Kur bie puna tek zgjedhjet, gjykata e ka dorën e lehtë

29 Qershor 2012, 11:38Politika TEMA

Se mos vetëm tek zgjedhjet. Por gjithmonë kur flitet për zgjedhjet, ka një tendencë për të mos dënuar shumë abuzuesit e paktë që përfundojnë përpara gjykatës. Kështu ka ndodhur edhe me komisionerët e komunës Dajç në Lezhë, që u akuzuan për shpërdorim detyre dhe deformim të rezultatit zgjedhor.

Gjykata e Lezhës i ka dënuar me 5 vjet burg në total tetë komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushë. Shtatë nga komisionerët u dënuan me tetë muaj burg, njëri me katër muaj. Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet burg dhe 2.4 milion lekë gjobë.

Kandidati i opozitës, Rrok Rroku, pati denoncuar se në këtë komunë kishin votuar me dhjetëra persona që ishin jashtë shtetit më 8 maj. Ai u ankua në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor, por u shpërfill prej tyre. Atëherë iu drejtua prokurorisë, e cila nuk e pati të vështirë të identifikonte abuzimin.

Kryeministri Sali Berisha disa herë është shprehur kundër dënimeve të ashpra për njerëzit që fusin duart në zgjedhje, duke folur me zjarr kundër opozitës që kërkon dënime të forta.

8 komente në “Kur bie puna tek zgjedhjet, gjykata e ka dorën e lehtë”

  1. Z. Berisha nuk po vjedh vetem zgjedhjet ne Shqiperi, por po vjedh zgjedhjet edhe ne Azerbajxhan me kete Grossruckun e OSBE-se. Jane bere vertete te rrezikshem per paqen dhe stabilitetin e vendeve te tjera te botes. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/wolfgang-grossruck-njeriu-qe-mbron.html

    1. Kena me vjdhe prap 100 her. E ca jon 5 muj burg per hater te Doktorit per ne denmokratat e flakt? Hic gjo s’jon. Po mir asht mos me denoncue ma

      1. Azgan Hajvani says:

        MOS U TUTNI BURRA!
        I TASH E KA MARR NE DOR MULI DHE BASHKE ME PONIN E KRYN KET PUNE MA SE MIRI!
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

  2. elinksar says:

    Sigurisht Berisha do amnisti per te gjithe hajdutet, duke qene se i kryeson ai vete.

  3. getozoari says:

    Edhe pushtuesit e huaj apo ata qe kontrollojne shtetet fantazem nuk e bejne kaq ashiqare vjedhjen e votave sa qeveria shqiptare. Ky nuk eshte vetem nje turp per shqiptaret, por nje turp per te gjithe Europen e boten. Aleatet tane duhet ta kujtojne kete gje ndonjehere para se te shtrengojne duart e neo diktatorit tone te ri, ndryshe jane po aq maskarenj sa ai, pavaresisht sa leke u paguan ky.

  4. lulbyça says:

    Vjedhja eshte e mire, sidomos kur e bejme ne.
    Ju qe e hiqni rrini urte, se ky vend nuk ka gjykata, prokurori, shtet, polici, administrate, drejtesi, apo ambasadore te huaj.
    Ka vetem nje Doktor, nje grup njerezish qe perpiqen ta imitojne dhe qe e quajne veten qeveri, dhe pastaj lypesa, fakira pa shprese, te humbur e te harruar. Ne vitin 2012 s’keni c’doni me teper.

  5. Heron says:

    Legen ne te ri e legen ne te vjeter o sali! Ps Lym leshi je ne pune??

  6. tironci says:

    Do Zoti e nuk denohen kto komisioneret se ka per tu fut mrena ne burg ene Fatos Lubonja me Bled Kajsine ene Kozara Koti se kone falsisiku firmat e referendumit per plehnat!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje