Vdes njeriu që duhej të ishte mbreti i Anglisë

5 Korrik 2012, 19:29Lifestyle TEMA

Një australian, që punonte me një makineri- pirun, ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare. Natyrisht ky nuk do ishte aspak lajm po të mos jetë fakti se disa historianë pretendojnë se ai ishte trashëgimtari i vërtetë i fronit anglez.

Mike Hastings, 71 vjeç, në të vërtetë ishte aristokrat, por ishte vendosur në Australi në vitin 1960 në kërkim të aventurës.

Emri i tij u bë i njohur në mbarë median botërore në vitin 2004, kur një dokumentar i Channel Four arriti në konkluzionin se paraardhësit e tij ishin shmangur nga froni në shekullin e 15-të.

Hastings ishte pasardhës i Shtëpisë së York-ut, dinastia e të cilëve u përplas me Shtëpinë e Lancaster në atë që njihet me emrin Lufta e Trëndafilave, që është dramatizuar edhe nga Shekspiri.

Në dokumentar u shfaqën dokumente që tregonin se Mbreti Edward-i IV, që sundoi me një ndërprerje të shkurtër nga viti 1461 deri në 1483, ishte ilegjitim.

Historianët besojnë se babai i Edward-it, Richard i York-ut, po luftonte me francezët kur ai u ngjiz. Nëna e tij, Cecily ishte 125 milje larg, në krahët e një harkëtari anglez.

Nëse kjo është e vërtetë, kurora duhej të kishte kaluar tek vëllai më i ri i Edward-it, George, që është paraardhësi direkt i Hastings.

Megjithatë Hastings pati treguar pak interes në lidhje me këtë çështje. Ai kishte deklaruar me shaka se nëse pretendimet do qëndronin, atëherë kjo do ishte shumë fitimprurëse për të. Edhe djali që ka lënë pas nuk duket se e ka me nxitim të kërkojë fronin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje