Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker thotë se një nga përgjegjësitë e rëndësishme të presidentit të ri në Shqipëri, është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të tjera të vendit, siç janë shërbimet e zbulimit apo prokuroria e përgjithshme. Pas zgjedhjes së presidentit të ri, politikanët shqiptarë duhet t’i rikthehen plotësimit të rekomandimeve të Bashkimit Evropian për të marrë statusin e kandidatit. Zgjedhja e presidentit, thotë zyrtari i lartë amerikan, ishte një rast i humbur që palët të tregonin aftësinë për konsensus.
Bisedoi: Arben Xhixho
Zëri i Amerikës
Zoti Reeker, në Shqipëri gjatë zgjedhjes së presidentit të ri pati shumë manovra politike. Pritshmëria ishte që presidenti të siguronte me shumë se sa votat e koalicionit qeverisës. Kjo nuk ndodhi. Cili është mendimi juaj për mënyrën se si u zgjodh presidenti i ri?
Së pari më lejoni të uroj presidentin e ardhshëm Bujar Nishani për zgjedhjen në këtë post. Ai është një mik i Shteteve të Bashkuara. Ne, përmes ambasadës sonë, kemi punuar nga afër me të, kemi pasur marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi kur ishte ministër i Drejtësisë dhe më parë i Brendshëm. Ky bashkëpunim shpresojmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në postin e tij të ri, të rëndësishëm. Presidenca ka përgjegjësi të rëndësishme, siç është mbrojtja e pavarësisë së institucioneve në demokracinë e Shqipërisë, si shërbimi i zbulimit, apo prokuroria e përgjithshme, institucione që bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kryerja e kësaj detyre është e rëndësishme për presidentin dhe ne mendojmë se është e rëndësishme që ai të punojë nga afër me komunitetin ndërkombëtar, në një kohë që ne mbështesim Shqipërinë për të ardhmen e saj Euro-Atlantike dhe synimet e saj të integrimit të plotë në familjen Euro-atlantike.
Po e riformuloj pyetjen. Pati shumë përpjekje para zgjedhjes zë zotit Nishani që presidenti të merrte më shumë se 71 vota. Kjo nuk ndodhi. Çfarë nënkupton kjo për Shqipërinë dhe për Shtetet e Bashkuara?
Siç e thatë ju, zgjedhja u krye me vota partiake në raundin e katërt. Në këtë kuptim ishte një rast i humbur për të treguar një konsensus kombëtar dhe aftësinë për të bërë kompromis. Thelbi i demokracisë qëndron tek aftësia për të bërë kompromis. Kjo, mendoj, është ajo që pret Bashkimi Evropian, që pret populli në Shqipëri. Ne mendojmë se është e rëndësishme që udhëheqësit politikë, nga i gjithë spektri i politikës në Shqipëri, të ri-fokusohen në punën e tyre. Tani duhet të punojnë për 12 rekomandimet e rëndësishme, që Bashkimi Evropian ka bërë para më shumë se një viti.
Dritarja e mundësisë po mbyllet me shpejtësi. Komisioni Evropian së shpejti do të punojë për raportin vjetor, për çështjen e statusit dhe tani është mundësia për të bërë përparim të vërtetë, për tre sektorët jetikë: reformën parlamentare, reformën zgjedhore dhe heqjen e imuniteteve, që të plotësohen kriteret e Bashkimit Evropian. Tani që zgjedhja e presidentit përfundoi, këto çështje duhen mbyllur, idealja do të ishte para pushimeve të gushtit.
Komenti juaj për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, “…një mundësi e humbur…” është thënë edhe nga zyrtarë evropianë. Para katër vjetësh, dy politikanët që po përballen tani, zoti Berisha dhe zoti Rama, i ndryshuan së bashku ligjet. Sot, pas katër vjetësh, zoti Berisha është në pushtet dhe i ka votat. Këtu në Amerikë, presidenti bën përpjekje maksimale për t’i fituar të dyja dhomat e Kongresit. Përse i kërkohet Shqipërisë të bëjë kompromis?
Shqipëria ka disa çështje kyçe që duhet të realizojë, në se dëshiron të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësisë në BE. Duhet të bëhen kompromise të rëndësishme, që përfshijnë dialogun politik, që përfshijnë një nivel të caktuar debati të qytetëruar, që përfshijnë rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile. Në një farë mënyrë, Shqipëria është me fat, që Bashkimi Evropian i ka caktuar 12 rekomandime jetike, mbi të cilat duhet të përqendrohen politikanët dhe institucionet qeverisëse. Bashkimi Evropian pret të shikojë aftësinë e demokracisë së Shqipërisë për të ecur përpara. Jo të shikojë pas, por të shikojë drejt së ardhmes që institucionet dhe forca e demokracisë të përdoren për të plotësuar kriteret e nevojshme drejt rrugës evropiane. Kjo është ajo që duan Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë. Ambasadori Arvizu ia ka bërë këtë më se të qartë, si publikisht edhe privatisht, udhëheqjes shqiptare.
Le të përqendrohemi për pak çaste tek roli dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Ambasadori Arvizu është shumë i përfshirë në zhvillimet politike në Shqipëri. A mendoni se një përfshirje e tillë është “e shëndetshme” për Shqipërinë? A është ajo e nevojshme, dhe çfarë do të thotë kjo për stadin në të cilin ndodhen zhvillimet demokratike në Shqipëri?
Ambasadori Arvizu, ashtu si ambasadorët para tij dhe ne këtu në Uashington, jemi përpjekur të jemi miq të mirë të Shqipërisë. Ne kemi marrëdhënie të forta, i vlerësojmë këto marrëdhënie dhe shpresojmë t’i vazhdojmë marrëdhëniet e forta në të ardhmen. Përparësia jonë politike, që është në përputhje me synimet e deklaruara të Shqipërisë, është të ndihmojmë Shqipërinë të arrijë anëtarësinë në Bashkimin Evropian. Për ta arritur këtë, së bashku me partnerët tanë evropianë, ne japim këshilla bazuar në përvojën tonë, se si t’i arrijnë dhe plotësojnë kriteret për anëtarësi. Ambasada jonë është shumë e angazhuar përmes programeve të ndihmave, apo nismës së fundit të ambasadorit Arvizu “Vepro Tani”, që përqendrohet në rëndësinë e shoqërisë civile në demokraci dhe që është pritur mjaft mirë. Shqipëria është një demokraci e re. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe ne ende mësojmë, ne kemi përvoja që mund t’i ndajmë dhe mund t’i ofrojmë dhe kjo është ajo që bëjmë përmes ambasadës, përmes programeve të ndihmave, në partneritet me institucionet shqiptare dhe partnerët tanë evropianë.
Dua t’i rikthehem edhe një herë asaj që përmendët ju në fillim lidhur me rolin e presidentit, për të siguruar pavarësinë e institucioneve të tjera në Shqipëri. Sa të shqetësuar jeni ju për pavarësinë e institucioneve në Shqipëri? Kjo është përsëritur më se një herë nga zyrtarët amerikanë.
Është diçka që duhet ndjekur. Shqipëria është demokraci, ka Kushtetutën dhe institucione, që në disa raste, janë nën mbikëqyrjen e presidentit. Këto janë institucione të rëndësishme, si shërbimet e zbulimit, prokuroria e përgjithshme, apo roli i rëndësishëm për vendosjen e shtetit ligjor. Kjo është jetike, jo vetëm për afrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por edhe për statusin e saj në komunitetin ndërkombëtar, kjo është ajo që shpresojnë investitorët e huaj dhe të tjerët nga Shqipëria. Dhe në këta sektorë ne kemi ofruar ndihmën tonë, kemi ofruar mendimin tonë të sinqertë. Kjo është ajo që kërkon shpesh populli shqiptar, që të ketë përmirësim, që të ketë mbrojtje sipas kushtetutës, për të realizuar perspektivën demokratike të Shqipërisë.
Shpresojme qe me ne fund shqiptaret t`a kuptojne se Sali Berisha eshte e shkuara e Shqiperise. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/wolfgang-grossruck-njeriu-qe-mbron.html
Po cfare presidenti?!!
Ne te vertete eshte Sala president!!!!!
Talluni me ne zoti Amerikan keni që në vitin 1943 që beni eksperimente me shqipërin. http://bit.ly/jAL5ep
Te gjithe keta na ekaneme te futur.Shohin vetem interesin e tyre dhe si plas fare prapanica per popullin,Shikoni sot si u pergjigj ai mullari i OSBE-s Eugeni.Ne fund te fundit bota nuk e drejton shqiperine e keni vete ne dore,ne japin sugjerime.Pra po doli cun te na rroje po doli goce mbajeni ne dere.
kur ishte puna me vu salen ne pushtet ne 91-92 ,rajersoni qe nga masakra e 2 prillit 1991 qe u orkestrua nga beogradi dhe disa miq te tij shqipfoles prishi brutalisht votimet e 31 marsit 1991 dhe rrezoi tre qeveri njera pas tjeres deri dhe ate te stabilitetit me berishen dhe junten e tij serbo-tropojane.
Ky eshte nje borxh qe amerika i ka shqiperise ne kete nderhyrje ne punet e brendeshma te popullit shqiptar.Keto prapesira i pranoi dhe vete ambasadori jo i nderuar i amerikes rajerson kur u shpreh NE NJE INTERVITE PARA CA MUAJSH:
KUSH “LUFTON” PER DEMOKRACINE I LEJOHET TE NDERHYJE NE PUNET E BRENDESHME????
PO TANI QE KEMI NJE SHTET MAFIOZ PSE NUK NDERHYN AMERIKA POR PRET ME LULE NJE VRASES NE WASHINGTON ???
Kjo ceshtje eshte:”Shtjer dhe nje here pa do shikosh”O popull nuk e shikoni qe te huajt tallen me ne dhe ne prap syte e veshet i kemi tekata hileqar.Po nuk i dolem vete zot vendit ja lini ne dore shpellarit se ai e rregullon.Sot vrasesi i Avni Rustemit,Luigj Gurakuqit,Bajram Curit,Hasan Prishtines e shume te tjereve,tradhetari qe do vishte opinga per te luftuar del “paterjoti”imadh i kombit.Le te vazhdojme keshtu se brezat pas do ti leme pa ATDHE.