Klima politike në vend nuk është ndër më të mirat, e as ajo ekonomiko-sociale e për këtë mjafton t’u hedhim një sy jo vetëm kritikave të opozitës, protestave të asaj pjese të shoqërisë civile që mundohet të jetë aktive, por edhe vetë mazhorancës që qeveris.
Dy emra deputetësh Mark Marku dhe Selami Xhepa, që të dy të mandatuar në 2009 nën flamurin e Partisë Demokratike kritikojnë si qeverinë ashtu dhe partinë e tyre duke thënë se zgjedhjet e 2013-ës për PD-në janë një mision i pamundur nëse nuk ndryshohet qëndrim.
Nga ana tjetër, opozita kritikohet se nuk është gati për të ardhur në pushtet, që është e përçarë, që s’ka rrugët se si do të nxjerrë vendin nga situata e vështirë ekonomiko-sociale. E mes këtyre analizave, kritikave e akuzave ndaj dy partive dhe kampeve më të mëdha politike shqiptare, kush do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm?
Kësaj dhe të tjera pyetjeve të nxehta që kanë të bëjnë me klasën politike shqiptare u mundua t’i japë përgjigje mbrëmjen e kësaj të enjte Top Story me gazetarin Sokol Balla në Top Channel me të ftuar në panel deputetë e analistë politikë.
Deputeti socialist Saimir Tahiri deklaroi se Partia Socialiste ka mbetur zëri i vetëm që kritikon mazhorancën. Shoqëria civile, tha zoti Tahiri, duhet të merret më shumë me qeverinë se sa me opozitën: “Shoh impotencë kolektive për t’u marrë me ata që administrojnë vendin. Korrupsioni ka emër dhe nis nga kryeministri Berisha, unë e kam thënë dhe e them sërish edhe pse kam marrë gjoba për këtë”, tha zoti Tahiri.
Ndërsa për analistin Artur Zheji kritikat opozitare ndaj qeverisë janë korrekte dhe pjesë e retorikës së saj dhe vlerësoi se për të situata e përgjithshme në Shqipëri është e mirë dhe në përmirësim. Ndërkohë, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela tha se opozitës i mungon ajo që quhet “racionalizëm” për të ardhur në pushtet.
“Racionalizmi i mungon opozitës. Pohimi se unë do të ndryshoj gjendjen nuk thotë asgjë, por si do të ndryshosh?! Alternativës së opozitës i mungon kjo ‘Si’ do të ndryshojë gjendjen. Kjo e ka mërzitur popullin opozitar. Opozita duhet të dijë çfarë duan njerëzit”, tha zoti Ngjela.
Pjesëtari i grupit nismëtar të themelimit të partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa tha se klima politike në vend, që pas 2009-ës është karakterizuar nga tensione të forta që kulmuan me ngjarjet e 21 Janarit. Sipas tij, klima e tensionit politik përcillet tek qytetarët. Kjo duhet të marrë fund, tha Oketa sepse nuk gjeneron asgjë për qytetarët shqiptarë. Deputeti i vetëm i FRD-së në parlamentin shqiptar, kritikoi opozitën.
“Kjo lloj opozite, edhe unë në opozitë jam, por lloji i opozitës së PS-së nuk më ngjall shpresë. Unë jam në opozitë, në opozitë me mazhorancën dhe vetë opozitën. Ka ardhur koha t’u kthejmë qytetarëve një besim të humbur tek klasa politike shqiptare”, tha Oketa.
Të hënën në emisionin Shqip me Rudina Xhungën deputeti demokrat, Mark Marku kritikoi qeverinë dhe Partinë Demokratike. Sipas tij, PD është një parti e shantazhuar nga LSI dhe se zgjedhjet e ardhshme nuk fitohen me njerëz besnik, por me realizëm e për këtë, tha zoti Marku, PD duhet të ndryshojë.
Cfarë po ndodh brenda mazhorancës kur ka ngelur më pak së një vit nga zgjedhjet? Në lidhje me deklaratën e deputetit Marku, analisti Zheji tha se kjo ka të bëjë me atë që ai e quajti “indeksi i lirisë së Markut”. Sipas Zhejit, kjo mazhorancë po qëndron në pushtet dhe rrezikon të fitojë edhe mandatin e tretë për shkak të dobësisë së opozitës, mungesës së ideve konkrete të saj, jobindëse dhe e përçarë.
Ndërsa deputeti Gazmend Oketa tha se kjo bën pjesë qëndrimet parimore të Markut, që pas shumë kohësh në guaskë, vendosi të flasë. Për kreun e PLD-së, Spartak Ngjela ajo që zoti Marku tha ishte e qartë; PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën dhe sipas Ngjelës, kërkoi largimin e tij.
Në takimin e javës së kaluar në Top Story i ftuar ishte një ndër zërat “më të rëndë” të PS-së, Pandeli Majko. Majko dha një opinion personal duke thënë se PS duhet të bëjë koalicione parazgjedhore edhe me AK dhe FRD.
Sa e realizueshme është ideja e Majkos për bashkimin e të gjithë pjesës së popullit që është në opozitë me qeverinë? Për kreun e PLD-së, Spartak Ngjela është e pamundur pasi kanë programe krejtësisht të kundërta dhe pozicionimi i FRD është thellësisht i djathtë.
Vetë përfaqësuesi i FRD-së në studio, Gazmend Oketa nuk e sheh të mundur një koalicion të forcës që përfaqëson as me PD dhe as me PS. Besoj që jemi në vendin e duhur, tha Oketa duke shtuar se FRD del si një alternativë që kërkon koalicion me qytetarët.
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri tha se kjo nuk është përballja e opozitës dhe as përballja e qeverisë me opozitën, por përballja e qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes me qytetarët.
Larg bashkëpunimin e sheh edhe analisti Artur Zheji. Ai tha se këto dy forca janë shumë larg njëra tjetër dhe kritikoi Partinë Socialiste, e cila sipas tij nga njëra anë kërkon mbështetjen e partive të vogla në zgjedhje, nga ana tjetër flirton me Partinë Demokratike për reformën zgjedhore duke lënë sërish jashtë partitë e vogla duke mos e ushtruar të drejtën e vetos për reformën.
Pretendimi i zoti Zheji për pengesën e reformës zgjedhore u hodh poshtë nga deputeti socialist, Sajmir Tahiri, i cili tha se është PD dhe Berisha ai që zvarrit reformën, që e mban peng atë dhe jo PS, e cila sipas tij ka shprehur gatishmërinë me nënshkrimin e marrëveshjes.
oketa-
“Unë jam në opozitë, në opozitë me mazhorancën dhe vetë opozitën.”
-në opozitë me maxhorancën
voton maxhorancën
-në opozitë me opozitën
voton maxhorancën
Spartak Ngjela-
“ajo që zoti Marku tha ishte e qartë; PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën dhe sipas Ngjelës, kërkoi largimin e tij.”
-saliu nuk ka nevojë ti fitojë zgjedhjet!i grabit ato!
-saliu nuk largohet me “kërkesat e tak ngjelës”
“pozicionimi i FRD është thellësisht i djathtë.”
-idjotësi politike e takut të zgjuar të ngjelajve!
për të rrëzuar diktatorin nuk pyetet se me kë pjesë të popullit,partive bën aleancë!të majta a të djathta!
në rastin tonë kemi dy parti të reja,A KZ dhe FRD,pavarësisht brambullitjeve të tyre,ato nuk janë as të majta e as të djathta!janë thjeshtë shqiptare,rrokoko!thonë se janë kundër berishës,pavarsisht se e mbështesin!(për mua janë pjesë e lojës së saliut)
-tasku kapet pas “djathësisë”së FRDsë por në të njëjtën kohë quan të “majtë”LSInë dhe mbështet shalgjatin këmbpalesh në ngrënjen e ngjalës!!!!!!!!!
Sajmir Tahiri-
“jo PS, e cila sipas tij ka shprehur gatishmërinë me nënshkrimin e marrëveshjes.”
-PSja është e gatëshme të nënshkruajë çdo gjë!deri tashti ka nënshkruar:
-ndryshimet kushtetuse
-varrosjen e gërdecit
-varrosjen e trasparencës së ’09ës
-harresën e 21 janarit dhe 4 dëshmorëve
-grabitjen e zgjedheve të majit ’11
-presidentin
mjerë ne nga kush drejtohemi dhe nga kush presim shpërtim!!!!!
z.Oketa.
Jane avaze te degjuara direksionet Partiake.
te gjitha ne nje vrime i bjene.
Zhvillim dhe Progres te Kombit,kur ne fakt
ne nga Vlora i themi:-Vu e ne vend!”
Asnjera nuk thote se do bejme cte thote Populli,
perjashto perjudhat elektorale…
Progresi dhe Lirija nuk Lypen,se nuk ta fal kush Pushtetin.
sado fjale te bukura te thuhen.
Ajo kerkon vepra…
Thua nuk bejme koalicjon.Dakort!
Por a duhet harruar se si njera ashtu edhe tjetra kane elektorat?
Atehere kush ka mbetur qe te ngreje Partine tende Peshe?
Prandaj z.Oketa,Taktika per te definuar eshte e thjeshte.
Rikonjukcioni Politik,per te ndertuar nje Strategji fituese
eshte shume i veshtire.Ketu eshte edhe sekreti i Politikes
Tek aftesia per te gjetur shtigje te reja te pa shkelura ndonjehere.
megjithate me deshire ju uroj ne punet tuaja.
Kjo esht parti budallenjsh –Keta nuk kuptojne nje gje te thjeshte .
Qe per te fituar keto zgjedhje duhet te bashkohen te gjithe sebashku kunder Sales, ndryshe Sala ua merr votat se i vjedh me lehte nqs keta do jen te vecuar-
-Ndersa po te jen te gjitha partite bashke kunder Sales, atehere Sala do e kete shume te veshtire te vjedhi votat, se komisoneret e partive opozitare do i ruajne votat e tyre ne grup , ne bashkepunim me njeri tjetrin…..
SKENARI SERB:Me qenese Berishen nuk e mbroni dot,SHANI EDHE EDI RAMEN!!!Keshtu perlyhen te gjithe dhe populli nuk vendos ke te zgjedhe!!Pra me qe te gjithe qenkan njelloj,le te rri Berisha aty ku eshte!!
KY ESHTE MORALI I PA MORALSHEM I KELYSHEVE TE BERISHES NE FRD DHE AKZ!!!
Nuk jane PARTI te reja e te ndryshme nga PD-ja,por jane BIJEZA TE PD-se,ne ALTERNATIVE KUNDER PS-se,sic beri RAMIZ ALIA kur krijoi gjoja PARTITE E TIJ DEMOKRATIKE me bijte e BLLOKMENERVE,qe sot shajne tere diten KOMUNIZMIN duke u bere MILIARDERE!!!
Ne se ky OKETA nuk DI apo ka FRIKE te beje dallimin midis Sali Berishes VRASES,HAJDUT VOTASH,HAJDUT TE PASURISE KOMBETARE DHE SHFAROSES TE DEMOKRACISE NE SHQIPERI kundrejt Edi Rames ne OPOZITE,atehere,ky eshte vetem nje LOLO ose nje ZOG SERBI me kostum te ri!!!
K.Spahiu kerkon te BASHKOJE tere shqiptaret e BOTES,kunder Berishes,ndersa me PS-ne ne OPOZITE nuk beka KOALICION!!!Haaaaa!!!
A JE EDHE TI SERB E KELYSH SERBI,O KRESHNIK BERISHA???
BIJE ERE MUTI KJO PARTI E SPAHIUT TURKOSHAK!!!
DEMOKRACIA DO TE VIJE NE SHQIPERI VETEM ME BASHKIMIN E TE GJITHA FORCAVE DEMOKRATIKE,QE DUAN DHE PUNOJNE PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE!!!
Te gjithe feudalet ishin ARMIQ ME NJERI TJETRIN,POR SKENDERBEU I BASHKOI KUNDER ARMIKUT ME TE MADH TURQISE!!!
Edhe ne LUFTEN E DYTE BOTERORE,KOMUNISTET,BALLISTET ,ZOGISTET etj ishin kundershtare politike,por ne KONFERENCEN E PEZES U MBLODHEN ME ENVER HOXHEN!!!
TJETER PASTAJ,SE BALLISTO-ZOGISTEVE U PELQENTE VETEM PUSHTETI NE PJATE NEN SHERBIMIN E PUSHTUESVE DHE LUFTUAN NE KRAH TE TYRE KUNDER PARTIZANEVE,NDERSA TANI DUAN TA NJOLLOSIN SI LUFTE VELLA-VRASESE!!!HAAAAA!!!
PO ISHIT NJELLOJ ARMIQ,O ZAGARE PUSHTA,SI PUSHTUESIT,NDAJ MERITONIT URREJTJEN DHE PLUMBIN BALLIT!!!
Po uli shkronjat mor idjot. Nje nga shenjat e idjotizmit dhe trashesise jane ata qe shkruajne me germa te medha per ti dhene rendesi idiotsise qe thojne. Cope mishi.
Ju kerkoj ndjese,zoti “Pesticid”,se nuk e dija,qe ishje “IDIOT”!!!
Shkrove tre rrjeshta xhevahire.
Perdore tre here fjalen idjot.
Ne fund e mbylle me fjalen “cope mishi” pa ja adresuar kujt.
Mos e pate per vete?
Do ishte mbyllje llogjike.
Shendet!
FRD & AKZ per çeshtjet themelore,nuk kane program te qarte.
Analistet e tipit Zheji e kane shume per zell servilizmin,ju ka dhene poste publike te rendesishme.Keta jane ne karakter frikacak,kritikojne ate qe nuk ju sjellin “deme”
Duam apo nuk duam, dy forcat kryesore politike, deri tani kane mbi 80% te elektoratit,20% jane te shperndara per partit e vogla.
Me alternativa nacionaliste,kur Europa ka hapur dyert,nuk shkohet as ne WC.
Dalja ne opozite e FRD kur i “mbaron” mandati parlamentar,tregon lidhjet e “fshehta” me partine ne pushtet.Nuk deshiron te votoi kunder,por eshte ne “opozite” E çuditshme!!
Forca e tret antiopozitare eshte ajo e ish kryetarit te PS.Ka korigjuar objektivin,por kjo nuk e shqetson aspak Berishen e sulmuar.Ka zgjedhur stilin e Metes,opozit ne fushat,aleance ne pushtet.
Keto forca politike e ndjejne veten komod duke mos bere kualicion me nje parti 8 vjet ne opozit,me nje elektorat me te madhe se e djathta.
Ketu vjen era tradheti bre burrrrrrrra.
Shqiperia mbas 90-tes e boshatisur ku mbizoterron kultura “zerro” dhe shtet “injorantesh”.
…. Dhe sot totalisht e rrenuar dhe izoluar ku triumfon:
droga,
korrupsioni,
prostitucioni,
vrasje,
vjedhje,
djegie …. dhe kudo pradrejtesia.
As AK dhe as paritine e Oketes dmth te Topit nuk i kemi provuar dhe nuk kemi te drejte ti paragjykojme as per mire dhe as per keq.
Por nje gje eshte vertet shume e rendesishme. Shqiperia po perjeton nnje nga periudhat me te veshtira te saj ku bemat e sali-serb-tradhetarit nuk kane te treguar dhe te mbaruar
Drejtuesit e FRD-se kane qene 7 vjet ne maxhorance, nuk do i gjykojme pse nuk e kane ngritur zerin me pare dhe nuk kane mbajtur asnje qendrim oponent me qeverine per ngjarjen e gerdecit, per vjedhjen e votave dhe vrasjen e qytetareve te ndershem ne proteste, per shitjen e detit dhe tradheti te tjera kombetare te kryera nga kjo maxhorance.
Por sot kur njerzit e mençur te ketij kombi mendojne se eshte shume e rendesishme te bashkohemi per nje qellim me te madh qe eshte Shqiperia, keta mendojne se ka ardhur koha per te perfituar kapital politik dhe jane “opozite me maxhorancen” pra kunder saliut dhe “opozite me opoziten” pra mw saliun. Keto e bejne kete parti shume qesharake dhe te pabesueshme.
Po ashtu AK nuk pranon alence me te gjtihe forcat opozitare per te larguar kete moster serbe qe po shkateron Shqiperine.
Ne duam shqiperine pa saline dhe pa horrat qe e mbeshtesin ate. Shume bukur u shpreh nje komentues qe krahasoi me Skenderbeun dhe feudalet e perçare.
Te dashur AK dhe FRD, perpara se tju duam juve duam Shqiperine!!!
Po mire o Mira, kur keta ishin me Saliun ne maxhorance, dhe nuk e ngriten zerin per gjera shume madhore qe ti permend me lart, kush na garanton ne se keta do ta ngrene zerin per gjera te tjera me te vogla???
Si thua ti, tani u zgjuan keta qe te bejne opoziten, nderkohe qe kishin me qindra mundesira qe te ngrinin zerin kunder padrejtesive te Berishes, sepse kane qene edhe deputete, por edhe presidente edhe nenkryetar te KLD-ve etj etj.
Cfare i pickoi tani keta qe kane filluar dhe bejne opozitarin, kur dihet tashme se ylli i Sali Berishes ka perenduar dhe ai nuk garanton dot as 5% te votave popullore per PD-ne. Perse Oketa nuk voton kunder ne parlament, por vazhdon qe te mbetet akoma nje karton jeshil per Sali Berishen? Po Bamir Topi, perse vazhdon qe ti firmosi ligjet antikushtetuese Sali Berishes pa i lexuar fare??
Kjo eshte nje loje e dashur Mira, per te mashtruar votat kunder Sali Berishes dhe shpetuar ate me 2013-en. Ne nuk kemi perse ti besojme keta si Antiberishiste, nderkohe qe te gjithe veprimet e tyre tregojne absolutisht te kunderten!
Po kush ka nevoj per votat e tua mor Oketa!PSse i dalin e i teprojn votat po nuk la Salen te vjedh.Votat e partis tende coja Sales se nuk na duhen.
Keto jane startegjite e saliserbtradhetarit. Ilir kokelopa dhe nje dite para perfundimit te zgjedhjeve te 2009 ulerinte se saliun do e nxirte ne pension. Tre dite me vone u bene aleat dhe krijuan sebashku qeverine.
Keta jane horra qe duan te marrin votat e njerzve te zhgenjyer nga politika e te dy paleve dhe te formojne perseri aleanca me perbindshin e Vuçidolit.
Saper MAK-MAKUN ka leshuar kaq shume helm neper studio televizive, sa edhe nje femije nuk e beson se ai “qendroi ne guaske dhe pas shume kohesh vendosi te flase”.
Oketa duhet ta dije se opinioni publik pmvaresisht se nuk del neper studio eshte shume me i mençur nga sa i kujton ai.Jeni teper fallco dhe aspak bindes.
Po ik mbushu o Oketa. Deri sa ishte me te pushteteshmit nuk nxorre fjale, tani po na del se alternativa juaj eshte me e mira.
Juve as 100 vota nuk do merrni. Palaco
Oooooo Oketa, po nuk i ha njeri keto geshtenja, ooooo zoteri.
Thuaji Saliut, i cili e krijoji edhe ate partine tende, se Shqiptaret nuk flene me gjume. Kaq per sot.
Dy partit e reja te dala nga gjiri iPD duhet te qartesojne qendrimin e te mos hedhin shashka.Oketa zv e shpellarit eshte ne opozit por voton PD .Niku i KLD na thot se gjyqesori eshte i koruptuar por c’far beri ky liliput i shpellarit bashke me Topin per ta rregulluar?Keto dy forca bashke me bythelepirsin Zhei shprehin fatalizem duke treguar qe jane vegla ne duart e shpellarit.Keto formacione nuk mund te jene opozite me opoziten se nuk i dallon shume nga LSI apo partia eXhuvelit,Cekes,Pollos eshume te tjere.PS duhet te vazhdoj te bej luften per permbysjen e ketij regjimi plerave te tjera.Kush i thote vetes opozitar duhet ti bashkohet opozites faktike,e te mos behet si dikur Balli qe u bashkua me armikun.
Z.Oketa
Po qe se nuk beni koalicion me Ps dhe Ak ku do i merrni votuesit se votuesit e Pd aq sa votuen partine e Spartak Ngjeles aq votojn ju.Te gjithe propoganden per ju e ben shtypi dhe medjat e Rames.Hajt Oketa se Rama ja ka borxh do vota Topit per vote qe i dha me 2011 e tash e ban zemren gur e ju fale ndonje.Por bani mire me njek shembullin e Erion Veliajt se ju kopton Rama ne partine e tije.
Pergezime per qendrimin e ftohte, te qarte e te prere te zotit Oketa dhe FRD-se, lidhur me mos berien e koalicionit as me PD-ne e as me PS-ne.
Tashme FRD-ja eshte ne fushen politike per te zene vendin e saj legjitim ne spektrin e djathte, te zene deri tani ne menyre fiktive nga PD-ja e Berishes. Them PD-ja e Berishes, se nuk mund te spekulloj me shume demokrate antikomuniste te bazes se kesaj partie, te cilet po e braktisin dita-dites dhe po shkojne te FRD-ja, ku shohin rilindjen e shpreses se humbur te ketyre 20 viteve.
E “verteta’ keni shume te drejte ne verejtjen tuaj. Ne paragrafin e trete me eshte fshire pa dashje shprehja” per te tjera,por” mbas shprehjes nuk do i gjykojme…..
Falemderit per leximin e vemendshem!
Ajo qé thoté zoti Oketa, por edhe té tjeré, pér distancim té barabarté
si nga PD né pushtet, ashtu edhe nga PS né opozité, mund té kishte kuptim né njé demokraci normale. Mirpo né kushtet e Shqipérisé ku Saliu
sundon té gjithé jetén e vendit dhe kur, siç shprehet Departamenti
Amerikan i Shtetit, nuk ka mé shpresé pér té ndryshuar pushtetin me
zgjedhje; barazimi i opozités me pozitén, dashje-padashje i shérben
regjimit né pushtet. Pérmbysja e regjimit té Berishés, z. Oketa dhe ju
zotérinj té tjeré, éshté imperativi i kohés. Té grindesh pér ideologjira apo programe né njé situaté té tillé, éshté jo vetém naive,
por edhe imorale.
Burre i mire! Por sepse flet si miza ne qyp, nuk i merren vesh as fjalet dhe as mendimet. Duket sikur eshte ende anetar i PD. Harron qe tani eshte i PFD, por mesa duket nuk i ka ikur frika ende nga viktimizimi qe i ka bere Sali Berisha. Jam i sigurt qe edhe ne gjume i del Saliu, e tmerron dhe vetem kur i del gjumi thote: “Lavdi Zotit! Paskam qene ne enderr!”
Z. Oketa,
Sic e shikoni (nese e lexoni) une jam Agimi (shqiptar) dhe shkruaj nga Detroiti, Michigan, USA.
Nuk eshte asgje personale.
Sali Berisha eshte , me falni per shprehjen,:”Qelbi i qelbit shqiptar”!
Ky eshte mendimi im personal.
Dhe per te larguar shpellarin nga pushteti…mos beni pordha, por bashkohuni me cilindo shqiptar pa dallim feje, gjinie, krahine !
” Ta hedhim, ta hedhim, ta hedhim qelbesiren ! ”
Kjo mendoj une , zoti Oketa , duhet te jete motivimi kryesor.
Te tjerat jane pordha…me falni per shprehjen.