Duke klikuar like tek Programi i PS për Çështjet Sociale

17 Qershor 2012, 10:59Blog TEMA
Duke klikuar like tek Programi i PS për Çështjet Sociale

Nga Kristaq Jani, sipërmarrës në Tiranë.

E reja më e rëndësishme në Programin e PS është përpjekja serioze për të ndërtuar një dialog me qytetarët. Ajo që më bëri përshtypje gjatë takimit në Kukës ishte hapësira që iu krijua pjesëmarrësve, sidomos përfaqesuesve të shoqërisë civile dhe rretheve universitare e intelektuale, për tëshprehur opinionet e tyre për programin socialist. Është një shans i madh që i jepet PS që me programin e saj dhe mundësinë që ka për të fituar zgjedhjet të përmbys situateën statike në vend dhe të krijojë hapësira të reja zhvillimi të ekonomisë. E nesërmja e vendit shtron shumeë pyetje për përgjigje dhe shumë probleme për tu zgjidhur. Tryeza e socialistëve në Kukes ishte një pergjigje jo vetëm se cfarë synojnë socialistët, por edhe si do ta bëjnë këtë dhe ku do t’i gjejnë burimet. 
Ndaj pyetjeve dhe problemeve duhet reaguar dhe përgjigjur nga pozita të një demokracie të ripërtërirë sociale, duke marrë parasysh krizën e rëndë te kapitalizmit global dhe zhvendosjen e pllakave tektonike të ekonomisë botërore. Kjo mund të realizohet me një takim të ri me forcat e majta europiane, socialiste dhe ekologjike per te shmangur defektet gjenetike te zonës së euros për të siguruar një zhvillim ekonomik me synim rritjen e punësimit dhe të nivelit ekonomik të shoqërisë. Këtë gjeta të shprehur qartësisht në Programin Socialist dhe në takimin e zhvilluar për Programin për Politikat Sociale në Kukës. 
Politikat sociale duhet të menaxhohen si cështje njerëzore dhe me ndjeshmëri shoqërore për të kaluar në një stad të ri, ku në themel të tij të ketë progresin dhe zhvillimin ekonomik. Mu duk se në Kukës mora një përgjigje që më bëri optimist. Dhe më lindi dëshira për ti ndjekur në menyrë të programuar takimet programore të socialistëve sepse në to diskutohet realisht dhe pa dorashka sesi do te zgjidhen nevojat e qytetareve. 
Vendi jeton një krizë sociale dhe përmbysja e saj duhet bërë me një aleancë me botën e punës, shkencës, ekologjinë, me forcat e reja prodhuese dhe biznesin novator. Hartimi i një kontrate të re sociale duhet të ketë prioritet sigurimin dhe mbrojtjen e të dobëtit, por nuk duhet të dekurajoj shtresat aktive dhe prodhuese. Kjo realizohet duke hartuar një legjislacion të ri tatimor që të favorizoj punën dhe investimet produktive. Mu duk shumë interesante ideja për lidhjen midis politikave fiskale, politikave doganore dhe politikave sociale, për te cilën u fol gjerësisht në Kukes. 
 
 

2 komente në “Duke klikuar like tek Programi i PS për Çështjet Sociale”

  1. homeri says:

    ‘—–Me vjen mire qe ps. ka filluar te diskutoi programin e saj ekonomik me rrethe te gjera intelektualesh dhe popullin . E mira do ishte qe kete program ps. ta diskutontet dhe me sindikatat ne se ato egsistojne . —
    —Shikoni cndodh ,regjimi i BERISHES terheq vemendjen e popullit nepermjet mediave te tije ne debate pa vlere sic eshte zgjedhja e presidentit kur dihej se ai do ishte nje avukat i tij bile me mustaqe qe te jep nje garanci kur flet, dhe, ne debatin tjeter te rikthimit te NANOS nga turizmi i zgjatur, kur problemi me i rendsishem i popullit eshte progresi ekonomik qe do te realizohej nepermjet nje sistemi te ri fiskal , per nje punesim me te mire te shoqeruar me politika sociale ne interes te popullit.

    —-Do te deshiroja nga gazeta TEMA qe te orientonte artikujt e saj ne analizat ekonomik , si eshte gjendja konkrete e financave dhe si do te jete parashikimi deri ne zgjedhjet e reja dhe pse jo te hedhe mundesisht drite se ne rast rotacioni te pushtetit si do te jete kjo politik ekonomik dhe tu thuhet qarte shqiptareve sa do e shtrengojne rrypin per te dale nga gjendja ku jemi e do te vemi

  2. albania says:

    Te gjitha keto nuk kane asnje velere, perderisa vota e shqiptarit nuk shkon aty ku votohet dhe perderisa e numron Sali Berisha me Ristanin.

    Ajo qe nuk ka kuptuar ende Z. Rama, eshte se edhe ne vitin 2013 do te fitoje perseri Sali Berisha, jo se shiptaret nuk do te votojne per PS, porse votat do te numrohen perseri nga Sali Berisha dhe nderkombetaret me te shpejt do ta urojne per fitoren e “merituar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje