Vret shpërndarësin e drogës që i çoi djalin drejt vdekjes

5 Korrik 2012, 18:16Lifestyle TEMA

Një baba i brengosur në Britaninë e Madhe vrau veten pasi vrau më parë një shpërndarës droge që mendohej se i kishte çuar të birin drejt vdekjes.

Detektivët po hetojnë pretendimet se Roy Allison, 65 vjeç, kishte bërë në plan të vriste Duncan Bell, 36 vjeç dhe më pas kreu vetëvrasje. Të gjitha detajet ai ia dërgoi një gazete lokale përpara se të vetëvritej.

Në letër, dërguar gazetës lokale, ai thotë se vendosi të bënte vetë drejtësi për birin e tij, Roy Allison Junior, një instruktor i arteve marciale, që vdiq më 21 mars, një ditë pasi kishte mbushur 28 vjeç.

Në letër babai fajësonte trafikantin e dyshuar të drogës se i kishte dhënë të birit drogë gjatë festës së ditëlindjes. “Besoj se ishte e drejtë për mua që të hiqja qafe një plehrë nga komuniteti,” shkroi ai.

Në letër ai shkruan se deshi të kryente vetëvrasje pas vdekjes së të birit. Por më pas vendosi të kryente disa hetime dhe të gjente fajtorin për vdekjen e të birit. Ai sqaron në letër se i biri kishte pasur më parë një problem me drogërat e rënda, por kishte arritur ta kalonte dhe kishte nisur një jetë të shëndetshme dhe konstruktive.

9 komente në “Vret shpërndarësin e drogës që i çoi djalin drejt vdekjes”

  1. kevin says:

    HALLALL POR VETEN MOS TA KISHE VRARE SE HERONJTE JETOJNE, POR NGA NJE ANE U BASHKOVE ME CUNIN. TU PREFTE SHPIRTI NE PAQE.

  2. drini gega says:

    prindër të tillë le të vrasin veten me parë. eshte edukata e keqe e tyre qe i drejton femijet drejt vetshkaterrimit. ky i shkreti qe paska vdekur nga droga paska qene 28 vjec, i pjekur dhe i ndergjegjshem per veprimet e tija. jo se eshte i pa faj shprendaresi i droges, por eshte njesoj sikur te vrasesh nje prostitute me pretendimin se njeriut yt vdiq nga semundja sexuale qe mori nga ajo ngaqese beri sex te pambrojtur

  3. Goni says:

    Hej Drini Gega me duket se kendveshtrimi yt eshte i gabuar sepse nuk mund te besh krahasim ndermjet nje prostitute dhe nje shperndarsi droge per me teper qe ai ja ka dhene drogen ne menyre te fshehte te cilen djaloshi qe vdiq nuk e dinte, { nga droga njeriu behet i mvarrur pa deshiren e tij,kurse nga seksi behesh i varrur me deshiren tende} por edhe nese shkon me nje prostitute qe te jep semundje dhe ti nuk e dije me perpara mendoj se prape nuk eshte e drejte, sepse prostituta nuk te ka dhene mundesi persgjedhjeje ndermjet semundjes dhe seksit,keshtu qe mendoj se krahasimi nuk ka qene i duhuri. Por sidoqofte une jame kunder shperndarssit te droges dhe e mbeshtes prindin e atij djali fatkeq. Ju prehet shpirti ne paqe qe te dyve baba dhe bir.

  4. salistalin says:

    Ja nje baba qe e donte me te vertete birin e tij.
    Te lumte, po veten nuk duhet ta kishe vrare.

    R.I.P.

  5. BLEDI nga Lagja says:

    te marrin shembull gerdecaret dhe te tjeret qe i ka vesh sala me te zeza.per ti bere nder komunitetit ky babaushi qe duket qe i ka pasur punet ne vije hoqi dore nga jeta.Po dikush qe nuk i ka punet ne vije dhe i ka marre Sala driten e syve ca po pret?Ne mos Salen zenin argiten fatmirin lulin apo nonji ku i dhemb.

  6. hahaha says:

    drini gomar gega do jete nga mafiat e lazaratit qe s’ka shpirt njeriu. nese do ishte femija jot do beje te njejtat komente?

    familja luan rrolin e saj ne edukimin e femijes por kur del jashte familje dhe femija rritet esht eshoqeria qe ka me shume influence.

  7. JC says:

    Megjithe keqardhjen per fatkeqesine e ndodhur te birit, mendoj se babai do e kishte ndihmuar me teper te birin pa arritur ne ate pike, dhe do tregonte me teper dashuri per te birin nese do e kishte edukuar sic duhet, pavaresisht se nuk i dime te gjitha hollesite, pasi edhe i biri mund te kishte rrebeluar kunder keshillave te babait.

    Megjithate kjo hap debatin se si rriten femijet ne Shqiperi, dhe me shume keqardhje them se gjendja eshte pertej alarmantes, prandaj Shqiperia “nuk behet” sepse brezi qe po rrit femije tani eshte brez qe s’di te edukoje femije, dhe kur keta femije te behen me femije do jete edhe me keq.

    Zhvillimi i nje shoqerie nuk matet me iPad dhe iPhone, kur ke kalamaj mosmirenjohes qe shajne e mallkojne prinderit pa mesuar alfabetin.

  8. bani says:

    po ne Shqiperi kush duhet vrare ?Apo nuk kemite tille,i kemi me fshatra.

  9. arber says:

    Shume mire qe babai beri hetimet,por nuk i shkoi deri ne fund qe te

    zbulonte se FAJTORI I VERTETE QE I VRET KETA TE RINJ ESHTE SISTEMI KU

    ATA JETOJNE, SISTEMI KAPITALIST qe aq shume trumbetohet si me i drejti

    ku ‘demokracia’ ka aritur majat, por qe ne fakt sic po vertetohet edhe

    ne vendin tone keto 20 vjet eshte thjesht nje propogande e genjeshtert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje