon nga PS qe ta rrikthje ne krye te saj , ku ishte ky zoteri per 7 vjet rresht dhe ku i la ky socialistet ku me te drejte thote se jane perdhosur , denigruar nga PD dhe saliu , a u erdhi ne ndihme ky zoteri ketyre njerzve te thjeshte qe jane sot e 7 vjet te papune , te sfilitur dhe te perndjekur nga rregjimi i saliut , po perse gjithmone 1 vit para zgjedhjeve vjen ne tirane dhe sulmon pare e prape pasardhsin e tij. Kurre ky njeri nuk ka menduar per socialistet e thjeshte dhe te ndershem por ka menduar vetem per veten e tij , nqs do te kishte bere dicka te mire per keta njeres per te cilet thote se i dhemb zemra , ai duhet te ishte i pari qe duhet te mbeshteste pasardhsin e vet dhe atehere do te kishte edhe moralin edhe te drejten qe te kerkonte ate post per te cilin e enderron prej vitesh , une jam i sigurt se nqs do te kishte bere kete edhe edi rama do ta mbeshteste fuqimisht . pra zoti nano nje zgjedhje e gabuar te con ne rruge te gabuar dhe ne kete rast ti e bere vet zgjedhjen tende ne rrugen ku do te ecesh.

  4. Shtegtari says:

    Mos u merrni me me Nanon kete figure te djegur ne kuptimin e vertete te fjales, mos i rrisni me vlerat (qe nuk i ka). Te gjithe jemi te sigurte se ne rast se Nano dhe Rama do te garonin SOT per postin e kryetarit te PS me votim TE FSHEHTE te anetareve te PS (ne baze te parimit “1 antar 1 vote”) perqindja e atyre qe do te votonin Nanon ne krye te PS do te ishe me NJE SHIFER (dmth. 9% e poshte)
    Nga ana tjeter Rama duhet te beje shume me teper per te justifikuar autoritetin qe gezon; si psh. te mos beje me marrveshje me te pabese te tipit Berisha e te mos haje me ngjala e te shterngoje duart e qelbura e te ndyra me korrupsion te njerzve si Meta…
    Jo gjithmone qellimi duhet te justifikoje mjetin… se pastaj merr fund edhe ai pak moral qe mund ti kete ngelur politikes shqiptare (nese i ka ngelur, se edhe per kete nuk jam fare i sigurte…)

  5. vjosa says:

    Njeriu permendet:o per mir o per keq.Them qe Nano meriton HARRESEN,zereni se eshte Hije ,dhe mos beni shkrime per ate Palaco.

  6. tomori i beratit says:

    Pjelle e keqe e berishes plehra te tipit meta e nano do te jene PERGJITHMON LLUMI E TURPI YNE.

  7. Jul Cezari says:

    ka marre me shume deputete se cdo opozite tjeter,thote shkrimi. i mori,por me nje sistem tjeter elektoral,sistem ku opozita gjithnje do kete nje numer te larte deputetesh.

  8. Ivani i madh says:

    PS se ka mundur kure kundershtari po semundjet e brendshme e te pa sherueshme per pushtet qe cfaqen gjate stinve te zgjedhjeve nga disa te priviligjuar e lastuar te saj

  9. Shkodrani says:

    C’fare eshte kjo levizje,kushdo me mend e kupton.Para vjedhjes e pasunise,nuk ka ngjyra politike.Dihet se per 22 vjet,Berisha,Nano,Meta,kan vjedhun cdo gja te vlefshme ne kete vend.Pasunite ekonomike dhe morale te popullit.Kur druvari futet ne pylle,synon me pre drunin e drejte,sepse te shtrembetin e ka pre perendia,kur e ka ba te shtrembet.Tri hidrat e politikes tone 22 vjecare,sulmojne pikerisht Ramen.Perse??? Kuptohet,ai asht ma i rrezikshmi per pasunite e treshes,qe ja ka vjedh popullit.Por keto tri monstra,kujtojne se jena idiota.Edi Rama nuk ka vjedhe,ani se Saliu si gru e keqe,vazhdon me shpife me veglat e tije lehese.Ne nje interviste tek “Opinion” i Fevzlliut,Ina Rama,tha se prokuroria ka hetuar ceshtjet e 20% te Rames,lejet e ndertimit e akuzat e tjera,por na del se lejet i jep KKRRT ku PD ka shumicen.Per 20% e Lepurit,vete dashnori i Kurves Vokshi deponon te kunderten e qeverise.Pse mendoni se Sali kurva e Vicidolit,do falte Edi Ramen,po te ishte fajtor??? As mos e mendoni.Gabimi i Edi Rames sot asht fakti qe shpreson ne konsensusin per reformat.Kor qeveria fashiste nuk jep konsensus per zgjedhjen e presidentit,perse i duhet dhane konsensus per Reformat???A nuk i sherben popullit dhe kushtetutes nji president konsensual,qe mbron kushtetueshmerine???Ne kemi sot nji president sakat ne tru,matrioshke e kryemutnistrit,qe do e ndihmoje te fuse ne dore gjith shtetin.Per keshtu,kishim Enverin,qe nuk e shiti detin,nuk vrau kosovare me thyejen e Embargos,nuk ishte spiun i Serbise,por ishte diktator.Mos ardhte ma,por i shkofte shpejt edhe Sala ne mbledhjet e partise ne atbote.

  10. Din Kruja says:

    Nano ka vite qe eshte kthyer ne rekrut i sherbimit te detyrueshem ne perberje te ushtrise berishiane, duke i bere deme te konsiderueshme te majtes shqiptare. Por ky fakt nuk mund te shfrytezohet per ta nxjerre Edin “burre te mire”. Eshte e vertete qe Rama e mori PS ne 2005-sen ne nje gjendje te shkaterruar, por tani pas 7 vjetesh, situta ka precipituar ne nje gjendje ekstremisht tragjike. PS-ja sot eshte nje force politike ne grahmat e fundit. Asnje i majte, asnje shqiptar i ndershem dhe progresist te mos mbaje shprese te E.Rama dhe te klanet antikombetare ne krye te kesaj force politike.
    E.Rames i punon vetem goja, veshet ka kohe qe nuk i funksionojne.I vleresoj shkrimet e tua z. Ketro, por kesaj rradhe me shkon mendja se ja ke futur kot. Shko ne nje takim te Rames me popullin, dhe aty do te flase vetem Rama. Sipas tij populli duhet te kete vetem veshe, per gojen nuk ka nevoje. Kjo sjell ate qe Rama te jete gjithmone jashte realitetit, zgjidhjet e tij jane vetem deshtime. Ka kohe qe perserit te njejtet gjera, pasi i ka mbaruar te gjithe genjeshtrat. Shkurt Sala eshte shume i kenaqur me Ramen ne krye te PS-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje