Qeveria shqiptare është zyrtarisht nën hetim për kartel kundër interesave të publikut. INSIG, kompania shtetërore e sigurimeve, po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës për përfshirje në një marrëveshje të ndaluar për fiksim çmimesh në dëm të konsumatorëve.
Në shkurt të këtij viti tregu u përball me një rritje të menjëhershme të çmimeve për sigurimet e detyrueshme të mjeteve motorike, që siç konstaton Autoriteti Konkurrencës në hetimin paraprak ka qenë në të njëjtën masë nga 8 kompani në treg. Për shkak se hetimi paraprak i shtoi edhe më shumë dyshimet, Autoriteti vendosi hapjen e hetimit të thelluar në treg ndaj 8 kompanive, lista e të cilave fillon pikërisht me INSIG-un, kompaninë në pronësi të Ministrisë së Financave.
Siç thotë dhe vendimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës, qeveria po hetohet për shkelje të nenit katër në Ligjin e Konkurrencës, që është marrëveshja kartel, forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, e cila në disa vende perëndimore konsiderohet madje vepër penale. Në listën e hetimit përveç INSIG-ut, përfshihet edhe kompanitë e sigurimeve SIGAL, Sigma, Intersig, Atlantik, Alb Siguracion, Eurosig dhe Interalbanian.
Por hetimi ndaj INSIG përfshin drejtpërdrejt qeverinë, pasi përveçse është një kompani në pronësi të saj, edhe bordi drejtues, ai që merret me politikën e çmimeve drejtohet nga përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Financave. Fakti që qeveria është tashmë, më shumë se e dyshuar, si e përfshirë në një marrëveshje kartel, përbën një precedent jo vetëm shqiptar, por ndoshta në rang botëror. Hetimi teknik i autoritetit ka përfunduar duke i forcuar edhe më shumë dyshimet për shkelje. Tashmë vendimi final i mbetet Komisionit të Konkurrencës dhe nëse shkelja do të zyrtarizohet, ky është një rast i pastër, ku qeveria, gardiane e interesave të publikut, del kundër interesave të qytetarëve të saj./TCH
E cfare prisni ju qe autoriteti konkurences te denoje ministrine e financave,d.m.th.qeverine?Ju gazetaret jetoni ne France,Gjermani me duket.
Ka gallate ketu! Ha ha ha!
ne kete vend vriten e vidhe diten per diell e nuk e can bythen njeri e ju shpesoni tek “fair competition system” .
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Ketu e keni te gjithe gabim! Cmimi i siguracioeve ishte skandaloz! Me aq pak leke kompanite e sigurimeve nuk mund te ofronin asnje lloj sherbimi! Cmimi duhet ngritur te pakten 10 here dhe pastaj te kerkohet edhe demshperblimi si ne Perendim!
Jo mo ne presim qe te na vjedhin e te mos ngreje zerin njeri. Ky koalicion hajdutesh ne qeveri meriton vetem nje dru te forte politike ne zgjedhje, me te forte sesa ai qe mori qeveria e meparshme, madje me te forte sesa ka marre ne 98en.
qeveria do dale e pafajshme do mare dhe demshperblim per ulje te figures
Pordhë me rigon; Autoriteti i Konkurencës, pra një vegël e Saliut, do të na hetoka Qeverinë e Saliut.
Saliu ska lënë gjykatat, Presidentin e asnjë institucion tjetër gjoja të pavarur pa e bërë zap e jo më këtë farë autoriteti prej lecke.
Filloi lufta e brendshme per pushtet ne PD. Jane te korruptuar te gjithe. Po u iken pushteti nga duart.
Mund ta kene mare edhe seriozisht por duke germuar edhe pak do ju vije ndonje telefon…nga Shkelzeni psh sepse edhe Bode kur behet fjale per korrupsion eshte peshk i vogel para te nderuarit Shkelzen
Te gjitha keto pislliqe kane nje emer Alfred Rrushaj, nje super hajdut, vjedhes ordiner. Ky eshte hartusi aferave te pista te ministria financave. Eshte ky hajdut qe sa erdhi ne krye te bordit te INSIG menjehere loboi me kompanite e sigurimeve per rritjen e cmimit duke garantuar mos uljen e cmimit nga INSIG nga operatoret e tjere te sigurimeve. Ky njeri po lobon per shitjen e InSig ne keto momente. Duhet te veproje drejtesia
Keshtu e ka ngrene e do vazhdoje ta haje ky popull i mbetur ne meshire te nje qeverie cubash dhe pa opozite.
Brenda nje dite pronaret e te gjitha kompanive te sigurimit,shumica maloke,qe sponsorizojne rregullisht politikanet e sidomos partine ne pushtet,dyfishuan cmimin e sigurimit te makinave duke i bere cmimet gati si ne perendim edhe pse kostoja e riparimit te demeve nga aksidentet ketu tek ne eshte disa here me e lire se sa ne Europe.
saliu ka kohe qe eshte ulur mbi minat.