Presidenti Topi ka firmosur sot ndryshimet e propozuara dy ditë më parë nga kryeministri Berisha në kabinetin qeveritar. Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Flamur Nokës, si ministër të ri të Brendshëm si dhe 3 ministrat e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, raporton Ora News.
Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Edmond Haxhinastos nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e tij në krye të ministrisë së Ekonomisë. Në vend të Haxhinastos, Presidenti Topi ka dekretuar emërimin e Edmond Panariti si ministër të Punëve të Jashtme.
Gjithashtu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Nasip Naços si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe shkarkimin e Petrit Vasilit nga posti i ministrit të Shëndetësisë duke dekretuar Vangjel Tavon në këtë post.
Flamur Noka është emëruar në postin e ministrit të Brendshëm pasi Bujar Nishani më 11 qershor u zgjodh president i vendit me 73 vota të mazhorancës.
Bravo Topi!
Z. Topi e ka luajtur rolin e tij ne emancipimin e shoqerise shqiptare. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/ne-jemi-te-pergatitur-ta-ndalojme.html
aha mor top se tap-topi mbete gjithmon..
ke qene gjithmone president qe flet me heshtje,hahahahahah
por kur shifje milanin ulerisje,hahahah
ANALIZE : Ka nje ndryshim te mall mes nje sherbetori me pagese dhe te nje sherbetori pa pagese ” vullnetare “.
I pari i ben sherbimet pasi paguhet per ate pune, pamvarsisht se i pelqen apo mund te mendoje edhe mdryshe.
I dyti i ben pasi i pelqen te beje keto sherbime si dhe mendon se eshte nje gje e drejte per ta bere nje gje te tille.
Z.Bamir Topi ka firmosur qindra dokumenta siq i ka interesuar Sali Berishes deri ne ate pike qe ne Shqiperi eshte Shtet vetem nje parti PD. Megjithate z. Topi ka patur nje alibi te forte pasi nuk mund te bente ndryeshe.
Po tani qe kane zgjedhur nje president tjeter, tani qe ky Topja ka kriju nje parti tjeter nuk i kishte guxim ti thoshte Berishes miratoji ndryshimet ne muajin Korrik me presidentin e ri ?
Gjana te turpshme !!!
Nje keshille gazetarve i ruani keto artikuj e kur Bamiri te kerkoje te beje opozite eshte e mira me ja kujtu keto sherbtolleqe qe i ka bere e do i beje per gjithe jeten e tij Sali Berishes.
Topi dekreton agronomin per minister te jashtem,infermierin si minister te brendshem,perkthyesin si minister te ekonomise,dhe ate te shiturin e PS si tregtar te ilaçeve{minister i shendetesise}.Dhe ne ditet e fundit te qendrimit te tij i sherben Berishes me devotshmeri.Dhe prit pastaj nga fryma demokratike e Topit.
Jo cdo kujt i vjen shansi te behet president e leje nje emer ne historine e kombit te tij dhe te kontribouje per perparimin e popullit.
Ky do mbahet mend per presidentin qe flet me heshtjen e tij duke ngrene fara dhe duke u mburur qe e kish ne dore te rezonte kuçedren por nuk e rezoi se nuk eshte nga ata ai….!?
Hajde rruge te mbare!
…po najjjj medalje mo, z’do na japesh,apo…….. te kan sosur…
Fryma e Re Demokratike vjen ere te keqe qe tani…