Spanja dhe Italia fitojnë edhe në Samitin e BE

29 Qershor 2012, 11:10Politika TEMA
Spanja dhe Italia fitojnë edhe në Samitin e BE

Njësoj si në fushën e futbollit, edhe në Samitin e BE, Spanja dhe Italia, dy vende të prekura nga kriza ekonomike, kanë arritur të imponohen duke marrë atë që donin.

Pas më shumë se 15 orësh debate të forta më në fund Merkel është dorëzuar para presionit të Spanjës dhe Italisë, që kërcënuan se do e çonin samitin në dështim. Në këtë mënyrë Italia e Spanja do mund të marrin më shpejt para nga fondi i shpëtimit i BE, pa pasur nevojë për një program kursimesh shtesë, mjafton që të kenë nisur reformat. Bankat po ashtu do mund të marrin direkt para tek fondi i shpëtimit, pa pritur që këto fonde të shtohen tek borxhet e qeverisë.

Ky ishte edhe thelbi i të gjithë samitit. Nëse bankat spanjolle do marrin direkt ndihmë nga fondi i shpëtimit dhe në rast se qeveritë e Spanjës dhe Italisë do mund të përfitojnë nga fondi i shpëtimit pa shumë spërdredhje, do shpëtojnë edhe nga interesat e larta.

Liderët e BE gjithashtu ranë dakord që të ngrenë një institucion të përbashkët që do të mbikëqyrë sistemin bankar në Eurozonë.

Dhe nuk ka dalë keq kjo punë edhe për Gjermaninë. Bursa e këtij vendi ka shënuar rritje, duke festuar këtë arritje.

Për Spanjën dhe Italinë ishte bërë shumë e vështirë për të marrë para në tregjet monetare. Interesat e kredive ishin rritur në qiell, pak a shumë si për Greqinë pak më parë.

Nuk dihet se si do reagojë Greqia, e cila duket se është vendi më i penalizuar kur bie fjala tek kërkesat e rrepta të BE.

Monti u shfaq i gëzuar të premten në mëngjes, duke përshëndetur dy fitoret, atë në fushë dhe atë në tavolinat e samitit.

11 komente në “Spanja dhe Italia fitojnë edhe në Samitin e BE”

  1. Ben Chicago says:

    kush e perkethen nga italishtja ciao ciao culona
    i thone merkelit gazetat italiane pas fitores te italianeve ne futboll

    1. armand says:

      Ne ç’gazete e lexove?
      “ciao,ciao b y thmadhe”

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk e di se nga cila agjenci i keni marre lajmet pasi fitoret kane qene …
    Ne futbooll Italia fitoj ndaj Gjermanise me 2 gola te shkelqyer te Mario Ballotelit. 22 vjec zezak. Eshte zezaku i pare ne kombetaren Italiane e per me teper ka patur shume kundershtime qe Balloteli te pranohej ne kombetare. Lega Nord ishte kunder. Vete Balloteli luan ne Angli per shkak te koreve rraziste qe perseriteshin per cdo ndeshje ndaj tije.
    Pas daljes se Ballotelit ekipi Italian jo vetem qe nuk qe ne gjendje te shenonte me edhe me porten bosh gjermane por ne minutat e fundit rrezikoje. Gjermanet ishin prane barazimit …
    Sa per fitore ne Bruksel …
    Italia per aq kohe sa do jete mazhorance hajduti e mafiozi Silvio Berluskoni ta harrone se do dale nga kriza.
    Ashtu sikurse Greqia nuk ka si del nga kriza kur ne Qeveri jane te njejtit qe e quan vendin e tyre drejt krizes. Greqia u perfaqsua nga Presidenti i saj 83 vjecari Papulias. As Kryeministri as Ministri i Financave nuk ishin e si mund te pretendojne te dalin nga kriza.
    Njelloj eshte edhe per Shqiperine. Si mund te pranohet Shqiperia ne BE me nje shtet diktatorial ku ka vetem nje parti PD e nje kriminel Sali Berisha qe i shkaktoi nje numer pa fund fatkeqesishe vendit te tije !!!

    1. fule says:

      Lega Nord eshte parti dudumash. Dihet ca mendojne per Legen italianet normale. Ne France kete punen e zezakve se permend me njeri sepse dihet si jane… Me Balotellin problemet jane me teper te sjelljes sepse dihet qe eshte gjysmak.

      Pastaj Gjermania nga kjo ane nuk eshte aspak e “paster”. Askush nuk dinte himnin ne radh te pare dhe nga origjina e disa nuk eshte per tu cuditur.

      Sa per loje, kesaj radhe fati i ndihmoi dhe shpetuan pa 4-0. U dezintegruan si ekip. Rastet e Gjermanise ishin disa karambole dhe ashtu erdhi ajo gjysem-penallti. Perpara Italia pati 3 raste te pastra brenda 15 min.

      Nje gje kam per tifozat Albanz te Gjermanise. Mos u qani si PEPINO, perballojeni disfaten me dinjitet sic e perballuan lojtaret gjermane pas ndeshjes.

      1. edi says:

        Bravo, e ke qendisur!!!

    2. O Shqipetare; lojtari i Bolonjes DIAMANTI (ne Tirane ky mbiemer ka disa familje ortodoksish) eshte shqipetar 100% me nene e babe, sepse ka ikur rreth 4-vjec sebashku me dy prindrit me Ambasadat e 1990.
      Urime edhe per nje shqiptar ne FINALE te Euro-Futbollit.

      1. skifteri says:

        sna lan rehat kto greket, dhe zotrote pretendoka qe diamanti mund te jete ortodoks. paska shkuar ne itali me familjen si refugjate dhe direkt i ati qenka ber trainer futbolli ku paska stervitur dhe djalin ne itali e? http://it.wikipedia.org/wiki/Alessandro_Diamanti

  3. tourkofagos says:

    lajm i ores se fundit,Merkel i ndalon federates gjermane te aktivizoi gyzelet turq Ozil dhe Khedira ne kombetaren gjermane,me justifikimin se nuk shkohet ne finale me korraket e Erdoganit,pasi sjellin ”tersllik yazik” per fatin e ekipit gjerman……..!

  4. Andon says:

    Ti po k&qe mbete…
    Po ata helaqet e haledhes perse nuk fituan kunder korrakeve?
    Apo ishin te stresuar nga kriza qe ka pllakosur haledhen?
    P.s. Mod I shaj korraket se mind ti kesh kushërinj.
    OK palikari?

  5. wert says:

    Merkel duhet te kuptoje qe Europa nuk eshte Gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje