E shoqja e drejtorit të SHIU ishte ortake me dy trafikantë armësh. Ylli Zyla, që mori postin pas skandalit të Gërdecit, ngarkonte vetë avionët që niseshin drejt vendeve si Nigeria. Opozita: Dyshojmë se janë shitur edhe eksplozivë. Arben Imami refuzoi para pak ditësh kontrollin e Kuvendit mbi ministrinë e tij. Opozita dyshon se fshihet një trafik marramendës armësh
Një tjetër skandal i rëndë godet Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë shqiptare. Ylli Zyla, drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan fakte skandaloze se e shoqja bënte tregti armësh. Zyla, që duhej të monitoronte këtë tregti dha dorëheqjen duke deklaruar se e bën këtë gjë për të ruajtur integritetin moral të familjes, por edhe të institucionit ku punonte. Zyla ia ka dorëzuar dorëheqjen ministrit Imami dhe kryeministrit Sali Berisha.
“Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në media, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t`ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak,” shkruan Zyla në tekstin e dorëheqjes.
Zyla ishte emëruar në atë detyrë pas skandalit të Gërdecit. Por gazeta Shqiptarja.com zbuloi se e shoqja e tij ishte aksionere me disa persona që kishin edhe një kompani për tregtimin e armëve.
Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak) të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë, UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.
Mediat kanë zbuluar se si Zyla vetë dorëzonte makinat me armë e municion në Rinas, të cilët më pas ngarkoheshin në avionin e monitoruar nga media dhe niseshin drejt Nigerisë.
Zyla i cili u kthye pas 20 ditësh si drejtues i SHIU-t pas ngjarjes së Gërdecit. Një ndër detyrat ligjore me të cilat është i ngarkuar SHIU është edhe monitorimi dhe kontrolli mbi tregtinë e armatimit si dhe mbikëqyrja e operatorëve të licencuar që kryejnë tregti armësh në Shqipëri, përfshirë dhe kompanitë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë në pronësi të ortakëve të bashkëshortes së kreut të SHIU-t.
Kompania “WSWI “ku është bashkëaksionare dhe shtetasja Liljana Zyla është krijuar më datën 28 janar të vitit 2011. Ajo ka si objekt të aktivitetit të saj operimin në sektorin energjitik. Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës Goça dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të regjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani rezultojnë të licencuara në Ministrinë e Mbrojtjes, ato kanë marrë lejen për të eksportuar armatime.
Ndërkohë deputeti socialist, Ilir Gjoni, pati deklaruar se ata kanë të dhëna se kompania UNIMESKO ka tregtuar edhe eksplozivë. “Ne kemi të dhëna që duhen verifikuar menjëherë. Për shembull kemi të dhëna për eksportin e kryer nga po e njëjta kompani(Unimesko) të një sasie prej 759 ton lëndë eksplozive TNT të cilësisë së parë që Ministria e Mbrojtjes ja ka shitur kompanisë me një vlerë prej 350 usd për ton, në një kohë kur kompania Meico e Ministrisë, cilësinë e dytë të TNT e shet me 450 USD për ton. Pra vetëm nga kjo krijohen dyshime të bazuara se ka një konflikt të qartë interesi,” tha Gjoni.
Ministri Arben Imami pengoi një kontroll të Kuvendit për punën e këtij institucioni. Opozita u shpreh se ai nuk donte të dilte në dritë skandali i tregtisë së armatimeve. Ndërkohë vetë PD po mundohet të dublojë kontrollin e opozitës mbi ministrinë e Imamit.
ky duket si drejtor shurre e jo i sashiu.por te pakten nuk do ja shohim biçimin,,,,
Sherbetoret e bindur te Sali gedafit!
Paskemi derguar 759 ton eksploziv drejt Nigerise?
Pothuajse çdo jave nga dy-tre kisha hidhen ne ere nga terroristet e Allahut.
Do jete valle eksploziv Albanez?
Ore kush e kish fut ne pune kte? Po ne kohen e gaz oketes me fryme te re ish drejtor ky?
Maskarenjte e Qeverise nuk do bien rehat derisa ta perserisin edhe njehere Gerdecin. Gra e femije te vdekur, e mbi ta, vazhdojne te bejne pare Fariu me Zeni.
PO JANE SULME TE PA MORALESHME SI ARRIN TE JAPESH DOREHEQJEN ?’
Si ka mundesi? Tè gjithè ata qè nuk ishin tè zotè tè punonin nè specialitetin e fituar nga shkolla, ju futen shikut e Shiut. Ishte teknik avioni dhe iku me shiu-n. Ishte çuni i mirè nè atè kohè. Por po t rrish nè njè godin me Arbenin IMAM nuk i mbahesh dot kerektèsisè e sinqeritetit ndaj shoqèrise.
Kaq trim ky debili,nen hunden e Sales ben trafik?Mbas ketij debili fshihet çakalli Berishe ,keta jane per kurban.Mortja ku jemi katandisur dhe keta trikoleshe kishim mangut ,si sna bie nje rrufe e te na shuaje te tereve .Ne dore te kujt e lame kete shtet ,tall bythen dhe ky trikoleshi,di ta luaj dhe ky fshatunari viktimen.
Ju tregoj nje barcalete me ushtrine e laverit.
Nje oficer ju thote kolegeve te vet-“ne oficeret i kemi grate kurva”
Joooo! i thone koleget.
Bejme nje marifet -thote oficeri intiligjent.
Heee! -i thone koleget.
Poshte sustes se krevatit te veme nje çeles elektrik lidhur me nje llampe vendosur ne taracen e pallatit. Susta duhet te takoje çelsin se ne krevat jane dy vete njeri mbi tjetrin e si konseguence do te ndizet drita ne tarace.
E thene e bere, te gjithe oficeret bejne marifetin korretamente.
Ne oren 12 te nates te gjithe oficeret lene detyren e dalin te shohin se çfare ndodh me marifetin. Te gjitha llampat ndizeshin e fikeshin siper pallateve te oficereve te enverit.
Hee! eshte e vertete çfare ju kam thene -thote oficeri intilegjent, jane a nuk jane grate tona putana.
Pooo! -pergjigjen ne kor te tjeret.
Keto te Saliut nuk bejne keto gjera te keqija me sallame dinamiti por bejne edhe tregti. Haaa! ha! ha!
O legen njeri dhe pa dinjitet. Kontrollo njehere poshte krevatit tend se mos te ndizen te gjitha llambat e pemes se krishtlindjes.
Ja nje koke turku.
po ky me kete koken nje lloj me qoshe si e atij komandant e gjeneral Shpetim kurvarit,ku eshte gjendur more aman!!!Na lan pa mend sa te zotet dolen e sa te zonjat i paskan pas grate, edhe biznesmene ose sic thote Berisha bisnesgra armesh!!!!!!!!!!!!Dhe te mendosh me kete lloj performance qe ka ky!!!!!!!!!!!O zot me je fut vetes, po kush eshte mrapa ketij se nuk le lalo te haj balo joooooooooooooooooo!!
po ti, shpetimit i ke mbajt gje pishtarin?!
Byrazeri i fari qelbit eshte ky?
Ai fare sherbimi qe gjithshka mund te jete vetem sherbim inteligjent i FA jo, duhet shemb me rrenje. Ky koketuli eshte hajdut, imoral, i paskrupullt. Nuk qendron me pas as zv/drejtori, njefare alban zeneli qe ka pasuri marramendese dhe rri ne pune(ne fakt ka vetem emrin) vetem per te justifikuar se diku punon. Ai sherbim eshte mbushur me kurva, vidhen e shoperdorohen leket e FA, qe asnjehere s’jane kontrolluar. Shpresojme qe pederat e PS te bejne dicka ne ushtrimin e kontrollit te te gjithe veprimtarise se SHIU-t vecanerisht ne aspektin financiar.
Po u krruaje hu me hu thot populli nje do te hyj nga mbrapa, kush e njef kete felliqesire eshte e kot te besh koment
Mos peshperisni kot kur se njihni !une qe po ju shkruaj e kam njeriun tim dhe me vjen cudi qe eshte perzier ne keto afera pasi ai ka nje karrier te pasur dhe e ka nis nnga hici ndaj me vjen keq qe e paragjykoni pasi ylli ka qene nenpunes qe ne kohen e majkos dhe jo tani flet 5 gjuhe te huaja dhe ka 3 fakultete dhe jo vetem teknik avionesh o zoti shebinik !ndaj respekt kur flisni per te tjeret !
Dakord mos e shani, po si cudi duket qe sa behesh drejtor SHIU te behet gruaja bizneswoman qe shet dinamit, mund te jete edhe rastesi….por sbesoj
Mos ja fusni kot eshte mashtrim yllin e njoh shume mire !nonen ku ta ket ky dreq sistemi motren saliut
Qenka njeri I ndershem deri sa jep doreheqje. Me vika keq. Po te ishte keshtu familja berisha duhet te ishin te gjithe pa duar e kembe.
Fati qenka i gjykatesit qe do ta gjykoje dhe ta nxjerre te pafajshem, te kapi ndonje dore lekesh.
po perse ky i vetem me gruan i beri te gjitha po te tjerret ku jan ministri pa firmen e tij zbehet asgje po kryeministri apo ata si prek njerri. na dole i forte morre gjino.
Mire ky shefi i SHIU-t, po ai i Bresherit sa do te kete vjedhur?!