Ylli Manjani thotë se prokuroria mund të hetojë gjykatësit, por nuk mund t’i shantazhojë ata, prandaj duhet të ekzistojë imuniteti i kufizuar për ta
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, tha se partia e tij kërkon që çështja e heqjes së imunitetit të zgjidhet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai propozoi që imuniteti të hiqet plotësisht për të zgjedhurit dhe emëruarit politikë, por të ketë imunitet të kufizuar për gjykatësit, pasi ata mund të shantazhohen.
“Ne si LSI, pasi kemi studiuar çdo qëndrim e deklaratë të derisotme që partitë, politikanët, juristët e aktorët e tjerë të rëndësishëm për jetën publike shqiptare kanë bërë, gjykojmë se zgjidhja e çështjes së imunitetit duhet bërë mbi dy parime themelore:
1. Zero imunitet për çdo të zgjedhur apo të emëruar politik. Askush që kryen detyrë përfaqësuese në politikë nuk ka pse të ketë më mbrojtje nga ndjekja penale madje edhe nga arrestimi. Kjo do të thotë se prokuroria duhet të jetë e lirë të hetojë e të arrestojë cilindo politikan për të cilin ekzistojnë të njëjtat arsye ligjore si për çdo qytetar të thjeshtë.
2. Gjykatësit e republikës duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar, aq sa për tu mbrojtjet nga shantazhi politik, por jo për t’ju fshehur shkeljes së ligjit. Gjykatësi është një zyrtar i rëndësishëm për shtetin dhe në kushtet e shtetit demokratik pavarësia e tij nga politika është kusht i panegociueshëm. Kjo nënkupton që prokuroria nuk mund të ketë pengesa për t’i hetuar gjykatësit, por jo t’i shantazhoje. Pra, gjykatësi mund të hetohet, por jo të arrestohet pa lejen paraprake të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” tha Manjani.
Zyrtari i LSI shtoi se ata do paraqesin nisëm në Kuvend javën që vjen.
“Teknikisht, jemi të gatshëm të votojmë abrogimin e neneve 73 dhe 103.3 të Kushtetutës, duke zeruar me efekt të menjëhershëm imunitetin e deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.
Jemi gjithashtu të gatshëm të rishkruajmë paragrafët 1 dhe 3 të nenit 137 të Kushtetutës duke lejuar hetimin paraprak të gjykatësve sipas standardeve të ndjekjes penale. Kjo do të kërkojë edhe ndryshime në kodin e procedurës penale për të definuar me mirë nocionin e ndjekjes penale dhe të veprimeve hetimore të lejueshme për gjykatësit sipas praktikës europiane.
Me këtë qëndrim, që javën që vjen do paraqitemi në Kuvend me propozimet konkrete. Ftojmë të gjitha partitë e tjera të na bashkohen në këtë qëndrim të arsyeshëm dhe afatgjatë.”
po ik o MANJANI e mos fol, ku rri dote LSI PA U FILMUAR , ME ze e figure??????shko FUTI ndonje paçe a derezi.
eshte normale per trapet e lsi,qe kerkojne tu hiqet imuniteti vetem deputeteve,pasi e dine mire qe sjan per te mare me asnje deputet ne 13.
dhe kerkojne vetem imunitetin e gjyqtareve,lepuri atje ka vite qe ka bere strehe.
Po pse ore qen, nuk vajte me levizjen nano ti?
Po ti me nanon ke qene, ai te beri keshilltar.
Qe kur ke vajtur me mesilen ta kemi hequr vizen te tere. Nuk te shohem dote me si.
SIGURISHT GJYKATESIT ISHIN ATA QE MBROJTEN KRYETARIN TEND HAJDUT HAPTAS ,PRANDAJ DUHET TI MBROSH ZOTROTE.PROKURORET PAS KETIJ LIGJI DO VERTITEN SI PORDHA NE BREKE PA LESHUAR AS ERE.KJO SEPSE GJYKATESIT DO VENDOSIN.NESE KA TE PARET QE NUK DUHET TE KENE IMUNITET JANE GJYKATESIT DHE ME TA DHE POLITIKANET ANTARE TE QEVERISE KRYEMINISTER,DEPUTETE.PAS TYRE DHE SHEFA POLICIE DHE USHTARAKE TE LARTE.
Por sigurisht…Me ligj, zotrote, mund te perfundosh 70 here ne gjykate, por varet si te jepet ndeshkimi..Por sa te zellshem qe jeni per imunitetin, perse nuk ben zotrote edhe kodin zgjedhor dhe paraqiti te dyja per shqyrtim nga Kuvendi?!?!..Apo ashtu ta kane dhene porosine ?!?! Edhe ti miu i hales i rradhes je…
Partia e mafjozve don te marri flamurin per heqen e imunitetit.
Heqja e imunitetit eshte nje nga 12kerkesat qe duhet te plotesohen per
Bashkimin Europjan. Pse nuk ka dalur kok-lopa ta trumbetoje kete nisem,
apo i ka aq tru me e kuptuar qe se trubeton dot nga goja e tije.
Keta jane te gjithe pervers dhe menderisht te perdhunuar. Sala i hoqi imunitetin per ta futur ne burg Meten me 1992, me 1993 fut Nanon ne burg, me 1994 la çyryk Edi Ramen me leva pas koke. Me pas del Nano nga burgu dhe investoi te mbante Berishen ne krye to opozites per ta bere gogol ne syte e popullit qe te mbreteronte sa me gjate, pastaj Meta e arreston per 3 ore pas grushtit te shtetit, pastaj Sala denigron moralisht gjithe familjen e Rames me perversitete larg cdo njeriu te civilizuar, pastaj Meta shahet me nene e me moter me Nanon, pastaj zihet Rama me Nanon duke mbrojtur Meten, Nano shan dhe “perjashton” Meten nga Partia, pastaj Rama punon kunder PS-se ne zgjedhjet e 2005-es, pastaj Rama behet kryetar partie, Nano iken neper kazino duke minuar per se largu e per se afermi opoziten duek marre 1 milione euro per cdo sherbim te madh per Berishen, e keshtu vazhdon, Meta behet shoke me Salen, po ashtu Nano, ndersa Rama merret me kic e mic me renegatet e Nanos ne parti, as i q.. e as i leshon. Tani Berisha eshte mik me Meten, ndersa Nano me keshillen e Berishes e me leket e Sales ne xhep ben diversion gjoja kunder pozites per te marre kreun e opozites se bashkuar, ndersa Rama duket sikur fle gjume dhe shkruan ne Twitter nga kuzhina e shtepise.
Shume cmenduri ndodhin ne kete politiken tone e fajin e ka populli, ne te gjithe qe zgjedhim gjithmone keto lloj monstrash. Nje favor do kerkoja nga te gjithe ne zgjedhjet e ardhshme. Edhe nese nuk doni te zgjidhni njeri, te pakten shkoni ne kutite e votimit e merrni letren, zhgaravitni c’te doni e hidheni fleten ne kuti. Te pakten te bejme detyren tone qytetare qe te mos votohet ne emrin tone nga banda e vjedhjeve te pozite-opozites. Te ulim te pakten 20% mundesine e manipulimit dhe kjo qe eshte vertet ne doren tone e te mos qahemi pa bere dicka edhe vet.
qfar ka ky GOMAR qe plllet, po pa imunitet keta pisa te lsi te gjith jan ne burg bile edhe votusit e tyre, ne qdo cep ku jeni ju o muta jeni te zhytur ne korropsion ne krim , mos u tall kot