Pyetëm zotin Fatos Klosi, ish kreun e SHISH, në lidhje me krijimin e strukturave të tjera qeveritare që kryejnë funksione të shërbimeve inteligjente. Ja sesi e komenton ai gjendjen e krijuar nga ky vakum ligjor, brenda të cilit këto struktura po marrin funksione që normalisht i takojnë SHISH.
Revista JAVA
Prej kohësh është krijuar një situatë e pazakontë, ku Shërbimi Informativ Shtetëror dublohet në funksionet e tij bazë nga një numër organizmash të tjerë, të cilët nuk janë të aprovuar dhe miratuar me vendim parlamenti, por mbi bazën e vendimmarrjeve të shkallëve më të ulëta?
Në fillim dua të të korrigjoj pak. SHISH nuk po dublohet, se po të ishte dublim, do punonin të dy apo të gjitha këto institucione për të njëjtin objekt. Jam i sigurt që ato s’punojnë për të njëjtin problem. Fakti që sajohen shërbime të tjera, që në shumicën e rasteve nuk realizohen me ligj, nuk rregullohen me ligj veprimtaritë e tyre, por me vendime të Këshillit të Ministrave, apo mbase edhe me vendime të Kolegjiumit të ministrive përkatëse, tregon që këto janë bërë enkas që t’i shpëtojnë vëmendjes së opinionit publik, mediave, ose dhe institucioneve paralele. Është shumë e qartë që sot, në këtë kuadër, kur për shembull ushtria jonë ka përfunduar në 8 mijë efektivë, të ngrihet një shërbim ushtarak, i cili është pjesë e NATO-s dhe gjoja po përpiqet që të marrë vesh se kush na kërcënon e nga kush rrezikohemi, në një kohë që këtë e kanë parasysh struktura të tjera. Kjo vërtet të fut frikën. Nuk është kjo natyra e shërbimit që përputhet me kompetencat dhe detyrat që ka ushtria. Ai shërbim merret me probleme që janë jashtë ushtrisë. Sepse shumica e rreziqeve nuk vijnë nga brenda ushtrisë.
Dikur situata ka qenë ndryshe. Kishte departamente, siç ishin SHKB-të (shërbimi i kontrollit të brendshëm), pra shërbime të institucioneve të veçanta, që ishin për të ndjekur probleme të sigurisë që lidheshin me vetë institucionet, pa dalë jashtë tyre. Prandaj është Shërbimi Informativ Kombëtar. Kujtoj se është kërkuar që në kohën kur kryesoja SHISH, që të kishte një zyrë, pranë kryeministrisë apo edhe e pavarur nga kryeministri, me një status disi të veçantë, që të organizonte, dhe të kontrollonte sidomos këto shërbime të krijuara. Nuk u bë asgjë. As atëherë s’e kishin qejf mesa duket.
Ju kujtoj se kjo natyrë shërbimi, ose shërbimesh, është shtrirë edhe në sferat e organeve tatimore, financiare, etj., etj. Pra, i janë marrë atribute Shërbimit Sekret, edhe nga organizma, të cilët nuk e kanë për definicion dhe nuk e kanë në “ADN”-në e tyre, këtë lloj aktiviteti. Si e shihni ju këtë përhapje kaq të madhe të ushtrimit të këtyre funksioneve? Për çfarë i duhet shtetit gjithë ky shërbim i shtrirë inteligjence, kaq i përhapur dhe kaq i copëzuar nëpër strukturën shtetërore?
Që shteti të ketë Shërbime Inteligjence, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Në qoftë se ato punojnë vërtet për shtetin, në qoftë se janë aty për ta mbrojtur shtetin, nga të gjitha anët. Sulmet ekonomike, të evazionit fiskal, të gjitha janë aspekte që e dëmtojnë shtetin. Atëherë detyra e tyre është që ta mbrojnë shtetin. Problemi është që këto organizma janë rritur “pak si shumë” në kompetencat dhe punën e tyre. Secili shërbim funksionon më vete. Ai i doganave më vete, ai i tatimeve më vete. Po ta shikojmë, zona e tyre duhet të jetë shumë e kufizuar. Vetëm në aktivitetet e importit-eksportit përdoren doganat, pra vetëm për mallrat që hyjnë dhe dalin. Çfarë investigon tjetër ky shërbim? Ato firma që importojnë ose eksportojnë. Punonjësit e doganave që kanë punë me to. Kurse shtrirja, pastaj, edhe në terrorizëm, apo aktivitete të ndryshme të paligjshme, kjo është diçka tjetër dhe mund të justifikohet me idenë që ka një lidhje, sepse terrorizmi përdor forma të ndryshme, përdor edhe tregtinë… Të gjitha këto justifikime mund t’i përdorësh. Problemi është që e gjitha kjo nuk është serioze. Prandaj them që ky rrjet organizmash është bërë i frikshëm.
…dhe e gjitha kjo jo me vendim Parlamenti…
Padyshim. Ky është problemi. Unë parlamentin e konsideroj institucionin, apo organin më pluralist si të themi, që ka brenda të gjitha forcat politike dhe që mbart vullnetin e popullit. Se në të gjitha institucionet e tjera është pozita, që komandon, që drejton etj., etj. Atëherë dihet, kjo fushë, jo vetëm tek ne por në të gjithë botën, gjithmonë ka pasur probleme, gjithmonë ka ndodhur që shërbimit i kanë kaluar ca kompetenca, duke punuar në favor të atij ose këtij. Prandaj duhet Parlamenti, që duke qenë pluralist të mund të kontrollojë. Ai sot s’i kontrollon dot këto shërbime të përhapura nëpër gjithë strukturën e shtetit.
A është e saktë të thuhet që jemi të gjithë të përgjuar tashmë?
Unë them po, është e saktë. Është e saktë sepse, edhe nëse s’jam përgjuar unë direkt, mua më përgjohet telefoni sepse i përgjohet një mikut tim, i cili për ta është i rëndësishëm. Për shembull, unë s’kam ndonjë frikë për veten time. E them shumë seriozisht këtë, po marr vërtet rastin tim. Unë kam dhjetë vjet që jam larguar nga institucionet shtetërore, por unë kam sigurisht plot miq që janë deputetë, apo të tjerë që janë akoma nëpër institucione të ndryshme. Kur përgjohen ata, nëpërmjet tyre përgjohet edhe telefoni im…
Në kohën kur ju drejtonit shërbimin nuk ishte kjo politikë e delegimit, nëse mund ta quajmë kështu, të këtyre funksioneve nëpër institucione të treta. A e quani këtë një përsosje të shtetit, – dhe nuk dua të jem aspak ironik, – apo është thjesht një shkatërrim i standardit të privatësisë dhe të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë?
Shiko, nuk është vetëm problemi i privatësisë. Ai është i rëndësishëm, sigurisht, dhe ai i të drejtave të njeriut gjithashtu ka shumë rëndësi. Problemi është që këtu ka diçka më të ngatërruar. Nuk e marr thjesht që po ngushtohet privatësia, apo të drejtat e njeriut. Këtu po luftohet. Dhe kjo bëhet, për mendimin tim, me një qëllim shumë të lartë. Qoftë për të trembur, qoftë për të kapur dikë, çfarëdo që të munden. Dikë të opozitës, dikë që s’iu pëlqen, njerëzit e medias, për t’i frikësuar, për t’i trembur…
Pra, është më e rëndë sesa e thënë ashtu, parimisht, që po dëmton privatësinë apo të drejtat e njeriut. Dhe në të shkuarën, vite më parë e kam fjalën, nuk ka qenë kështu. Absolutisht nuk ka qenë kështu. Ne, kur caktuam prioritetet e Shërbimit Informativ, – kur them ne, qeveria, se s’i caktoja unë, i caktonin të tjerë, – patëm parasysh që ne e kishim kaluar atë fazë kur SHIK-u ishte bërë një organ i frikshëm, kur SHIK-u merrej me politikë, dhe thamë që ka ardhur koha që ky shërbim të kalojë në një fazë tjetër. Tani, thamë, do merremi me ato probleme me të cilat merret gjithë bota. Prandaj dhe e bëmë Shërbimin Informativ. Ne e bëmë vetë. Dhe unë isha nga ata që e mbështetën këtë drejtim atëherë, sepse më pëlqente. Dhe pse të merresha unë me të tjera gjëra që të hyja në probleme, të kisha të drejtën të arrestoja e më the e të thashë?! Jo. Ata që kanë të drejtën për të marrë vendime janë të tjerë, ne vetëm ju çonim informacione. Kurse tani ata kanë dhe të drejtë të arrestojnë. Ne po kthehemi mbrapsht! Dhe si? Jo me shërbimin e madh informativ. Por po kthehemi mbrapsht me këto shërbimet e vogla paralele. Në fillim arrestohesh. Para një gjykatësi apo prokurori mund të merret dhe vendimi që ti të mos e kalosh fazën e hetimit jashtë, por ta kalosh në burg. E çfarë ndodh në fund? Mbas një muaji pastaj mund të thonë “na fal!” e të lirojnë. Dhe atëhere dëmi është bërë…
Sa e saktë është të thuhet që kjo situatë e krijuar, me këtë listë të gjatë shërbimesh paralele, është produkt i një konflikti të fshehur dhe jo të fshehur, që kryeministri ka pasur me disa institucione të pavarura, ku futeshin në radhë të parë Shërbimet Sekrete dhe Prokuroria e Përgjithshme?
Është edhe rrjedhim i asaj situate, mendoj. Unë jam i sigurt që kryeministri, mbasi nuk ia doli dot ta eliminonte Shërbimin Informativ nëpërmjet futjes brenda Ministrisë së Brendshme dhe nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, sepse mesa duket partnerët ndërkombëtarë kontribuan në këtë drejtim, ka gjetur këtë rrugën tjetër, ta anashkalojë SHISH, duke organizuar shërbime të tjera. I pari është ai i ushtrisë, që po bëhet vërtetë i fuqishm. Por edhe këta të tjerët. Për mendimin tim, unë them që kryeministri ka edhe një merak, do të kontrollojë jo vetëm opozitën, mediat etj, por edhe të vetët. Kryeministri e ka këtë stil. Ai të tërë ata që i quan të rëndësishëm, do t’i ketë nën kontroll. I kontrollon nëpërmjet të shkuarës së tyre, të tashmes së tyre…, nëpërmjet shërbimeve të tij… Pra, e ka dhe këtë qëllim. Sepse po ta mendojmë me qetësi, ai nuk ka ç’ti bëjë opozitës, se opozita është vërtet larg pushteteve. Unë kam bindjen që Berisha e ka merak që t’i ketë të vetët nën kontroll. Dhe këto gjëra bëhen pothuaj hapur. Këto që thuhen në këtë artikull (shkrimi i Ilir Gjonit, shën. ynë), pak a shumë i dimë të tërë, po s’u kemi vënë veshin, s’jemi treguar seriozë. Sepse duhet të ishim treguar seriozë, ky është një problem shumë i madh. Të ndodhte në ndonjë vend tjetër evropian kjo, me siguri do bëhej problem shumë i madh i opinionit publik.
Një qeveri që përgjon dhe arreston
Një muaj më parë revista “Java” botonte një shkrim të deputetit socialist Ilir Gjoni, nënkryetar i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili prekte një temë të ndjeshme: atë të funksionimit të shërbimeve inteligjente në Shqipëri. Zoti Gjoni lëshonte një alarm që pakkush ka pasur vullnetin ta dëgjojë deri tani. Ai e vinte theksin tek krijimi gradual i një situate të rrezikshme institucionale në Shqipëri, pas vendimit të qeverive të djathta, pas vitit 2005, për zgjerimin e kompetencave të një numri organizmash, në drejtim të kryerjes së shërbimeve inteligjente, të cilat kryhen normalisht nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Shqetësues është fakti se një pjesë e veprimtarisë së këtyre shërbimeve nuk është e rregulluar me ligj. Shfrytëzohet pra, një vaakum ligjor në sferën e veprimtarisë së tyre, i cili krijon hapësira për përgjime, mbledhje informacionesh e të dhënash specifike për shtetas të ndryshëm. Të paktën kjo është akuza që ngre opozita, e cila ka kërkuar që projektligji i hartuar në bashkëpunim me OSBE rreth një vit e gjysëm më parë, e që rregullon shërbimet inteligjente në vendin tonë, mbahet në sirtaret e parlamentit. “Jozefina Topalli bëhet pengesë për miratimin e Ligjit pèr Mbikqyrjen Parlamentare të Shërbimeve Inteligjente. Aktualisht vendi ynë gjendet në një situatë absurde sa i përket rregullimit të veprimtarisë së shërbimeve që kryejnë funksione inteligjence. Në perceptimin e opinionit publik, por jo vetëm të atij, por dhe atë mediatik e madje dhe politik, ekziston idea se shërbim inteligjent kryen vetëm SHISH. Në të njëjtën kohë, opinioni publik dhe të gjithë aktorët e interesuar për transparencën e funskionimit të institucioneve të ekzekutivit, nuk janë të vetëdijshëm për veprimtarinë e të gjitha shërbimeve inteligjente që operojnë në vendin tonë, si dhe për faktin se si rezultat i nevojave të caktuara, janë krijuar mjaft agjenci të cilat kryejnë funksione inteligjence”, shkruan nënkryetari i komisionit të sigurisë Ilir Gjoni.
Më poshtë po japim një listë të organizmave që kryejnë veprimtari inteligjente dhe që ndodhen jashtë SHISH, të shpërndara në kryesisht në ministri dhe institucionet e varësisë së Këshillit të Ministrave.
Institucionet që kryejnë funksione të shërbimeve inteligjente dhe mandati i tyre
-Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU) – Grumbullim informacionesh brenda dhe jashtë vendit për veprimtari që kërcënojnë integritetin e vendit, terrorizmin, spiunazhin, sabotazhin.
-Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF) – Mbledhje informacioni për pastrimin e parave. Veprimtaria e këtij Shërbimi nuk është e rregulluar me ligj.
-Shërbimi i Kontrollit të Ministrisë së Brendshme (SHKB) – Parandalimi, hetimi dhe informacioni për veprat penale
-Shërbimi i kontrollit të brendshëm të sistemit të burgjeve (SHKBB) – Parandalimi i veprimeve të paligjshme nga punonjësit e sistemit të burgjeve. Përveç kompetencave për grumbullimin e informacionit, të cilat sipas ligjit janë ‘të njëjta me ato të SHISH’, kompetencat e SHKBB përfshijnë të drejtën për të grumbulluar prova dhe iniciuar një proces penal si dhe kompetenca për të arrestuar.
-Departamenti Operativ Hetimor (DOH) – Ndodhet pranë drejtorisë së doganave, varet nga Ministria e Financave dhe mbron interesat fiskale të Shqipërisë.
-Drejtoria e Hetimit Tatimor (DHT) – Ndodhet pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, varet nga Ministria e Financave dhe fokusohet tek “parandalimi, hetimi dhe ndërprerja e veprimtarive kriminale në fushën e tatimeve dhe taksave”. Kompetencat DHT përfshijnë grumbullimin, analizën dhe shpërndarjen e informacionit, por edhe të drejtën e nisjes së një hetimi penal. Edhe veprimtaria e këtij shërbimi nuk është e rregulluar me ligj.
Leonard Demi: Gjithçka është e rregulluar me ligj
I pyetur nga Java, kreu i komisionit të sigurisë në Kuvend Leonard Demi kundërshton shqetësimet e opozitës për rolin e këtyre institucioneve që kryejnë shërbime inteligjente. “E them me bindje. Nuk është e vërtetë që ka parregullsi. Të gjitha veprimtaritë e shërbimeve inteligjente në vend janë të rregulluara me ligj dhe konform ligjit. Ato operojnë brenda kornizave të duhura ligjore””, shprehet Leonard Demi.
Intervistoi Skender Minxhozi
A ka harruar Leonardi pseudonimin e vet? Ja kujtoj une: Bibliotekari.
PO aRTAN hOXHA QE DESH U BE PRESIDENT, SI E KA PSEUDONIMIN?
Osht merit e Doktorit me perfshie tan spinuat ne pune spiunimi pasiqi ka ne eksperience personale
O kloso ! Po flet gjera qe nuk duhet ti dish Kloso . Nejse mire kur te shkosh per gjah mos e merr makinen me vete , sepse ka ndothur qe ato fillojne the rrokullisen, keshtu kot duke ecur. Megjithate cdo gje shpeton madje edhe qeni por Jo I zoti. Happ syte ore ” shpella larte ka uqer. Oooooouuuuuuu
Ju lutemi na thoni emrat e kryebanditeve qe ka ligjeruar SALIU ne keto organizma malokesh per te perndjekur opozitaret.
Sa me shume emra banditesh legal te dij populli aq me mire eshte..
si duket paska lexuar shume ne rini ky Leonardi dhe ka qendruar gjate neper biblioteka.
KUSH KONTROLLON PUSHTETIN MAFIOZ NGA SHPERDORIMI I BESIMIT?
Shumkush me dy pare tru do te thonte: Komisioni i Larte i Shtetit. Qe duhet te verifikoje si harxhohen LEKAT e grumbulluara nga taksat dhe tatimet e shqiptareve. Qe duhet te kontrolloje si jane harxhuar fondet publike ne buxhet dhe si menaxhohet borxhet e jashteme dhe te brendeshme nga qeveria. Qe duhet te kontrolloje llogarine rrjedhese te TVSH-se se grumbulluar dhe te raportoje nje here ne tre muaj ne Parlament. Qe duhet te kontrolloje per tendera publike dhe koncesione. Qe duhet te kontrolloje Institucione e tjera te shtetit si i harxhojne LEKAT qe buxheti u ka dhene ne dispozicion.Qe duhet te kontrollojne nga i kane pasurite e tipit Rokfeler familjet pushtetare shqiptare? Me cfare pune apo e cfare veprimtarie i kane vene keto LEKA? Para se te kontrollojne te tjeret SPIUNET e Shtetit duhet te kontrollojne abuzimin e pushtetit. Terrorizmi Boteror dhe Myslimanizmi Antiamerikan nuk jane shenje dalluese per shqiptaret. Ajo qe dallon shqiptaret ne Bote eshte Lazarati, trafiku i qenieve njerezore dhe mafia ne pushtet. Atehere nastradini pyet:
KUSH KONTROLLON PUSHTETIN MAFIOZ NGA SHPERDORIMI I BESIMIT?
Nje xhandar ne kohe te Zogut mbante nen hyqem gjithe Shkodren. Me katolike dhe myslimane bashke. Ky xhandar ishte edhe POLICIA, edhe USHTRIA edhe SIGURIA edhe QETESIA edhe SHIK-MAVRIA e shkodraneve qeflinj, por sherrxhinj. Sepse ky xhandar i dinte te gjitha qe beheshin ne qytetin e tij dhe e kshte “PSHURRUR” mire teritorin para se te merte kete post prestigjoz. Po c’i duhen Shqypnise se vogel hajna dhe spiune kot se koti? Ne nje shtet kur te gjithe spiunojne njeri-tjetrin? Po kujt i duhet SHIK-u more zoti Klosi, kur te fshehtat e tij me pare dilnin ne gazetat e nates dhe thashethemet e sokakeve dhe mejhaneve i kishin bere publike para se te thahej boja e dokumentave te tua famoze SEKRETE me poste speciale albaneze? Mbajme mend, qe kur u zgjodh Moisiu si President ne mes te territ te nates nga Berisha dhe Nano ne te gjitha kafenete e Kryeqytetit flitej: “Kaq e pati edhe Fatos Klosi!” Me kujtohet kur Mero Baze dha kushtrimin e pergjimit te Kryeministrit Nano nga ana e SHIK-ut me nje furgon special alla Xhejms Bond, ose agjenti 007, te gjithe thane: “Po ky Fato Klosi more pse nuk shkon ne kazino ROYAL dhe te pyese se c’ka folur Toz Nano po ka nxjerre furgona te sofistikuar ne bulevard?” Atehere kujt i duhen keto Institucione te Spiunimit apo me falni ne gjuhe te kulturuar te Inteligjences? Prandaj edhe nastradini ben nje pyetje parimore ne TEMA:
KUSH KONTROLLON PUSHTETIN MAFIOZ NGA SHPERDORIMI I BESIMIT?
O z Klosi
Emri juaj ka dale ne hetimet dhe deklarimet e shume njerezve te Shikut kosovar per vrasjet e A.Krasniqit e te tjere politikanve te LDK biles edhe per vrasjen e Legjendarit Adem Jasharit per luften e uzurpimit te drejtimit te uck bashke me Fatos Nanon per tregtine e armeve ne Kosove e me tej.Lexo shtypin Kosovar e mos prralis kot.
Rikthimi i F.Nanos per president kishte qellimin e fitimet te tije te imunitetit se e ndjen se po i vjen rrotull jo historija por fundi bashke me ty e shoke te tjere.
Shto ketu edhe vrasjen ne pusi te kapobandes Azem Hajdari alla CAMORRA te Remzi Hoxhes apo Kosta Trebickes, sepse Azemi donte te kontrollonte edhe ai si cub qe ishte, trafikun dhe kontrabanden e Armatimit te Ushtrise shqiptare drejt vendeve terroriste te Botes se Trete me seksere profesionste serbe te Titos. E gjithe kjo kontrabande e lyer dhe perlyer me shume ngjyra PATRIOTIKE. Prandaj nastradini te thote: “Mos e kerko FAJIN vetem ne Shqypnine tone o kelemendas prej Kosove, por hidh syte edhe ne shtepine tende.”
Nuk me pelqen fare kur lexoj ne gazeten Tema per sigurimin e shtetit Klosi… ku i jepet nje rendesi e madhe.. ketije. Kush eshte Klosi? A e keni ndjekur neper intervistat se çfare horizonti ka ky guak i partise shtet qe iku bashke me ate grup injorantesh qe moren me qafe shqipetaret. Ai shtet qe edhe ushtaret kufitare i zgjidhte ne maksimumin e mundshem sa me injorante qe ti besonin partise dhe te mos i shkonte mendja per tu arratisur. Iku koha Thomait, Miskos etj… qe ishin xha Braho te vertete… se Q. Stafa e deri tek M Shehu u vrane per lufte e per ekzistence… nga qeni Hoxha me macen e zeze qe ja hodhi dhe Hoxhes… Kjo gazete humb itegritetin e saje kur fut keta Klosa qe eshte si vellai i Ilir Metes.
Historian i madh paske qene o gazetar ,ti ben per SHISH e Berishes per keto histori te zbuluara i di apo i ke me te degjuar se dhe legjendat e prallat ju sherbetoret e qeverise i beni fakte reale .Te pelqen qe te na mbash e pseudonimin gazetari po ti do jesh nje rote fshatari.Dru me pre.
Mirë e ka ky Demi, çdo gjë është bërë me ligj; ligj është vetë Saliu.
Shiku,shajku.shiu leshi e preshi jane thjeshte institucione ky glojne injorantet me I te madhe.Ti vleresosh sherbimet tona sekrete si”inteligjente” do te thote ta percudnosh kete fjale.Ata qurrashe qe mbledhin thashetheme kafeneve edhe rolin e nje informatori nuk e bejne dot.Mos trajtoni keto tema se na ze diareja.Per ta ,debilitetin e lindur te tyre vlen vetem Marshi i Barabajt i Nolit.