INTERVISTA/ Biberaj: PD-ja në opozitë në 2013-n. Nuk bëjmë aleanca me kupolat e kalbura

3 Korrik 2012, 11:25Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike lindi si një mospajtim me të keqen dhe si domosdoshmëri e kohës. Ajo nuk do të bëjë aleanca me kupolat e kalbura, por veçse me demokratët e vërtetë. Flet Aleksandër Biberaj

Renato Kalemi, Klan

Pas 24 korrikut, Sali Berisha do të jetë edhe Kryeministër, edhe President. Aleksandër Biberaj, dikur ish deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD-së, sot themelues dhe motivator i Frymës së Re Demokratike, e sheh kështu të ardhmen politike në Shqipëri. “Por, për një kohë të shkurtër, pasi ky mbipushtet do ta rrëzojë shumë shpejt atë nga pushteti dhe do ta nxjerrë nga skena politike shqiptare”, shton pas pak. Në këtë intervistë për Klan, Biberaj flet për të atë çfarë është ndërtuar deri tani me FRD-në dhe si po pritet ajo në elektoratin, kryesisht të djathtë. Shprehet i bindur se një vit nga zgjedhjet e 2013-ës do të jenë të mjaftueshme për të konkurruar denjësisht në garën e madhe. Ndërsa, për PD-në rezervon kritikat më të mëdha: “Koalicioni aktual qeverisës PD-LSI s’ka asnjë lidhje me të djathtën, pasi është koalicion thjesht pazaresh, pa filozofi, ideologji apo përfaqësim të djathtë, koalicion që ka tejkonsumuar vetveten dhe kohën që kishte në dispozicion”. Ndërsa, kur gjykon lidhur me mënyrën se si u zhvillua procesi i zgjedhjes së Presidentit, e cilëson një lloj tragji-komedie.

– Zoti Biberaj, Fryma e Re Demokratike sapo është zyrtarizuar pas regjistrimit të saj në Gjykatë, një vit nga zgjedhjet e vitit 2013. A mjafton kjo kohë për të qenë kompetitivë në zgjedhje? 

Natyrisht që një vit nuk ështe kohë e gjatë për t’u përgatitur për zgjedhje parlamentare, por në të njëjtën kohë as e shkurtër, do ta quaja kohë optimale, kohë e nevojshme dhe e mjaftueshme jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të konkurruar denjësisht dhe për të sfiduar partitë tashmë të vjetëruara, që kanë 22 vite që alternojnë pushtetin me njëra-tjetrën në Shqipëri, duke i sjellë vendit jo rrallë herë, më shumë regres sesa progres.

– Cilat janë pretendimet e FRD-së në këto zgjedhje? Hyrja në Parlament, një përfaqësim dinjitoz? Sa mbështetje mendoni se do të keni në elektoratin shqiptar? 

Është shumë shpejt për të bërë parashikime, por ju them me bindje se FRD-ja synon të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjen politike të pas zgjedhjeve të vitit të ardhëshëm. FRD-ja do të konkurojmë në zgjedhjet e vititi 2013 në mënyrë dinjitoze, me programin më të mirë dhe realist për qytetarët shqiptarë, si dhe me kandidatë përfaqësues dhe dinjitozë, me qëllim që të jemi forcë e rëndësishme politike duke ngjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve. Do të zbresim në arenën politike për të qenë fitues, do të futemi në garën politike për të fituar, pasi FRD-ja ka të shenjtë moralin politik të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Natyrisht që kjo kërkon punë, përkushtim, motivim dhe vullnet, elementë që FRD-ja i ka. Aktualisht ka edhe një trend europian, pasi kemi parë që qytetarët e vendeve të ndryshme të BE-së po mbështesin alternativat e reja politike dhe jo partitë tradicionale. Aq më tepër që në Shqipëri ky ndryshim i madh që po sjell FRD-ja në politikën shqiptare, përbën edhe një domosdoshmëri kombëtare, me qëllim që vendi të shkëputet nga tranzicioni i pafund i post-komunizmit, nga degradimi dhe rrënimi i shtetit, si dhe nga deformimi dhe degjenerimi që po i bën demokracisë klasa politike aktuale. FRD-ja ka treguar që në muajin e parë se ka një mbështetje të gjerë nga qytetarët shqiptarë, shifra prej 12 mijë anëtarësh brenda një muaji është një tregues domethënës i kësaj mbështetjeje, mbështetje që vjen nga e gjithë Shqipëria.

– Është folur shpesh se në zgjedhjet e ardhshme votat që do të marrë FRD-ja do të ndikojnë në fitoren ose humbjen e PD dhe koalicionit të djathtë sepse edhe votat tuaja do të jenë të djathta. E ndani edhe ju këtë përshtypje? 

E para, koalicioni aktual qeverisës PD-LSI s’ka asnjë lidhje me të djathtën, pasi është koalicion thjesht pazaresh, pa filozofi, ideologji apo përfaqësim të djathtë, koalicion që ka tejkonsumuar vetveten dhe kohën që kishte në dispozicion. Kështu që gjykoj se në çdo rast, kupola e korruptuar që ka marrë peng PD-në do të jetë në opozitë vitin tjetër, edhe sepse nuk meriton të qëndrojë asnjë moment më gjatë në pushtet. Edhe plotësimet apo ndryshimet e fundit në qeveri tregojnë më së miri degradimin dhe kalbëzimin total të koalicionit aktual, të shndërruar tashmë në një klikë pazarxhinjsh të rëndomtë, gjë që përbën edhe një nga zhgënjimet më të mëdha të politikës 22 vjeçare shqiptare dhe sidomos të demokratëve të vërtetë, të cilët po vijnë çdo ditë tek FRD. FRD-ja i drejtohet të gjithë shqiptarëve të ndershëm që e duan dhe kanë vullnetin e mirë për të punuar për këtë vend, me qëllim ndryshimin e realitetit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Tek FRD-ja e kanë gjetur veten demokratë dhe të djathtë të zhgënjyer apo të tradhëtuar nga kupola e PD-së, qytetarë të pavendosur, apo edhe të majtë të moderuar. Ndaj edhe mendoj se votat do të vijnë nga të gjithë shqiptarët që janë të zhgënjyer nga politikat anti-popullore dhe antikombëtare e partive të vjetëruara.

– Që prej dy muajsh tashmë, ju dhe anëtarët e tjerë nismëtarë të partisë po merreni me përgatitjet e strukturave të partisë dhe shtrirjes së saj në rrethe. Sa keni përparuar në këtë pikë dhe cilat janë përshtypjet e para për FRD-në? Sa anëtarësime keni pasur? 

Deri tani numri i anëtarësimeve i kalon të 15 mijë anëtarët dhe aktualisht kemi një shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Nga kontaktetet dhe takimet e deritanishme në zona të ndryshme të vendit na rezulton se jemi pritur shumë mirë kudo ku FRD-ja ka transmetuar imazhin dhe fjalën e saj. Një ndër misionet e FRD-së, që kemi filluar tashmë të realizojmë, është ngjallja e shpresës dhe besimit te qytetarët shqiptarë se Shqipëria mund të bëhet nga shqiptarët, ku hapi i parë dhe i rëndësishëm është pikërisht krijimi i një klase politike të re, të moralshme, profesioniste dhe me vullnet për të punuar në të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në FRD shqiptarët kanë gjetur jo vetëm shpresën dhe besimin për të ecur përpara, por edhe përfaqësuesen e zërit të tyre, për një kauzë të përbashkët, për t’i shërbyer kombit drejt integrimit me dinjitet në familjen e madhe evropiane.

– Në vjeshtë FRD-ja pritet që të votojë për herë të parë për Kryetarin dhe figurat që do drejtojnë strukturat e saj. Çfarë përgatitjesh po bëhen në këtë drejtim dhe çfarë duhet të presim nga FRD-ja deri në shtator? 

FRD-ja është partia më e re në spektrin politik shqiptar dhe aktualisht nga pikëpamja organizative grupi nismëtar është duke punuar për ngritjen e strukturave funksionale në të 12 qarqet e Shqipërisë për të vazhduar më tej në çdo rreth, bashki, komunë dhe deri në çdo qendër votimi. Kjo punë do të mbyllet deri në vjeshtë, kohë në të cilën do të mbahet, në bazë të statutit të FRD-së, edhe Kuvendi. Nga pikëpamja statutore, statuti i FRD-së garanton një garë dhe konkurrencë të ndershme brenda saj. Kryetari i FRD-së dhe kryetarët e të gjitha niveleve drejtuese të FRD-së do të zgjidhen sipas parimit demokratik një anëtar, një votë.

– Ju keni shprehur bindjen se me FRD-në janë bashkuar e do bashkohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare. Madje, edhe nga grupi parlamentar aktual i PD-së. Mund të na flisni pak më tepër për këto figura? Çfarë përfaqësojnë ata dhe pse kanë zgjedhur të jenë pjesë e FRD-së? 

Shoqëria shqiptare ka mjaft intelektualë dhe figura publike të cilat kanë predispozitën dhe vullnetin e mirë për të punuar për vendin. Këtu përfshihen edhe ata politikanë që udhëhiqen nga parimet dhe morali njerëzor. Duke qenë se, siç jemi shprehur edhe më parë, FRD është krijuar dhe mbetet një parti që i jep dhe do i japi mudësinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë për t’u bërë pjesë aktive e saj, ajo mbetet e hapur për të përfshirë në rradhët e saj edhe ata deputetë të PD-së që i kanë këto cilësi. FRD-ja në statutin e saj ka ligjëruar mendimin ndryshe, gjë e cila nuk është në asnjë parti tjetër tradicionale shqiptare dhe të gjithë ata shqiptarë, intelektualë apo edhe deputetë që do i bashkangjiten FRD-së gatantohen se mendimi i tyre do t’u dëgjohet dhe respektohet, dhe se do të ndjehen të barabartë dhe të respektuar për vlerat që ata bartin.

– Tashmë që mandati i zotit Bamir Topi ka edhe më pak se 20 ditë për t’u përfunduar zyrtarisht, a mund ta themi se ai është pjesë e FRD-së? A janë të vërteta të gjitha fjalët se z. Topi është njëri nga ideatorët e saj? 

Presidenti i Republikës e ka deklaruar publikisht se do të qëndrojë si Presidenti në detyrë i shqiptarëve deri në fund të mandatit të tij. Pas mbarimit të mandatit, i takon z. Topi që të vendosë për angazhim me FRD-në. Por, si politikani më popullor në vend, z. Topi do të jetë shumë i mirëpritur në FRD, e cila si edhe vetë Shqipëria ka nevojë për politikanë të tillë, për të bërë ndryshimin e madh. Lidhur me ideimin e FRD-së do të thoja se ajo lindi si një reagim dhe mospajtim ndaj të keqes, si dhe nga kërkesat e shumë qytetarëve shqiptarë, kryesisht e atyre demokratë për të reaguar ndaj situatës aktuale.

– Meqë jemi tek çështja e Presidentit. Ju e keni ndjekur procesin e zgjedhjes së z. Nishani. Cilat janë përshtypjet që ju lanë takimet, bisedat, negociata, deri tek votimi në Parlament? 

Procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte një tragji-komedi, një turp për klasën politike shqiptare, por njëkohësisht edhe një prezantim real i kësaj klase politike që vepron jashtë çdo standarti demokratik. Procesi ishte imazhi më i keq i mundshëm që kjo klasë politike shfaqi jo vetëm përpara qytetarëve të saj por edhe përpara opinionit ndërkombëtar.

Të ashtuquajturat takime, biseda apo negociata ishin një karnaval i vërtetë, gjithçka ishte fallco, pasi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të Berishës dhe Ramës kanë goditur në thelb jo vetëm procesin e zgjedhjes së Presidentit, por edhe vetë institucionin e Presidentit, duke e shndërruar Presidentin e zgjedhur me 71 vota, thjesht në një vasal apo nëpunës të Kryeministrit.

– Si e vlerësoni figurën e z. Nishani në krye të Shtetit? 

Nga bashkëpunimi që kam pasur me z. Nishani do të thoja se është një njëri serioz dhe korrekt, por kaq nuk mjafton për të qenë kreu i shtetit. Nuk dëshiroj që të jem as skeptik dhe as paragjykues, por po të shikohet ajo se çfarë përfaqëson z. Nishani, CV-në dhe karrierën e tij politike në PD, si dhe rrugën deri tek kreu i shtetit, nuk mbetet hapësirë për optimizëm. Berisha bëri zgjedhjen më të mirë për vete, për interesat e tij dhe të klanit të tij, pasi pas 24 korrikut Berisha do të jetë edhe kryeministër edhe president, por për një kohë të shkurtër, pasi ky mbipushtet do ta rrëzojë shumë shpejt atë nga pushteti dhe do ta nxjerrë nga skena politike shqiptare.

Në zgjedhjet e ardhshme, nëse do t’ju ofrohej të bashkëpunonit me opozitën, cili do të ishte qëndrimi i FRD-së? 

Është shpejt për të folur për bashkëpunim apo për koalicione pasi vendimet do të merren nga forumet drejtuese të FRD-së në kohën e duhur. Nëse do të jepja gjykimin dhe opinionin tim personal, do të përjashtoja çdo mundësi bashkëpunimi me kupolat e kalbura të PD-së, PS-së dhe LSI-së apo lidershipin aktual të tyre, por jo me ata demokratë të ndershëm që e duan vërtet vendin e tyre.

12 komente në “INTERVISTA/ Biberaj: PD-ja në opozitë në 2013-n. Nuk bëjmë aleanca me kupolat e kalbura”

  1. PD-ja ka kohe qe eshte ne opozite. Po mbahet ne pushtet me breke neper kembe.

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Per ” Refofrmen zgjedhore ” Biberaj s’ ka asnje mendim ? Ok !
    Per KQZ asnje mendim ? Ok !
    Per prodhiesin e deputetve fallco jajdutin Ristani, asnje mendim ? OK !
    Per OSBE asnje mendim ??? OK !
    Si ka per te qene koha pas nje viti ? Po mendoj se do kete shi dhe diell ! OOOKKK !!

  3. komshia says:

    kur flet edhe ky per parime aman dhe per kupola…. Biberaj cthote shtesa pa leje e pallatit aty tek lagjia 8??? di gje pse nuk po ta prish lulka i berishes????po ato leket e pronat qe merr poshte e lart me biznesmen nuk te dalin qe te duhet te jesh dhe deputet tani???

    Fryma jote eshte fryma e berishes, produkt i berishes je edhe ti dhe nuk te dalin leket e pronat qe ke vene se ju nga tropoja jeni te pangopur 10 breza!!!!!

    Kurre mos u ngopshi

  4. shqiptari says:

    Z.Biberaj po filluat edhe ju ta drithni e te beheni nje me PS-PD-ne do largohemi nga kjo parti.

  5. Zana says:

    Forca cuna se jeni e vetmja shprese e ketij populli.

    1. fati says:

      po cfare cunash jane keti moj zana ? Cuna nga 50 e kusur vjec. Keta jane disa individe qe kane aritur te zhvashin gjithcka pasi erdhen ne tirone nga rrethet dhe tani kane marre flamurin e “shpetimtarit”. Ore t’i mbushesh mendjen ketij populli qe i ka ardhur thika ne palce duhet te jesh i qarte me ate qe pretendon te besh nese te voton. Nese ti je i pavendosur atehere fati eshte i shkruar tek 0,9% te votave.

      1. Zana says:

        Me trego ti nje Parti me te qarte dhe me te vendosur se FRD_ja dhe bujrum ta votojme bashke.
        Mos harro nje gje se ky lloj treni kalon shume, shume rralle ne histori.

        1. fati says:

          E verteta eshte se aktualisht ne ketu ne Shqiperi nuk kemi ende nje parti te ciles t’i besojme, pra ekziston nje elektorat i pavendosur qe shpesh perlufizohjet si “elektrati gri” qe si karakteristike ka voten ndaj asaj partie qe i pershtatet me mire interesave te tij. Duke qene se ju Znj Diana kerkoni nje pronuncim ne lidhje me FRD une deshiroj t’u them se se pari FRD ka vetem disa dite qe eshte regjistruar si force politike prandaj “vendosmeria” per te cilen ju flisni nuk eshte treguar ende. Se dyti, nuk e di se per cilin tren flisni pasi ky vendi yne ka pare shume trena fantazme te cilet kane ikur pa ndaluar fare ne stacion. Se treti mendoj se ajo qe eshte e rendesishme te demonstrohet nga FRD-ja eshte deklarimi i tyre i qarte ndaj : korrupsionit te lidershipit aktual te pd-se, c’fare qendrimi do te mbajne ata ndaj te gjitha akteve korruptive dhe antishqiptare te qeverise aktuale, cili eshte qendrimi i tyre per gerdecin, per 21 janarin, per rrugen morine-rreshen, lac-8 km pa arritur ne fushe kruje, cili do te jete qendrimi i tyre ndaj te perndjekurve politike, po ndaj pronareve, cili eshte modeli i tyre ekonomik per t’i dhene jete stanjacionit dhe krizes etj etj… ja pra e dashur keto jane disa ceshtje ndaj te cilave FRD duhet te pronuncohet dhe t’i beje kauze te tyre nese kerkon ta ndaloje trenin aty ku synon

  6. shqiptari says:

    FRD per ju kemi nevoje domozdoshmerisht nese se mbani premtimet.

  7. era says:

    Trenat qe kalojne ralle nuk i sherbejne popullit, ashtu si vijne , le te ikin.
    Ne na duhen trena komode,qe marin shume pasagjere, ka vend per tu ulur per te gjithe,dhe mbi te gjitha makinisti te jete jo me dipllome fallco.

  8. Esati(jo tradhetari) says:

    F.R.D.ja eshte si qemoti partia e Pollos dhe e atij qe hengri preshin ne Lushnje.Keta lloj politikanesh pasi i priti Saliu me k…r turinjve dhe i beri per qepe e kripe u kujtuan te krijojne parti te re.Bravo politikane kariere qe nuk dini te beni asnje lloj pune tjeter vetem se te mashtroni popullin.Ju mor zotrinj vuani per pushtet,sa tju afroje Saliu ndonje portofol haroni premtimet e si zagare lepiheni per ndonje lemoshe.Koha juaj ka mbaruar zoterinj,mashtrimi qe ju beni se ka edhe shume deputete te P.D.se qe do bashkohen me ju mund te jete e vertete se po shikojne qe qeverise po i tunden kembet por jo se kane ndonje merite pasi i kane sherbyer e i sherbejne Saliut si qener besnike.Eshte kjo arsyeja qe ju nuk beheni te besueshem pasi nuk mund tju besoje populli shurdhjesave qe jane ne mazhorance por me vone do kalojne ne partine tuaj.UUUPS menyra per te gjetur ndonje strehe per te vjedhur akoma kete komb ju ka humbur arsyen,pasi kur qete ne stanin e Saliut rinit si pula te lagura.

  9. L.Itali says:

    Neqoftese z.Biberaj vertet ka keto mendime progresive dhe te drejta per figuren me te bastarduar dhe me te kalbur e korruptuar te politikes se mjere shqiptare eshte vertet per t’u pergezuar!Shqiperia duhet te clirohet nga tirania e “udheheqsave”qe s’jane as udheheqsa,dhe te drejtohet nga njerzit e saj te thjeshte,te arsyeshem qe edhe kur gabojne thone gabova dhe shkojne e dorhiqen,jo te vrasin njerez pse protestojne,si beri Sali “trimi”.Ne kemi nevoje qe pushteti te jete edhe i opozites dhe te stimulohet opozicioni,natyrisht kur ka te drejte!Biberaj eshte nje tropojan vertet demokrat dhe nese vazhdon keshtu,ai dhe ne kemi te ardhme ne pushtet qofshim osé thjesht qytetare a ne opozite!Por Berisha nuk iken lehte nga manipulimet qe do beje,ndaj duhet aleance e madhe e perkohshme,opozitare per te mbyllur DIGEN ku rrjedh korrupsioni,krimet dhe vrasjet e qeveritareve te sotem dhe Berisha kryebandit duarpergjakur!Duhet opozicion i forte,i perkohshem,per te mbyllur digen dhe pastaj demokracia con ujin ne turbinat politike pluraliste per drite,zhvillim,mirqenie!Pergezime Biberaj nese keto jane fjale burrash si njoh une qindra tropojane!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje