Majat e Alpeve që rrethojnë luginën e Valbonës ndriçojnë nga reflektimi i diellit në dëborën që i mbulon edhe në fundin e Qershorit të nxehtë. Poshtë tyre shtrihet një det ngjyrash: e gjelbëra e pyjeve, përzihet me të gjitha ngjyrat e luleve të malit, me të kuqen e luleshtrydheve të egra, në fusha dhe pllaja që shfaqen të pafundme.
Edhe fshati, edhe lugina e kanë emrin Valbonë nga lumi, më i madhi në Alpet e Shqipërisë dhe i vetmi me ujë të kulluar, blu në të gjelbër dhe me gurë si bora e bardhë. Në peisazhin tradicional dhe primitiv me kulla të gurta qindravjeçare kanë zënë vend bujtina të reja, dy dhe trekatëshe prej druri, me çati alpine. Një mrekulli natyrore, autentike, e egër, plot mister dhe rreziqe në dimrat e gjatë, që ta bënte për vete një udhëtare dhe biologe, amerikanen Catherinë Bohne.
Vendimi i jetës për amerikanen
Që nga viti 2009 ajo jeton në Valbonë, në familjen Selimaj. Erdhi 3 vjet më parë si turiste për një javë në Luginën e Valbonës… gjithë sa pa dhe jetoi i mjaftuan për të marrë vendimin e jetës: të këmbente Nju Jorkun me Valbonën, apartamentin komod me bujtinën epike të Selimajve.
“Kultura, mënyra e të jetuarit që janë krejt ndryshe nga vendi prej të cilit vij. Gjëja më e rëndësishme këtu mendoj se është dashuria për tokën, familjen, respekti për njerëzit. Gjallesat, flora dhe fauna si biologe.. më bëri shumë përshtypje lidhja që kanë këtu njerëzit me njëri tjetrin. Më pëlqeu mënyra autentike e të jetuarit. Kjo është një zonë e thellë malore, shumë e prapambetur.. por ka kaq shumë gjëra që mund të bësh për ta zhvilluar, turizmin, për t% shtuar të ardhurat e banorëve, dhe prosperitetin e zonës” rrëfen Catherinë Bohne.
Valbona- një joshje gjithmonë e më e madhe për turistët
Catharine Bohne erdhi me këmbë të mbarë në Valbonë. Në të njëjtin vit që ajo mbërriti filloi funksionimi i autostradës Durrës- Kukës, që solli turistë të shumtë në zonën e mbetur mister të Alpeve. Natyra e virgjër, mungesa totale e ndërtimeve prej betoni, pasuritë etno- kulturore dhe mikpritja proverbiale iu kthyen në faktorë turizmi. Për të përballuar fluksin e turistëve brenda tre viteve të fundit u ndërtuan 7 bujtina me nga 10 shtretër secila.
Një projekt pilot i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim, UNDP, ka treinuar pronarët e bujtinave për pritjen e turistëve të huaj, ka vendosur 8 mijë tregues të sinjalistikës rrugore dhe hapur 150 km shtigje malore. Stina turistike e kësaj vere e gjen luginën e Valbonës me Qendrën Informative- Kulturore, ku ka një teatër, bibliotekë, muze të zonës me eksponate të pasurive etno- kulturore, sallë shfaqjesh. Të gjitha falë projektit të BE. Ergys Mahmutaj sekretar i Komunes se Margegajt, ku bën pjesë edhe Valbona, thotë se numri i turistëve ka arritur verën e kaluar 35 mijë, kur para tre vitesh ata numëroheshin me gishtat e dorës. “Pjesa me e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania por ka edhe nga Çekia, Polonia, Italia dhe Franca” thotë ai.
Në Valbonë ka tani edhe një shoqatë që kujdeset për akomodimin e turistëve dhe hartimin e programeve ditore për ata. Kryetari i saj është Alfred Selimaj, i lindur në Valbonë, një ish-emigrant, tani edhe pronar i një restoranti dykatësh prej druri. “Kam jetuar 4 vjet në Angli, në Londër. Kur u ktheva një herë për pushime vendosa të mos largohem më. Ta ndërtoj këtë restorant dhe ta quaj “Rilindja”. Mundësitë financiare ishin të vogla, iniciativa e madhe. Familja ishte kundër, kishin frikë mos humbisja paratë e emigracionit .. por doli ndryshe, restoranti ecën shumë mirë” thotë Alfred Selimaj.
Të jesh turist në Valbonë…
Doli ndryshe sepse të jesh një ditë turist në Valbonë është të jetosh një jetë krejt ndryshe nga e përditshmja. Do të thotë të ngrihesh në mëngjes në ajrin e kulluar, po të kesh dëshirë të mjelësh dhitë dhe të gatuash vetë, të ndihmosh të zotin e bujtinës në punët e stinës, të shkosh të gjuash trofta të egra pikaloshe në liqen, të marrësh një kalë me qira, të bësh shëtitje në mal dhe të ngjitësh maja malesh, të vizitosh ujëvarën e Valbonës.
Shumë turistë bëhen aktivë, duke ndihmuar në ngritjen e mullarëve me bar. Disa ndjekin prodhimin artizanal të shajakut dhe në mbrëmje mësojnë t’ i bien çiftelisë. Një mënyrë origjinale ndër më të lashtat të të jetuarit që ende ekziston në fshatrat rrëzë Alpeve të Shqipërisë. Por në këtë mënyrë të lashtë të të jetuari kanë hyrë teknologjia moderne e ITC: telefonat celularë dhe interneti, në majën e malit lartohen antenat e kompanisë AMC pjesë e Deutsche Telekom
Specie të rralla ne florën dhe faunën kontinentale
Por për Catherine Bohne, lugina e Valbonës është shumë më tepër se kaq. Flora dhe fauna e saj u japin argumenta të reja studimeve të saj për bimë dhe kafshë të rralla në Europë apo më tej, që për fat i kanë mbijetuar kohës, pikërisht në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, në Valbonë. Duke perifrazuar shkrimtarin e njohur amerikan të shekullit të kaluar, Thomas Wolfe ajo thotë “ Të njohësh Valbonën të duhet një jetë e tërë. Dhe prapë nuk e ke njohur”.
Deri tani interesin e saj e ka tërhequr gjeli, macja dhe dhia e egër, fajkoi, dreri i malit, arinjtë e murrmë, por edhe qukapiku dhe salamandra. Zambakun e maleve , ne ngjyre lejla, Catherina e quan një ”lule super shqiptare”.
“Në zonën e Valbonës ka specie endemike dhe subendemike shumë të rralla të florës dhe faunës kontinentale” thotë Catherinë Bohne. Nga Nju Yorku në Valbonë. Catherinë Bohne ka ende shumë për të zbuluar./DW
Mir kjo qe u ngjit e shkoi ne Valbon se edhe te kish ardh ne Tiran nuk na bote dom.Po si tja bojm me e ngjit ene i her ket karaduzin anej nga ka ardh si i bohet halli? Mir qe na shpetoj e u ul,po si i bohet me e kthy prap? Nuk dum kusur.
Bravo i qofte! na ben krenare, poooooor ….
(nuk them te dhjere) … por a kane drita ne Valbone se ne ketu ne Tirane me copa copa!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-2012-small-electrical.html
Po ti a e kuptove thelbin e shkrimit,,,,ajo amerikania pelqen kete vend pikerisht se mungojne gjeret me ordinere,psh diten ka drita naten jo,njerzit komunikojne me vale zanore nga nje bjeshk ne tjetren,nuk ka shkolla dhe nuk ka qendra shendetsore dhe eshte nje qetesi absolute natyrore,,nejse edhe une po ja fuse kote se nuk e kam iden se ku bie ky vend.
O tirons ZZ ne e dime qe po te jesh tirons i vjeter duhet patjeter te kesh nje budalla ne shtepi dhe me duket qe ne fisin tend kryegomari qenke ti. Te thuash qe ne tirane ska drita me fal por fjala kryegomar si epitet te qendron fiks fare dhe eshte shume pak.
Kështu është kur del mendsh!
R E S P E K T E!
Ti ke bere zgjedhjen e duhur po une pse spo e le dot kete mut New York?
hihi kjo lokja ka qene e droguar kur u ngjit atje lart sepse po te ishte esull nuk do ngjitej.
E cfare ka ketu pwe tu cuditur. Pse ajo vjen nga New Yorku sdo te thote qe mund te kete qene ndonje endacake nga ato qe flejne jashte apo kendojne neper stacione treni per leke.Ka ardhur koha te clirohemi nga keto komplekse. Sdo te thote gje se nga vjen me, keto gjere benin pershtypje gjate kohes se Enverit apo fill mbas 1990, kur vendi u hap e lloj lloj plehrash hyne dhe perfituan nga padituria dhe izolimi qe kishim.Kohet kane ndryshuar dhe ne sduhet te ndihemi ingeriore ndaj askujt, qofte ky dhe nga New Yroku
karaduzi i duhet nexhmijes qe ti rrije mire mutit siper dhe mos t’i nxjere lakrat e pronave dhe florinjeve qe i la ai karaduzi tjeter.
Me pelqeu komenti i Kulmit(Kulmi i budallekut)
ne e dime qe nuk ka hashash vetem ne lazarat, zonja e dashka dore te pare edhe me te lire barin si biolloge qe eshte.
Qe kjo njujorkezja eshte shperngulur ne Valbone nuk eshte cudi! Ka plot te huaj qe jane ngopur nga te mirat materiale, dhe i kthehen natyres (ne shqiptaret jemi keq per buke akoma). Ju sugjeroj te kerkoni ne Google per Christopher McCandle! Kam qene ne Valbone atehere kur nuk e njihte njeri, skishte rruge e vizitore, kam kaluar per ne Theth, si me thene nga Tropoja ne Shkoder, 9ore ngjitje malit ne kembe ne shtigje dhish! NUK ka gje me te BUKUR ne bote!!!!!! Alpinistet e vjete ne fakt u merziten qe u be rruga e re….sepse tani kane filluar te mbijne plot bare e restorante te SHEMTUARA pa lidhje me traditen e kullave malesore….. Dhe po filluan te vijne nga 50.000vizitore eshte e sigurte qe nuk do jete me si me pare ?
Pse ne amerike nuk ka budallenj?
Qe ne Amerike ka budallenj kjo dihet ,por ketu ne shqiperi me budallai me duket se qenke ti.