Saint Tropez! Eh sa e bukur mund të jetë humbja ndonjëherë.
Sylvie van der Vaart, 34 vjeç, shkëlqen dhe shijon këto ditë të bukura me të shoqin, Rafaelin, i cili tani ka kohë të lirë mjaftueshëm pasi ekipi i tij, Hollanda, u eliminua turpshëm në Europian.
Dhe ta mendosh se gjatë ndeshjeve në grup gratë e futbollistëve nuk mund të vizitonin burrat e tyre në hotel. “Është për të ardhur keq që nuk i shohim dot burrat. Por për titullin e kampionit të Europës ia vlen të bëhesh viktimë,” tha ajo para pak ditësh. Tani nuk ka nevojë të ankohet.