Një 40 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në komunën Bushat të rrethit të Shkodrës. Dyshohet se viktima Lulzim Qarri është vrarë për gjakmarrje.
Viktima eshte vrare ne qender te komunes Bushat ndersa ishte i vetem. Ai eshte qelluar me 6 plumba ne trup nga nje distance e afert. 40-vjeçari ka pare vrasesit dhe ka tentuar te hyje ne makine per te shpetuar por me pas ka perfunduar ne nje kanal buze rruges dhe humbi jeten menjehere.
Forca te shumta policie kane mberritur ne vendgjarje autoret e ngjarjes qe sipas policisë jane identifikuar jane shpallur ne kerkim e po punohet per kapjen e tyre. Nderkohe qe jane shoqeruar 5 persona qe dyshohet se kane djeni per ngjarjen.
Lidhur me motivet policia dyshon se ngjarja ka ndodhur per gjakmarrje pas nje konflikti 20-vjeçare mes familjes Qarri e Qosja ne Mal te Jushit. Historia gjakmarrjes fillon ne vitin 1992, ku vritet me arme zjarri kryefamiljari i familjes Qarri, per kete vrasje viktima e sotme Lulzim Qarri 12 vite me pare vret ne shenje gjakmarrje nje mashkull te familjes Qosja. Autori u arrestua nga policia dhe pasi kryen 8 vite burg del nga burgu dhe qellohet sot per vdekje ne kete zinxhir gjakmarrje qe kercenon dy familjet e nje fshati.
Mbrëmjen e kaluar shoqëria civile në Shkodër bëri një protestë të heshtur kundër gjakmarrjes, nisur edhe nga rasti i ekzekutimit të një 17 vjeçare. Dhjetëra qytetar të Shkodrës janë mbledhur në një tubim kundër gjakmarrjes në rrugën pedonale “Kole Idromeno”, dedikuar 17 vjeçares Marije Qukaj, e vrare tre javë më parë në zonën e Dukagjinit. Në tubim ishin te pranishëm familjarë dhe të afërm të Marijes, të cilët me lot në sy ndezën qirinj duke apeluar për drejtësi. Ky marshim kundër gjakmarrjes “Në emër të Marijes”, i organizuar nga alternativa civile, Lëvizja Shqipëria e Re dhe Bashkësia e Udhës Shpirtërore i përcolli një mesazh strukturave të shtetit, se duhet t’i japin zgjidhje një herë e mirë fenomenit të gjakmarrjes. Drejtuesi i Alternatives Civile, Mentor Kikia, u shpreh se strukturat shtetërore dhe e gjithë shoqëria duhet të ndërgjegjësohen dhe të veprojnë konkretisht që fenomeni i gjakmarrjes të ndalet. Marshimi më pas ka vijuar në rrugët kryesore të qytetit me qirinj të ndezur dhe me foton e Marijes në duar. Atij i janë bashkuar dhjetëra qytetarë, duke përcjelle mesazhin se brezi i ri nuk duhet ta njohë gjakmarrjen. Më pas, në shenjë simbolike për paqen, tubuesit lëshuan disa tullumbace të bardha në ajër.
Jooooooooooo,s’e besoj se mund te jete per hakmarrje.
Mund te jete per ndo1 vije uji,po jo per hakmarrje.
ka ra zjarr n’bushat !
Oooooo Shqipetare ! Ngrihuni nga jugu ne veri ; labet , malesoret, lalucet, gege e toske , ore kush te munde . Te ndalojme kete gjak qe derdhet cdo dite. Kete mund ta bejme vetem ne. Te mos presim nga te tjeret . Ku jane shoqeria civile, ku eshte besimi fetar I perdorur si edukim dhe Jo percarje. Eshte koha ti dalim zot vetes , por Jo duke bere politike kafeneve. Kush nga formacionet politike ka ne programin e Saj perballjen me kete gjeme qe po na ndodh ne si komb. Lereni politiken , injoroni politikanet , deri tani vetem na Kane vjedhur.
Ngushellime Familjes. Mungesa e shtetit sjell vrasje, sjell gjakmarrje, sjell mjerim. Kete, besoj e kane kuptuar me ne fund Shqiptaret.
Opo kaq pa vler qenka jeta te ne?
…edhe te gjith shkodranet nisen te qajn me ngasherim pas thirrjes se shoqerise civile dhe dhane fjalen se do behen cuna te mire…
Po ato cunat e mire te shoqerise civile dhane ndonje zgjidhje apo vetem sa dhane show?
Jo per gje, po kur vrasesit jane te lire ne lokalet me te mira te Tiranes e Malit te Zi, dhe tjetri eshte nen dhe’ cfare pret nga vellai i viktimes?
Meqe keta nuk duan te jetojne si njerez te civilizuar te kesaj bote sikur ti rrethojne me gardh e ti lene te vriten mes tyre? Do te jemi me te qete, e sigurt. Mjere ata qe i kane komshinj.
mue m’leverdis gjakmarrja ne katunde se serbi ate do shqiptaret te vrasin neri tjetrin kupton apo jo?
shikoni ne youtube ( dosjet e tropojes )pjeset me radhe nje,dy,tre,kater,pese,gjashte.do te kuptoni shume gjera nga ato njarje te dhimbshme qe kane ndodhur,kam besim se do te dilni ne konkluzjon se sa thelle i ka rrenjet mafja shteterore ne shqiperi.vetem beni durim se jane ore te tera per te pare.me terement na ka zene hall i mathe me ate shtete qe kemi, kane per te na vrare te gjitheve pak e nga pak.flm
Keshtu veproni burra te shqipnis,ligjin e kini ne duajt tuje,veproni simbas kanunit ku ne te cilin, jane rrenjet e demokracis tone.