Sulltan Sali

18 Qershor 2012, 11:02Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

 

Me zgjedhjen e Nishanit president Republike, që është njëri nga besnikët e urtë të Berishës, Berisha ka nevojë të mbushet thellë me frymë përpara se të kuptojë çpo i ndodh: Si një sulltan otoman, sapo ka zaptuar Presidencën, si kalanë e fundit të pushteteve. Tani, çdo shqiptar është në duart e tij, si delet në duart e Ciklopit. Edhe zogjtë do të fluturojnë vetëm me lejen e tij. Mes universit të një psikoze të re, që mund të quhet delir, ky zhvillim ka gjasa ta shtyjë atë në një perceptim të ri për lirinë e ndërgjegjes dhe për domosdoshmërinë. ( raporti mes tyre zakonisht përcakton përkufizimin e pushtetit)  Çperceptim? Tani që pushteti i këtij njeriu është thuajse i pakufizuar, ndërsa kontrollon shumicën e institucioneve dhe shumë shpejt do të kontrollojë gjithë të mbeturat, prokurorinë dhe shërbimin informativ, Berisha ka shumë arsye të ndihet si Sulltan Sulejmani i shekullit të 16-të.

Lavdi, pasuri, sundim, korrupsion dhe shumë hamendje, por edhe shumë habi se si ky njeri, që nuk është as hero, as i prejardhur, as derë e fisme, as mendje e shquar, ia ka dalë të dominojë shqiptarët në tranzicion deri në këtë pikë saqë qeverisja e tij të shndërrohet në një supersundim. Më potent se kurrë, sot, Berisha kontrollon të gjitha pushtetet, qeverinë, bashkinë, Presidencën, drejtësinë, shpresën, të ardhmen, pleqërinë, por edhe bizneset dhe pasuritë strategjike të vendit, ashtu si Sulltan Sulejmani kontrollonte dhe sundonte në kontinentet me radhë. Njëlloj si Sulltan Sulejmani, që kishte Harem me biondina lindore, edhe Sulltan Saliu ka Haremin e tij. Vetëm se Haremi i Saliut nuk është thjesht një shtëpi qejfi ku ndodhin orgjira. Haremi i tij është vetë Shqipëria. Shqipëria, që si një robinë e dobët, me feminitet të vrazhdë, duhet të kënaqë edhe të gjitha epshet dhe kënaqësitë e pushtetarëve rreth tij. Të përmbushë shkulmet e tyre, ato që burojnë nga etja e shfrenuar për pushtet dhe ato që burojnë nga instinkti i babëzisë.

Për të bërë një krahasim, le të shohim këta dy sulltanë në fronet e tyre. Sundimi dhe shkëlqimi i kaltër i Sulltan Sulejmanit kishte një shpjegim, çka lidhej atë kohë me besimin fetar të turmave se sulltani i tyre ishte njeriu i shenjtëruar dhe caktuar nga perëndia për të udhëhequr masat dhe prandaj vullneti i këtyre masave kalonte natyrshëm tek ky i zgjedhur, pa kushte, në formën e dëshirës për përfaqësim. Ky besim, që është edhe një justifikim, është arsyeja themelore e krijimit, zgjerimit dhe lulëzimit të perandorisë osmane shekuj me radhë. Por ndërkaq, për të vijuar me analogjinë, e kundërta ndodh me Sulltan Salinë. Sa më i qartë bëhet sundimi i Berishës në Shqipëri, aq më të paqarta bëhen arsyet se përse ky është njeriu të cilit njerëzit i kalojnë vullnetet e tyre, dhe vullnetshëm vazhdojnë të pranojnë të sundohen nga ai. Mos është bindja se Saliu është një shenjtor i zbritur nga qielli? Jo! Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar as në granishtat më të skajshme të veriut, që të besojë se Saliu, si një profet i shenjtë mes shqiptarëve, ka natyrë engjëllore. (Engjëll Saliu? Çfantazi e kobshme!).

Edhe pse nuk është profet apo shenjt, Sulltan Saliu është megjithatë një sundimtar. Atëherë, për çfarë arsye shqiptarët pranojnë të sundohen pa pushim nga ai? Ky pështjellim ka sjellë dyshime në perceptimin dhe përkufizimin e pushtetit. Çështë pushteti? Përse turma e ndjek Saliun, edhe pse ky njeri, siç e ka vërtetuar koha, nuk është i zgjedhuri i Zotit. As nuk është prijësi më i mirë. As udhëheqësi i moralshëm.  As politikani me integritet të spikatur. As personazhi seksi me sy të kulluar dhe mashkulli tërheqës. Si e përmend një analist, përkundrazi, ky është pushtetari që projektoi sistemin shkatërrues të krijimit të piramidave dhe monopoleve, ndërsa pushteti shkatërroi shtetin, instrumentin që logjikisht, duke deleguar vullnetin e tyre, njerëzit e krijojnë për të zbutur pra edhe duruar sundimin. Ky njeri prodhoi vitin 97! Gërdecin! 21 Janarin! Vjedhjet e zgjedhjeve me radhë! Më 28 qershor. Më 8 maj. Atëherë përse ky njeri votohet dhe i dhurohet akoma pushtet, një pushtet që njerëzve u kushton shumë shtrenjtë?. Aq shtrenjtë sa i shtrenjtë dhe pikëllues është edhe zhgënjimi i ardhshëm i fëmijëve të këtij vendi?

Megjithatë Saliu votohet në Shqipëri. Ky është një fenomen, që nuk mund të shpjegohet. Thjesht ndodh, siç ndodh zjarri. Është i pakuptimtë, si pafundësia. Për një hipotezë, shpjegimi i vetëm do të ishte një marrëzi. Mbase shqiptarët janë një specie unikale në planet, që ju pëlqen të sundohen. I josh robëria në atë shkallë sa të eksitohen prej saj. Mbase shqiptarët janë vetmitarët që më shumë se liria e ndërgjegjes së tyre, u pëlqen domosdoshmëria e pushtetit prej të cilit sundohen. Përjashtimet janë të natyrshme, ashtu si e panatyrshme është mosqenia e tyre. Ata janë një përjashtim, ashtu si Sulltani i tyre është një përjashtim.

Zoti Nishani, i qetë dhe mustaqelli, u zgjodh president me votat e mazhorancës që përfaqëson aurorën e sundimit. Deputetët demokratë bënë sikur u mallëngjyen për fitoren e panevojshme, siç është e panevojshme zakonisht një garë që nuk ka garë. Shumëkush mund ta quajë një kukull të tepërt në raft, ashtu si e tepërt është parmenda në bodrumin e fshatarit që ka blerë një traktor. Shqiptarët do të paguajnë me zinë e ekonomive të tyre një buxhet për një institucion të pavlefshëm. Për një qytetar të thjeshtë, është i qartë shkallëzimi i së ardhmes. E ardhmja do të copëtohet në përfytyrim. Ky njeri do të firmosë disa dekrete, që duhet ti firmosë doemos nëse këtë gjë ia kërkon sundimtari. Në të ardhmen e përfytyruar, kundërshtia nuk mund të përfytyrohet as si një shaka. Do të falë ata që sundimtari mendon se duhen falur. Do të emërojë ata që duhen emëruar, në mënyrë që punët të shkojnë vaj në haremin politik të pushtetit. Asnjë plesht a mushkonjë nuk duhet të pickojë të akuzuarit e aferave historike në vend, dhe asnjë barsoletë nuk duhet të prishë humorin e bashkësundimtarëve Basha dhe Meta. Drejtësia duhet të jetë aneks gardërobe për namzinjtë e sundimit. Nishani duhet të kujdeset më shumë për mustaqet se për dekretet. Kush do të jetë kryeprokurori? Kush do të jetë spiuni i ardhshëm i sulltanit shqiptar? Atë e di Sulltan Saliu, vetëm ai. Por edhe nëse Sulltani i shqiptarëve do të jetë i lodhur ndonjëherë nga beteja e pandalshme me Zotin, për ta sfiduar edhe atë, dhe eklipsi do ketë errësuar sakaq fytyrën e tij, vezirët e tij janë aty. Mazhoranca i ka sytë e hapur siç ka edhe llogaritë bankare, brenda dhe jashtë.  Vezirë, kujdes! Asnjë psherëtimë, asnjë shkallëzim vullneti, asnjë diskutim i ligjeve të sundimit, asnjë hapësirë lirie a triumfi për askënd! Sa më shumë që vezirët e dinë se sundimi nuk është çështje e përzotshme, aq më shumë besojnë që ky vend i takon tërësisht atyre, me mish, me gjak dhe me kocka. Prodhimi dhe investimi, nafta dhe energjia. Centralet dhe fabrikat e çimentos, ju takojnë edhe këto.. Tenderët dhe tenderimet. E drejta! Monopolet! Shkurt palca e ftohtë e këtij vendi. Të gjitha! Thithës të babëzitur dhe të talentuar, janë këta që nuk kanë lënë gjak edhe lëngje pa pirë nga trupi i sëmurë i Shqipërisë. Ata nuk ndalen. Duke u sunduar nga lideri i tyre, ata sundojnë dhe vjedhin njëlloj si ai Shqipërinë. Askush nuk i ndalon më vezirët e Sulltan Saliut. Janë edha ata pushtetarë, hipur në kuaj të bardhë. Janë kundërzotsa, njëlloj si ai. Janë djaj.

15 komente në “Sulltan Sali”

  1. Vlora says:

    jo, mo zoteri jo, saliu nuk votohet per te qeverisur,saliu vjedh per te sunduar.

    dhe shqiperia se ka per here te pare ,eshte mesuar tashme, qe shqiptaret vetem te sundohen.

    e ka nisur turku para 500 vjetesh,e vazhdoi enveri per 50 vjet, dhe po e vazhdon saliu prej 15 vjet.

    shqiptaret e duan sundimin,sjetojne dot te lire.

    1. fule.gov.al says:

      Artikulli eshte shume i sakte dhe e ka kapur tamam fenomenin. Per analogji, Robert Mugabe, diktatori injorant i Zimbaves me 2008 mori perseri te pakten 43 % te votave si President, kundret 48& te opozites ne raundin e pare (dhe fitoi te dytin me dhune). Si shpjegohet qe Mugabe ka akoma mbeshtetje te gjere ne nje vend ku vetem papunsia shkon mbi 80%?

      Ne, se bashku me vllezerit e Zimbabves jemi shume me keq se turqit e Sulejmanit, sepse ne ndryshim nga ai Mugabe me Saliun vetem madheshti nuk kane gjekundi.

  2. george says:

    as i prejardhut,,,as dere e fisme,,,,as mendje e ndritur,,,,bukur i ke radhitur.ke harruar kryesoren:DHENDERRI I SERBIT,,,e kjo i shpjegon te gjitha i dashur artikull shkrues.

  3. Lex Rex says:

    Edhe Ahmadinejad po e le politiken, ndersa Sulltan Saliu thote do rri edhe 20 vjet
    http://edition.cnn.com/2012/06/17/world/meast/iran-ahmadinejad/index.html

  4. mergimtari says:

    Sarkazma e artikullit qendron , krahasimi i Sali shpellarit me sulltan Sulejmanin e mahnitshem nuk eshte i gjetur sakte , sulltan Saliu ç gjeti e shkaterroi ndersa sulltani me i famshem i perandorise ndertoi dhe ka lene mbrekullira te njerzimit sepse zoteronte nje kulture dhe inteligjence te larte qe e vleresonin dhe kundershtaret e tij ne bote . Paris

    1. fule says:

      krahasimi eshte vetem per efektin se fale telenoveles, shqiptaret vetem ate njohin, jo per fushen e arritjve e kultures, kuptohet

  5. arkitekti apartijak says:

    DY FAKTE.
    1-Kjo race politikanesh ne Tirane eshte lindur dhe edukuar ne maternitetin e komunizmit jenverian,neser do degjoni cudira te reja prej saj.Kerto 20 vite jane dokumentari.

    2-Shqiperia po ndryshon,me pordhet qe prodhon,gjithandej ka ndertim,hyrjabyrja pa planifikim,pasneser i shkaterojme,keto qe sot ndertojme.

  6. Dike Mullai thote- says:

    Qeni i terbuar duhet lidhur, vrare e groposur thelle! Sa kohe mbetet i lire, ai leshon “Kulisha” terbimi dhe rreziku behet edhe me i madh. Ky VAMPIR ka 22 vjet i terbuar, por ka rreth vetes edhe mjafte “kulishe”, qe jane kthyer ne “Langoj”. Cuditerisht, ky popull nuk po bindet me Viktimat qe ka zhdukur “Majtas” e “Djathtas” ne keto vite! Titulli i shkrimit mund te ishte: VAMPIRI Sali, nuk ngopet me gjak e pasuri, por nje dite FUNDI do t’i VIJE!

  7. sotir says:

    hehe, bravo tema, bravo mero, publiko shkrime inteligjente si ky, mos lajthit. te lumte!

  8. Ben Chicago says:

    historikisht te pushtuar kemi qene
    nuk qendrojme ndryshe,por kete radhe pushtuesi flet afersisht
    te njejten gjuhe
    pushtimi i saliut eshte me i egri nga pushtuesit e huaj

  9. Nik Kodra says:

    Shkrimi Interesant! Vetem me nje gje nuk do te pajtohesha qe “populli voton” bajlozin! Jo or mik i dashur jo! Bajlozi voton vete, numeron vete!

    Sigurisht qe qytetaret kane faj derisa mbajne ne qafe bajlozin!

    Nik

  10. tomori i beratit says:

    Saliu nuk votohet me shume se 20-22% e shqipetareve.AI vetem VJEDH dukepasur krah gjith makinerin vrasese te shtetit.Po ti shikosh edhe neper komisione zgjedhore pd zgjedh njerez te HURIT DHE LITARIT.njerez te perlyer neper krime e vjedhje,vrases,xhepist,gjith llumin e kombit ai i ka vene neper kqz duke e nisur nga krye banditi njaz kosovrasesi,vellai ni tij fred ponja qe po fryhet si ato balonat,arben rufjaniristani e deri tek bujar gjysmegjeli.Ky eshte nje fat i keq per kete popull qe po sundohet si ne ohen e sulltan bajazitit.

  11. vullkani says:

    E po spaskante sosur kusuret e ketij populli!!! as par, as degjur .VET VALI,E VET KADI……

  12. test says:

    Saliu do qeverisi deri sa te kete vasil Ramen…
    argumentim i gabuar i autorit…
    te gjithe beni te njejtin gabim..merreni me fenomenin Ezel me fak Sali…
    populli e ka treguar per ke voton ..per opoziten normal por kur kryetari i opozites ndryshon Kushtetuten dhe nuk mbron votat nuk e ka fajin Saliu…
    perderisa autori se ka kuptuar kete gje ku supozohet qe ka pak intelekt..mendo per shumicen…mjere ne ca analisteh kemi…
    vazhdo lexo akoma libra komunist me legjenda urbane…

  13. Artan pulaj says:

    Kushtetuta e votuar nga populli, me ane te deputeteve,ja lejon ta zgjedh presidentin Saliut!! Tani me qe ra fjala ky Artani ja fut kot. Sulltan ne shqiperi ???Mir pra, per ata qe Jane qerruar nga syte me lejoni ta pershkruaj “eshte 1.50cm i gjate, pa floke, I shemtuar sa te ndot kur e shikon,i shartuar me 4 rraca te ndryshme Shekulli e quan ESKIMES,i pari per te drejtat LGBTve,jeton te ambasada Americane”. E pra…Saliu nuk mund te jete me teper se nje Vezir qe i bindet Sulltanit te ambasada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje